Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, e cila sipas hetimeve paraprake dyshohet se drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Holandë, raportojne mediat italiane.
Në kuadër të operacionit të koordinuar nga Antimafia e Romës, janë ekzekutuar masa sigurie ndaj tetë personave të përfshirë në rrjetin kriminal. Sipas hetimeve, shtetasi shqiptar i dyshuar si drejtues i grupit koordinonte përmes platformave të mesazheve të enkriptuara trafikun e kokainës drejt disa vendeve evropiane, përfshirë Italinë.
Në Itali, një pjesë e grupit merrej me marrjen e ngarkesave, depozitimin dhe shpërndarjen e tyre në zonat kryesore të aktivitetit të paligjshëm në kryeqytet, si Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De Cenci, Finocchio, Capannelle dhe Tor Bella Monaca.
Për transportin e drogës dyshohet se përdoroheshin korrierë italianë dhe automjete të modifikuara .Hetimet kanë dokumentuar qarkullimin e mbi 210 kilogramëve kokainë, prej të cilëve 130 kilogramë janë sekuestruar, me një vlerë të përllogaritur rreth 1 milion euro. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë tre persona, një italian dhe dy shqiptarë.
Tag: itali
-

Sekuestrohen 130 kg lëndë narkotike/ Goditet banda e trafikut të kokainës në Itali, drejtohej përmes platformave…
-

Mediat kroate thurin elozhe për Arbër Hoxhën, Strakosha rikthehet në Itali për Conference League
Adriatik BALLA
Disa prej lojtarëve shqiptarë jo vetëm që kanë arritur nivel të lartë në lojë dhe kanë krijuar profilin e lojtarit titullar e të suksesshëm në ekipet e tyre, por ka edhe futbollistë që kanë marrë shirit kapiteni sikurse ndodh me Berat Gjimshitin te Atalanta, apo Amir Rrahmanin te Napoli. Nga ana tjetër, javët e fundit në qendër të vëmendjes ka qenë Arbër Hoxha, për golat dhe shpërthimet e shumta në kampionatin kroat me Dinamon e Zagrebit. Në fakt, Arbër Hoxha është duke i befasuar të gjithë me paraqitjet e fundit si me Dinamon ashtu edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. “Index.hr”, ka bërë një shkrim për sulmuesin anësor të Kombëtares shqiptare. Në këtë shkrim tregohet forma e mirë e Hoxhës, duke shpresuar që të mos largohet nga kampionati kroat. Hoxha tashmë ka marrë shumë oferta, kështu raportohet – madje edhe nga disa skuadra angleze. “Kjo është cilësia më e madhe e Hoxhës. Ai është një lojtar i egër dhe i pazbutur, jo më i dituri taktikisht, por është plotësisht i paparashikueshëm – si për ekipin e tij ashtu edhe për kundërshtarët. Pavarësisht se sa herë i bezdis tifozët, ai është shpesh i vetmi në fushë që mund ta çojë sulmin në një nivel më të lartë dhe të shpikë diçka nga hiçi, siç bëri së fundmi kundër Rijekës në Maksimir. Hoxha është mjeshtri i kaosit që i duhet Dinamos”, shkruhet në një pjesë të këtij artikulli.
Strakosha rikthehet në Itali
Thomas Strakosha do të kthehet të luajë përsëri në një stadium në Itali, aty ku shpërtheu në futbollin e rëndësishëm kur vishte fanellën e Lacios. Portieri i Kombëtares shqiptare, ka zbarkuar saktësisht në Firence, ku nesër skuadra e tij, AEK i Athinës, do të përballet me Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës. Përkrah tij në radhët e AEK-ut ai ka emra shumë të njohur të futbollit në Itali si ish-milanistin Luka Joviç, ish-interistin Zhoao Mario apo ish-juventinin Roberto Pereira. AEK-u është në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Fiorentina është në kuotën e 6 pikëve.
