Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Viktima është Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës. Allushaj u godit nga rryma elektrike, ndërsa po punonte në punime ndërtimi.
Mediat italiane shkruajnë se ai po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos, për ndërtimin e një muri me gurë. Për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori shqiptar u godit nga një goditje e fortë elektrike.
Bluzat e bardha tentuan ta shpëtonin, por si pasojë e goditjes së fortë elektrike ai humbi jetën. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.
Tag: itali
-

Tragjike në Itali/ Shqiptari vdes në vendin e punës, u godit nga… (Emri)
-

Video/ Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali
Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit Flavio Saraçi, 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në banesën e tij në Itali, ende në rrethana të paqarta.
Ceremonia mortore është zhvilluar në Itali, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh bashkë me familjen e tij jetonin në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese.
Trupi i tij i pajetë u zbulua nga vëllai 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte ndërsa raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.
Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.Top Channel
-

Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali
Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit Flavio Saraçi, 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në banesën e tij në Itali, ende në rrethana të paqarta.
Ceremonia mortore është zhvilluar në Itali, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh bashkë me familjen e tij jetonin në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese.
Trupi i tij i pajetë u zbulua nga vëllai 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte ndërsa raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.
Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
-

Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali (VIDEO)
Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit Flavio Saraçi, 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në banesën e tij në Itali, ende në rrethana të paqarta.
Ceremonia mortore është zhvilluar në Itali, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh bashkë me familjen e tij jetonin në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese.
Trupi i tij i pajetë u zbulua nga vëllai 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte ndërsa raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.
Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore. -

Tragjedi në Itali: Punëtori shqiptar humb jetën pasi u godit nga rryma elektrike në vendin e punës
Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 15:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në provincën e Leçes, në Itali, ku një punëtor shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë orarit të punës.
Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili u godit fatalisht nga rryma elektrike ndërsa punonte me një mikser çimentoje në një kantier ndërtimi në zonën Via Vecchia Frigole. Sipas hetimeve paraprake, krahu i makinerisë ka prekur linjat e tensionit të lartë, duke shkaktuar menjëherë goditjen elektrike që i mori jetën.Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku Allushaj njihej si një punëtor me përvojë në ndërtim. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Policia italiane dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në kantier dhe nëse ka pasur mungesë mbikëqyrjeje teknike. Autoritetet po punojnë gjithashtu për të kontaktuar familjarët e viktimës në Shqipëri.
-

Arrestohet një 24-vjeçar shqiptar në Itali, i përfshirë në trafikun e drogës
Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, si pjesë e një rrjeti shpërndarjeje të drogës dhe trafikut të saj. Aksioni është kryer në Vairano Patenora, në Via Panoramica, nga efektivët e Stacionit Vairano Scalo në Caserta të Napolit. Shqiptari nuk kishte një vendbanim fiks, por kishte hyrë ligjërisht në Itali si turist.
Oficerët e kapën të riun në momentin që i shiti një dozë prej 0.44 gramësh kokainë një 47-vjeçari vendas, në këmbim të 40 eurove.
Pas një kontrolli personal, 24-vjeçarit iu gjet në posedim edhe 4 doza të tjera kokaine (me një peshë totale prej 1.77 gramësh), 2 doza 0.81 gramëshe, 2 doza hashashi me peshë 10.53 gramë në total, si dhe shumën prej 635 eurosh në para të gatshme, e një telefon inteligjent, informon media italiane.
Policia po verifikon mesazhet dhe kontaktet e shqiptarit në telefonin e sekuestruar, pasi dyshohet se ai është pjesë e një organizate më të madhe trafiku. Blerësi 47-vjeçar u raportua në Prefekturë për përdorim personal të lëndëve narkotike, ndërsa i arrestuari u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. -

