Tag: italian

  • Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në

    Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në

    Kryeministrja Giorgia Meloni komentoi të mërkurën mbi rishikimin e sistemit të migracionit të BE-së, të dakordësuar nga ministrat e brendshëm evropianë këtë javë.
    Ky rishikim, ndër të tjera, ka për qëllim të lehtësojë zbatimin e planit kontrovers të Italisë për menaxhimin e migrantëve në qendrat e pritjes për migrantët jashtë territorit italian, përfshirë edhe Shqipërinë, pas pengesave ligjore që deri më tani kanë penguar fillimin e punës serioze të këtij programi.
    Ndryshimet, të cilat plotësojnë Paktin për Migracionin dhe Azilin të miratuar në vitin 2024, përfshijnë masa të zgjeruara të deportimit dhe lejojnë juridikisht krijimin e ‘qendrave të kthimit’ për azilkërkuesit e refuzuar jashtë vendit, me kusht që ata të respektojnë kriteret specifike të sigurisë për migrantët.
    “Italia ka punuar për të propozuar zgjidhje inovative që tani shihen me interes në rritje dhe po bëhen praktikë e zakonshme”, tha Meloni në Konferencën Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Kundër Kontrabandës së Migrantëve.
    “Po i referohem kryesisht Protokollit të Shqipërisë. Menaxhimi i kërkesave për azil dhe kthimeve jashtë BE-së, por nën juridiksionin evropian – ky model është pjesë e rrugës së ndjekur në nivel evropian”, tha ajo.
    Meloni iu referua marrëveshjes së arritur të hënën e kaluar në Këshillin e Çështjeve të Brendshme të BE-së mbi rregulloren e re të riatdhesimit.

  • Kë po përgjonin? Autoritetet shqiptare u njoftuan me vonesë për oficerët “në aksion” në tragetin italian në Durrës

    Kë po përgjonin? Autoritetet shqiptare u njoftuan me vonesë për oficerët “në aksion” në tragetin italian në Durrës

    Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je italian kanë hyrë në Shqipëri më 5 dhjetor dhe ishin planifikuar të largoheshin brenda ditës, por veprimet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet shqiptare. Kjo sepse ata kishin me vete pajisje të dyshuara për përgjim, por nuk kishin marrë leje dhe as informuar autoritetet tona për këtë.
    Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në disa media në dy ditët e fundit.
    Daci raporton se pala italiane i ka informuar autoritetet shqiptare me vonesë mbi veprimet që oficerët do të kryenin në tragetin që kishte flamur italian, të ankoruar në portin e Durrësit. Kur tre personat tentuan të kalonin në pikën e kalimit kufitar, policia shqiptare zbuloi pajisjet që ata mbanin me vete dhe dyshohet të jenë përgjuese.
    Vetëm kur u ndaluan, autoritetet italiane informuan palën shqiptare se dy oficerët dhe specialisti i IT-së ndodheshin atje për të kryer veprime në tragetin e pasagjerëve me flamur italian. Pajisjet janë bllokuar nga strukturat shqiptare, ndërsa çështja ende nuk ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit.
    Sipas burimeve, pajisjet do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar nëse janë kryer veprime jashtë tragetit.

  • Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta portieri legjendar

    Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta portieri legjendar

    Futbolli italian humbi sot një nga figurat e tij më të mëdha historike. Lorenzo Buffon, legjenda e portës së AC Milan dhe Interit, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në shtëpinë e tij në Latisana, pas një sëmundjeje të papritur.