Ambicia e Amir Rrahmanit
Pas fitores 2:0 të arritur të martën nga Napoli ndaj Qarabag në stadiumin “Maradona”, në zonën miks ka përfunduar qendërmbrojtësi napolitan, Amir Rrahmani. Kapiteni i Kombëtares së Kosovës luajti gjatë tërë ndeshjes në këtë sfidë të Ligës së Kampionëve, ndërsa e pranoi se rikthimi nga lëndimi nuk ishte i lehtë për të. “Ishte paksa e vështirë sepse janë shumë ndeshje afër njëra-tjetrës. Pas lëndimit kjo është ndeshja e shtatë që e luaj në tri javë, është shumë. Por, po mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë situatën sepse trajneri në disa takime më ka bërë që të pushoj, më ka nxjerrë nga loja para fundit të ndeshjes. Kështu, ishte mjaft e vështirë, ta them të drejtën, sepse isha jashtë për dy muaj dhe kur jam rikthyer ishin krejt përballjet çdo tri ditë dhe më pas edhe angazhimi me Kombëtaren”, deklaroi Rrahmani. A është më e lehtë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve apo të shkosh në Botëror me Kosovën? “Nuk e di, shpresojmë që t’i bëjmë të dyja sepse luajmë për këtë, për të shkuar sa më lartë të jetë e mundur për t’i arritur rezultatet më të mira”, përfundoi Rrahmani. -

Gënjeshtër publike/ Bisedën me një ish-koleg italian, ministrja Sala e shet si ‘takim të rëndësishëm pune’
Nga Bold News
Prej shtatorit të këtij viti, mjeka Evis Sala ka nisur punën part-time si Ministre e Shëndetësisë në kabinetin “Rama 4”. Kohën e saj fizike e ndan mes Shqipërisë dhe Italisë, ku ka ushtruar prej vitesh aktivitetin profesional.
Por, duket se ajo kishte lënë shumë punë të pambaruara në Itali, kur u thirr nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar dikasterin shumë të ndjeshëm dhe në kolaps të Shëndetësisë.
Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, u raportua se Evis Sala u shkëput për rreth 2 javë nga Ministria e Shëndetësisë, ndoshta për të realizuar dorëzimet e punës në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë “A. Gemelli”, në Romë.
Ky afat, mesa duket, nuk i ka mjaftuar. Ndaj, Evis Sala “sajon” takime në Itali, të cilat i transmeton si bashkëpunime me autoritetet e huaja për përmirësimin e gjendjes së Shëndetësisë në Shqipëri.
Takimet “e sajuara” e shndërrojnë në një personazh butaforik, siç ka ndodhur edhe së fundmi.
Pak ditë më parë, e konkretisht në 24 nëntor 2025, ministrja Sala publikoi në profilin zyrtar në rrjete sociale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
“Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria ku u diskutuan përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë: Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik; Ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve; Standardizimin e protokolleve të trajtimit; Zgjerimin e aksesit në trajtimet klinike inovative”.
Postimi shoqërohet edhe me foton përkatëse. Iniciativa, natyrisht, është e mirëpritur, pavarësisht se pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale kanë nevojë për mbështetje financiare dhe sigurimin e medikamenteve, të cilat mungojnë prej shumë kohësh.
Por, “takimi” i Evis Salës me profesor Ruggeron duket se nuk ka aspak lidhje me ato që prezanton ministrja e Shëndetësisë.
Ai “takim” duket se është i sajuar, për të justifikuar udhëtimin e radhës të Salës në Itali. Ky “takim” duket se është më shumë një bisedë mes miqsh, mes kolegësh. Përse këto dyshime?
Evis Sala dhe profesor Ruggero De Maria janë pedagogë kolegë në të njëjtin Universitet. “Boldnews.al” ka konsultuar “Guidën për Studentët” (Student Guidebook) të Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë “A.Gemelli” në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë, ku konstaton se ata të dy janë pedagogë aty.
