Tag: italian

  • Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit pakon me kanabis, arrestohet marinari italian

    Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit pakon me kanabis, arrestohet marinari italian

    Një 25-vjeçar italian është arrestuar në terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.
    I riu është marinar i një trageti të linjës Durrës-Ankona ndërsa tentoi të kalonte në port një pako me kanabis.
    25-vjeçari me iniciale S. M., u kap në flagrancë pas kontrollit fizik. Ndaj italianit rëndon vepra penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
    “Durrës
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.
    Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës.
    Vihet në pranga një shtetas italian, marinar në një traget linje Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një pako me lëndë narkotike kanabis.
    Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës, u finalizua operacioni policor “Next”.
    Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, i shtetasit italian S. M., 25 vjeç, banues në Itali, i punësuar me detyrë marinar në një traget Durrës – Ankona.
    Ky shtetas u kap në flagrancë në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.
    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të arrestuar në flagrancë S. M., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, njofton policia.

  • Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

    Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

    Një episod i pazakontë, por tepër domethënës, po qarkullon sot në rrjetet sociale: një turist italian ka shtuar në Google Maps një vendndodhje të re, duke e quajtur “Fiume di M*rda (Frogna a cielo aperto)”, që në shqip përkthehet “Lumi i m*tit (Kanal i hapur i ujërave të zeza)”. Vendndodhja ndodhet përgjatë lumit të Lanës, në zemër të Tiranës.
    Rasti u publikua nga  Kastriot Çipi, i cili ironizon propagandën zyrtare të qeverisë, sipas së cilës Shqipëria po shndërrohet në “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane”, ndërsa një turist i huaj sheh dhe regjistron publikisht një realitet krejt tjetër.

    Ndotja e Lanës, një problem i vjetër që s’ka marrë zgjidhje
    Në foton satelitore të postuar në rrjet sociale shfaqet qartë segmenti ku turistit i ka rënë në sy ndotja dhe prania e ujërave të zeza të hapura.

    Edhe pse Bashkia e Tiranës dhe qeveria kanë promovuar shpesh projekte shumë-milionëshe për “rivitabilizimin” e Lanës, realiteti në terren vijon të jetë alarmant: aromë e rëndë, ujë i ndotur, shkarkime kanalizimesh dhe mungesë totale e mirëmbajtjes.
    Pikërisht ky kontrast midis propagandës dhe realitetit duket se ka shtyrë turistin italian që ta dokumentojë për botën e gjerë përmes Google Maps.
    Sprucimet e marketingut qeveritar përplasen me sarkazmin e qytetarëve
    Ndërsa në fjalimet e pushtetit Shqipëria shitet si “Meka e turizmit”, një i huaj e përjeton kryeqytetin ndryshe dhe e indeksion në hartat globale me një emër që është sa brutal aq edhe i sinqertë.
    Në vend që të vizitojë një lum të pastër e një qytet modern, turisti është përballur me atë që ai e percepton si një kanal të hapur të ujërave të zeza  dhe këtë e ka vulosur në platformën më të përdorur të navigimit në botë. Propaganda mban erë! ­Shqipëria, sipas Palloshit, po bëhet “Meka e Turizmit”, “Maldivet e Ballkanit”, “Kryeqyteti i Arkitekturës Europiane” e tërci vërci. Por për turistët e huaj, në këtë rast një italian, realiteti është paksa ndryshe. I ka shtuar një vendndodhje në Hartat Google, të cilin e ka pagëzuar siç shihet në foto.
    /Publik.al

  • Incident i pazakontë, politikani italian bie me kokë në dritaren e çmuar prej xhami

    Incident i pazakontë, politikani italian bie me kokë në dritaren e çmuar prej xhami

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 16:16
    Një incident i pazakont i ndodhi këshilltarit rajonal të Sardenjës, Emanuele Cani, i cili ishte përgjegjës për industrinë, gjatë një pritjeje në Ministrinë e Ndërmarrjes në Romë më 12 nëntor. Ai aksidentalisht u pengua në një dritare me xham të pikturuar në shkallë, duke goditur veprën “Harta e Punës” të artistit modernist italian Mario Sironi (1885–1961).
    Fatmirësisht, Cani nuk u lëndua, por incidenti shkaktoi dëmtime në xhamat e vjetër, të cilët kishin zbukuruar ndërtesën që nga viti 1932, kur ajo shërbente si Ministria e Kompanive e regjimit fashist të Musolinit. Xhamat me ngjyra paraqisnin figura të angazhuara në detyra të ndryshme, duke i dhënë ndërtesës një karakter unik dhe historik.

