Vrasja e Alban Gropçajt në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur. 28-vjeçari ishte nisur për disa ditë pushime në Fortaleza, një qytet bregdetar me mbi 2 milion banorë, së bashku me pronarin e tij italian, kur u qëllua për vdekje në rrugë me armë zjarri.
Familjarët e përshkruajnë Albanin si një person të qetë dhe punëtor, pa lidhje me botën kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh: “Si është e mundur që një 28-vjeçar të vritet pa arsye? Gjashtë vjet më vonë, ende presim drejtësi, por rastin po e zvarritin.”
Hetimet fillestare në Brazil çuan në arrestimin e Guido Bertolës, pronarit italian që ishte me Albanin gjatë ngjarjes. Dëshmitarët treguan se dy persona me motor i ndaluan makinën dhe qëlluan tri herë drejt 28-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Guido u gjet i shokuar, por i pa dëmtuar.
Familjarët besojnë se pas pushimeve të përsëritura dhe presionit psikologjik që Albani ndjente nga punëdhënësi i tij, mund të ketë pasur motive të tjera më të errëta.
Sot, pas shumë viteve, drejtësia braziliane nuk ka zbuluar ende autorët apo motivin e vërtetë të vrasjes. “Ne duam vetëm të dimë pse dhe nga kush u vra Albani,” thotë Ana, motra binjake e tij.
Tag: italian
-

“Pse dhe kush e vrau Albanin” – Cili ishte roli i pronarit italian në ekzekutimin misterioz të 28-vjeçarit shqiptar në Brazil?!
-

Vrasja mafioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës shqiptare kërkon ende drejtësi. 28-vjeçari Alban Gropçaj, i cili kishte shkuar në Brazil për disa ditë pushime me pronarin e tij italian, u ekzekutua me armë zjarri në një rrugë të Fortalezas, qytet bregdetar me mbi 2 milionë banorë.
Sipas familjarëve, Albani ishte një djalë i qetë dhe punëtor, pa asnjë përfshirje në çështje kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se vrasja i ka ndryshuar jetën të gjithëve.
“28 vjeç të vritet pa bërë asgjë? Pas 6 vitesh ende presim drejtësi, sepse Brazili po e zvarrit shumë çështjen”.
Hetimet e para në Brazil çuan në arrestimin e pronarit italian, Guido Bertola, i cili ndodhej me Albanin në momentin e ngjarjes. Sipas dëshmive, dy persona me motor i detyruan të ndalonin makinën dhe qëlluan tre herë në drejtim të 28-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Guido u gjet në vendngjarje i tronditur, por pa lëndime.
Familjarët dyshojnë se pas pushimeve të përsëritura në Brazil dhe presionit psikologjik që Albani ndiente nga punëdhënësi i tij, mund të fshihet një motiv më i errët.
Pavarësisht kalimit të viteve, drejtësia braziliane ende nuk ka përcaktuar autorët apo motivin e saktë të vrasjes.
“Ne duam vetëm të dimë pse dhe kush e vrau Albanin,”- thotë motra binjake e tij, Ana./Emisioni Piranjat/ -

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil, çfarë roli pati pronari i tij italian?
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës shqiptare kërkon ende drejtësi. 28-vjeçari Alban Gropçaj, i cili kishte shkuar në Brazil për disa ditë pushime me pronarin e tij italian, u ekzekutua me armë zjarri në një rrugë të Fortalezas, qytet bregdetar me mbi 2 milionë banorë.
Sipas familjarëve, Albani ishte një djalë i qetë dhe punëtor, pa asnjë përfshirje në çështje kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se vrasja i ka ndryshuar jetën të gjithëve.
“28 vjeç të vritet pa bërë asgjë? Pas 6 vitesh ende presim drejtësi, sepse Brazili po e zvarrit shumë çështjen”.Hetimet e para në Brazil çuan në arrestimin e pronarit italian, Guido Bertola, i cili ndodhej me Albanin në momentin e ngjarjes. Sipas dëshmive, dy persona me motor i detyruan të ndalonin makinën dhe qëlluan tre herë në drejtim të 28-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Guido u gjet në vendngjarje i tronditur, por pa lëndime.
Familjarët dyshojnë se pas pushimeve të përsëritura në Brazil dhe presionit psikologjik që Albani ndiente nga punëdhënësi i tij, mund të fshihet një motiv më i errët.
Pavarësisht kalimit të viteve, drejtësia braziliane ende nuk ka përcaktuar autorët apo motivin e saktë të vrasjes.
“Ne duam vetëm të dimë pse dhe kush e vrau Albanin,”- thotë motra binjake e tij, Ana. -

