Tag: itali

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, viktima i kafshoi veshin autorit (DINAMIKA)

    Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, viktima i kafshoi veshin autorit (DINAMIKA)

    Vladimir Topjana

    ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Fontanafredda, Itali, ku u vra me armë zjarri 43-vjeçari Vladimir Topjana, duke parë ndeshjen e futbollit me të birin. Mësohet se, Topjana ishte në lokal dhe me makinë mbërriten dy burra, Pren dhe Rogert Shota, babë e bir. Mes tyre ka ndodhur një konflikt, që ka përfunduar në dhunë fizike, gjatë të cilit Topjana kafshoi veshin e autorit, duke i këputur një pjesë të tij.
    Pas kësaj dyshohet se 34-vjeçari, Rogert Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkëatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Deri më tani, nuk ka ende detaje se përse ka ndodhur debati i rëndë mes tyre. Bëhet me dije se klientët dhe punonjësit e lokalit po merren në pyetje, pasi dëshmia e tyre është thelbësore në zbardhjen e ngjarjes. 
    Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, Rogert Shota, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri. Babë e bir u larguan pas krimit, por u arrestuan pas disa orësh nga autoritetet italiane. Ata akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI

  • FOTO / Këta janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën në Itali

    FOTO / Këta janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën në Itali

    Roger Shota është i riu që vrau bashkëatdhetarin e tij Vladimir Topjana mbrëmjen e djeshme në Itali.
    Gjithashtu në momentin e vrasjes ka qenë edhe i ati i 34-vjeçarit, Pren Shota, që gjithashtu është arrestuar nga policia.
    I vëllai i viktimës e cilëson si mik babanë e autorit në rrjetet sociale. Në një foto të Pren Shotës në Facebook ai shkruan: “Përshëndetje mik, si të kam”.
    Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij.
    Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.
    Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike.
    Mediat italiane shkruajnë se autori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht. Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.

  • Vrasja e Vladimir Topjanës! Në pranga babë e bir, Pren dhe Rogert Shota janë miq me familjarët e viktimës

    Vrasja e Vladimir Topjanës! Në pranga babë e bir, Pren dhe Rogert Shota janë miq me familjarët e viktimës

    Pren dhe Rogert Shota

    ITALI-Personat që shihni në foto janë Pren dhe Rogert Shota, babë e bir të akuzuar për vrasjen e e ndodhur në Itali, ku Vladimir Topjana mbeti i vrarë. Mediat e huaja raportojnë se ishte Roger Shota, ai që qëlloi me armë zjarri Vladimir Topjanën, shofer i kompanisë Porcia dhe banues në Cordenons, dhe u largua nga vendngjarja me ‘Audi-n’.
    Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar. Autori i dyshuar, Rogert Shota, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
    Shota ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka prekur në kokë. Pas krimit ai është arratisur nga vendngjarja me një autmojet tip Audi të bardhë, por u arrestua pak orë pas vrasjes./ZËRI

  • 24-vjeçarja u vra nga bashkëshorti në Itali, flet babai i autorit: Lulzimi vuante nga depresioni, kishin 6 muaj që…

    24-vjeçarja u vra nga bashkëshorti në Itali, flet babai i autorit: Lulzimi vuante nga depresioni, kishin 6 muaj që…

    Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar rasti i vrasjes së Eleonora Toçit në Itali nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toçi.
    Në studio ishte i pranishëm edhe babai i autorit Xhemal Toçi i cili ka kërkuar ndihmë për nipërit të cilët janë nën kujdesjen e shtetit italian, por ka treguar edhe disa detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë.
    Sipas tij djali i tyre vuante nga depresioni dhe kishte një vit që merrte ilaçe dhe ai kishte ndryshuar sjellje në momentin që mjekët i kishin ndryshuar ilaçet.Ai theksoi se Lulzimi ishte i pavetëdijshëm në momentin që kishte kryer krimin, dhe se së bashku me Eleonorën kishin qënë të ndarë prej 6 muajsh.
    “Këtë vit kam shkuar në Itali për të parë fëmijët e vajzës. Kur kam shkuar atje nuk kam takuar asnjë person sepse nuk i njihja. Djalit tim në spital i kanë ndërruar ilaçet sepse ishte agresiv. Gjithashtu është faji i tyre sepse ai nuk do e ekzekutonte Eleonorën. Unë kam shkuar për ta takuar, por ai nuk mbante mend asgjë për ngjarjen. Ai ka pyetur vetëm se si ishin fëmijët. Avokati më tha që unë duhet të aplikoja për dokumentat, dhe mund të rrija me nipërit e mi në Itali. Eleonora dhe Lulzimi kishin rreth 6 muaj të ndarë, shkaku ishte sepse djali ishte i sëmurë dhe në depresion. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment.”tha ai
    Më tej ai shtoi se nuk kishte dijeni për vendodhjen e fëmijëve, dhe mohoi se e ndjera kishte pasur debate me ta.
    “Nuk është e vërtetë që ajo kishte debate me ne, por vetëm me djalin. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment.Ne i kemi kërkuar që të rrijnë në Dibër, por vendosën që të ikin. Unë i jam shmangur familjes së Eleonorës, kam kërkuar edhe mbrojtje nga policia.Djali po kërkon leje që të takojë fëmijët. Ata janë marrë nga shteti italian pasi u mbajtën një muaj nga djali tjetër.” përfundoi babai i autorit.
    Në një lidhje telefonike ishte edhe kunati i autorit i cili tregoi se para se fëmijët të ishin marrë nga shteti italian ata kishin qëndruar me të për rreth 1 muaj.Ai shtoi se fëmijët nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ata nuk i kishin treguar.
    “Fëmijët kanë ndejtur me mua për rreth 1 muaj , pastaj janë marrë nga shteti italian pasi sipas tyre babai i tyre ishte një akuzuar për vrasje. Ne kemi bërë një kërkesë që fëmijët të jetojnë me ne por po presim përgjigje. Ato nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ne nuk e kemi zmadhuar shumë.” theksoi ai

  • 24-vjeçarja u vra nga bashkëshorti në Itali, flet babai i autorit: Lulzimi vuante nga depresioni

    24-vjeçarja u vra nga bashkëshorti në Itali, flet babai i autorit: Lulzimi vuante nga depresioni

    Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në  është trajtuar rasti i vrasjes së Eleonora Toçit në Itali nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toçi.
    Në studio ishte i pranishëm edhe babai i autorit Xhemal Toçi i cili ka kërkuar ndihmë për nipërit të cilët janë nën kujdesjen e shtetit italian, por ka treguar edhe disa detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë.
     
    Sipas tij djali i tyre vuante nga depresioni dhe kishte një vit që merrte ilaçe dhe ai kishte ndryshuar sjellje në momentin që mjekët i kishin ndryshuar ilaçet.
    Ai theksoi se Lulzimi ishte i pavetëdijshëm në momentin që kishte kryer krimin, dhe se së bashku me Eleonorën kishin qënë të ndarë prej 6 muajsh.
    Këtë vit kam shkuar në Itali për të parë fëmijët e vajzës. Kur kam shkuar atje nuk kam takuar asnjë person sepse nuk i njihja. Djalit tim në spital i kanë ndërruar ilaçet sepse ishte agresiv. Gjithashtu është faji i tyre sepse ai nuk do e ekzekutonte Eleonorën. Unë kam shkuar për ta takuar, por ai nuk mbante mend asgjë për ngjarjen. Ai ka pyetur vetëm se si ishin fëmijët. Avokati më tha që unë duhet të aplikoja për dokumentat, dhe mund të rrija me nipërit e mi në Itali. Eleonora dhe Lulzimi kishin rreth 6 muaj të ndarë, shkaku ishte sepse djali ishte i sëmurë dhe në depresion. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment.”tha ai
    Më tej ai shtoi se nuk kishte dijeni për vendodhjen e fëmijëve, dhe mohoi se e ndjera kishte pasur debate me ta.
    Nuk është e vërtetë që ajo kishte debate me ne, por vetëm me djalin. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment.
    Ne i kemi kërkuar që të rrijnë në Dibër, por vendosën që të ikin. Unë i jam shmangur familjes së Eleonorës, kam kërkuar edhe mbrojtje nga policia.
    Djali po kërkon leje që të takojë fëmijët. Ata janë marrë nga shteti italian pasi u mbajtën një muaj nga djali tjetër.” përfundoi babai i autorit.
     
