Tag: itali

  • Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para

    Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para

    Një tentativë spektakolare grabitjeje ndodhi në Itali ku një grup i armatosur sulmoi dy furgonë të blinduar që transportonin para, duke shkaktuar panik dhe bllokim të plotë të trafikut.

    Grabitësit, të pajisur me armë gjysmëautomatike dhe eksplozivë, tentuan të ndalonin automjetet duke hedhur në asfalt gozhda metalike me tre maja dhe duke qëlluar drejt një kamioni cisterne të parkuar anash, i cili duhej të bllokonte rrugën. Plani i tyre, megjithatë, dështoi. Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve të sigurisë dhe ndërhyrjes së shpejtë të policisë, autorët u detyruan të largoheshin duarbosh.
    Sipas dëshmitarëve, gjatë sulmit u dëgjuan të shtëna dhe një shpërthim, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhjetëra gozhda metalike, prova e qartë e një operacioni të planifikuar me kujdes. Pas arratisjes, grabitësit u larguan në këmbë përmes fushave dhe më vonë i vunë flakën një automjeti në zonën e Porto Potenza Picena, që dyshohet se ishte përdorur gjatë tentativës.
    Menjëherë pas ngjarjes, Shtabi i Policisë së Maceratës aktivizoi planin kundër grabitjeve, ku u ngritën postblloqe në pika strategjike dhe oficerët e policisë shkencore nisën ekspertizën në vendin e ngjarjes. Hetuesit po analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë përgjatë autostradës për të identifikuar autorët, të cilët dyshohet se mund të jenë të përfshirë edhe në grabitje të tjera të ngjashme në Italinë qendrore.
    Për shkak të incidentit, segmenti rrugor midis Loreto–Porto Recanati dhe Civitanova Marche u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar radhë deri në tetë kilometra në drejtim të Peskara-s dhe rreth dy kilometra drejt Ankonës. Trafiku mbeti i paralizuar për disa orë, ndërsa hetimet për identifikimin e grabitësve vijojnë intensivisht.

    Top Channel

  • Në Itali të bindur, Juventus shkarkon Igor Tudor, pritet vetëm konfirmimi zyrtar – Balkanweb.com – News24

    Në Itali të bindur, Juventus shkarkon Igor Tudor, pritet vetëm konfirmimi zyrtar – Balkanweb.com – News24

    Në Itali, janë të bindur: “Igor Tudor nuk është më trajner i Juventus”. Pret vetëm njoftimi zyrtar, por mediat në Itali e bëjnë të sigurt shkarkimin e teknikut kroat. Përcaktues në këtë vendim të fortë është ecuria shumë e dobët e “Zonjës së Vjetër” këtë periudhë, përballë Lazio-s pësuan humbjen e tretë radhazi, ndërsa kanë tetë ndeshje që nuk fitojnë.
    Për momentin, deri në gjetjen e një trajneri të ri, drejtimin e Juves për takimin kundër Udieneses do ta marrë Massimo Brambilla, trajneri i Next Gen, një zgjedhje kjo brenda shtëpisë për t’i dhënë më shumë kohë drejtueseve të klubit për të gjetur profilin e duhur.

    Emri i parë në listën e dëshirave është Luciano Spalletti, ky nuk është një sekret, por ideja që ish trajneri i Italisë të pasojë Tudor në Torino po përforcohet gjithnjë e më shumë. Një tjetër ish trajner i Italisë që po lakohet këtë periudhë është edhe Robero Mancini. Ndërkohë jashtë Italisë, këtë periudhë po lakohen emra si Edin Terzic, Xavi dhe Southgate.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 10-vjeçari gjen vëllanë të pajetë në dhomën e gjumit

    Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 10-vjeçari gjen vëllanë të pajetë në dhomën e gjumit

