Tag: italiane

  • 28 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre që u mbytën, ja çfarë ndodhi në…

    28 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre që u mbytën, ja çfarë ndodhi në…

    Rigels Seliman
    Në 28 mars 1997, tragjedia e Otrantos u shndërrua në një nga ngjarjet më të dhimbshme në historinë e emigracionit shqiptar. 81 jetë njerëzish, burra, gra dhe fëmijë, humbën jetën kur anija shqiptare “Kateri i Radës” u fundos në ujërat e Otrantos, pasi u godit nga një anije ushtarake italiane. Familjarët e viktimave, ende të mbushur me dhimbje, kërkojnë drejtësi dhe kërkojnë përgjegjësinë e shtetit shqiptar dhe italian për këtë tragjedi që ka mbetur e pazgjidhur. Ata akuzojnë qeverinë për dështimin në mbështetje ligjore dhe dëmshpërblim moral, duke u ndjerë të harruar nga të dy shtetet.
    Nga ana tjetër, ish-presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi, ka bërë akuza të forta, duke zbuluar se në atë kohë Sali Berisha dha një informacion të pavërtetë, duke e lidhur ngjarjen me një grup banditësh të udhëhequr nga Zani Çaushi. Kjo veprimtari ka çuar në ndërhyrjen ushtarake italiane dhe ka shkaktuar tragjedinë që mori jetën e shumicës së emigrantëve të pafajshëm. Sipas Laçit, urdhrat për të goditur dhe shpërndarë dhunë ndaj familjarëve të viktimave vinin drejtpërdrejt nga Berisha. Por këto dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi një nga ngjarjet më të errëta të periudhës së pas-rënies së komunizmit në Shqipëri dhe tani mbetet të shihet nëse kjo ngjarje do të zbardhet dhe autorët të dalin para përgjegjësisë.
    Detajet
    Konkretisht në 28 mars 1997 humbën jetën 81 burra, gra e fëmijë në kanalin e Otrantos. Trupat e 24 viktimave nuk u gjetën kurrë! Në bordin e anijes “Kateri i Rades” nisur nga brigjet e Vlorës ishin 115 emigrantë, nga të cilët vetëm 61 mundën të mbijetonin. Anija e vogël shqiptare u godit nga anija ushtarake italiane “Sibila”. Dje familjarët, me lot në sy, vendosin kurora me lule në varrezat e Vlorës, ku prehen të dashurit e tyre. Ata kërkojnë drejtësi; dënimin e fajtorëve dhe dëmshpërblimet. Akuzojnë shtetin shqiptar që nuk i ka mbështetur në proceset e gjata gjyqësore me shtetin italian.
    “Humba vajzën me fëmijën dhe me burrin. Dhimbja nuk ikën asnjëherë. Ne as si prindër që na kanë mbyllur një derë. Donin të jetonin sa më mirë. Ne nuk na njeh njeri si prindër të këtyre viktimave. Për mungesë dokumentesh nuk u bë asgjë. S’dimë si i kanë ligjet italiane. Vëllanë, nusen dhe nipçen e vogël, të tre u mbytën. Kjo s’ka për të mbaruar. Të paktën të mos harrohen. Ndaj vijmë çdo vit. Shteti I ka harruar. S’kemi gjetur të drejtë në shtetin Italian. Ne këtu do i përkujtojmë sa të jemi gjallë. Motra me nipin i kuptoj me mall. Do mbeten të paharruar për ne. Por shteti i ka harruar. Veç ju gazetarët vini këtu, shteti nuk bën ceremoni”, shprehen familjarët.
    Ish-ushtaraku Dionis Andoni akuzon ushtarakët italianë për mosdhënien e ndihmës dhe e cilëson veprimin e tyre si një krim. “Ushtarakët italianë kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, duke mos iu ardhur në ndihmë emigrantëve dhe duke bërë të mundur mbytjen e anijes”, thotë ai. Më tej Andoni shprehet i zhgënjyer nga qeveria shqiptare, e cila, sipas tij, e ka marrë shumë lehtë këtë çështje dhe nuk ka bërë asnjë protestë për një dëmshpërblim moral për familjarët e viktimave.” Kujtojmë se Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitin e mbrapsht 1997 largimet me anije ishin të shpeshta. Për të ndaluar hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen shqiptare. Gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katerin e Radës”, duke e fundosur në kanalin e Otrantos.
    Reagon Laçi