    Në një lidhje telefonike ishte edhe kunati i autorit i cili tregoi se para se fëmijët të ishin marrë nga shteti italian ata kishin qëndruar me të për rreth 1 muaj.
    Ai shtoi se fëmijët nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ata nuk i kishin treguar.
    “Fëmijët kanë ndejtur me mua për rreth 1 muaj , pastaj janë marrë nga shteti italian pasi sipas tyre babai i tyre ishte një akuzuar për vrasje. Ne kemi bërë një kërkesë që fëmijët të jetojnë me ne por po presim përgjigje. Ato nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ne nuk e kemi zmadhuar shumë.” theksoi ai

  • U ekzekutua nga bashkëkombësi i tij në Itali, ky është 43-vjeçar shqiptar që mbeti viktimë

    U ekzekutua nga bashkëkombësi i tij në Itali, ky është 43-vjeçar shqiptar që mbeti viktimë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda.

    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima është Vladimir Topjana, i cili kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
    Gjithashtu raportohet se autori i dyshuar është një 30-vjeçar shqiptar, i cili mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
    Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

    Top Channel

  • U ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali, publikohet fotoja e 43-vjeçarit shqiptar

    U ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali, publikohet fotoja e 43-vjeçarit shqiptar

    Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
    Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
    Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.
     
  • Krimi makabër, ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali

    Krimi makabër, ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali

    Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
    Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
    Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

  • FOTO/ Kishte dalë me djalin për të parë një ndeshje futbolli, ja kush është shqiptari që u qëllua në Itali

    FOTO/ Kishte dalë me djalin për të parë një ndeshje futbolli, ja kush është shqiptari që u qëllua në Itali

    Një ngjarje tragjike me protagonistë disa shqiptarë ka tronditur mbrëmjen e së dielës komunitetin në qytetin italian të Fontanafreddas. Vladimir Topjana, 43 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri në sy djalit të tij 17-vjeçar dhe kalimtarëve të shumtë.
    Sipas mediave italiane, viktima, me profesion shofer dhe banues në Cordenons, ndodhej përpara një lokali të mbushur me njerëz që po ndiqnin ndeshjen mes Romës dhe Juventusit.
    Pak çaste para ngjarjes, në vendngjarje mbërritën disa persona me një automjet tip Audi të bardhë. Mes tyre dhe 43-vjeçarit nisi një debat verbal që degjeneroi në konflikt fizik.
    Pavarësisht përpjekjeve të një klienti për të qetësuar situatën, njëri prej personave që erdhën me mjetin tip Audi, nxori armën  dhe qëlloi tre herë në drejtim të Topjanës, duke e lënë të vdekur në vend. Të shtënat në kokë rezultuan fatale për viktimën.
    Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar me origjinë nga Fushë-Kruja, u largua menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua nga policia italiane rreth mesnatës, në zonën mes Saciles (Pordenone). Bashkë me të është ndaluar edhe babai i tij.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. Janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë dhe familjarë të viktimës, përfshirë edhe djalin e tij adoleshent. Po ashtu, kamerat e sigurisë publike dhe private të zonës janë sekuestruar dhe po analizohen nga hetuesit për të rindërtuar çdo detaj të kësaj ngjarjeje të rëndë.
    Lexo edhe:
    Itali/ Vritet me armë zjarri shqiptari (Emri)

  • Sërish tragjedi në Itali! Kishte dalë për të parë ndeshjen e futbollit me të birin, 43-vjeçari shqiptar vritet nga bashkatdhetari i tij

    Sërish tragjedi në Itali! Kishte dalë për të parë ndeshjen e futbollit me të birin, 43-vjeçari shqiptar vritet nga bashkatdhetari i tij