Tag: itali

  • Dha frymën e fundit ndërsa prindërit e tij ishin në një banesë me ta!  Vrasja e Iliria Sulës në Itali, flet ish i dashuri: E godita me thikë dhe…

    Dha frymën e fundit ndërsa prindërit e tij ishin në një banesë me ta! Vrasja e Iliria Sulës në Itali, flet ish i dashuri: E godita me thikë dhe…

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula, nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, në banesën e tij, në Via Homs.
    Sipas mediave italiane, 23-vjeçari ka pranuar se në momentin e ngjarjes, prindërit e tij ndodheshin në apartamentin dhe se ata u larguan në orët e mëngjesit. Aktualisht, nuk është e qartë nëse ata kanë qenë në dijeni të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim.
    Ata do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli, pasi bëhet fjalë për djalin e tyre, një familjar i shkallës së parë.
    Për më tepër, Samson, pas vrasjes ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilarias, duke fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe duke iu përgjigjur mesazheve të miqve të saj për të shmangur dyshimet. Madje, ai shkoi në apartamentin e shoqeve të saj të dhomës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.

  • Vrasja e shqiptares në Itali/ Studentët protesojnë të përlotur në Universitetin “La Sapienza”: Drejtësi për Ilarian!

    Vrasja e shqiptares në Itali/ Studentët protesojnë të përlotur në Universitetin “La Sapienza”: Drejtësi për Ilarian!

    Pamje nga protesta

    ROMË- Vrasja me thikë e Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hidhërim në Itali. Shumë të rinj dhe të reja, veçanërisht bashkëstudentët në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u mblodhën në shenjë proteste.
    Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e kësaj të mërkure, në oborret e universitetit Italian. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelësa në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi.
    “E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi”,- kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh.
    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI/ZËRI

  • Dha frymën e fundit ndërsa prindërit e tij ishin në një banesë me ta!  Vrasja e Iliria Sulës në Itali, rrëfehet ish-i dashuri filipinez: E godita me thikë dhe…

    Dha frymën e fundit ndërsa prindërit e tij ishin në një banesë me ta! Vrasja e Iliria Sulës në Itali, rrëfehet ish-i dashuri filipinez: E godita me thikë dhe…

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula, nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, në banesën e tij, në Via Homs.
    Sipas mediave italiane, 23-vjeçari ka pranuar se në momentin e ngjarjes, prindërit e tij ndodheshin në apartamentin dhe se ata u larguan në orët e mëngjesit. Aktualisht, nuk është e qartë nëse ata kanë qenë në dijeni të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim.
    Ata do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli, pasi bëhet fjalë për djalin e tyre, një familjar i shkallës së parë.
    Për më tepër, Samson, pas vrasjes ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilarias, duke fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe duke iu përgjigjur mesazheve të miqve të saj për të shmangur dyshimet. Madje, ai shkoi në apartamentin e shoqeve të saj të dhomës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.

  • Vrasja e Iliria Sulës në Itali, Universiteti La Sapienza: Një krim i tmerrshëm, në këtë moment dhimbje jemi pranë familjes së saj

    Vrasja e Iliria Sulës në Itali, Universiteti La Sapienza: Një krim i tmerrshëm, në këtë moment dhimbje jemi pranë familjes së saj

    Universiteti i Romës La Sapienza, ka shprehur ngushëllime për 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, e cila u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, universiteti e ka cilësuar vrasjen e saj si një krim të tmerrshëm.
    ‘Fatkeqësisht, Ilaria u gjet e pajetë: një krim i tmerrshëm dhe brutal që na lë pa fjalë dhe me zemra të thyera. Në këtë moment dhimbjeje, ne jemi me familjen e studentes sonë, të dashurve të saj më të afërt dhe të gjithë komunitetit studentor të Sapienzës, i cili ditët e fundit u bashkua në një kërkim të dëshpëruar për të. Më 2 prill, të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave’, thuhet në postimin e universitetit.

