Tag: itali

  • EMRI- Ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari, do përcillet në Itali ku është dënuar me 30 vite burg për vrasje

    EMRI- Ekstradohet nga SHBA 44-vjeçari, do përcillet në Itali ku është dënuar me 30 vite burg për vrasje

    Ishtë në kërkim që prej vitit 1999. Është ekstraduar nga SHBA 44-vjeçari, i dënuar në Itali me 30 vite burg për vrasje.

     Kamer Duhanxhiu 44 vjeç. fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

    Njoftimi:

    Policia e Shtetit

    Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar:

    Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.

    Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

    Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025.

    Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

    Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.

    Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen  rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese.

  • E rëndë në Itali/ Nëna gjendet e mbytur në det, i biri 8 vjeçar ishte vrarë në banesë

    E rëndë në Itali/ Nëna gjendet e mbytur në det, i biri 8 vjeçar ishte vrarë në banesë

    Autoritetet italiane kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme dy viktima, nënë e bir në zona të ndryshme të Salentos.

    Një grua 35-vjeçare, Najoua Minniti, u gjet në det pranë Torre dell’Orso nga një zhytës që njoftoi menjëherë rojen bregdetare.
    Ndërkohë, në banesën e saj në Calimera, karabinierët konstatuan të pajetë të birin, Elia Perrone, 8 vjeç cili kishte shenja dhune të shkaktuara me një mjet të mprehtë.
    Babai i fëmijës kishte njoftuar autoritetet pasi nuk po arrinte të kontaktonte as me ish-bashkëshorten, as me djalin, ndërsa vogëlushi nuk ishte paraqitur në shkollë atë mëngjes.
    Prokuroria e Leçes po heton pistën që Minniti mund të ketë vrarë fëmijën dhe më pas të jetë vetëhedhur në det, por priten rezultate të mëtejshme dhe verifikime të plotësuara nga autopsia. Sipas dëshmive të para, rreth orës 12:30 ajo ka pasur një debat në telefon dhe më pas është larguar me makinë. Dy orë më vonë, trupi i saj u gjet në det.
    Minniti, e cila punonte në resorte turistike, thuhet se kohët e fundit po kalonte vështirësi personale dhe ekonomike. Në rrjetet sociale, vetëm pak javë më parë, ajo kishte postuar një foto familjare duke shkruar: “Jemi mirë, herë pas here arrijmë të mblidhemi të gjithë bashkë.”

    Top Channel

  • Bota e artit në zi, ndërrojnë jetë në moshën 89-vjeçare ikonat e skenës italiane, binjaket Kessler

    Bota e artit në zi, ndërrojnë jetë në moshën 89-vjeçare ikonat e skenës italiane, binjaket Kessler

    Binjaket Alice dhe Ellen Kessler, dyshja artistike gjermane që gëzoi sukses të madh në Itali duke filluar nga vitet 1960, kanë ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Mynih, ku jetuan për më shumë se tre dekada.

