Tag: italian

  • Mbreti Charles mban fjalim në parlamentin italian

    Mbreti Charles mban fjalim në parlamentin italian

    Mbreti Charles u bë monarku i parë britanik që mbajti një fjalim në Parlamentin italian. Ai u prit me duartrokitje të ngrohta dhe, në prani të ministrave, dhe deputetëve.
    “Italia është një vend shumë i dashur për zemrën time dhe të Mbretëreshës, siç është për shumë britanikë”, tha ai, përpara se të  risillte në vëmendje disa fakte historike që bashkojnë dy vendet .
    “Ishin romakët ata që u dhanë britanikëve idenë për të vendosur kokën e një mbreti mbi monedha, kështu që unë u jam veçanërisht mirënjohës atyre”.
    Nuk munguan edhe shakatë gjatë fjalimit.
    “Shpresoj vetëm se do të na falni nëse herë pas here kemi marre nga kuzhina juaj e mrekullueshme… Ne jemi dy popuj dhe dy kombe, historitë e të cilëve janë të ndërthurura me njëri-tjetrin dhe me ato të kontinentit evropian. Ne jemi të dy shtete evropiane në fund të fundit.”
    Vizita e mbreti Charles në Itali përkon me 20 vjetorin e martesës me mbretëreshën Camila. Mbretëresha Camilla, e cila ishte në Parlament me Mbretin, kishte veshur të njëjtën veshje që pati në ditën e saj të dasmës në vitin 2005.
    Më herët gjatë ditës, Mbretëreshës iu dha një pica Margherita në një vizitë në një shkollë në Romë, për përvjetorin e saj të martesës.
    Klan News

  • E rëndë! Trupi i 42-vjeçarit gjendet i copëtuar brenda një valixheje, ofrohet shpërblim për informacion rreth autorëve

    E rëndë! Trupi i 42-vjeçarit gjendet i copëtuar brenda një valixheje, ofrohet shpërblim për informacion rreth autorëve

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, pasi trupi i një shkencëtari italian është gjetur i copëtuar brenda një valixheje.

    Viktima është identifikuar si Alessandro Coati, 42 vjeç, i cili ka udhëtuar drejt Amerikës Latinë në vitin 2024, për të vijuar kërkimet e tij në fushën e biologjisë.
    Trupi i tij u zbulua në periferi të Santa Marta, një qytet port në bregdetin e Karaibeve. Hetuesit thanë se shkencëtari italian u copëtua pas vrasjes së tij.
    Kryetari i bashkisë Santa Marta, Carlos Pinedo Cuello, tha se një shpërblim prej 9,000 paund po ofrohej për informacionin që çon në arrestimin e atyre që janë përgjegjës për vdekjen e shtetasit italian. “Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët duhet ta dinë se krimi nuk ka vend në Santa Marta. Do t’i ndjekim derisa të dalin para drejtësisë”, tha ai.

    Top Channel

  • Zbulohet laborator i drogës në Itali, një shqiptar dhe një italian përfunduan në pranga

    Zbulohet laborator i drogës në Itali, një shqiptar dhe një italian përfunduan në pranga

    Policia e Shtetit në Itali arrestoi në flagrancë dy persona, një shtetas shqiptar 43 vjeç dhe një italian 34 vjeç, për kultivimin dhe mbajtjen e një sasie të madhe lënde narkotike dhe për vjedhje të rëndë.
    Policët mësuan nga aktivitetet informative-hetimore se brenda disa godinave të një kompleksi bujqësor në një komunë në zonën e Pinerolos, me gjasë po zhvillohej kultivimi i paligjshëm i lëndëve narkotike.
     

  • Tri anije italiane ankorohen në Portin e Durrësit! Italia na dhuron anijen ushtarake “Libra”

    Tri anije italiane ankorohen në Portin e Durrësit! Italia na dhuron anijen ushtarake “Libra”

    Tri anije italiane janë ankoruar në Portin e Durrësit, duke sjellë një mesazh të fortë bashkëpunimi dhe solidariteti mes dy vendeve tona.