    Cani shprehu keqardhje për dëmtimin e veprës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

  • EMRI/ Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 16-vjeçari, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq profesorin italian

    EMRI/ Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 16-vjeçari, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq profesorin italian

    Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq profesorin italian, L’Aquilës Michele D’Angelo, pasi shkaktoi aksidentin ku ndërroi jetë një 16-vjeçar, disa muaj më parë.

    Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe të persona të tjerë, ndërsa mësohet se akuzat që rëndojë ndaj profesorit italian janë  ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.
    Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH.
    Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, ka humbur jetën shtetasi i mitur E.Sh, është plagosur rëndë shtetasi F.T., si dhe janë plagosur lehtë shtetasi i mitur K.D dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri M.D. janë vlerësar se kanë qenë determinante në ardhjen e pasojave.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të shtetasve nëpërmjet mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Top Channel

  • Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq profesorin italian që i mori jetën 16-vjeçarit

    Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq profesorin italian që i mori jetën 16-vjeçarit

    Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq profesorin italian, L’Aquilës Michele D’Angelo, pasi shkaktoi aksidentin ku ndërroi jetë një 16-vjeçar, disa muaj më parë.

    Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe të persona të tjerë, ndërsa mësohet se akuzat që rëndojë ndaj profesorit italian janë  ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.

    Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH.

    Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, ka humbur jetën shtetasi i mitur E.Sh, është plagosur rëndë shtetasi F.T., si dhe janë plagosur lehtë shtetasi i mitur K.D dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri M.D. janë vlerësar se kanë qenë determinante në ardhjen e pasojave.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të shtetasve nëpërmjet mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

  • Dyshohet se shtyu mikun e tij nga kati i tretë i hotelit, arrestohet 25-vjeçari shqiptar (EMRI)

    Dyshohet se shtyu mikun e tij nga kati i tretë i hotelit, arrestohet 25-vjeçari shqiptar (EMRI)

    Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar një dtë më parë nga policia italiane në një motel në Romë, pasi dyshohet se gjatë një sherri me mikun e tij italian, e ka shtyrë këtë të fundit nga ballokoni e për pasojë ka humbur jetën.
    Mediat italaine raportojnë se 27-vjeçari italian (viktima) Leonardo Florini dhe miku i tij shqiptar (me pasaportë italiane) Dvis Stojanovic, kishin marrë një dhomë moteli me qira në katin e tretë në ‘Via di San Calepodio’, në lagjen Monteverde të Romës.
    Sipas asaj që raportohet në media ngjarj e rëndë ndodhi mbrëmjene  djeshme, ndërasa u raportua nga banorët e zonës.

    Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti të pajetë në rrugë 27 vjeçarin italian, ndërsa në dhomë ndodhej ende 25-vjeçari shqiptar ic ili ishte në gjednje të rënduar, apsi dyshohets e kishte përdorur lëndë narkotike.
    Nga rindërtimi fillestar që i ëhstë bërë skenës së ngjarjes dyshohet se të dy po grindeshin pak para se 27-vjeçari, gjysmë i zhveshur, të binte nga ballkoni. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit. Karabinierët, që mbërritën në apartament, gjetën drogë.
    Nga ajo që ka dalë deri më tani, duket se të rinjtë kishin marrë me qira një dhomë në B&B për tre ditë. Të dy janë me origjinë nga Isola del Liri në provincën e Frosinone. Viktima, Fiorini, punonte në një dikaster, shoku i tij i dhomës është nëpunës në një dyqan në qendër të qytetit. Të dy janë të fejuar, por partneret e tyre nuk ishin të pranishme mbrëmë në apartamentin ku karabinierët gjetën një sasi kanabisi.
    25-vjeçari dukej se ishte në gjendje të dehur, ndoshta për shkak të përdorimit të narkotikëve ose ndonjë lloj ilaçi apo psikotropi tjetër. Ai nuk u përpoq të ikte dhe u dërgua në stacionin e policisë.
    Pas marrjes në pyetje, prokurori urdhëroi arrestimin e tij.  I dyshuari që identifikohet me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane sipas dokumenteve, është aktualisht në burg duke pritur një seancë dëgjimore për vërtetimin e fajësisë të planifikuar për ditët në vijim, para gjyqtarit hetues.