Deputetët e opozitës italiane vizitojnë qendrat për emigrantët në Shqipëri: Projekt i dështuar
Eleonora Stamilli, La Stampa
Një vit pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrave për migrantë, opozita italiane ka zhvilluar një vizitë inspektuese në terren, duke e cilësuar projektin si “surreal”, “të dështuar” dhe “tejet të kushtueshëm”.
Sekretari i partisë +Europa, Riccardo Magi, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, Matteo Orfini dhe Rachele Scarpa, vizituan të dy qendrat, në Gjadër dh Shëngjin.
Aktualisht, vetëm një pjesë e qendrës së Gjadrit është funksionale, ajo për riatdhesimet, ku ndodhen vetëm 25 persona, të transferuar ditët e fundit nga qendrat e qëndrimit në Itali (Torino dhe Macomer). Ndërkohë, qendra në Shëngjin mbetet e mbyllur.
“Është një projekt pa kuptim, që na ka kushtuar pothuajse një milion euro për çdo migrant”, deklaroi Magi. Ai tregoi se ndër të ndaluarit kishte njerëz që kishin jetuar në Itali për vite me radhë, por pas humbjes së punës kishin përfunduar në qendrat e emigrantëve dhe tani ndodhen në Shqipëri “pa asnjë arsye të qartë”.
Gjatë vizitës, deputetët raportuan 95 raste të vetëlëndimeve që nga fillimi i marrëveshjes, 20 vetëm nga korriku e këtej.
Një migrant tha se kishte gëlltitur dy tehe brisku, në shenjë proteste, ndërsa një tjetër kishte tentuar vetëvrasje. Përveç kësaj, migrantët denoncuan përdorimin e tepruar të psikofarmakëve, si Rivotril dhe Tavor.
“Vuajtja këtu është e jashtëzakonshme”, shtoi Magi. “Nuk më vjen keq që qendra është pothuajse bosh, ka më shumë policë se sa të ndaluar. Edhe ato pak riatdhesime mund të ishin bërë direkt nga Italia”.
Deputetja demokrate Rachele Scarpa e quajti projektin “një monument të shpërdorimit, propagandës dhe çnjerëzores”.
Ajo theksoi se që nga prilli 2025, kur qendra në Gjadër nisi funksionimin si Cpr (qendër për riatdhesime), aty kanë kaluar rreth 220 persona, ndërsa ishte planifikuar të priste 3,000 individë në muaj.
Shumica janë rikthyer në Itali për shkak të mospërputhjes ligjore ose mungesës së kushteve mjekësore.
Shumica e riatdhesimeve kryhen gjithsesi përmes Italisë, duke e bërë projektin të panevojshëm.
“Bilanci është i qartë, ky është një operacion pa asnjë vlerë konkrete, përveçse për propagandë”, përfundoi ajo. -