    Shtypi gjerman, duke filluar nga Bild dhe Der Spiegel, e raportoi vdekjen e tyre sot.  Sipas tyre, policia kriminale e kryeqytetit bavarez ka nisur një hetim për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes së binjakeve. Sipas Bild, Alice dhe Ellen zgjodhën vetëvrasjen e asistuar, por hetimi do të sqarojë se çfarë ndodhi në shtëpi, ku policia e bastisi pasi binjaket kishin vdekur tashmë.
    Të lindura në Nerchau, Saksoni, më 20 gusht 1936, Alice dhe Ellen Kessler filluan të studionin vallëzim që fëmijë, së pari në Gjermani dhe më pas, midis viteve 1955 dhe 1960, në Paris. Pasi përfaqësuan Gjermaninë Perëndimore në Festivalin e Këngës në Eurovision të vitit 1959 me “Heute Abend wollen wir tanzen geh’n” dhe pasi aktruan së bashku në disa komedi muzikore, binjaket Kessler u zhvendosën në Itali, ku karrierat e tyre morën hov.
    Debutimi i tyre televiziv në Itali u zhvillua ishte në “Giardino d’inverno”, programi i së shtunës në mbrëmje që ata drejtuan së bashku me Quartetto Cetra dhe Henri Salvador. Që nga ai moment, binjaket Kessler u bënë një figurë vazhdimisht e pranishme në televizionin italian, të dashura nga publiku jo vetëm për talentin e tyre në vallëzim, por edhe për zgjuarsinë e tyre. Në vitet në vijim, ato morën pjesë në programe të suksesshme si Studio Uno, La Prova del Nove, Canzonissima, Buonasera con… Alice ed Ellen Kessler dhe La Fabbrica dei Sogni.
    Megjithatë, në të njëjtat vite, Alice dhe Ellen Kessler debutuan me sukses edhe në kinema, duke aktruar përkrah talenteve si Walter Chiari në filmin e Dino Risi-t të vitit 1964, Il giovedì, dhe Alberto Sordi në episodin Guglielmo il dentone nga filmi i vitit 1965, “I complessi”. Në të njëjtën kohë, karriera muzikore e binjakeve mori hov edhe në Itali, falë hiteve si Da-da-un-pa, La notte è piccola dhe Quelli belli come noi.
    Pas më shumë se 20 vitesh të suksesshme në Itali, Alice dhe Ellen u kthyen në Gjermaninë e tyre të lindjes në vitin 1986, duke zgjedhur të jetonin në Grünwald, një periferi e Mynihut, në dy apartamente të ndara, por që lidheshin me njëra-tjetrën.
    Megjithatë, me kalimin e viteve, ato u kthyen në Itali disa herë për të marrë pjesë në evente dhe programe televizive, të tilla si Una rotonda sul mare në Canale 5 në vitin 1990 dhe Super Ciro në Italia 1 në vitin 2004, përvoja e tyre e fundit si prezantuese të një programi italian.
    Në vitin 2011, pas gati 30 vitesh larg teatrit, binjaket Kessler u rikthyen për të performuar në muzikalin e Giancarlo Sepe-s, Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde. Në vitin 2014, ato ishin të ftuara të Fabio Fazio-s dhe Luciana Littizzetto-s në Festivalin e Muzikës në Sanremo, ku performuan hitin e tyre “Quelli belli come noi”.
    Gjatë viteve, binjaket Kessler, gjithmonë të pandashme, kanë pasur marrëdhënie të gjata dhe domethënëse. Alice ka qenë e lidhur me këngëtarin francez Marcel Amont dhe aktorin italian të zërit Enrico Maria Salerno, ndërsa Ellen ishte partnerja e Umberto Orsini-t për vite me radhë.

    Top Channel

  • Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali

    Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali

    18 Nëntor 2025

    8:59

    Alfred Lleshi

    Ndërsa Italia ende nuk e di nëse do të shkojë në Botërorin 2026 apo do të mbetet jashtë për herë të tretë radhazi, Marco Materazzi kujton me Francesco Totti triumfin e vitit 2006. Në një intervistë të përbashkët për “Bettson.sport”, ish-mbrojtësi i Interit tregoi episodin që, sipas tij, ndryshoi Botërorin dhe karrierën e tij.
    “Duhet ta falënderoj Tottin, po të mos kishte shënuar me Australinë në atë penallti, nuk do të kisha mundur të kthehesha në Itali”, – tregon me humor Materazzi. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë ndeshje dhe në momentin e golit ndodhej në dhomën e anti-dopingut, ku duhej të qëndronte i gatshëm për shortin e kontrolleve.
    “Kur u dha penalltia, u hodha mbi shtrat. Nuk prita fundin e shortit dhe ika me vrap për ta pritur Tottin në dhomat e zhveshjes”, – shton ai, duke rikujtuar një nga momentet më të tensionuara e vendimtare të Botërorit 2006.