  • Rama: Gati të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, mund të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian

    Rama: Gati të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, mund të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian

    Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni se Shqipëria është gati të futet në BE edhe pa të drejtë vetoje. Madje ai tha se Shqipëria mund të përfaqësohet nga Komisari Europian Italian.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Siç e thashë edhe gjatë mbledhjes, dhe siç e kam thënë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian, për të mos përdorur as veton dhe as votën. Nuk na intereson kjo. Ne jemi ithtarë fanatikë të vlerave europiane dhe nuk kemi asnjë mendje të vendosim veto. Do të thotë që jemi gati të nënshkruajmë që mund të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian. Do të ishte shumë të kishim dy komisarë për të njëjtin vend pasi ne jemi i njëjti vend”, tha ai. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kujtojmë se sot u zhvillua mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali ku u nënshkruan disa marrëveshje të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Nga ndryshimet në Kodin Penal te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi i Lamallarit me homologun italian

    Nga ndryshimet në Kodin Penal te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi i Lamallarit me homologun italian

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari është pritur në një takim zyrtar në Romë nga homologu i tij italian, Carlo Nordio. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari njofton se ka diskutuar për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
    “Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Lamallari.

  • Rama: Të hyjmë në BE edhe pa të drejtë vote, të na përfaqësojë Komisari Europian Italian

    Rama: Të hyjmë në BE edhe pa të drejtë vote, të na përfaqësojë Komisari Europian Italian

    Êshtë zhvilluar këtë të enjte mbledhja mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë në Romë.
    Kryeministri Edi Rama foli sërish për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian duke theksuar se e dëshiron Shqipërinë pjesë të BE-së edhe pa të drejtë vote.
    “Mund të them që ajo ç’ka tha Meloni shkon në drejtimin e thellimit të marrëdhënie. Kemi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë, që po ecën para. Jemi tashmë duke punuar për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen me perëndimin, do përfshihen Italia, Greqia, Rumania dhe është i një rëndësie të madhe strategjike. Kemi edhe kulturën dhe nëse s’do të ishte pranishme kultura, s’do të ishte as Italia, kjo nderon Italinë dhe ministrin e saj. Më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete. Shpresoj që muezu i artit italian në Shqipëri të jetë një tjetër fakt konkret dhe të jeni ju ai që do të hapë dyert e muzeut.
    Koha do të kalojë dhe do të tregojë që unë kam të drejtë, gaboja kur isha më i ri si ministër i kulturës, tani që jam një veteran nuk besoj se gaboj. Nëse duke nisur punën për këto negociata përgjegjësia do të jetë e Giorgias atëherë do të jemi në duar të sigurta. E kam thënë që jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur veton dhe votën, nuk na intereson. Jemi gati që të nënshkruajmë. Këtu sot është një ditë historike dhe nëse në takime të tjera, më duhet të them që me këtë nivel mikpritje, në këtë pallat kaq të bukur dhe me këtë atmosferë, nuk keni sipas meje të dytë, nuk keni konkurrencë, unë jam i anshëm, nuk jam objektiv me ketë që them”, tha Rama.

  • Narkoshteti i Ramës/ ‘Shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi u konfirmua nga DIA

    Narkoshteti i Ramës/ ‘Shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi u konfirmua nga DIA

    Edi Rama pritet të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të organizuar të pari takim ndërqeveritar mes dy vendeve.

    Por kjo gjë ka sjellë reagime të ashpra në Itali.

    Gazetari italian, Nello Trocchia thotë se Meloni po takohet me drejtuesin e një narkoshteti, të cilit i ka dhënë paratë e taksapaguesve italianë.

    Në një editorial në gazetën ‘Domani’, ai thekson se Meloni po hesht për takimin e Arubës, ku drejtuesit e karteleve kriminale u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së Edi Ramës.

    Gazetari nënvizon se takimi i Arubës është konfirmuar nga DIA (Antimafia Italiane).

    “Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.

    Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Nicola Gratteri,” shkruan gazetari i njohur.