Deputetët italianë reagojnë për kampin e Gjadrit: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet
Deputetë italianë kanë denoncuar situatën alarmante në kampin e emigrantëve në Gjadër, duke e përshkruar atë si “çnjerëzore” dhe “të papranueshme për një vend që pretendon të mbrojë të drejtat e njeriut”.
Sipas gazetës “La Repubblica”, inspektimi i papritur në qendrën e Gjadrit u krye nga deputetët italianë Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini të Partisë Demokratike, si edhe Riccardo Magi i +Europa. Ata raportuan se nga 830 vendet e parashikuara, aktualisht ndodhen vetëm 25 emigrantë, shumica e të cilëve janë “të përgjumur dhe të mpirë nga përdorimi i barnave si Rivotril”.
Deputetët zbuluan gjithashtu se vetëm në tre muajt e fundit janë regjistruar 30 raste vetëdëmtimi, një tregues i dëshpërimit të thellë dhe pasigurisë në të cilën ndodhen emigrantët.
Sipas tyre, disa persona janë dërguar në Gjadër pa asnjë procedurë të qartë ligjore, ndërsa të tjerë janë kapur me leje qëndrimi të skaduara në Itali dhe më pas janë transferuar në Shqipëri për riatdhesim, ndonëse shumica nuk kanë asnjë precedent penal.
Artikulli i La Repubblica:
Në Gjadër ndodhen vetëm 25 emigrantë nga 830 vende të disponueshme, shumica e të cilëve të tronditur nga ilaçet. Në vetëm tre muajt e fundit janë regjistruar 30 raste vetëdëmtimi, një tregues i dëshpërimit dhe pasigurisë totale që ndjejnë këta njerëz.
Kjo është pamja dramatike që doli nga inspektimi i papritur i kryer këtë pasdite në qendrën e emigrantëve në Gjadër në Shqipëri nga tre parlamentarë italianë: Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini të Partisë Demokratike dhe Riccardo Magi i +Europa.
Disa mbërritën në Gjadër, duke lëvizur nga një CPR në tjetrin pasi u shpëtuan në det pa prekur kurrë tokën italiane. Të tjerë, pasi punuan në Itali për dhjetë vjet, u kapën me leje qëndrimi të skaduara dhe u sollën këtu për riatdhesim. Shumë pak prej tyre kishin të dhëna penale.
Pika e nxehtë e Shëngjinit është mbyllur dhe tashmë emigrantët dërgohen vetëm me avionë të Guardia di Finanza. Një total prej dyqind e njëzet emigrantësh kanë kaluar këtu gjatë vitit që nga hapja e saj.
“Shtatëdhjetë përqind u kthyen në Itali sepse ndalimi i tyre nuk u vërtetua, rreth tridhjetë sepse kushtet e tyre u konsideruan të papajtueshme me ndalimin, dhe shumë pak u riatdhesuan. Dhe gjithmonë nëpërmjet Italisë, me kostot që rezultuan,” thotë Rachele Scarpa.
“Asgjë që nuk mund të bëhej drejtpërdrejt në Itali pa shpërdoruar këtë sasi të madhe parash dhe pa u shkaktuar gjithë këto vuajtje të panevojshme këtyre njerëzve. Dhe pastaj le të themi gjithashtu se refuzimi i Ministrisë së Brendshme për të publikuar shifrat dhe ajo që po ndodh këtu është vërtet e pakuptueshme,” shton Orfini.
Emigrantët e ndaluar ua kanë besuar thirrjen e tyre për ndihmë parlamentarëve italianë: “Nuk mund të qëndrojmë në kontakt me familjet tona. Është si të jemi të dënuar këtu. Tregojuni botës së jashtme se çfarë po ndodh këtu brenda.”
“Ajo që po ndodh këtu është se, për të mbajtur këto qendra funksionale, për shkak të obsesionit të Giorgia Melonit, qeveria transferon njerëz të rastësishëm këtu. të cilët janë të qetësuar me Rivotril. Kjo qendër është thjesht një mjet për propagandë të pastër”, thotë Riccardo Magi.
-

E rëndë në Itali, 41-vjeçari brazilian vret me thikë ish të dashurën, kishte urdhër ndalimi nga gjykata pasi e kishte dhunuar vazhdimisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një 41-vjeçar brazilian vrau ish-të dashurën e tij me thikë, në Castelnuovo Del Garda, të Italisë.
Autori i krimit është me origjinë braziliane dhe quhet Douglas Reis Pedroso. Viktima, 33 vjeç, quhej Jessica Strapacciolo Custodio De Lima, gjithashtu me origjinë braziliane.
Pedroso i telefonoi karabinierëve vonë mbrëmë, duke thënë se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje. Pas disa orësh, trupi i gruas u gjet në apartamentin ku jetonte, ndërsa thika e përdorur nga autori i krimit u gjet në makinën e tij.
Në të kaluarën, 33-vjeçarja i kishte telefonuar vazhdimisht karabinierëve për shkak të sjelljes së dhunshme të partnerit të saj, por më pas e kishte tërhequr padinë.#CastelnuovoDiGarda (Verona) #femminicidio brutale. Uccide la compagna con un “numero infinito” di fendenti. Era riuscito a togliersi il braccialetto elettronico. Era anche accusato di violenza sessuale ai danni della sorella della vittima. La cronaca al #GR1 pic.twitter.com/HwHmigXX8c
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) October 28, 2025Prillin e kaluar, Douglas Reyes Pedrozo u dorëzua me një urdhër gjykate që e ndalonte të ishte brenda 500 metrave nga shtëpia dhe vendi i punës i ish-partneres së tij, dhe iu urdhërua të mbante një “byzylyk elektronik”. Urdhri ishte pasojë e arrestimit të Pedrozos për sulm të përsëritur ndaj gruas në publik, duke përdorur grushte dhe objekte të mprehta.
Megjithatë, gjatë arrestimit të tij dje, karabinierët përcaktuan se burri nuk e mbante byzylykun specifik, i cili ende nuk është gjetur.Top Channel
-