    Ceremonia u hap fillimisht në bordin e anijes historike “Amerigo Vespucci”, e njohur si një nga anijet më të bukura në botë, që tërheq vëmendjen me velat tradicionale. E ndërtuar në vitin 1931, kjo anije shkollë është kthyer në një simbol të trashëgimisë dhe profesionalizmit detar italian.
    Një tjetër anije e ankoruar në port është katamarani “Lo Spirito di Stella”, një anije të veçantë, e përshtatur për të garantuar akses dhe lëvizshmëri për personat me aftësi ndryshe.
    Kulmi i ceremonisë ishte dhurimi nga shteti italian dhe marrja në dorëzim nga Forca Detare shqiptare e anijes patrulluese “Libra”, një dhuratë nga shteti italian që do të kontribuojë në forcimin e sigurisë detare.
    Kjo anije e teknologjisë së fundit është ndërtuar për misione patrullimi dhe mbrojtjeje në ujërat territoriale.
    Anija “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur deri më 10 prill, ndërsa anija Libra deri më 21 prill.

    Top Channel

  • Champions League/ Interi në ankth, Bastoni rrezikon sfidën ndaj Bayern

    Champions League/ Interi në ankth, Bastoni rrezikon sfidën ndaj Bayern

    Përfundoi pas 45 minutash ndeshja për Alessandro Bastonin kundër Parmës. Mbrojtësi italian doli nga dhoma e zhveshjes dhe u ul në pankinë.
    Me një qese akulli të vendosur pas gjurit dhe në muskulin e kofshës së majtë. Një pamje që ka alarmuar jo pak tifozët zikaltër dhe stafin e Interit. Ditën e nesërme do të luhet ndeshja mes Bajernit dhe Interit dhe prezenca e tij nuk dihet nëse është e sigurt apo jo.
    Megjithatë, asgjë nuk është serioze dhe Bastoni me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës. Lajmet pozitive kanë ardhur ditën e djeshme, kur mbrojtësi italian ka punuar me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës dhe ka qetësuar stafin.

    Bastoni me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës si rregullisht për të udhëhequr prapavijën e skuadrës zikaltër në një ndeshje delikate dhe shumë të vështirë si ajo më “Alianz Arena”.

  • Punimet me argjilë/ Dikur emigrant në Itali, tani një nga furnizuesit më të mëdhenj të vazove

    Punimet me argjilë/ Dikur emigrant në Itali, tani një nga furnizuesit më të mëdhenj të vazove

    Saimir Kajlic nga qyteti i Fierit ishte vetëm 17 vjeç kur emigroi drejt Italisë.

    Pas më shumë se dhjetë vitesh pune në ndërtim në shtetin fqinj, me ndihmën e një miku italian vendosi të kthehej në Shqipëri për të ushtruar profesionin e artizanit në punimet me argjilë. Edhe pse ishte një fushë e re për të, Saimiri arriti shumë shpejt të përvetësonte zanatin dhe të prodhonte një shumëllojshmëri objektesh prej balte.
    “Për të prodhuar në Shqipëri, duhej të siguronim lëndën e parë argjilën dhe na u përshtat më së miri ajo e zonës së Fushë-Krujës. Më pas, sollëm të gjitha format dhe pajisjet nga Italia. Miku im italian qëndroi këtu për rreth dy javë, gjatë të cilave më mësoi zanatin, ndërsa tani jam në proces të plotë prodhimi, duke importuar dhe eksportuar produktet tona.”

    Prej vitit 2018, Saimiri është përkushtuar plotësisht ndaj këtij profesioni.
    “Fillimet ishin të vështira, pasi nuk kisha përvojë dhe klientela ishte e kufizuar. Por sot, pas më shumë se shtatë vitesh eksperience, kemi arritur të bëhemi një nga prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri për vazo të mëdha.”
    Saimiri prodhon kryesisht 400 modele të ndryshme vazosh dhe qypash, të cilat shiten jo vetëm në tregun italian, por edhe në atë vendas, ku veçanërisht Tirana, Durrësi dhe jugu i Shqipërisë kanë një kërkesë të lartë për këto produkte.
    Më të kërkuarit janë qypat dekorativë dhe vazot e luleve. Për të, ky zanat nuk është thjesht një biznes, por një pasion që e ka rikthyer në vendlindje dhe i ka dhënë mundësinë të krijojë diçka me vlerë.