    Ndërkohë sa i takon kësaj tragjedie të rëndë ka folur pak kohë më parë edhe ish-presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi, i cili teksa ishte i ftuara në një studio televizive dha disa dëshmi tronditëse. Laçi tregoi për se si tragjedia e Otrantos në ’97 me 81 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti. Laçi punonte në atë kohë në Gardën e Republikës në mbrojtje të Berishës. “Në atë kohë doli një info e pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë. Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur”, shprehet Laçi.
    “‘Nëse është e pakënaqur nga këto gjykata, i kujtoj diçka duhet të kujtoj në 97 për respekt të viktimave, një denoncim i ri që nuk e kam bërë kurrë, fakt real. Më vjen mirë që më erdhi spontan. Argita e dimë që në 97, viti i famshëm, trazirat e mëdhaja, lufta civile, presioni nga Zani Çaushi që u dha lajmi në televizioni shtetëror u armatosën me urgjencë tek SHIK me gjeneral Agim Shehu. Unë isha në gardë , u riarmatosua në mëngjes kemi hyrë në Fier. Kemi bërë duke shtirë në drejtim të Turizmit. Ishte urdhri po të shikonim dy njerëz të shtinim me armë. Përmbytjen në kanalin e Otrantos, janë disa fakte që SPAK duhet ta rishoh. Ishim në presidencë dhe erdhi lajmi, u vranë ata anëtarët e SHIK në Vlorë dhe garda kish informatorë, vjen një informacioni që Zani Çaushi ka marrë katërsilursin anije luftarake që çonte oficerët nga Vlora në Sazan. Anije me një mitralozi 12.7 e lyer nga sipër dhe e kalbur nga poshtë.
    Paraqiste rrezikshmëri nëse ishte ky informacion, që garda dhe presidenti i përcjell një informacion Italisë po niset një anije luftarake e armatosur dhe është kryekriminel Zani Çaushi. Me gjithë bandën, nuk kishte Zani por një anije me disa persona familjarë dhe kishin hipur në anije me pagesë. Që të mos bëhesh rrugë dhe Zani Çaushi të forcohej dhe u lajmërua Italia janë armatosur dhe u nxori kryqëzata për gra e fëmijë. Ky ishte informacion e Berishës që i çoi Italisë. Kateri i Radës, që u mbyt në Otranto me 57 viktima. Dua të denoncoj. Është dora e Berishës. Ka pasur një informacion, anija luftarake i doli përpara dhe kjo ka qenë një anije Hysen Musallari ka qenë kapiteni. Berisha duhet ti thoshte që janë disa të vuajtur gra dhe fëmijë dhe Zani i ka marrë lekë, i tha që Zani ka hipur me bandën e vet. Anija dukej në pamje e bukur me një mitraloz 12.7 nuk mund ta linte të hynte në brigjet italiane. I zuri rrugën dhe i eci drejtpërdrejt nuk mund të kthehesh dot prapa. Është urdhër nga Sali Berisha në drejtim të Italisë. Komandonte nga më i madhi, tek pastruesja e derës. Jam armatosur tek SHIK i Gazidedes në qafën e Koshtuvicës kur morëm urdhra ushtarakisht të papara.
    Vajza e Berishës e kalonte tek Nikolino përballë Hotel Dajti. Vinin familjarët për të ndez qiri, ne jemi vesh si ushtarak i kemi rraf këto nëna me të zeza. Që qanin për viktimat e tyre. Berisha na u drejtua dhe tha nuk janë asnjë familjar të viktimave. Fut dhe bjer atyre njerëzve, fut dhe bjer dhe atyre gazetarëve. Më bëri një dosje nipi i Berishës, Dritan Berisha. Bëra një burg të pafajshëm. Kam qenë në arrest shtëpie në Itali. Por kur kam qenë në burg, më kujtohet një thënie, duke i rënë me shkop gome një prej grave na kishte thënë Berisha, ishim të rinj, na thuhej Berisha nuk është kriminel ata ishin kriminel. Edhe po të shkonim në Vlorë do kishim vrarë ose do na kishin vrarë. Një grua duke shkuar dhe i përzura, e mër bir më tha çtë kam bërë më tha. Po qaj viktima që nuk i kam. Ne nuk besonim që ishin viktima sepse na ishte bërë shiringa në kokë. Besonim se ishin të dashurat e kriminelëve dhe komunistave. Kur vjen puna më thotë eh mor bir çtë bëra, e gjeç nga mos e pandehç. Dhe me të vërtetë e gjeta nga nuk e prita”, deklaroi Laçi.

  • Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit

    Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit

    Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është zbuluar autori i saj.
    Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.
    Policia tha se në 2011-ën kishte ndodhur një grabitje në San Giorgio Bigarello. Një gruaje iu vodhën paratë dhe disa bizhuteri.
    Hajduti kishte hyrë nga dritarja, duke e thyer atë. Por për fatin e tij të keq, ishte çarë aty dhe kishte lënë pas gjurmët e gjakut.
    Këto të fundit janë përdorur së fundmi me metoda teknologjike hetimore duke identifikuar autorin. E ai është një shqiptar.
    47-vjeçari u zbulua, por ndërkohë ai ndodhet i burgosur në një nga burgjet italiane për krime të tjera.

  • Rikthimi i Romano Prodit në lajme prej një gjesti të shkujdesur

    Rikthimi i Romano Prodit në lajme prej një gjesti të shkujdesur

    Lajmet italiane janë preokupuar intensivisht ditët e fundit me reagimin e zemëruar të ish-kryeministrit italian dhe ish-presidentit të Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili i shkuli flokët një gazetareje para kamerave.
    Siç raportohet nga ANSA dhe media të tjera lokale, incidenti ndodhi të dielën, pas një ngjarjeje në Romë, ku 85-vjeçari Prodi u pyet nga gazetarja Lavinia Orefici për një pasazh specifik nga Manifesti Ventotene, një shtyllë themeluese e Bashkimit Evropian.
    Pyetja e bërë nga Orefici, e cila është gazetare në emisionin Quarta Repubblica të Mediaset, u nxit nga debati që shpërtheu javën e kaluar pasi Giorgia Meloni lexoi pjesë nga Manifesti në Parlamentin italian, duke komentuar “nëse kjo është Europa juaj, sigurisht që nuk është e imja”, një deklaratë që ngjalli reagime nga opozita italiane.

    Ecco a voi il video di Romano Prodi furente che dà una tirata di capelli alla giornalista che gli ha posto una domanda sgradita. Già, è accaduto veramente… E ora femministe, me too e politici liberal-progressisti che diranno? Enrico Letta dirà ancora “Io sto con Romano”? E il… pic.twitter.com/YmEsd7P1Ti
    — Diego Fusaro (@DiegoFusaro) March 26, 2025

    Kur gazetarja e pyeti Prodin nëse ishte dakord që “prona private të hiqet, të kufizohet, të korrigjohet, të zgjerohet rast pas rasti dhe jo në mënyrë dogmatike”, nga Manifesti i Ventotene, Prodi u përgjigj me bezdi të fortë: “Por, çfarë më pyesni mua?”  Dhe në këtë moment, politikani 85-vjeçar i qendrës së majtë ka bërë gjestin e diskutueshëm, përpara se t’i thotë gazetares se “nuk ka ndjenjën e historisë”. Si reagim, Romano Prodi tha të mërkurën për ANSA-n se “kritikët e gjestit të tij ndaj një gazetares ngatërrojnë dashurinë me agresionin”.
    Ish-kryeministri italian theksoi për gazetën se thjesht i vuri dorën mbi supe, “sepse ajo thoshte gjëra absurde”. /tesheshi.com/

  • Itali/ Shqiptarit i sekuestrohet 300 mijë euro pasuri, si funksiononte banda e “Shefit të madh”

    Itali/ Shqiptarit i sekuestrohet 300 mijë euro pasuri, si funksiononte banda e “Shefit të madh”

    Autoritetet italiane kanë sekuestruar pasurinë me vlerë mbi 300 mijë të një shqiptari. I njohur si “Shefi i madh” , shqiptari rezulton i dënuar për krijimin e një rrjeti të mirëorganizuar për shpërndarjen e drogës. Atij i janë sekuestruar prona të patundshme, llogari bankare dhe një makinë.
    Grupi i shqiptari, sipas mediave italiane, se ishte i specializuar në shitjen e kokainës dhe hashashit në Varese dhe provinca të tjera në Lombardi e Emilia-Romagna.
    Shqiptari e kishte kthyer këtë punë të paligjshme në një strukturë të organizuar piramidale që funksiononte si kompani e vërtetë. Ai kujdesej vetë personalisht për çdo gjë.
    Mediat italiane raportojnë se shqiptari dërgonte bashkatdhetarë me vizë turistike në Itali. Sapo shkonin në Itali, rekrutët e rinj futeshin në sistem. Atyre u sigurohej akomodim, makinë, celularë dhe drogë për të filluar procesin e shpërndarjes.
    Për të shmangur kapjen, grupi kishte krijuar një dhomë operacionesh në një apartament. Një operator merrte kërkesat e klientëve me WhatsApp dhe ia dërgonte shpërndarësve nëpërmjet platformave anonime.
    Logjistika ishte kujdesur edhe për detajet më të vogla. Një magazinë përdorej për të ruajtur makinat, drogën dhe armët. Pavarësisht se me letra rezultonte pa para, “Shefi i madh” jetonte me familjen në një shtëpi të regjistruar në emrin e të vëllait të tij.
    Ky i fundit ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Nga analiza financiare rezultoi se anëtarët e kësaj familje ishin drejtuesit e organizatës. Për të fshehur të ardhurat nga shpërndarja e drogës, familja kishte hapur edhe një piceri për të pastruar paratë.