“Jemi si të dënuar këtu”/ Vizitë e papritur në Gjadër, deputetët italianë ngrejnë alarmin: Pamje dramatike, ç’po ndodh në kamp
gjadër
ITALI- Tre parlamentarë italianë, Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini të Partisë Demokratike dhe Riccardo Magi i +Europa, kanë zhvilluar një vizitë të papritur në qendrën e emigrantëve në Gjadër. Gazeta italiane “La Repubblica” ka zbuluar më shumë rreth kësaj vizite, teksa shkruan se deputetët italianë u përballën me një pamje dramatike. Sipas medias italiane, në Gjadër ndodhen vetëm 25 emigrantë nga 830 vende të disponueshme, shumica e të cilëve të tronditur nga ilaçet.
Sipas asaj që konstatuan deputetëtm, emigrantët janë shprehur se ndihen si të dënuar dhe as nuk kanë mundësi kontakti me familjarët e tyre. Më tej, deputetët kanë shtuar se në fakt, për të mbajtur këto qendra funksionale, qeveria transferon njerëz të rastësishëm, duke e quajtur ‘propagandë’.
Shkrimi i plotë i “La Repubblica”:
Në Gjadër ndodhen vetëm 25 emigrantë nga 830 vende të disponueshme, shumica e të cilëve të tronditur nga ilaçet, 30 raste të vetëlëndimit vetëm në tre muajt e fundit nga dëshpërimi që nuk dinë se ku janë dhe çfarë do t’u ndodhë.
Kjo është pamja dramatike që doli nga inspektimi i papritur i kryer këtë pasdite në qendrën e emigrantëve në Gjadër në Shqipëri nga tre parlamentarë italianë: Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini të Partisë Demokratike dhe Riccardo Magi i +Europa.
Disa mbërritën në Gjadër, duke lëvizur nga një CPR në tjetrin pasi u shpëtuan në det pa prekur kurrë tokën italiane. Të tjerë, pasi punuan në Itali për dhjetë vjet, u kapën me leje qëndrimi të skaduara dhe u sollën këtu për riatdhesim. Shumë pak prej tyre kishin të dhëna penale.
Pika e nxehtë e Shëngjinit është mbyllur mes një heshtjeje të përhapur. Tani, mbërritjet janë të mundshme vetëm me aeroplanë të Guardia di Finanza. Një total prej dyqind e njëzet emigrantësh kanë kaluar këtu gjatë vitit që nga hapja e saj.
“Shtatëdhjetë përqind,” thotë Rachele Scarpa, “u kthyen në Itali sepse ndalimi i tyre nuk u vërtetua, rreth tridhjetë sepse kushtet e tyre u konsideruan të papajtueshme me ndalimin, dhe shumë pak u riatdhesuan. Dhe gjithmonë nëpërmjet Italisë, me kostot që rezultuan.”
“Asgjë që nuk mund të bëhej drejtpërdrejt në Itali pa shpërdoruar këtë sasi të madhe parash dhe pa u shkaktuar gjithë këto vuajtje të panevojshme këtyre njerëzve”, shton Orfini. “Dhe pastaj le të themi gjithashtu se refuzimi i Ministrisë së Brendshme për të publikuar shifrat dhe ajo që po ndodh këtu është vërtet e pakuptueshme.”
Emigrantët e ndaluar ua kanë besuar thirrjen e tyre për ndihmë parlamentarëve italianë: “Nuk mund të qëndrojmë në kontakt me familjet tona. Është si të jemi të dënuar këtu. Tregojuni botës së jashtme se çfarë po ndodh këtu brenda.”
“Ajo që po ndodh këtu është se, për të mbajtur këto qendra funksionale, për shkak të obsesionit të Giorgia Melonit, qeveria transferon njerëz të rastësishëm këtu, të cilët janë të qetësuar me Rivotril. Kjo qendër është thjesht një mjet për propagandë të pastër”, thotë Riccardo Magi.