    Në kopshtin e vilës së tij vijon të valëvitet një flamur i vjetër kuqezi — simbol i një karriere të jashtëzakonshme.
    Buffon konsiderohet një ndër portierët më të rëndësishëm të Italisë. I quajtur “Zoti i portierëve të San Siros”, ai fitoi katër tituj kampion me “Grande Milan” të epokës Gre-No-Li dhe një tjetër me “Grande Inter” të Helenio Herrerës. Ka qenë titullar i kombëtares dhe një emër i respektuar në të gjithë Evropën.
    Edhe portierët legjendarë të së kaluarës e vlerësonin lart. Ricardo Martinez Zamora, ikonë spanjolle e viteve ’30, deklaronte: “Do të doja një djalë si Buffon.”
    Lorenzo kishte edhe lidhje familjare me Gianluigi Buffon. “Gjyshi im dhe stërgjyshi i tij ishin kushërinj,” tregonte ai, mes batutave se dikur “Buffon ishte ai”.
    I lindur më 19 dhjetor 1929, Buffon u rrit në një familje punëtore në Friuli. Fillimisht punoi si murator, përpara se prifti i fshatit ta vendoste në portë, duke zbuluar spontanisht talentin e tij. Në moshën 18-vjeçare u bë titullar i Portogruaro-s dhe shpejt ra në sy të Milanit.
    Debutoi me kuqezinjtë më 15 janar 1950 në fitoren 5-1 ndaj Sampdorias, duke nisur një epokë të gjatë triumfesh: tituj, nderime dhe status prej ylli. Elegant, i gjatë dhe me stil të dallueshëm, Buffon tërhoqi vëmendjen e publikut edhe jashtë fushës.
    Dashuria e tij me Edy Campagnolin, ikonën televizive të kohës, e shndërroi çiftin në një prej më të komentuarve në Itali. Vitet e famës u shoqëruan edhe me tensione sportive: rivalitete, debate me drejtuesit, e më pas kalimi te Genoa dhe rikthimi në Milano me Interin, ku fitoi Scudetto-n e pestë.
    Pas një karriere të mbushur me suksese dhe një jetë plot ngjarje, Buffon mbetet sot një figurë e pazëvendësueshme e historisë së futbollit italian.

  • Bashkëpunim ndërkombëtar! BBVIP Kosova dërgon këtë banore në formatin italian

    Bashkëpunim ndërkombëtar! BBVIP Kosova dërgon këtë banore në formatin italian

    Një moment historik po vjen për “Big Brother VIP Kosova 4”. Moderatori Alaudin Hamiti ka shpallur gjatë spektaklit të sotem një lajm , duke bërë të ditur se për herë të parë në historinë e këtij edicioni do të realizohet një shkëmbim banorësh me “Grande Fratello” në Itali.
    Hamiti konfirmoi se një prej banorëve të shtëpisë së BBVK do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të qëndrojë për një javë në një nga shtëpitë më të famshme të formatit italian. Sipas moderatorit, banorja e zgjedhur për këtë eksperiencë ndërkombëtare është Dolce, një prej protagonisteve që ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga dita e parë e hyrjes në shtëpi.
    “Dolce do të shkojë për një javë në Grande Fratello”, tha shkurt Hamiti.
    Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e nivelit të produksionit, duke forcuar lidhjet mes dy tregjeve televizive, atij shqiptar dhe italian. Për herë të parë, një banor i “Big Brother VIP Kosova” do të përballet me sfida, dinamikë dhe audiencë krejtësisht të re, përmes një eksperiencë që pritet të sjellë shumë reagime dhe zhvillime të reja në lojë.
    Ky shkëmbim konsiderohet një moment unik, që jo vetëm i shton emocion programit, por edhe e vendos BBVK në një nivel më të gjerë ndërkombëtar.

  • Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio”, fundjavë spektakolare në Seria A

    Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio”, fundjavë spektakolare në Seria A

    Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS.
    Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1, të dielën, në orën 20:45, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën sërish. Këtë herë për javën e 12-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë.