Gjithashtu, në një komunikim në rrjetin professional “LinkedIn”, Ruggero de Maria falenderon Evis Salën për një vlerësim që kjo e fundit i ka bërë për një punim të profesorit italian.
Pra, duket qartë që mes të dyve ka një njohje të hershme. Natyrisht, nuk është aspak keq që një ministre shqiptare të shfrytëzojë njohjet personale për të kontribuuar në rritjen e mirëqenies së sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Por, më shumë se një “takim pune”, fotoja e Evis Salës me profesorin Ruggero, e cila duhet thënë se nuk ka asnjë lidhje me zyrtaritetin, duket se është përdorur si justifikim për vizitën e radhës të Ministres së Shëndetësisë për “punët e veta të pambyllura”, në Itali.
Megjithatë, koha do ta tregojë nëse do të sjellë ndonjë produkt cilësor ky takim i Ministres Evis Sala. /Bold News/
-

Strakosha në Itali, bashkë me te edhe ish-ët e Milanit, Interit e Juventusit
Thomas Strakosha do të kthehet të luajë përsëri në një stadium në Itali, aty ku shpërtheu në futbollin e rëndësishëm kur vishte fanellën e Lacios.
Portieri i Kombëtares shqiptare, ka zbarkuar sot përsëri në Itali, më saktësisht në Firence, ku nesër skuadra e tij, AEK i Athinës, do të përballet me Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës.
Përkrah tij në radhët e AEK-ut ai ka emra shumë të njohur të futbollit në Itali si ish-milanistin Luka Joviç, ish-interistin Zhoao Mario apo ish-juventinin Roberto Pereira. AEK-u është në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Fiorentina është në kuotën e 6 pikëve. -

Vidhnin sende me vlerë deri në 200 mijë euro/ Çmontohet grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, pranga 4 prej tyre
Policia italiane ka çmontuar një grup “skifterësh” shqiptare, duke arrestuar 4 prej tyre në Padova, ndërsa autorët po ktheheshin nga një vjedhje që kishin kryer në zonën e Pordenones.
Sipas mediave italiane, grupi i shqiptarëve akuzohet për vjedhje të mallrave e sendeve me vlerë dëmi rreth 200,000 euro. Mes materialeve të vjedhura edhe bizhuteri ari dhe ora luksoze të cilat i kishin fshehur në një apartament të marr me qira.
Një nga ta që tentoi të arratisej është një 25-vjeçar, i cili jetonte në Itali që nga viti 2018 dhe nuk ka precedentë penalë të mëparshëm. Dy të arrestuarit e tjerë janë një 35-vjeçar, i cili ka jetuar në Itali që nga viti 2005 dhe është burgosur dy herë në vitin 2012, për vjedhje, ashtu edhe në vitin 2023 për posedim të mjeteve të vjedhjes me thyerje dhe posedim të paligjshëm të armëve.
I treti është një 34-vjeçar që u arrestua në vitin 2023 dhe 2024 për të njëjtin krim. Ai ishte gjithashtu i kërkuar sepse ndaj tij ishte lëshuar një urdhër paraburgimi në lidhje me procedurat penale nga Prokuroria e Teramos, gjithashtu për vjedhje me thyerje.
Anëtari i fundit i bandës është një 36-vjeçar, i arrestuar në vitet 2011, 2013 dhe 2021 për vjedhje dhe i kërkuar sepse ka një urdhër arresti në pritje të një dënimi prej dy vitesh e gjysmë, për afërsisht dyzet incidente të ngjashme të kryera në rajonin Tri-Veneto.