  • Itali/ Vrasja e Iliria Sulës, media: I dashuri filipinas e vrau në shtëpinë e tij, aty kishte dhe prindërit

    Itali/ Vrasja e Iliria Sulës, media: I dashuri filipinas e vrau në shtëpinë e tij, aty kishte dhe prindërit

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula, nga i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, në banesën e tij.
    Sipas mediave italiane, në momentin e ngjarjes, prindërit e tij ndodheshin në apartament.
    Në orët e mëngjesit, prindërit e Samsonit u larguan nga apartamenti në Via Homs ku ndodhi vrasja. Ata do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli, pasi bëhet fjalë për djalin e tyre, një familjar i shkallës së parë.
    Për më tepër, Samson, pas vrasjes ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilarias, duke fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe duke iu përgjigjur mesazheve të miqve të saj për të shmangur dyshimet. Madje, ai shkoi në apartamentin e shoqeve të saj të dhomës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.
    Situata do të ndryshonte vetëm nëse do të kishte prova që i implikojnë ata në bashkëpunim në vrasje. Aktualisht, nuk është e qartë nëse ata kanë qenë në dijeni të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim. Megjithatë, ata mbeten në dispozicion të policisë për hetime të mëtejshme.

  • Vrasja e Iliria Sulës në Itali/ “La Sapienza”: Krim i tmerrshëm, jemi pranë familjes së saj!

    Vrasja e Iliria Sulës në Itali/ “La Sapienza”: Krim i tmerrshëm, jemi pranë familjes së saj!

    Ilaria Sula

    ITALI- Universiteti i Romës, “La Sapienza” ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. E reja u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Universiteti e ka cilësuar vrasjen e saj si një krim të tmerrshëm dhe ka kërkuar që studentët të mblidhen sot për ta kujtuar.
    “Fatkeqësisht, Ilaria u gjet e pajetë: një krim i tmerrshëm dhe brutal që na lë pa fjalë dhe me zemra të thyera. Në këtë moment dhimbjeje, ne jemi me familjen e studentes sonë, të dashurve të saj më të afërt dhe të gjithë komunitetit studentor të Sapienzës, i cili ditët e fundit u bashkua në një kërkim të dëshpëruar për të. Më 2 prill, të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave,”-shkruhet në postimin e Universitetit.

    22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas. Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen./ZËRI

  • Emri+Foto/ Pranoi se vrau Ilaria Sulën, kush është i ish i dashuri filipinas që masakroi shqiptaren në Itali

    Emri+Foto/ Pranoi se vrau Ilaria Sulën, kush është i ish i dashuri filipinas që masakroi shqiptaren në Itali

    Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar për vrasjen e 22-vjeçares shqiptarë në Itali, Ilaria Sula.

    Bëhet fjalë për shtetasin filipinas, Marc Samson, i cili dyshohet se vrau me thikë Sulën, të dashurën e tij.
    23-vjeçari ka pranuar vrasjen e shqiptares, duke thënë se e ka goditur disa herë me thikë, trupin e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar.
    Policia italiane kontrolloi mëngjesin e së mërkurën banesën e tij, ku jetonte me prindërit, një çift që jetonte prej vitesh në Itali. Nëna ishte shtëpiake, ndërsa i ati punon në një shtëpi borgjeze romane. Miqtë e familjes e përshkruajnë të riun si një djalë të mirë, dhe prindërit e tij po ashtu.
    “Marc ishte një djalë shumë i mirë. Ai sapo ishte diplomuar për arkitekturë, prindërit e tij janë njerëz shumë të mirë.”, deklaroi një mik i familjes, gjithashtu filipinas.
    Një tjetër thotë se nëna e tij kishte bërë një operacion në zemër disa kohë më parë. “Nëna kishte një operacion në zemër disa kohë më parë. Nuk mund ta besoj që ka ndodhur diçka e tillë. Ndonjëherë prindërit janë në rrezik për fëmijët e tyre.”, u shpreh 78-vjeçarja Maria Pia.
    Në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e të resë për të postuar story  në profilin e rrjeteve sociale të Ilaria-s, duke ngatërruar hetimet.
    Iliria Sula humbi kontaktet me familjen dhe shoqet e saj më 25 mars.