    Top Channel

  • E trishtë! Humb jetën aktori dhe regjisori i njohur italian

    E trishtë! Humb jetën aktori dhe regjisori i njohur italian

    Aktori, regjisori dhe skenaristi i njohur italian, Antonello Fassari ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Fassari u bë i famshëm me rolin e Cezare në “I Cesaroni” – seriali televiziv italian i transmetuar në “Canale 5” nga viti 2006 deri në 2014.

    Gjithashtu, ai spikati në rolin e Ciro Buffoni në filmin “Romanzo Criminale”. Antonello Fassari mbetet një nga aktorët komikë italianë më të vlerësuar – falë pjesëmarrjes së tij në programet kulte televizive si “Avanzi” dhe serialet televizive.

    I diplomuar në Akademinë e Arteve Dramatike Silvio d’Amico në 1975, fillimisht ai nisi të performonte në teatër, por ishin rolet e tij në filmat komedi dhe fiction që i dhane atij famë, duke u bërë një ndër aktorët më të vlerësuar nga publiku në mesin e viteve 1980.

  • Rihapja e qendrave për emigrantët në Shqipëri/Qeveria italiane nis zyrtarisht procedurat për Gjadrin, ja çfarë pritet

    Rihapja e qendrave për emigrantët në Shqipëri/Qeveria italiane nis zyrtarisht procedurat për Gjadrin, ja çfarë pritet

    Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka vendosur të ecë përpara me planin për rihapjen e Qendrës së Paraburgimit për Riatdhesim (CPR) në Gjadër, Shqipëri. Me synimin për të trajtuar më shpejt dhe më efektivisht flukset e emigrantëve të parregullt, ekzekutivi italian po përpiqet të shndërrojë në ligj një dekret që autorizon transferimin e migrantëve drejt kësaj strukture jashtë territorit italian.
    Shqyrtimi parlamentar i dekretit do të nisë të martën më 8 prill në Komisionin për Çështjet Kushtetuese të Dhomës së Deputetëve. Ky hap përfaqëson nisjen zyrtare të punës ligjvënëse mbi këtë dispozitë, e cila ka tërhequr vëmendjen dhe kritikat e opozitës. Raportuesja e dekretit është Sara Kelany, deputete e partisë Fratelli d’Italia dhe përgjegjëse për sektorin e emigracionit brenda partisë së Melonit.
    Konsultime me shoqërinë civile dhe ekspertëtPërveç shqyrtimit të tekstit në komision, javën e ardhshme janë planifikuar edhe një seri dëgjimesh me ekspertë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ndër ta do të jenë edhe përfaqësues të Tryezës së Azilit dhe Emigracionit (TAI), Shoqatës Kulturore Rekreative Italiane (ARCI) dhe Shoqatës për Studime Ligjore për Emigracionin (ASGI). Gjithashtu, pritet ndërhyrja e Claudio Galzerano, drejtori qendror për Emigracionin dhe Policinë Kufitare.
    Qeveria italiane synon që dekret-ligji të përfundojë rrugën e tij parlamentare sa më shpejt, përpara afatit përfundimtar të 27 majit.

    Rihapja e Gjadrit: Pa deformime funksionaleMinistri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi e ka përshkruar këtë hap si një “riaktivizim të menjëhershëm” të strukturës ekzistuese në Gjadër. Sipas tij, godina është në gjendje të mirë dhe mund të përdoret pa ndryshuar funksionin e saj të mëparshëm si një qendër ndalimi. “Qendra nuk i humb funksionet e parashikuara. Nuk do të deformohet, përkundrazi,” theksoi Piantedosi në një konferencë për shtyp.
    Plani për transferimin e migrantëve në një “vend të tretë”, si Shqipëria, mbetet një nga temat më të debatuara në politikën italiane dhe evropiane, me mbështetje të fortë nga qeveria aktuale, por edhe me kritika të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe opozita.