Gjithashtu u sekuestruan sende të shumta me vlerë, kryesisht bizhuteri floriri, pajisje për të kryer vjedhjet dhe valutë. Të katër të ndaluarit janë në burg në Pordenone, në pritje të masave të sigurisë, hetimit dhe gjykimit. -

Çmontohet grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali/ Arrestohen 4 prej tyre, vidhnin sende me vlerë deri në 200 mijë euro
Policia italiane ka çmontuar një grup “skifterësh” shqiptare, duke arrestuar 4 prej tyre në Padova, ndërsa autorët po ktheheshin nga një vjedhje që kishin kryer në zonën e Pordenones.
Sipas mediave italiane, grupi i shqiptarëve akuzohet për vjedhje të mallrave e sendeve me vlerë dëmi rreth 200,000 euro. Mes materialeve të vjedhura edhe bizhuteri ari dhe ora luksoze të cilat i kishin fshehur në një apartament të marr me qira.
Një nga ta që tentoi të arratisej është një 25-vjeçar, i cili jetonte në Itali që nga viti 2018 dhe nuk ka precedentë penalë të mëparshëm. Dy të arrestuarit e tjerë janë një 35-vjeçar, i cili ka jetuar në Itali që nga viti 2005 dhe është burgosur dy herë në vitin 2012, për vjedhje, ashtu edhe në vitin 2023 për posedim të mjeteve të vjedhjes me thyerje dhe posedim të paligjshëm të armëve.
I treti është një 34-vjeçar që u arrestua në vitin 2023 dhe 2024 për të njëjtin krim. Ai ishte gjithashtu i kërkuar sepse ndaj tij ishte lëshuar një urdhër paraburgimi në lidhje me procedurat penale nga Prokuroria e Teramos, gjithashtu për vjedhje me thyerje.
Anëtari i fundit i bandës është një 36-vjeçar, i arrestuar në vitet 2011, 2013 dhe 2021 për vjedhje dhe i kërkuar sepse ka një urdhër arresti në pritje të një dënimi prej dy vitesh e gjysmë, për afërsisht dyzet incidente të ngjashme të kryera në rajonin Tri-Veneto.
Gjithashtu u sekuestruan sende të shumta me vlerë, kryesisht bizhuteri floriri, pajisje për të kryer vjedhjet dhe valutë. Të katër të ndaluarit janë në burg në Pordenone, në pritje të masave të sigurisë, hetimit dhe gjykimit.Top Channel
-

Gënjeshtër publike/ Bisedën me një ish-koleg italian, ministrja Sala e shet si “takim të rëndësishëm pune”
Evis Sala
TIRANË-Prej shtatorit të këtij viti, mjeka Evis Sala ka nisur punën part-time si Ministre e Shëndetësisë në kabinetin “Rama 4”. Kohën e saj fizike e ndan mes Shqipërisë dhe Italisë, ku ka ushtruar prej vitesh aktivitetin profesional. Por, duket se ajo kishte lënë shumë punë të pambaruara në Itali, kur u thirr nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar dikasterin shumë të ndjeshëm dhe në kolaps të Shëndetësisë.
Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, u raportua se Evis Sala u shkëput për rreth 2 javë nga Ministria e Shëndetësisë, ndoshta për të realizuar dorëzimet e punës në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë “A. Gemelli”, në Romë.
Ky afat, mesa duket, nuk i ka mjaftuar. Ndaj, Evis Sala “sajon” takime në Itali, të cilat i transmeton si bashkëpunime me autoritetet e huaja për përmirësimin e gjendjes së Shëndetësisë në Shqipëri.
Takimet “e sajuara” e shndërrojnë në një personazh butaforik, siç ka ndodhur edhe së fundmi. Pak ditë më parë, e konkretisht në 24 nëntor 2025, ministrja Sala publikoi në profilin zyrtar në rrjete sociale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
“Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria ku u diskutuan përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë: Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik; Ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve; Standardizimin e protokolleve të trajtimit; Zgjerimin e aksesit në trajtimet klinike inovative”.POSTIMI
Postimi shoqërohet edhe me foton përkatëse. Iniciativa, natyrisht, është e mirëpritur, pavarësisht se pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale kanë nevojë për mbështetje financiare dhe sigurimin e medikamenteve, të cilat mungojnë prej shumë kohësh.