Vrasje makabër në Itali, biznesmeni italian goditet 15 herë me thikë në mes të rrugës, policia ende në kërkim të autorit
Një sipërmarrës 39-vjeçar italian u vra mbrëmë rreth orës 1:30 të mëngjesit në kufirin midis Torinos dhe Collegnos.
Marco Veronese, banor i Collegnos dhe pronar i një kompanie mbikëqyrjeje me video, u sulmua dhe u vra në Via Sabotino dhe trupi i tij u gjet me të paktën 12-15 plagë thike.
Ai ishte ndarë së fundmi dhe ishte baba i tre fëmijëve.
Veronese u vra jashtë shtëpisë së prindërve të tij, ku ishte kthyer për të jetuar pas ndarjes me bashkëshorten. Me shumë mundësi ishte një pritë. Një fqinj dëgjoi britmat e tij në rrugë: “Çfarë po bën, o kopil?”
Sipas hetimeve fillestare, viktima u godit me thikë 12-15 herë në gjoks nga një sulmues i panjohur. Një kalimtar ngriti alarmin dhe menjëherë telefonoi 911. Banorët dëgjuan britma para vrasjes.
Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe karabinierët iu përgjigjën vendit të ngjarjes, por nuk kishin çfarë të bënin për burrin. Sulmuesi, i përshkruar si një burrë me kapuç, iku dhe është ende në kërkim. Hetimi po kryhet nga karabinierët e kompanive Collegno dhe Rivoli, me mbështetjen e Njësisë Hetimore të Torinos.
“E njihja, ishte klient i imi”, thotë Fabio Monaco, pronar i dyqanit të duhanit afër shtëpinë e viktimës.
“Ai erdhi me familjen e tij, e kisha mik. Ai më vendosi kamerat e sigurisë së dyqanit. Jam vërtet i shokuar, dëgjon histori të tilla çdo ditë, por është e çuditshme kur diçka ndodh kaq afër shtëpisë. Ai ishte një person i mrekullueshëm dhe kishte një familje të jashtëzakonshme, nuk e kam parë kurrë të debatojë me askënd”, u shpreh pronari i dyqanit afër shtëpisë së viktimës.Top Channel
-

E mundi Fiorentinën me penallti inekzistente, Allegri: Gjëra të tilla që ndodhin në futbollin italian
23 Tetor 2025
14:00
Alfred Lleshi
Massimiliano Allegri komentoi polemikat e pas ndeshjes Milan-Fiorentina 2-1, të vendosur nga penalltia e kontestuar për kontaktin Parisi-Gimenez, që sipas AIA nuk duhej dhënë dhe as rishikuar nga VAR-i. “Nuk ka asgjë të veçantë, këto gjëra kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin gjithmonë në futbollin italian. Janë vendime subjektive.
Kur janë kundër nesh, zemërohemi më shumë; kur janë pro nesh, jemi më të lumtur. Me ritmin e sotëm në fushë, është e vështirë të vendosësh. Sipas UEFA-s, 30-40 vite më parë një lojtar kishte 2 sekonda kohë për të menduar pas pasimit, sot ka vetëm gjysmë sekonde. Edhe fiziku ka ndryshuar, mesatarisht lojtarët janë 10 cm më të gjatë”, – tha Allegri.
Për Gimenez, pas akuzave për simulim, trajneri kuqezi u shpreh: “Është stërvitur mirë, në formë të mirë dhe më i qetë. Do ta gjejë shpejt golin”. Sa i përket presionit te Milani, shtoi: “Nuk e di nëse ka maturitet, duhet ta tregojë kundër Pisa”. -

“Po si mund të quhet sulm fenomenal me Zhegrovën dhe Opendën”?! Ish-lojtati italian mendon ndryshe: Shikojmë Politanon dhe na duket Zhegrova si Robeni
Juventusi ka shtuar tre emra të rinj në repartin e sulmit, teksa Zhegrova, Openda dhe Dejvidi i janë bashkuar bardhezinjve këtë verë. Sulmi i “zonjës së vjetër” vlerësohet në opinionin sportiv si një ndër më të mirët në Serinë A. Por Paolo Di Kanio nuk ndan të njëjtin mendim. Ish-futbollisti italian ka deklaruar për “Sky Sport” se niveli i dobët i kampionatit italian bën që futbollistët e ardhur te Juventusi të shihen si lojtarë fenomenalë.
“Thoni që Juventusi ka një sulm fenomenal? Openda dhe Zhegrova janë një sulm fenomenal? Po si mund të thuhet sulm i shkëlqyer me Opendën dhe Zhegrovën?! Djema, unë e kuptoj që në Itali ka pak (sulmues të mirë) dhe kur vjen diçka duket si një gjë e madhe, por… Openda kurrë nuk ka shënuar shumë gola. Zhegrova? Është bukur ta shohësh, por duhet ta vendosim gjithçka në kontekst ndërkombëtar. Ne këtu shohim Orsolinin dhe Politanon e na duket sikur po shikojmë Robenin”, është shprehur Paolo Di Kanio për “Sky Sport”./Sport Ekspres/ -