    Inter Milan
    “Zikaltrit” dhe “Djajtë e Kuq”, dy rivalët e përjetshëm, të dy në garë për kreun e SERIE A, i pret një tjetër sfidë.
    Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është dueli i njëmijë e një emocioneve dhe aty shkohet vetëm për të fituar.
    Por është edhe ndeshja më e shumëpritur nga të gjithë fansat shqiptarë të futbollit Italian, ku tifozeria shkon përtej ngjyrave të një fanelle.
    Napoli Atalanta
    Por kjo fundjavë është e mbushur me emocione dhe “Il Calcio” do të dhurojë spektakël marramendës jo vetëm me “Derbi della Madonnina”. Të shtunën, Juventusi udhëton drejt Firenzes për t’u përballur me Fiorentinën në një fazë tejet të vështirë në kampionat, kurse Napoli kampion pret në “Diego Armando Maradona” Atalantën e Berat Gjimshitit, që kërkon të rikthehet sërish te shkëlqimi.
    Fiorentina
    Të gjitha emocionet e pakrahasueshme që dhuron kampionati italian përcillen në kohë reale në LIVE SHOë të dedikuar SERIE A SHOW, për një panoramë të plotë dhe ekskluzive të përvojës që vjen nga fushat dhe prapaskenat italiane.
    Live Show
    Për të gjithë tifozët shqiptare SERIE A e sjell vetëm TRING SPORT, platforma më e madhe sportive, njëherësh edhe zotëruese e paketës më gjithëpërfshirëse në Shqipëri.
    Kalendari
    Më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj, me një ofertë fenomenale që nuk duhet humbur, duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.
    Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…
    Sportifikohu

  • Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio” fundjavë spektakolare në SERIE A

    Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio” fundjavë spektakolare në SERIE A

    Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS.
    Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1, të dielën, në orën 20:45, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën sërish. Këtë herë për javën e 12-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë.

    “Zikaltrit” dhe “Djajtë e Kuq”, dy rivalët e përjetshëm, të dy në garë për kreun e SERIE A, i pret një tjetër sfidë.
    Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është dueli i njëmijë e një emocioneve dhe aty shkohet vetëm për të fituar.
    Por është edhe ndeshja më e shumëpritur nga të gjithë fansat shqiptarë të futbollit Italian, ku tifozeria shkon përtej ngjyrave të një fanelle.

    Por kjo fundjavë është e mbushur me emocione dhe “Il Calcio” do të dhurojë spektakël marramendës jo vetëm me “Derbi della Madonnina”. Të shtunën, Juventusi udhëton drejt Firenzes për t’u përballur me Fiorentinën në një fazë tejet të vështirë në kampionat, kurse Napoli kampion pret në “Diego Armando Maradona” Atalantën e Berat Gjimshitit, që kërkon të rikthehet sërish te shkëlqimi.

    Të gjitha emocionet e pakrahasueshme që dhuron kampionati italian përcillen në kohë reale në LIVE SHOW të dedikuar SERIE A SHOW, për një panoramë të plotë dhe ekskluzive të përvojës që vjen nga fushat dhe prapaskenat italiane.

    Për të gjithë tifozët shqiptare SERIE A e sjell vetëm TRING SPORT, platforma më e madhe sportive, njëherësh edhe zotëruese e paketës më gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

    Më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj, me një ofertë fenomenale që nuk duhet humbur, duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App.
    Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…

  • Giuseppe Cipriani: Vizionari italian që shndërroi mikpritjen në art

    Giuseppe Cipriani: Vizionari italian që shndërroi mikpritjen në art

    Giuseppe Cipriani ishte një vizionar italian, i njohur më së shumti për themelimin e Harry’s Bar në Venecia, një vend që u shndërrua në simbol ndërkombëtar të elegancës, ngrohtësisë dhe mikpritjes së përkryer.

    I vlerësuar për aftësinë e tij intuitive për t’i bërë njerëzit të ndiheshin si në shtëpi, Cipriani krijoi risi të thjeshta, por ikonike në kulinari, si kokteji Bellini dhe carpaccio, të cilat edhe sot vazhdojnë të përkufizojnë kuzhinën e rafinuar në mbarë botën.