  • Ish-kryeministri Renzi në Gjadër: Kampi të kthehet në qendër për të sjellë të dënuarit shqiptarë nga drejtësia italiane

    Ish-kryeministri Renzi në Gjadër: Kampi të kthehet në qendër për të sjellë të dënuarit shqiptarë nga drejtësia italiane

    Ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit në Lezhë.
    Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.
    Një hap i tillë sipas tij do të ishte lehtësim për sistemin e burgjeve italiane dhe do të ndihmojë të burgosurit shqiptarë të jenë më afër familjarëve.
    “Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali
    Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.
    Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ai.

  • Media italiane “Viaggiare Travel”: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime

    Media italiane “Viaggiare Travel”: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime

    Media italiane “Viaggiare Travel” e ka renditur Shqipërinë, një ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2025.

    Në përshkrimin theksohet se Shqipëria ofron peizazhe mahnitëse natyrore, plazhe të pacenuara, kuzhinë të shijshme dhe një traditë të pasur kulturore.

    Nëse jeni duke kërkuar për pushime që ju lejojnë të zbuloni destinacione të mrekullueshme pa shpenzuar shumë, ky vit ofron mundësi të shumta për turistët që duan një ndërthurje të qetësisë dhe kostove te përballueshme”, shkruan Alessandro Molteni në artikullin e botuar në revistën italiane të udhëtimit “Viaggiare Travel”.

    Shqipëria po fiton me shpejtësi popullaritet mes udhëtarëve që kërkojnë destinacione buxhetore për pushime verore. Vendi ofron peizazhe mahnitëse natyrore, plazhe të pacenuara, kuzhinë të shijshme dhe një traditë të pasur kulturore .

    Saranda, e vendosur në bregdetin e Jonit, është një nga destinacionet më të bukura dhe më të aksesueshme në Shqipëri, me ujërat e saj të kristalta, plazhet me rërë dhe restorantet me kosto të ulët, duke e bërë atë ideale për ata që kërkojnë pushime me kosto të ulët.

    Një tjetër destinacion i padiskutueshëm është Vlora, një qytet port i pasur me histori dhe me një bregdet magjepsës, perfekt për një pushim që ndërthur detin, kulturën dhe kuzhinën tipike me çmime shumë konkurruese”, shkruhet në artikull dedikuar vendit tonë.

  • Media italiane: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

    Media italiane: Shqipëria ndër gjashtë destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

    Nëse jeni duke kërkuar pushime që ju lejojnë të zbuloni destinacione të mahnitshme pa shpenzuar shumë, 2025 ofron opsione të shumta për turistët që duan një kombinim të relaksit dhe kostove të përballueshme.
    Në artikullin e botuar në revistën italiane të udhëtimit “Viaggiare Travel”, do të zbuloni destinacionet më të lira të vitit, duke përfshirë Greqinë, Shqipërinë, Turqinë, Malin e Zi, Marokun dhe Egjiptin.

    Secili prej tyre ofron eksperienca unike, peizazhe të jashtëzakonshme dhe pushime që mund të përmbushin dëshirat e çdo lloji vizitori!
    Shqipëria
    Shqipëria po fiton me shpejtësi popullaritet mes turistëve që kërkojnë destinacione buxhetore për pushime verore.
    Vendi ofron peizazhe mahnitëse natyrore, plazhe të pacenuara, kuzhinë të shijshme dhe një traditë të pasur kulturore.
    Saranda, e vendosur në bregdetin e Jonit, është një nga destinacionet më të bukura dhe më të aksesueshme në Shqipëri, me ujërat e saj të kristalta, plazhet me rërë dhe restorantet me çmime të përballueshme, duke e bërë atë ideale për vizitorët që kërkojnë pushime me kosto të ulët.
    Një tjetër destinacion i padiskutueshëm është Vlora, një qytet port i pasur me histori dhe me një bregdet magjepsës, perfekt për një pushim që ndërthur detin, kulturën dhe kuzhinën tipike me çmime konkurruese./Viaggiare Travel