    Top Channel

  • E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile. Sulmuesi, gati për t’u rikthyer në Itali

    E bujshme nga Turqia, ja gjiganti i Serie A që interesohet për Immobile. Sulmuesi, gati për t’u rikthyer në Itali

    2 Prill 2025

    13:10

    Alfred Lleshi

    E ardhmja e Ciro Immobile është ende e pasigurt. Sipas asaj që raporton portali turk “Fanatik”, sulmuesi i Besiktasit po shqyrton mundësinë për ta lënë “Super Lig” në fund të sezonit dhe i ka dhënë mandatin agjentit të tij për t’i gjetur një ekip të ri. Një nga ekipet që ka shfaqur interes për lojtarin e lindur në vitin 1990 është Interi, i cili e ka vlerësuar pozitivisht këtë opsion dhe ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në Itali.
    Në një intervistë të fundit për “Radio TV Serie A”, ai foli kështu për Simone Inzaghin: “Ajo që e karakterizon më shumë trajnerin zikaltër është fakti që arrin të kombinojë obsesionin taktik me aspektin e unitetit të skuadrës. Për mua është thelbësore të krijohet një kimi mes lojtarëve.
    Nuk po them që duhet të jenë miq, por kalon gjithë sezonin me shokët e skuadrës dhe, nëse nuk ekziston ajo kimi, ajo dëshirë për të fituar së bashku dhe ndihmuar njëri-tjetrin, bëhet e vështirë. Simone Inzaghi në këtë aspekt është me të vërtetë i jashtëzakonshëm”.

  • E zhdukur prej një jave/ Gjendet e vrarë shqiptarja në Itali, pranga të dashurit, trupin e pajetë e futi në valixhe dhe e fshehu në pyll

    E zhdukur prej një jave/ Gjendet e vrarë shqiptarja në Itali, pranga të dashurit, trupin e pajetë e futi në valixhe dhe e fshehu në pyll

    Ilaria Sula

    ITALI-Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vendase bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje. Aurori dyshohet të jetë ish-i dashuri i saj me origjinë filipinase. Ky i fundit akuzohet për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës.
    Ish-i dashuri u arrestua dhe po merret në pyetje nga prokurorët. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. I riu me origjinë filipinase vazhdoi të përdorte celularin e studentes duke iu përgjigjur mesazheve dhe postuar në rrjetet sociale edhe pas vdekjes së së resë.
    Studentja shqiptare u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe. Pasi u largua nga banesa, 22-vjeçarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhe të cilat po hetohen.

    Por nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt, ndaj edhe shoqet e dhomës dhe familja kërkuan ndihmë nga Policia. Prindërit dhe shoqet, të cilat nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici. Pas një jave kërkimesh, 22-vjeçarja fatkeqësisht u gjet e vdekur. Pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes./ZËRI

  • Zhduket e reja shqiptare në Itali, asnjë gjurmë prej 7 ditësh nga 22-vjeçarja (EMRI)

    Zhduket e reja shqiptare në Itali, asnjë gjurmë prej 7 ditësh nga 22-vjeçarja (EMRI)

    Një studente shqiptare, 22-vjeçare, rezulton e zhdukur prej një jave në Romë, Itali.

    Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

    Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, dhe kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet.

    Nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë nisur drejt itinerarit Romë-Napoli. Sipas mediave italiane, vajza u largua pas ndarjes me të dashurin.

    “Telefoni i saj është i fikur”, sqarojnë të afërmit e studentes, “Kushdo që ka informacion të kontaktojë policinë”.

    /vizionplus.tv