Tag: italian

  • Inskenoi vdekjen e tij! Davide Pecorelli kthehet në Shqipëri! Do të vuajë dënimin me 4 vite burg për mashtrim

    Inskenoi vdekjen e tij! Davide Pecorelli kthehet në Shqipëri! Do të vuajë dënimin me 4 vite burg për mashtrim

    Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, që inskenoi vdekjen e tij në qytetin e Pukës për t’i shpëtuar borxheve, brenda pak ditësh do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

    Vendimi u mor nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, pasi Gjykata e Apelit në Perugia dha dritën jeshile për ekstradimin e biznesmenit, në maj të vitit të kaluar.
    Në një reagim për mediat italiane, biznesmeni Pecorelli, tha se nuk do ta apelojë vendimin.
    “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Por mendoj të mos apeloj, preferoj të shkoj në Shqipëri“, ka thënë ai.
    Biznesmeni do të merret në paraburgim nga policia shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku mund të vendoset një dënim alternativ gjatë 48 orëve të para të paraburgimit, në pritje të procesit të apelimit. Në Prill të vitit të kaluar, gjykata e Shkodrës e dënoi atë me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
    Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku u gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane hetonin për ngjarjen në Pukë, biznesmeni italian ishte vendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ku jetoi i fshehur për disa muaj.
    Në Vlorë, ai bëri miq shqiptarë, të cilëve iu ishte prezantuar si shkrimtar me emrin Kristiano, dhe që iu kishte thënë se po shkruante një libër për Kontin e Montekristos. Kur të gjithë e dinin të vdekur, Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar”, tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

    Top Channel

  • Inskenoi vdekjen në Pukë/ Biznesmeni italian, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

    Inskenoi vdekjen në Pukë/ Biznesmeni italian, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

    Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.
    Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
    Por të premten, ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.

    Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”.

    Për vendimin e dorëzimit të tij në duart e drejtësisë shqiptare, ai ka thënë se po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe se po trajtohet si një qytetar i dorës së dytë.
    “Një vendim i vështirë për të pranuar më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.

    Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

  • Rikthimi i Romano Prodit në lajme prej një gjesti të shkujdesur

    Rikthimi i Romano Prodit në lajme prej një gjesti të shkujdesur

    Lajmet italiane janë preokupuar intensivisht ditët e fundit me reagimin e zemëruar të ish-kryeministrit italian dhe ish-presidentit të Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili i shkuli flokët një gazetareje para kamerave.
    Siç raportohet nga ANSA dhe media të tjera lokale, incidenti ndodhi të dielën, pas një ngjarjeje në Romë, ku 85-vjeçari Prodi u pyet nga gazetarja Lavinia Orefici për një pasazh specifik nga Manifesti Ventotene, një shtyllë themeluese e Bashkimit Evropian.
    Pyetja e bërë nga Orefici, e cila është gazetare në emisionin Quarta Repubblica të Mediaset, u nxit nga debati që shpërtheu javën e kaluar pasi Giorgia Meloni lexoi pjesë nga Manifesti në Parlamentin italian, duke komentuar “nëse kjo është Europa juaj, sigurisht që nuk është e imja”, një deklaratë që ngjalli reagime nga opozita italiane.

    Ecco a voi il video di Romano Prodi furente che dà una tirata di capelli alla giornalista che gli ha posto una domanda sgradita. Già, è accaduto veramente… E ora femministe, me too e politici liberal-progressisti che diranno? Enrico Letta dirà ancora “Io sto con Romano”? E il… pic.twitter.com/YmEsd7P1Ti
    — Diego Fusaro (@DiegoFusaro) March 26, 2025

    Kur gazetarja e pyeti Prodin nëse ishte dakord që “prona private të hiqet, të kufizohet, të korrigjohet, të zgjerohet rast pas rasti dhe jo në mënyrë dogmatike”, nga Manifesti i Ventotene, Prodi u përgjigj me bezdi të fortë: “Por, çfarë më pyesni mua?”  Dhe në këtë moment, politikani 85-vjeçar i qendrës së majtë ka bërë gjestin e diskutueshëm, përpara se t’i thotë gazetares se “nuk ka ndjenjën e historisë”. Si reagim, Romano Prodi tha të mërkurën për ANSA-n se “kritikët e gjestit të tij ndaj një gazetares ngatërrojnë dashurinë me agresionin”.
    Ish-kryeministri italian theksoi për gazetën se thjesht i vuri dorën mbi supe, “sepse ajo thoshte gjëra absurde”. /tesheshi.com/

  • “Fëmijët duhet të marrin mbiemrin e nënës”, propozimi i politikanit italian ndez polemika

    “Fëmijët duhet të marrin mbiemrin e nënës”, propozimi i politikanit italian ndez polemika