  • Moti i keq në Itali, zhduken dy persona, shemben disa banesa

    Moti i keq në Itali, zhduken dy persona, shemben disa banesa

    Në Itali, në rajonin e Friuli Venezia Giulia, dy persona rezultojnë ende të zhdukur pasi tre banesa u shembën në zonën e Cormons, pranë Gorizias.
    Lajmi u konfirmua nga forcat zjarrfikëse italiane përmes një njoftimi zyrtar.
    Sipas autoriteteve, shembja e ndërtesave dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrëshqitje dheu, pas orësh të tëra me reshje të dendura shiu gjatë natës. Në vendngjarje vijojnë kërkimet për një të mitur dhe një grua të moshuar, ndërsa një person tjetër është nxjerrë i gjallë nga ekipet e emergjencës.

    Stuhitë e fuqishme që goditën rajonin kanë sjellë përmbytje të shumta dhe rrëshqitje dheu, veçanërisht në provincat e Udines dhe Gorizias.
    Autoritetet raportuan se lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke bllokuar rrugë dhe izoluar zona të tëra. Për të përballuar situatën, në ndihmë janë dërguar ekipe të specializuara nga Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna.

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.

    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i  Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

    Top Channel

  • Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

    Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar pak ditë më parë në Itali ku një i ri shqiptar, Leonardo Fiorini, vdiq tragjikisht nën dyshimet se u shty nga ballkoni nga një miku i tij.

    Sipas mediave vendase, autori është David Stojanovic 25-vjeç, i cili punonte si shitës në një dyqan në qendër të kryeqytetit.
    Të dy jetonin në Isola Liri, në provincën e Frosinones, përpara se të transferoheshin përkohësisht me punë sezonale në kryeqytet. Ai e njihte mirë Leonardo Fiorinin, 27 vjeç, vdekja e të cilit është nën hetim për vrasje dhe aktualisht autori është në arrest shtëpiak, në pritje të një seance dëgjimore për vërtetimin e fajësisë.
    Krimet për të cilat akuzohet Stojanovic datojnë që nga mbrëmja e 13 nëntorit, teksa në dhomë u gjet edhe një sasi e vogël droge.
    Dy miqtë jetonin në një B&B në Via di San Calepodio, në lagjen Monteverde të Romës. Autori ka mohuar autorësinë e ngjarjes, duke thënë se ishte aksident fatkeq.

    në, duke marrë me qira një dhomë së bashku. Hetuesit po hetojnë se çfarë ndodhi mbrëmë, kur Fiorini ra nga ballkoni i katit të tretë dhe vdiq. Karabinierët gjetën drogë, konkretisht kanabis, në apartament.
    Fqinjët ngritën alarmin për një grindje të vazhdueshme, oficerët e karabinierëve nga Compagnia di San Pietro mbërritën në apartament dhe po hetojnë incidentin, të koordinuar nga Zyra e Prokurorit.
    Por çfarë ndodhi para se Fiorini të binte nga kati i tretë? Pse po grindeshin dy miqtë? Cili ishte motivi pas incidentit?
    Këto janë vetëm disa nga pyetjet që hetuesit do të duhet t’u përgjigjen. Fiorini ra nga disa metra lartësi dhe vdiq në asfalt dhe për fat të keq, asgjë nuk mund të bëhej për t’i shpëtuar jetën. Teoria është se 25-vjeçari i akuzuar për vrasje mund ta ketë shtyrë atë drejt dritares, duke bërë që ai të binte. Kur mbërritën ndihmësit mjekësorë, Leonardo ishte tashmë i vdekur.

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.
    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

  • Taulant Balla gjatë takimeve në Itali: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

    Taulant Balla gjatë takimeve në Itali: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën shqiptare në Itali.
    Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos, në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë.

    “Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, senatorin Antonio De Poli, presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

    Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja, Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë.

    “Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më 23-24 nëntor kanë mundësinë dhe krenarinë të votojnë Muharrem Salihun si këshilltar i Rajonit të Venetos, një arritje historike për të gjithë”, tha Balla.
    Pak ditë më parë Balla, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kërkoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali hapjen e një konsullate shqiptare në këtë rajon, ku jetojnë disa dhjetëra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
    Gjatë muajit nëntor, muaji i Pavarësisë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të ketë takime me shqiptarët në diasporë edhe në Greqi, Angli, Itali etj.