  • Milani i ri amerikan me italian; Chiesa, Orsolini dhe Lucca për repartin ofensiv

    Milani i ri amerikan me italian; Chiesa, Orsolini dhe Lucca për repartin ofensiv

    Drejtori sportiv dhe trajneri i ardhshëm i Milanit do të jenë italianë, por edhe skuadra do të ketë një bërthamë të fortë të përbërë nga lojtarë italianë ose të thirrshëm nga kombëtarja axurre. Ashtu si në të kaluarën me Milanin e Sacchi-t, Capello-s dhe Ancelotti-t, edhe ky Milan i ri do të mbështetet te një grup i fortë lojtarësh të rritur në futbollin italian.
    Drejtori i ri sportiv do të sjellë idetë e tij, trajneri do të japë drejtimet e veta, por ndërkohë në selinë e klubit ku Furlani, Moncada dhe Ibrahimovic janë aktivë, lista e objektivave vazhdon të përditësohet në varësi të zgjedhjes së trajnerit.
    Për repartin ofensiv janë tre emra të rrethuar me të kuqe. Nuk pritet të mbërrijnë të gjithë, por janë pista që ndiqen me shumë kujdes:
    – Federico Chiesa, për të cilin Milani kishte marrë informacion edhe verën e kaluar, para transferimit të tij te Liverpool-i, mund të rikthehet si opsion, pasi deri tani ka pasur pak hapësira në Premier League. Ai dëshiron të jetë protagonist sezonin e ardhshëm për të siguruar një vend në Botërorin 2026.
    – Riccardo Orsolini dhe Lorenzo Lucca ishin “sonduar” gjatë merkatos së janarit, edhe pse objektivi kryesor ishte Santiago Gimenez. Orsolini, një anësor me cilësi dhe sens goli, mund të lejojë Pulisic të luajë më shpesh si trekuartist. Lucca, nga ana tjetër, do të ishte një alternativë ndaj sulmuesit meksikan, nëse Tammy Abraham nuk blihet përfundimisht nga Roma.
    Nëse në javët e fundit ka dhënë sinjale pozitive (sidomos me golin në derbin e së mërkurës), pjesa tjetër e sezonit e ka parë Abraham me pak vazhdimësi. Roma, që zotëron kartonin e Abraham, ka në huazim Saelemaekers dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, duke qenë se belgu po jep një rendiment të shkëlqyer, verdhekuqtë duan ta mbajnë përfundimisht.

  • Ishin duke fituar lehtë dhe në fund u rrezikuan, gazetari italian fajëson shqiptarin: Ndikoi vetëm heqja e Calhanoglu dhe futja e Asllanit, zbritëm poshtë me të

    Ishin duke fituar lehtë dhe në fund u rrezikuan, gazetari italian fajëson shqiptarin: Ndikoi vetëm heqja e Calhanoglu dhe futja e Asllanit, zbritëm poshtë me të

    Interi ka fituar në ditën e djeshme kundër Udinezes në shifrat 2-1. Zikaltërit e dominuan pjesën e parë dhe e mbyllën qetësisht në shifrat 2-0, por në fund situata u komplikua me Udinezen që rrezikoi edhe për barazim, megjithëse ndeshja përfundoi 2-1.
    Për gazetarin pranë Interit, Filippo Tramontana, ajo që i vendosi Interit në rrezik fitoren ishte zëvendësimet e kryera nga Inzaghi në pjesën e dytë, brenda minutës së 65, teksa ishin katër të tilla, mes tyre edhe ajo e Asllanit me Calhanoglu.
    Madje për gazetarin italian, ishte pikërisht ky zëvendësim i shqiptarit me Calhanoglu që vendosi Interin në vështirësi. Sipas tij dallimi mes dy futbollistëve është i madh dhe pas hyrjes së Asllanit, ekipi i Interit zbriti shumë poshtë në mbrojtje.
    “Çfarë vuajtjeje, dukej sikur gjithçka ishte në tatëpjetë pas një pjese të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me zëvendësimet, veçanërisht me zevëndësimin midis Calhanoglu dhe Asllanit. Interi u kthye shumë poshtë me shqiptarin në fushë, disa nuk dhanë garancitë e duhura. Sommer na shpëtoi në finale, me dy pritje të shkëlqyera”, tha gazetari italian. /Sport Ekspres/