    Një politikan italian ka propozuar një ligj që bebeve të porsalindura t’u vendoset automatikisht mbiemri i nënës së tyre. Një debat i zjarrtë që mund të shënojë shkëputjen nga tradita shekullore.
    Dario Franceschini, një ish-ministër i kulturës nga Partia Demokratike e qendrës së majtë tha se një legjislacion i tillë do të ndreqte një gabim historik për pabarazinë gjinore.
    “Është një gjë e thjeshtë dhe gjithashtu kompensim për një padrejtësi shekullore që ka pasur jo vetëm një vlerë simbolike, por ka qenë një burim kulturor dhe social i pabarazisë gjinore”, ka thënë Franceschini.
    Por propozimi i tij mori një reagim të shpejtë nga zv.Kryeministri italia Matteo Salvini. Ai u tall duke thënë se ky ishte “Një nga prioritetet e mëdha të së majtës italiane. Le t’i fshijmë këta baballarë nga faqja e dheut, kështu do t’i zgjidhim të gjitha problemet”.
    Ndërsa Federico Mollicone, pjesë e qeverisë së Giorgia Meloni, tha se propozimi shënoi një zhvendosje nga patriarkia në matriarki, por nuk e përjashtoi mundësinë që fëmijëve t’u jepet dy mbiemrat e prindërve.

  • Renzi në Gjadër me një propozim të ri

    Renzi në Gjadër me një propozim të ri

    Ish-kryeministri italian dhe lideri i partisë Italia Viva, Matteo Renzi, vizitoi kampin e Gjadrit, duke kritikuar ashpër qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni për keqmenaxhimin e fondeve publike, pasi sipas tij, qeveria e saj ka shpërdoruar gati një miliardë euro në ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri, të cilat aktualisht janë bosh.​
    Njëherësh, Renzi propozoi që këto qendra të shndërrohen në burgje për shtetasit shqiptarë të dënuar në Itali, duke argumentuar se kjo do t’u mundësonte atyre të ishin më afër familjeve të tyre dhe do të lehtësonte mbipopullimin e burgjeve italiane. Ai theksoi se ky propozim do të ishte një zgjidhje më e dobishme sesa mbajtja e qendrave bosh, duke e quajtur projektin aktual një dështim dhe shpërdorim të burimeve publike.​
    “Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian. Unë shikoj çështjet e buxhetit, këtu shteti Italian humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve.  Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ish-kryeministri italian, po ashtu mik me Ramën.
    Kampi i Gjadrit, së bashku me atë të Shëngjinit, u ndërtuan në kuadër të një marrëveshjeje mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë për të pritur emigrantët e ndaluar në det nga autoritetet italiane. Megjithatë, këto qendra kanë mbetur bosh për shkak të vendimeve gjyqësore në Itali që kanë penguar transferimin e emigrantëve në Shqipëri. Kjo ka sjellë kritika të forta nga opozita italiane, e cila e konsideron marrëveshjen një dështim dhe shpërdorim të fondeve publike.​
    Renzi gjithashtu paralajmëroi se ky projekt mund të dëmtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e larguar vendin nga standardet dhe vlerat europiane. Ai theksoi se Shqipëria ka potencial për t’u bërë pjesë e BE-së, por projekte të tilla mund të pengojnë këtë rrugëtim.​
     

  • Ish-kryeministri italian në Gjadër: Kampi të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

    Ish-kryeministri italian në Gjadër: Kampi të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

    Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi ka vizituar për orë Gjadrin, kampin e ndërtuar për emigrantët e paligjshëm që kapen në Itali.
    Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.

    “Mendojmë se është e drejtë që të vijmë këtu për t’u thënë italianëve shihni ku po shpenzohen paratë tuaja. Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.
    Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha Renzi.

  • Barcelona synon të sjellë në La Liga mesfushorin italian që luan në Premier me Newcastle

    Barcelona synon të sjellë në La Liga mesfushorin italian që luan në Premier me Newcastle

    26 Mars 2025

    10:05

    Telesport

    Edhe pse Barcelona ka kohë që ndjek karrierën e mesfushorit italian Sandro Tonali, mes palëve nuk ka shpërthyer kurrë “dashuria” e madhe.
    Massimo Cellino tha se në vitin 2020, kur mesfushori aktual i Newcastle ishte ende duke luajtur për Brescia, ai kishte refuzuar një ofertë nga katalanasit prej 65 milionë euro plus dy lojtarë të rinj për Tonali.
    Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, sulmi i Barçës për mesfushorin mund të rinisë falë reagimeve jashtëzakonisht pozitive për lojtarin nga Andrea Mancini, që aktualisht është pjesë e stafit teknik të klubit “blaugrana”.
    Lojtari 24-vjeçar është në sezonin e tij të dytë në Premier League dhe këtë sezon ka realizuar 4 gola në 47 paraqitje me Newcastle. Kontrata e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2028 dhe kostoja është rreth 45 milionë euro.