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’
Gazetari dhe autori italian Nello Trocchia, i njohur për investigimet mbi krimin e organizuar, ka analizuar strukturën dhe mënyrën e funksionimit të mafias shqiptare, duke e krahasuar me ‘Ndragheta-n’ e Kalabrisë.
I ftuar në A2 CNN, Trocchia u shpreh se mafia shqiptare ka rrënjë të forta familjare dhe komunitare, gjë që e bën të ngjashme me organizatat kriminale më të fuqishme italiane.
“Ajo është më shumë familjare, me lidhje të ngushta brenda komuniteteve lokale,” – tha gazetari italian.
Sipas tij, ndryshe nga strukturat klasike mafioze me hierarki të qartë, grupet shqiptare funksionojnë në formë celulash të vogla, të cilat bashkohen përkohësisht gjatë konflikteve dhe më pas zhduken pa lënë gjurmë.
“Disa hetues që kanë studiuar këtë fenomen më kanë treguar se celulat shqiptare i ngjajnë strukturave terroriste. Ato kanë ushtarë dhe bashkëpunëtorë në terren, por janë shumë të lëvizshme dhe të vështira për t’u identifikuar,” – tha Trocchia. -

“Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të goditur grupet kriminale“, mesazhi i gazetarit italian
Gazetari italian Nello Trocchia, i njohur për raportimet mbi mafian dhe krimin e organizuar, ka folur në emisionin Off the Record me Andrea Danglli në A2 CNN, duke dhënë një mesazh të qartë për institucionet shqiptare: lufta ndaj krimit fillon te paratë.
“Giovanni Falcone, një nga hetuesit dhe gjyqtarët e vrarë nga Cosa Nostra, thoshte gjithmonë: ‘Ndiq paranë’. Organizatat mafioze luftohen duke i lënë pa të mira, pa para. Kjo bëhet përmes konfiskimit të pasurive, të gjitha të mirat, investimet dhe çdo gjë që është ricikluar nga aktivitetet kriminale duhet t’u hiqen,” tha Trocchia.
Sipas tij, në Shqipëri nevojitet një përmirësim i ligjeve për konfiskimin e pasurive, pasi aktualisht është e vështirë të goditen përfitimet e bizneseve të lidhura me aktivitetet e paligjshme.
“Është një normë që duhet përmirësuar dhe rafinuar, sepse ndryshe nuk mund të goditen fitimet që kanë përfituar bizneset nga aktivitetet kriminale. Nëse nuk ndëshkohen financiarisht, nuk mund të ketë asnjë efekt real në luftën kundër krimit,” shtoi gazetari italian.
Megjithatë, ai vlerësoi se bashkëpunimi mes organeve hetimore italiane dhe shqiptare është përmirësuar ndjeshëm, por theksoi se ende ka shumë për të bërë.
“Raporti mes hetuesve italianë dhe shqiptarë është përmirësuar shumë, por duhet të rafinohet më tej për të identifikuar aktivitetet që lidhen me trashëgiminë kriminale shqiptare në Europë,” tha Trocchia. -

Maratona e Tiranës/ Pëson infarkt garuesi italian, dërgohet në QSUT
Një 52-vjeçar nga Italia, i cili është garues në Maratonën e Tiranës, ka pësuar infarkt.
Report Tv raporton se 52-vjeçari është transportuar me autoambulncë drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).
Ndërsa mësohet se garuesi italian, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. -

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, autori i dyshuar kyç gojën në gjykatë
Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator, është lënë në burg pa afat. 48-vjeçari doli para Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër dy ditë pasi u vetëdorëzua në Prokurori, për vlerësimin e masës së sigurisë së arrestit në burg.
Prokurorja e çështjes Blerina Musabelli paraqiti aktet e grupit hetimor nga vendngjarja dhe rrethanat deri në vetëdorëzimin e Sulçajt.
Më pas, avokati i tij nga Vlora, Arsenal Zotaj ka paraqitur ndër të tjera edhe faktin e dorëzimit të klientit, duke e konsideruar si një rrethanë lehtësuese.
Vetë 48-vjeçari ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Avokati është shprehur se do ta ankimojë në Apelin e Tiranës masën e burgut pa afat që u dha nga gjyqtarja Entela Selmanaj.