Policia e Komos në Itali arrestoi një 18-vjeçar shqiptar që akuzohet si pjesë e një rrjeti të kokainës në vendin fqinj. Aksioni u krye ditën e djeshme, në një motel “B&B” në Albavilla. Oficerët kishin informacione për aktivitetin e dyshimtë, teksa zbuluan se adoleshenti kishte hyrë në vend para një muaji për turizëm.
Por shqiptari kishte organizuar dhe menaxhuar në mënyrë të pavarur shitjen e drogës te një klientelë shumë e përzgjedhur dhe vetëm në vende të caktuara në qytetin e Komos.
Pasi e mbajtën nën vëzhgim, ata konstatuan se 18-vjeçari shiste te njerëz të një “kategorie” specifike dhe kishte zona të caktuara biznesi si në Cernobbio, Carate Urio dhe qendra historike e Komos.
Pas kontrollit të menjëhershëm të makinës, policia gjeti 25 doza kokaine të fshehura në ndarjen e dorezave dhe 175 euro në para të gatshme.
Kontrolli i mëvonshëm i dhomës në “B&B” ku po qëndronte, zbuloi 51 gramë të tjera kokainë, të fshehur me kujdes në vende të ndryshme midis mobiljeve, së bashku me një peshore elektronike, materiale për paketimin e drogës dhe 3500 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.
I riu nuk kishte precedentë dhe vetëm më 19 nëntor kishte hyrë nga aeroporti i Milanos vetëm me pasaportë në dorë. Shqiptari u mbyll në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë, informon media italiane.
Shefi i Policisë së Komos, Marco Calì, tha se oficerët po veprojnë çdo ditë me kontrolle dhe mbikëqyrje, pasi me rastin e festave të fundvitit, biznesi ilegal i drogës vjen në rritje.
Tag: itali
-

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë
-

Selvije Jao rikthen foton me Shpat Kasapin, mesazhi prekës: Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës!
Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit ka rikthyer në profilin e saj një foto të vjetër me këngëtarin e ndjerë, një imazh që më herët e kishte fshirë në kohën kur marrëdhënia e tyre ndodhej në krizë.
Në foto shfaqen çifti së bashku bashku me djalin e tyre, Roelin, në ditëlindjen e tij të dytë, 20 Janar 2024.Lexo edhe :Related Posts
Përveç rikthimit të imazhit, Selvije Jao ka ndryshuar edhe mbishkrimin shoqërues, duke ndarë një mesazh prekës për të birin pas humbjes së këngëtarit.“P.S. 05.12.2025 Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë, inshallah”, ka shkruar ajo.
Në ditën e ndarjes papritur nga jeta të artistit, Selvije Jao zbuloi se këngëtari kishte vdekur në krahët e saj, gjatë një udhëtimi në Itali.
Reagimi i Selvije Jao:
“Ndërrove jetë në krahët e mi o jetë…Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Aa jemi lodhur, sa jemi stresuar…dhe askush nuk e di,” shkruan ajo. “Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’…nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat…Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty. Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Më thoje gjithmonë se do të më doje derisa vdekja të na ndante…por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne.”
Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor pas një arresti kardiak.
/vizionplus.tv -

Rrëzohet helikopteri në Itali, një i vdekur dhe tre të plagosur
Një aksident ajror ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Le Prese në Komunën e Lanzadës në Itali. Ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, kur mjeti ajror humbi kontrollin dhe u përplas në tokë.
Si pasojë e aksidentit, një person humbi jetën. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sondrios, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Tre pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.Mes të mbijetuarve është edhe piloti 60-vjeçar Maurizio Folini, i njohur për operacionet e tij të shpëtimit në Everest. Folini ka pësuar një dëmtim në dorë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, një grua 27-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e rrëzimit të helikopterit. -

Dhunoi për vdekje gruan në Itali, autoritetet publikojnë foton e shqiptarit
Autoritetet italiane kanë publikuar foton e shqiptarit Nazif Muslija, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Sadjide Muslija.
49-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut u gjet e pajetë në banesën e saj në provincën e Ankonës, Itali.Lexo edhe :Related Posts
Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti. Alarmi u dha nga punëdhënësi i Sadjije Muslijas, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë. Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune.50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi tjetër të rëndë dhune.
Ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti./vizionplus.tv -