    FLAVIO SARACI

    ITALI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, pas gjetjes pa jetë në shtëpi të djalit të tyre 19 vjeç.
    Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Flavio Saraçi. Trupi i pajetë u zbulua nga vëllai i tij 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte. Raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.
    Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
    Kryetari i bashkisë së Serravalle, aty ku familja shqiptare jetonte, ka shprehur keqardhje dhe i ka ngushëlluar ata për humbjen parakohe të djalit të tyre.
    “Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti ynë vendosi t’i dërgojë të rinjtë tanë në parajsë, duke e ditur se po lënë pas prindërit, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i duan me dhimbjen më të thellë. Pyes veten pse jetë të reja, me një jetë plot ëndrra, shpresa dhe dashuri përpara tyre, po shkatërrohen në një moshë kaq të re. Bashkohem me hidhërimin e prindërve”, u shpreh ai.

  • E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai (EMRI)

    E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai (EMRI)

    Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Itali. Një 19-vjeçar shqiptar, Flavio Saraçi, është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.
    Tragjedia ka ndodhur të premten, më 24 tetor, në provincën e Pistoias. Sipas mediave italiane, i riu është gjetur pa shenja jete në dhomën e gjumit nga vëllai i tij më i vogël, i cili pasi hyri për ta kontrolluar, e gjeti të rrëzuar.
    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të urgjencës, i riu ndërroi jetë. Mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

    Flavio ishte një djalë i njohur në zonë për fizikun e tij atletik dhe pasionin për sportin. Ai nuk kishte pasur më parë probleme shëndetësore, ndaj vdekja e tij e papritur ka mbetur e pashpjegueshme për mjekët dhe autoritetet.
    Flavio Saraçi ishte diplomuar vitin e kaluar në Institutin “Filippo Pacini” të Pistoias, në degën e shkencave të aplikuara. Miqtë dhe mësuesit e kujtojnë si një djalë të sjellshëm, të qetë dhe të rezervuar.
    Trupi i tij ndodhet në spitalin San Jacopo, ku pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes.

  • Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin në dhomën e gjumit

    Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin në dhomën e gjumit

    Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje shqiptare në Itali, pas gjetjes pa jetë në shtëpi të djalit të tyre 19 vjeç.
    Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Flavio Saraçi. Trupi i pajetë u zbulua nga vëllai i tij 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte. Raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.
    Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
    Kryetari i bashkisë së Serravalle, aty ku familja shqiptare jetonte, ka shprehur keqardhje dhe i ka ngushëlluar ata për humbjen parakohe të djalit të tyre.
    “Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti ynë vendosi t’i dërgojë të rinjtë tanë në parajsë, duke e ditur se po lënë pas prindërit, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i duan me dhimbjen më të thellë. Pyes veten pse jetë të reja, me një jetë plot ëndrra, shpresa dhe dashuri përpara tyre, po shkatërrohen në një moshë kaq të re. Bashkohem me hidhërimin e prindërve”, u shpreh ai.

  • EMRI/ Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin në dhomën e gjumit

    EMRI/ Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin në dhomën e gjumit

    Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje shqiptare në Itali, pas gjetjes pa jetë në shtëpi të djalit të tyre 19 vjeç.

    Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Flavio Saraçi. Trupi i pajetë u zbulua nga vëllai i tij 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte. Raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.
    Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
    Kryetari i bashkisë së Serravalle, aty ku familja shqiptare jetonte, ka shprehur keqardhje dhe i ka ngushëlluar ata për humbjen parakohe të djalit të tyre.
    “Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti ynë vendosi t’i dërgojë të rinjtë tanë në parajsë, duke e ditur se po lënë pas prindërit, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i duan me dhimbjen më të thellë. Pyes veten pse jetë të reja, me një jetë plot ëndrra, shpresa dhe dashuri përpara tyre, po shkatërrohen në një moshë kaq të re. Bashkohem me hidhërimin e prindërve”, u shpreh ai.
     

