Tag: itali

  • Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Ai akuzohet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territor.
    I riu ishte dëbuar nga Italia në muajin nëntor 2023, por u rikthye ilegalisht në vend, duke iu shmangur kontrolleve kufitar. Dhe këtë e ka arritur fal një strategjie martesore.
    Pikërisht pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

    Por përpjekja e tij për t’iu shmangur identifikimit, u zbulua nga ushtria gjatë një kontrolli territori. Hetimet e thelluara, përfshirë verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve, konfirmuan praninë e tij të parregullt në Itali, shkruajnë mediat e huaja.
    Arrestimi i kryer në flagrancë u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike Agrigento.
    Në përfundim të procesit u vendos ridëbimi i tij nga vendi, pasi të vuajë dënimin që do jepet.

  • Mori mbiemrin e gruas pas martesës për t’i shpëtuar dëbimit, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Mori mbiemrin e gruas pas martesës për t’i shpëtuar dëbimit, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Autoritetet italiane në Siculiana, Siçili, arrestuan një shtetas shqiptar 25-vjeçar, i cili ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme në Itali pas dëbimit të tij në nëntor të vitit 2023. I riu u përpoq të shmangte identifikimin duke ndërruar mbiemrin pas një martese, por u zbulua nga karabinierët gjatë një kontrolli të zakonshëm në territor.
    Hetimet zbuluan se ai kishte hyrë në Itali duke iu shmangur kontrolleve kufitare dhe kishte ndryshuar mbiemrin përmes martesës, duke shpresuar të fshihte të kaluarën e tij. Megjithatë, analiza e gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e tij të vërtetë dhe shkeljen e ligjit të imigracionit.
    Arrestimi i tij u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake, ndërsa Prokuroria Publike e Agrigentos kërkoi ridëbimin e tij pas përfundimit të procedurave ligjore dhe vuajtjes së dënimit që do t’i caktohet.

  • Në itali tregojnë dëshirën e madhe të Kristjan Asllanit, kërkon që të vazhdojë te Interi edhe sezonin tjetër

    Në itali tregojnë dëshirën e madhe të Kristjan Asllanit, kërkon që të vazhdojë te Interi edhe sezonin tjetër

    Në Itali, mediat kanë raportuar sa i përket situatës më të fundit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar kërkon që të qëndrojë ende te Interi, përtej minutave të pakta dhe mungesës së aktivizimit te zikaltërit.
    Në kohët e fundit Asllani ka marrë më shumë besim te ekipi i Inzaghit për shkak të dëmtimeve të Calhanoglu dhe formës së dobët nga ana e turkut. Por sipas mediave në Itali, Asllani kërkon që të mos largohet nga skuadra e tij e zemrës. Për momentin Interi po qëndron në pritje dhe duket se nuk e ka me nxitim shitjen e Asllanit, por në momentin që një skuadër do të jap një shifër të kënaqshme për të, largimi nuk do të mendohej gjatë. /Sport Ekspres/

  • I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, kapet në Vlorë 40-vjeçari (EMRI)

    I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, kapet në Vlorë 40-vjeçari (EMRI)

    Arjan Rrokaj

    VLORË-Arjan Rrokaj, 40 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë. Rrokaj është dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. 40-vjeçari do të ekstradohet drejt shtetit fqinj pas përfundimit të procedurave.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 35”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.
    Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”.
    Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./ZËRI

  • Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

    Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

    Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
    Në pranga ka rënë Arjan Rrokaj, banues në Vlorë, i dënuar nga  Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
    “Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, informoi policia.
    40-vjeçari Arjan Rrokaj do të ekstradohet drejt shtetit fqinj pas përfundimit të procedurave.

  • I dënuar në Itali me 8 vjet burg për trafik droge, 40-vjeçari Arjan Rrokaj arrestohet në Vlorë

    I dënuar në Itali me 8 vjet burg për trafik droge, 40-vjeçari Arjan Rrokaj arrestohet në Vlorë

    Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”.
    Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, shkruan A2 CNN.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
    Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali

  • Akuzohet se vrau shitësin e duhanit, shqiptari arrestohet pas një viti në Itali (EMRI)

    Akuzohet se vrau shitësin e duhanit, shqiptari arrestohet pas një viti në Itali (EMRI)

    Roberto Basso

    ITALI- Një ngjarje kriminale e ndodhur më 5 mars 2024 në Jesolo, Itali, është zbardhur nga Policia pas një viti. Roberto Basso, 65 vjeç, një shitës duhani, u vra më 5 mars 2024 në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm. Policia ka arrestuar si autor të dyshuar, 36-vjeçarin shqiptar Leonard Shehu, i cili akuzohet për vrasje, raportojnë mediat vendase.
    Shqiptari u ndalua nga Karabinierët e Venecias më 24 mars 2025, pas 11 muajsh hetimesh. Motivi i krimit dyshohet se është vjedhja e banesës, e cila ka përfunduar në një sulm fatal. Duket se Leonard Shehu ka hyrë në shtëpinë e viktimës së tij për të vjedhur sendet e duhanxhiut, por i befasuar ka reaguar duke goditur me një send të mprehtë në kokë Roberto Basso. 
    Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së Leonard Shehut. Më tej, Leonard Shehu dyshohet se është përgjuar teksa i ka kërkuar gruas të konfirmonte një alibi për natën e krimit. Në seancën e konfirmimit, prokurori Giovanni Zorzi i ka komunikuar Shehut akuzën e vrasjes me dashje. Gjykatësi ka urdhëruar që ai të mbahet në burg./ZËRI

  • Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti

    Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti

    U desh 1 vit, por më në fund autori i një vrasjeje të ndodhur në Itali është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, që dyshohet se i mori jetën pronarit të një tabakinoje në Jeloso, Roberto Basso.
    Ky i fundit u gjet i vdekur më 5 Mars 2024 në banesën e tij. Ai jetonte vetëm. Në vendin e ngjarjes nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë. Pra me shumë mundësi, Basso e njihte vrasësin dhe e kishte lënë të futej në banesë.
    Kjo e kishte shtuar misterin e autoriteteve dhe prej muajsh ishin përpjekur t’i gjenin zgjidhje.
    E kështu, më 24 Mars nga karabinierët e Venecias u vu në pranga 36-vjeçari L. Shehu. Prej vitesh ai jetonte me familjen në të njëjtin qytet me viktimën. Tashmë ndodhet në qeli dhe duhet të përballet me akuzën e vrasjes.
    Motivi i krimit sipas hetuesve ka qenë një grabitje e shkuar keq. Mendohet se Shehu ka shkuar në shtëpinë e viktimës për t’i vjedhur paratë. Por atje është kapur në befasi nga pronari i saj. Për këtë arsye, ai ka reaguar duke e goditur Basso-n me një objekt të mprehtë.
    Hetuesve iu deshën të këqyrnin me dhjetëra kamera sigurie për t’u siguruar për prezencën e shqiptarit në zonë dhe madje zbuluan disa gjurmë të ADN-së së tij në skenën e krimit. Po ashtu është përgjuar duke i kërkuar të shoqes që të konfirmojë një alibi për të natën e krimit.
    Siç bëjnë me dije mediat italiane, shqiptari gjatë kohës që është marrë në pyetje në gjykatë, ka qëndruar në heshtje.

  • Vrau rumunin për pazare droge në Itali, arrestohet pas 5 vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim

    Vrau rumunin për pazare droge në Itali, arrestohet pas 5 vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim

    Momenti i ndalimit

    Itali- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Fermo, Itali, pasi është dënuar për vrasjen e një rumuni për prishjen e pazareve të drogës. Autoritetet italiane njoftuan se shqiptari u ndalua gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Fermos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2020. 36-vjeçari ka qenë i dënuar më parë me 2 vite burg për trafik droge, ndërsa për krimin e rëndë gjykata e ka dënuar atë me 22 vite burg.
    Krimi dyshohet se ka zanafillën për prishjen e pazareve të drogës dhe kontrollin e biznesit ilegal mes Fermos dhe Porto Sant’Elpidio. Më 17 shkurt 2020, u gjet trupi i pajetë i 36-vjeçarit rumun, i cili ishte vrarë me thikë. Viktima, gjithashtu një person me precedentë penalë, kishte plagë të shumta me thikë në shpinë.
    Autoritetet këqyren kamerat e sigurisë dhe kontrolluan telefonin e viktimës për të hetuar lidhjet me autorin e dyshuar. 36-vjeçari ndodhej në Shqipëri, por për arsye shëndetësore dhe familjare u rikthye në Itali, ku u bë i mundur arrestimi i tij./ZËRI

  • Fantazia e Ramës arrin kulmin me djalin nga Thethi: Po i dërgojmë Euro nga Shqipëria të afërmve në Gjermani e Itali

    Fantazia e Ramës arrin kulmin me djalin nga Thethi: Po i dërgojmë Euro nga Shqipëria të afërmve në Gjermani e Itali

    Gjatë takimit në Shirokë duke prezantuar “Paketën e Maleve”, paketë elektorale e Ramës, ky i fundit foli si përherë gjepura duke vazhduar të mendojë se shqiptarët janë idiotë, ku u thotë se paga këtu është me e lartë se më Gjermani apo edhe Amerikë.
    Në këtë takim kreu i organizatës, njeriu që harxhon 10-mijë euro seanca masazhi dhe pi 33-mijë euro një shishe verë, dhe le spitalet pa ilaçe, foli përsëri se si në Shqipëri ka familje që mbajnë me para emigrantët që kanë jashtë.
    Vetëm se këtë herë skenari i përgatitur i kalonte kufinjtë e banalitetit të përhershëm.
    Një drejtues biznesi i pranishëm në takim “i mbajti ison Ramës” dhe vazhdoi të tregonte një histori të ngjashme se si familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura.
    “Kemi njerëz në Gjermani, Itali dhe disa vende. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni, keni mundësi t’i bëni këtu.
    Pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi. Kjo është pak, por e sigurtë. Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrimin dhe ngrënien”.
    Tashmë mbetet vetëm për të kuptuar, po kërkojmë që hyjmë në Europë që të ndihmojmë njerëzit të mos vdesin nga uria, apo sikurse shprehet Rama për të na vërshuar lumë Eurot nga BE-ja.