Ngjarje tragjike në Itali, gruaja shqiptare gjendet e vdekur në banesë. Dyshime se u rrah për vdekje nga…
Gjendet e vdekur në banesë një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Viktima jetonte në një banesë në provincën e Ankonës në Itali, ku dyshohet se ajo është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është në kërkim.
Sipas informacioneve paraprake autori i dyshuar nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm.
Viktima quhej Sadjide Muslija dhe gjatë vitit të fundit kishte raportuar disa herë për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia.
Alarmimi u bë nga punëdhënësi i gruas, pasi ajo nuk ishte paraqitur sot në punë. Më pas, forcat e karabinierisë ndërhynë në banesën e saj, ku e gjetën të shtrirë në shtrat, e vdekur dhe me shenja të dukshme dhune brutale.
Burri, i cili tani po kërkohet nga autoritetet me akuzën e feminicidit, ishte arrestuar edhe në prill të këtij viti pas një tjetër episodi dhune ndaj gruas.
Në atë rast, duke e akuzuar për një tradhti të supozuar, ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Ajo kishte rrëfyer se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.
Pas vetëm tre muajsh, në korrik, Nazif Muslija pranoi një marrëveshje dënimi dhe, pas lirimit të tij, çifti ishte kthyer të jetonte sërish bashkë. -

E rëndë! Shqiptarja në Itali gjendet e pajetë në banesë, u dhunua për vdekje nga bashkëshorti
PAMJE NGA VENDNGJARJA
ITALI-Një krim në familje është raportuar nga Iralia, ku shqiptarja Sadjide Muslija, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, u gjet e pajetë në banesën e saj në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Roberto të provincës së Ankonës. Gruaja dyshohet se është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj.
Mediat fqinje raportojnë se në trupin e saj u konstatuan shenja të shumta dhune, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të bashkëshortit, Nazif Muslija, 50 vjeç. Policia u njoftua nga punëdhënësi i saj, pasi gruaja nuk ishte paraqitur në punë.
Çifti ndodhej në proces divorci, por mediat raportojnë se burri ishte rikthyer të jetonte me të, pavarësisht ndarjes. Ai kishte precedentë të mëparshëm për dhunë në familje, si dhe disa denoncime të bëra nga 49-vjeçarja. Në prill të këtij viti, ai ishte arrestuar për dhunë fizike ndaj saj.
Në atë rast, bashkëshorti i saj kishte thyer derën e dhomës së gjumit me një sëpatë dhe ajo ishte strehuar në shtëpinë e fqinjëve. Ai ia kishte thyer telefonin celular dhe kishte bërtitur: “Do të të vras sonte”, duke e akuzuar se dyshohet se e ka tradhtuar.
Gruaja kishte raportuar se prej dy vitesh ishte nën dhunën e vazhdueshme të bashkëshortit./ZËRI -

E rëndë në Itali! 50-vjeçarja shqiptare gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet se u vra nga bashkëshorti (Emrat)
Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në provincën e Ankonës, Itali.
Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti, i cili aktualisht është në kërkim nga autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm.
Viktima është identifikuar si Sadjide Muslija. Gjatë vitit të fundit ajo kishte raportuar disa herë raste dhune nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, po ashtu me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Alarmi u dha nga punëdhënësi i saj, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë. Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune.
50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi tjetër të rëndë dhune.Në atë rast, duke e akuzuar për një tradhti të supozuar, ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.
-

Prekëse/ “Igli Tare foli direkt në Itali që të na sillnin trupin”, flet vëllai i Shpat Kasapit
Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar për Sportmania se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut. Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali.
Shpati ndërroi jetë në Bergamo natën kur kishte mbërritur në Itali, ndërsa më pas trupi i tij u transferua në një spital të Milanos për analiza, obduksion dhe procedura të tjera ligjore, të cilat zakonisht marrin shumë kohë. Në rrethana normale, kthimi i trupit do të zgjaste ndjeshëm më gjatë, por falë ndërhyrjes së Igli Tares, procesi u përmbyll brenda vetëm katër ditëve, duke mundësuar që i ndjeri të prehej në Tetovë të dielën e 30 nëntorit.?Vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, shprehu mirënjohjen e familjes përmes një deklarate për Sportmania:
“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombasin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje,” tha Albin Kasapi për Sportmania.
Familja ka thënë se ndihma e Igli Tares ka qenë vendimtare në këto ditë të vështira, duke lehtësuar një pjesë të barrës emocionale dhe procedurale që përjetuan pas humbjes së madhe. Shpat Kasapi ndërroi jetë mbrëmjen e të martës (25 nëntor) pas një arresti kardiak në Bergamo të Italisë. -

Vrasja e Mondi Mëhallës, njëri nga autorët i dënuar për prostitucion në Itali, në qershor iu sekuestruan 14 pasuri
Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga policia si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për autoritetet.
32 vjeçari ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroriae Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij.
Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Gjatë hetimeve është provoar se ai ka kryer veprimtari kriminale në territorin italian. -