    Trashëgimia e tij shkon shumë përtej një bari apo një recete, ai formësoi një filozofi shërbimi të mbështetur në mirësi, diskrecion dhe lidhje të sinqertë njerëzore.

    Sot, emri Cipriani përfaqëson një standard global të stilit të përjetshëm dhe mikpritjes fisnike, një dëshmi e ndikimit të qëndrueshëm të Giuseppe-s në gastronomi, kulturë dhe artin e mirëseardhjes.

  • Ambasadori Marco Alberti: Jemi mirënjohës! Më shumë se 1 milion shqiptarë japin kontribut në ekonominë italiane

    Ambasadori Marco Alberti: Jemi mirënjohës! Më shumë se 1 milion shqiptarë japin kontribut në ekonominë italiane

    Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për procesin e integrimit të Shqipërisë.
    Gjatë intervistës, ambasadori italian nënvizoi se Shqipëria dhe Italia kanë treguar një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes tyre.
    “Negociatat politike nuk e zhbëjnë bashkëpunimin mes Italisë e Shqipërisë dhe nuk zhbëjnë të gjitha proceset që duhet të realizohen brenda 2027. Por unë besoj se ka një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes vendeve që nuk lindin tani, sigurisht ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Megjithatë kanë vijuar të jenë të qëndrueshme. Pesha e një pranie strategjike, e bëjnë të rëndësishëm procesin. E rëndësishme është që kjo aleancë të ndërtohet tani, sepse nuk kemi kohë të humbim. Shqipëria ka bërë progres, por sigurisht kur bie kambana e xhiros së fundit sigurisht bëhet fjalë për xhiron më të vështirë dhe na thërret të bëjmë këtë hap të fundit”, tha ai.
    Më tej ambasadori italian u shpreh se mbështetja e Italisë ndaj Shqipërisë do të vazhdojë pavarësisht se kush qeveris.
    “Marrëdhënia është një marrëdhënie e qëndrueshme sepse bazohet edhe në rrënjë të thella historike dhe një marrëdhënie të bazuar në mirënjohje të ndërsjellë. Edhe ne kemi arsye për të shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë. Më shumë se 1 milion e gjysmë shqiptarë japin një ndihmëse dhe një kontribut të vyer në ekonominë italiane. Pra kemi detyrën të krijojmë dhe realizojmë projekte që kanë lindur nga marrëdhënia mes dy kryeministrave, që përvijojnë dhe do të vijojnë të realizohen. Me rëndësi është që kemi një marrëdhënie më të gjerë. Ne kemi përzgjedhur sektorë kyç që do shkojnë përtej anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kemi përparësi gjeopolitike që jepet edhe nga pozicioni gjeografik”, tha ai.

  • Ambasadori italian në Tiranë: Mbledhja e përbashkët shënoi një atmosferë të shkëlqyer bashkëpunimi

    Ambasadori italian në Tiranë: Mbledhja e përbashkët shënoi një atmosferë të shkëlqyer bashkëpunimi

    Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti, “Real Story” në ABC News u shpreh se mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunuese dhe atribut i kësaj klime shtoi ai i përket të dy kryeministrave, të cilët kanë dhe një marrëdhënie të ngushtë mes tyre.
    Ai theksoi se tani puna duhet të përqendrohet për të çuar përpara marrëveshjet e firmosura. Sipas tij, rruga për konkretizimin e tyre tashmë është hapur.
    “Sigurisht, unë mendoj që atmosfera ndikon mjaft në arritjen e rezultateve dhe ky takim i nivelit të lartë, duhet të mbizotërohej nga një atmosferë bashkëpunuese, dhe besoj se kjo ka ndodhur sepse ne kemi një marrëdhënie të ngushtë mes dy kryeministrave tanë, sigurisht që ka patur edhe një sintoni, jo vetëm mes dy kryeministrave por edhe mes ministrave të qeverive tona. Dhe kjo sintoni besoj rrjedh nga fakti se ekziston dëshira dhe vullneti që gjithçka të transformohet në diçka konkrete dhe pjesë e këtyre rezultateve janë përftuar dhe janë arritur, por sigurisht kemi ende aspekte që duhet të përmirësohen dhe puna jonë do të ndalet pikërisht në faktin që duhet të çojmë përpara marrëveshjet propozimet duke i përmirësuar ato. Unë mendoj se rruga është hapur tashmë dhe jam i bindur se do të japë edhe rezultate pozitive. Bukuria e ‘Villa Dora Pantilla’ sigurisht që ka ndihmuar edhe në këtë”, tha ai.
    Ai theksoi se është bukur të shikosh kur të dyja shtetet zgjedhin të bashkëpunojnë në sektorë strategjikë. Sipas tij, synimi i takimit të nivelit të lartë është bërë edhe për faktin që Italia duhet të jetë e pranishme edhe në sektorë të tjerë, në Shqipëri.
    “Para së gjithash ajo çka është e bukur është që bashkëpunimi edhe në sektorë strategjikë, ku Italia nuk ka qenë shumë e pranishme, dhe unë mendoj se kemi një përhapje një prani të gjerë të Italisë në Shqipëri dhe këtë e ndjej e perceptoj. Synimi i këtij takimi të lartë, ka qenë edhe fakti që Italia të jetë e pranishme edhe në sektorë të tjerë, së pari në atë të mbrojtjes dhe procesi i integrimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë, në BE procesi I zgjerimit apo ribashkimit, sikundër thuhet, është një proces që në qendër të të cilit është dialogu jo vetëm i një tregu të përbashkët, por edhe mbrojtja, siguria, qëndrueshmëria e një zone sikurse është ajo e Ballkanit Perëndimor.
    Pra, siguria dhe qëndrueshmëria, stabiliteti janë vlera që ne duhet t’i theksojmë dhe t’i japim rëndësinë e duhur. Besoj se një joint venture mes KAYO dhe FinCantieri do të shërbejë për të modernizuar kantierin e Pashalimanit dhe për të shpënë në këtë kantier edhe njohuritë e reja por edhe për të krijuar vende të reja pune. Pastaj ka edhe marrëveshje të tjera sikundër, është ajo e emergjencave civile sepse në Itali, ashtu sikurse në Shqipëri, ministria përgjegjëse, është ajo e Mbrojtjes. Pra, do të kemi mundësinë për të krijuar diçka që nuk është apo për të përmirësuar një strukturë që ekziston. Është e rëndësishme që gjithashtu të thellojmë bashkëpunimin edhe në sektorë kyç sikurse është ai i mbrojtjes dhe të dy kryeministrat kanë dhënë këtë mundësi që të eksplorojmë më tej këto fusha të paeksploruara deri më tani”, theksoi ambasadori italian.

  • Kapet “transportuesi” në Durrës, marinari italian tentoi të kalonte pakon me kanabis

    Kapet “transportuesi” në Durrës, marinari italian tentoi të kalonte pakon me kanabis

    pakoja me kanabis e sekuestruar

    DURRËS- Një 25-vjeçar italian, marinar i një trageti të linjës me Ankona-n, është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit. Marinari italian tentontoi të kalonte një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis në tragetin e linjës Durrës–Ankona. Gjatë kontrollit fizik, të riut italian i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.
    Njoftimi:
    Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.
    Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës.
    Vihet në pranga një shtetas italian, marinar në një traget linje Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një pako me lëndë narkotike kanabis.
    Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës, u finalizua operacioni policor “Next”.
    Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, i shtetasit italian S. M., 25 vjeç, banues në Itali, i punësuar me detyrë marinar në një traget Durrës – Ankona.
    Ky shtetas u kap në flagrancë në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.
    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të arrestuar në flagrancë S. M., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.