    Top Channel

  • Përvjetori i shkollës ‘Adem Hamëz Jashari’ në Perugia/ Kreu PD Itali, organizon ceremoni me komunitetin shqiptar

    Përvjetori i shkollës ‘Adem Hamëz Jashari’ në Perugia/ Kreu PD Itali, organizon ceremoni me komunitetin shqiptar

    Një takim me komunitetin Shqiptar, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në përvjetorin e Shkollës Shqipe Adem Hamëz Jashari në Perugia Itali është organizuar nga Bardhok Doda kryetar i PD Itali dhe koordinator ne Forza Italia. Ai ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë takim.

    Të pranishëm ishin Ambasadorja e Kosovës Shkëlqesia e sajë Zonja Nita Shala. E nderuara Rosaria Tassinari, kreu i grupit Forza Italia në Komitetin e Kulturës, Shkencës dhe Arsimit gjithashtu kryetare e Forza Italia për rajonin e Emilia Romagna.

  • Arrestohen në Itali dy shqiptarë, rrëmbyen dhe grabitën një çift italian duke i marrë 64 mijë euro

    Arrestohen në Itali dy shqiptarë, rrëmbyen dhe grabitën një çift italian duke i marrë 64 mijë euro

    Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Dy vite më parë dy shqiptarët e arrestuar, kishin rrëmbyer një çift italian dhe u kishin grabitur një shumë prej 64 mijë eurosh.

    Mediat italiane shkruajnë se ata kishin kërcënuar me armë çiftin italian, me qëllim që t’u vidhnin paratë dhe bizhuteritë e arit, me një vlerë totale prej afërsisht 64 mijë eurosh. Dy të arrestuarit ndodhen në ambientet e paraburgimit, ndërsa pritet të dalin para drejtësisë.

    “Kjo masë paraprake është kulmi i një përpjekjeje komplekse hetimore të koordinuar nga kjo Prokurori dhe të kryer nga Departamenti i Karabinierëve nga nëntori 2023 deri në qershor 2025. Kjo përpjekje, duke përfshirë hetimet teknike dhe mbledhjen e deklaratave të viktimave, ka lejuar identifikimin e personave përgjegjës për një rrëmbim me qëllim grabitjeje të kryer më 28 nëntor 2023, në Macerata, Campania, brenda shtëpisë së një çifti italian”, thanë autoritetet italiane.

  • ITALI/ Fshehu 15 kg kanabis në dollap, arrestohet 52-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

    ITALI/ Fshehu 15 kg kanabis në dollap, arrestohet 52-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij

    Droga e gjetur në shtëpinë e 52- vjeçarit shqiptar

    ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar së bashku me një 22-vjeçar rumun, pas gjetjes së 15 kilogramëve hashash në banesën e tij në zonën e Villaggio Gescal të San Giusto, në Italinë veriore.
    Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrolleve u gjetën 18 pako hashashi brenda dy kutive të këpucëve të ruajtura në dollap. Ndërsa 20 pako të tjera, disa me imazhin e futbollistit Ronaldo, u gjetën në dhomën e gjumit, dhe një dozë hashashi ishte vendosur në një vazo në kuzhinë.
    Sipas prokurorit, shqiptari i ndaluar më parë për në trafik droge ishte nën masën e lirisë me kusht duket se rifilloi aktivitetin e tij kriminal gjatë ditës. Pas ndjekjes së tij, policia gjeti dy të arrestuarit e kapur dy ditë më parë në shtëpinë ku ishte fshehur droga. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha detajet e aktivitetit kriminal./ZËRI

  • Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

    Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e Pratos në Itali, pasi ju gjendën në apartament 15 kg hashash.
    Sipas burimeve, ndaj 52-vjeçarit kishte një masë paraprake që të qëndronte vetëm gjatë natës në burg, për arsye se ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me synim trafikimin e lëndëve narkotike.
    Autoritetet lokale po hetojnë këtë rast deri në një vendim final ndaj të arrestuarit.