Mashtrimi në Tik-Tok, mbledh 200 mijë dollarë për diagnozë të rremë ikën në Itali
Rreth 200 mijë dollarë të mbledhura në Tik-Tok dhe GoFundMe, me qëllim kurimin e Florjana Islamit, dyshohet se nuk janë përdorur për këtë qëllim. Denoncimin e bën Entela Domi, e cila pasi kontribuoi vetë dhe ndoqi nga afër rastin zbuloi, se fondet nuk përputheshin me realitetin mjekësor.
Pasi kërkoi shpjegim, ajo vetë u përball me sharje, ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale. Sipas Entelës, në mars 2025 u hap një GoFund për Florjanën, e shtruar në spital në Tiranë, pasi ajo vuante nga fibroza cistike dhe kishte nevojë urgjente për transplant mushkërie në Itali.
Ajo thotë, se 154 mijë dollarë u mblodhën përmes bankës dhe iu transferuan llogarisë së Florjanës, ndërsa 46 mijë dollarë të tjera u mblodhën nga të afërm dhe biznese. Në 8 prill, Florjana udhëtoi vetë drejt Italisë dhe u paraqit në urgjencë, ku u pranua për probleme me oksigjenimin.
“Unë jam Entela Domi, që po sulmohem prej 2 muajsh në rrjetin social Tik-Tok, pas një mashtrimi, që unë kam zbuluar, përsa i përket fondeve, që bëhen, lekët, që mblidhen për të sëmurët në rrjetin social Tik-Tok. Në mars të 2025 është hapur një “Go Fund” për një gocë nga Saranda, që quhet Florjana Islamaj. Kam bërë një kontribut modest te ky rast, sepse më ka prek shumë, goca ishte në spital, jep e s’merr, sipas personave, që po mblidhnin këto lekë. Janë mbledh 200 mijë $, ku 154 mijë $ janë mbledh me Bankë, janë transferua te llogaria e gocës dhe 46 mijë $ janë mbledh nga persona të afërt, nga bizneset. Goca ishte në Tiranë e shtruar në atë kohë për Fibrozë Çistike edhe këto lekë u donin me patjetër, që sipas tyre, kishin fol në Itali dhe kishte nevojë urgjente për një transplant mushkërie”, denoncon Entela Domi.
Entela, e cila komunikonte çdo ditë me mjekët si përkthyese, thotë se zbuloi që Florjana nuk vuante nga fibroza cistike dhe nuk ishte në listë transplantesh. Diagnoza e saj lidhej me probleme kronike të rrugëve të frymëmarrjes, të lidhura me mungesën e qimeve në hundë, një problem i lindur.
“Çuditërisht goca ka ardhur në Itali, me biletë avioni me 8 prill, ku është prezantua vetë në urgjencë, normalisht Italia nuk të refuzon. Kjo ka pas probleme me frymëmarrjen në atë kohë dhe kishte nevojë për oksigjen. Duke qenë se oksigjeni ishte i ulët, urgjenca e ka pranuar. Kam fol me mjekët, bëja përkthyesen dhe ditë për ditë zbuloja këto gjërat, që unë sot kam arrit, që është një rast mashtrimi 100%. Më vinin dhe letrat e spitalit, analizat, diagnoza më ka ardhur, që goca në fjalë nuk e kishte fibrozën cistike, nuk ishte as në listën e transplantit, nuk ishte diskutua.
Thjesht kishte një problem me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e qimeve në hundë dhe shumë e thjeshtë, që kjo të marrë infeksion në rrugët e frymëmarrjes, që e ka kronike, që nga lindja. Është ndjekur nga një spital shumë i specializuar në Milano, që është për pjesën e mushkërive. Ka pas psikologen, ka pas asistencën sociale, që nuk kishte nevojë për asnjë lloj gjëje, as për shpi, ka qenë e mbuluar 100%.
Goca është pajisur mbrapa me leje qëndrimi për kurim. Goca e refuzoi këtë pjesën e asistencës sociale. Di, që ka marrë një shtëpi me qira, sepse qëllimi ishte, që këto lekë të përdoren për gjërat personale dhe të transferohej në Itali”, shtoi denoncuesja.
Emisioni “Stop” u përpoq të marrim një qëndrim nga vetë Florjana Islamaj, por ishte e pamundur. Motra dhe vëllai i saj shmangën përgjigjet dhe refuzuan të japin sqarime.
“Stop” ka siguruar edhe dokumentacion zyrtar nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali në Itali, ku në të dyja rastet diagnoza e Florjanës rezulton të jetë problem kronik i rrugëve të frymëmarrjes, që kërkon trajtim afatgjatë, që është i mundur edhe në Shqipëri.