Por, “takimi” i Evis Salës me profesor Ruggeron duket se nuk ka aspak lidhje me ato që prezanton ministrja e Shëndetësisë. Ai “takim” duket se është i sajuar, për të justifikuar udhëtimin e radhës të Salës në Itali. Ky “takim” duket se është më shumë një bisedë mes miqsh, mes kolegësh. Përse këto dyshime?Evis Sala dhe profesor Ruggero De Maria janë pedagogë kolegë në të njëjtin Universitet. “Boldnews.al” ka konsultuar “Guidën për Studentët” (Student Guidebook) të Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë “A.Gemelli” në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë, ku konstaton se ata të dy janë pedagogë aty.
Pra, duket qartë që mes të dyve ka një njohje të hershme. Natyrisht, nuk është aspak keq që një ministre shqiptare të shfrytëzojë njohjet personale për të kontribuuar në rritjen e mirëqenies së sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Por, më shumë se një “takim pune”, fotoja e Evis Salës me profesorin Ruggero, e cila duhet thënë se nuk ka asnjë lidhje me zyrtaritetin, duket se është përdorur si justifikim për vizitën e radhës të Ministres së Shëndetësisë për “punët e veta të pambyllura”, në Itali.
Megjithatë, koha do ta tregojë nëse do të sjellë ndonjë produkt cilësor ky takim i Ministres Evis Sala./Boldnewswhatsapp image 2025 11 26 at 124749 pm 640×744
whatsapp image 2025 11 26 at 124749 pm 1 640×809
whatsapp image 2025 11 26 at 124749 pm 2 640×705
-

Ekskluzive/ Ndarja parakohe nga jeta e Shpat Kasapit, flet vëllai i tij: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…
Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, ishte tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun.
Kasapi ndodhej në Itali së bashku me të shoqen dhe djalin e tyre 4-vjeçar, për një kontroll mjekësor për të birin, kur në orët e vona të së martës është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë.
Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Ana Kurti, vëllai i tij, Albini, u shpreh se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por nuk ka mundur që të mbijetojë. Ai tha se deri tani dyshohet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një arrest kardiak.
Në gjendje të rënduar dhe të shokuar nga lajmi, ai tha se po shpresonin që ky lajm që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.
I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, vëllai i tij tha se ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze.
Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve.Artisti Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Ndër vite ai është njohur dhe është pëlqyer për këngët pop folk. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë, fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.
Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezantimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.
Menjëherë pas këtyre ai fitoi çmime të tjera në disa nga festivalet në Shqipëri, mes tyre dhe çmimi si interpretuesi më i mirë ne “Top Fest 1”.
Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të sukseshme dhe mjaft të dëgjuara, si “Tash po Kthehesh”, “Medikament”, “Axhamiu” (2003), “Do të vijë një ditë” (2004), “Pa ty s’jetoj” (2005), “Kush të ndau prej meje” (2006), “S’e pranon” (2007), “Medikament” (2010).
Artisti do t’i mungojë familjes, miqve e të afërmve, skenës shqiptare dhe publikut.Top Channel
-

Pjesë e ‘Ndraghetës’-Marjus Aliu i përfshirë në vrasje, Artur Hoxhosmani trafikonte drogë me Plaurent Dervishajn e Alibejn
Marjus Aliu dhe Artur Hoxhosmani
ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni në Itali që çoi në goditjen e një grupi që trafikoi 27 mln euro kokainë nga Amerika e Jugut. Deri tani janë arrestuar 28 persona, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe 3 në arrest shtëpie, mes tyre edhe shqiptarë. Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës.
Por kush janë shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale, pjesë e Ndrangheta?
Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Fation Aliu, Elvis Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. Ky i fundit ndodhet i arrestuar në Shqipëri, në kuadër të një operacioni të SPAK në korrik të këtij viti, pas zbërthimit të aplikacionit SkyECC. Hoxhosmani rezulton pjesë e një grupi, i cili dyshohet se ka trafikuar 6 ton kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro. Ai u arrestua në Palasë, ku ishin bashkë me ish-pronarin e ‘Cincos’, Ermir Ndreaj dhe vëllain e tij Klevis Hoxhosmani në një skaf. Ndërkohë, për këtë operacion Dervishajt dhe Alibejt iu komunikua masa e arrestit në qeli, pasi janë në burg edhe për dosjen e Plumbit të Artë. Emri i tij është përmendur edhe në trafikun e drogës në Angli.Marjus Aliu është po ashtu një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Aliu ishte në qendër të hetimeve për të shtënat me armë që shkaktuan vdekjen e kalimtarit të rastësishëm, Ramazan Hasalliu, 55 vjeç më 4 korrik 2019. Në përplasje u përfshinë vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka së bashku me Rustem dhe Elton Dedej, gjithashtu vëllezër me njëri-tjetrin, të cilët ndodheshin në lokalin e tyre (të Dedejve) për t’u sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu. Sherri i dhunshëm, që degjeneroi me përdorimin e armës, dyshohet se erdhi për shkak të konflikteve për zonën e influencës për shpërndarjen e drogës.
Në shkëmbimin e zjarrit, përveç Marjus Alit dhe Eraldo Hykës, u përfshinë edhe disa të tjerë, duke sjellë plagosjen e shtatë personave dhe vdekjen e një të pafajshmi. Marjus Aliu u arrestua nga policia dhe u la në burg së bashku me Ardian Dedej, Eraldo Hyka dhe Qazim Merkaj, ndërsa një tjetër i përfshirë, Agron Kollçaku, u vendos nën arrest shtëpie për moskallëzim krimi. Sot Aliu rezulton mes personave që autoritetet italiane kanë vendosur masën “arrest në burg” në kuadër të një operacioni të gjerë anti drogë.
Aksioni anti-drogë në Itali
Hetimi zbuloi një rrjet trafiku ndërkombëtar të drogës me qendra në Kalabri, Lombardi dhe Kampani, që importonte sasi të mëdha narkotikësh nga Amerika e Jugut. Duke përdorur sisteme të sofistikuara mesazhesh të koduara në Sky ECC dhe kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës shqiptarë dhe furnizues kokaine nga Amerika e Jugut, rrjeti transportoi lëndë narkotike me vlerë rreth 27 milionë euro gjatë një periudhe prej afërsisht dy vitesh.
Rrjeti vepronte nga Lombardia dhe kishte degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Kolumbi dhe Brazil. Hetuesit kanë dokumentuar importimin e më shumë se 3,5 tonëve kokainë, prej të cilave mbi 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë saj. Droga futej në kontejnerë të ligjshëm përmes metodës së “mashtrimit”.
Operacioni, i cili përfshin gjithsej 41 persona nën hetim, ka lejuar rindërtimin e disa importeve të kokainës që, pa ndërprerje, u transportuan me det nga Kolumbia dhe Brazili në portet e Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre duke përdorur të ashtuquajturën teknikë “grabitjeje” (gacho ciego), ku trafikantët e drogës e fusin drogën në kontejnerë të përdorur për transport të ligjshëm tregtar me det./ZËRI -

‘Pësoi arrest kardiak në Itali…’/ Familjarët konfirmojnë ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi
Familjarët e këngëtarit Shpat Kasapi kanë konfirmuar lajmin për ndarjen e tij nga jeta.
Ata kanë reaguar përmes një shkrimi gjatë emisionit të mëngjesit në kanalin ‘ALSAT‑M’.
Sipas familjarëve, Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali, si pasojë e një sulmi kardiak.
Shpat Kasapi njihej si një prej zërave më të dashur dhe më të njohur, me të cilin janë rritur breza të tërë.