Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge në një magazinë në zonën industriale të Cittadellës, pas disa javësh vëzhgimi të fshehtë nga karabinierët.
Operacioni çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 434 bimëve marihuane.
Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë: Anxhelo Hitaj, 21 vjeç, banues në Cittadella, dhe Antenis Cobaj, nga San Martino di Lupari. Së bashku me ta u arrestua edhe Patrizio Guarise, 69 vjeç, nga Rossano Veneto.
Të tre akuzohen për prodhim dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe psikotrope. Më 6 nëntor është caktuar seanca e konfirmimit të arrestimeve para gjyqtarit Claudio Marassi.
Tag: itali
-

Zbulohet laborator droge në Itali,në pranga dy shqiptarë dhe një italian
-

Qëlloi hajdutin gjatë tentativës për grabitje, ia hedh ‘paq’ pronari i shtëpisë. Meloni: Mbrojtja është gjithmonë legjitime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 nëntorit në komunën e Rovigos, Itali, ku një 68-vjeçar ka qëlluar me armë ndaj një personi që tentoi të futej në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi në zonën Grignano, në rrugën Scolo sinistro Valdentro, gjatë një tentative të dytë për grabitje në të njëjtën shtëpi.
Sipas hetimeve paraprake, grupi i hajdutëve, me fytyra të mbuluara, kishte kaluar gardhin e vilës për të hyrë brenda, por u përball me pronarin e shtëpisë, i cili mbante një armë zjarri të lejuar me leje. Burri, që jeton me bashkëshorten, hapi zjarr, duke plagosur njërin prej grabitësve, i cili më pas u arratis bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Ende nuk dihet nëse ata u larguan me makinë apo në këmbë.
Policia e zonës ka nisur menjëherë kërkimet për identifikimin e autorëve dhe verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. Ndërkohë, Prokuroria e Rovigos ka hapur hetime kundër të panjohurve për “tentativë grabitjeje të rënduar”, ndërsa ka konfirmuar se 68-vjeçari nuk është nën hetim, falë ligjit të ri mbi legjitimitetin e mbrojtjes.
Reagimet:
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh në rrjetet sociale: “Mbrojtja është gjithmonë legjitime.”
Në të njëjtën linjë, kryebashkiakja e Rovigos, Valeria Cittadin, shprehu solidaritet me 68-vjeçarin. “Kush ndodhet në një situatë të tillë meriton mbështetje të plotë. Pronësia private është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga personat me qëllime të këqija.”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se në qytet po nis shërbimi i turnit të natës për policinë bashkiake, nga ora 17:00 deri në mesnatë, me synim që së shpejti të garantohet patrullim çdo natë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Një banor tha për mediat italiane “Jam i shqetësuar si qytetar. Sot shtëpitë tona nuk janë më të sigurta, duhet të kemi alarm që bie ditë e natë. Mbrojtja e familjes dhe shtëpisë është e drejtë dhe e shenjtë.”
Ngjarja e Rovigos ka hapur sërish debatin publik në Itali për të drejtën e qytetarëve për t’u mbrojtur, veçanërisht pas ndryshimeve të reja ligjore që e konsiderojnë vetëmbrojtjen në banesë si të justifikuar, nëse ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj jetës apo pronës.Top Channel
-

Aksident i frikshëm në Itali, autobusi plot me nxënës përplaset me BMW, humb jetën drejtuesi
aksidenti
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, në Itali, ku një makinë tip ‘Bmw’ u përplas me një autobus që transportonte nxënës drejt shkollës, rreth 20 persona.
Nga përplasja, drejtuesi i makinës humbi jetën, ndërsa 20 nxënës u lënduan lehtë.
Drejtuesi i automjetit është identifikuar si Pavel Birsei, 33 vjeç, me banim në Mombello Torinese. Ai po kthehej nga puna pas një turni nate. Sipas hetimeve, makina humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në korsinë e kundërt, ndërsa shoferi i autobusit tentoi të shmangë përplasjen, por nuk ia doli.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipe të urgjencës 118 me helikopter dhe ambulanca të shumta, si dhe zjarrfikës për sigurinë e zonës.
Nxënësit e lënduar udhëtonin drejt Castelnuovo Don Bosco, ndërsa autobusi shkonte në drejtim të Chierit, duke transportuar nxënës të liceut Monti dhe institutit teknik Vittone. Fatmirësisht, asnjëri nga nxënësit nuk pësoi dëmtime të rënda.
Drejtuesi i makinës ishte rumun dhe jetonte me nënën dhe të fejuarën në Mombello Torinese, të cilat shkuan të tmerruara në vendin e ngjarjes. Ende nuk është konfirmuar shkaku i aksidentit, por një prej hipotezave është përgjumja.
-

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës në Itali/ Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri, prona dhe shoqëri tregtare me vlerë miliona €
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 17 pasuri të tre personave, të cilët akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se këto pasuri dyshohet të jenë përdorur nga këta persona për pastrim të parave të përfituara nga aktivitete të paligjshme të zhvilluara nga Itali.
Tre personave të cilëve u është sekuestruar pasuria janë A.H. K.H., dhe M.H. Personi A. H., rezulton i dënuar nga autoritetet italiane në vitin 2016 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja e paligjshme e drogës” si dhe ishte shpallur më pas në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë”.
Gjithashtu këta persona i lëviznin paratë e fituara nga aktiviteti kriminal, nga Italia drejt Shqipërisë nëpërmjet autobusëve të linjës për udhëtarë. Nga hetimet rezulton se këta persona, së bashkëpunim të tjerë të cilët vepronin në cilësinë e grupit të organizuar kriminal, kanë dërguar në periudha të ndryshme kohore në Shqipëri miliona euro.
Prokuroria është duke verifikuar mbi pasuri të tjera të subjekteve të dyshuara dhe lidhjet e tyre me persona të tretë, të cilat po nënshtrohen verifikimeve. Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i nisur mbi bazën e të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nisën pas dyshimeve se shtetasit, A. H, A. H, nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre, ishin përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale.
Në njoftimin e saj Prokuroria thotë se është në kushtet e aplikimit të masave me karakter pasuror bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar dhe ndërsa ka kërkuar vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme dhe e shoqëritë tregtare në zotërim të subjekteve si më poshtë:
Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi A. H, në datë 24.05.2016, është arrestuar, pasi gjykata e apelit Milano/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. “Mbajtja e paligjshme e drogës” në bashkëpunim parashikuar nga legjislacioni Italian.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e datës 26.05.2016, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, në funksion të ekstradimit të këtij shtetasi të proceduar në Itali, në kuadër të një grupi krimal i cili, paratë e fituara nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve i dërgonin në Shqipëri nëpërmjet linjave të autobuzëve për udhëtarë. Nga shqyrtimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, rezulton se, shtetasi A.H, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë”, parashikuar nga nenet 110 dhe 648 të Kodit Penal Italian.
Sipas të dhënave paraprake ende në verifikim hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se, grupi kriminal i drejtuar nga shtetas shqipëtarë, pjesë e së cilës ishte dhe A. H, ka dërguar në Shqipëri miliona euro të fituara në trafik droge, në periudha të ndryshme kohore. Këto para, dyshohet transportohen përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri apo nëpërmjet shoferëve të kamionëve të transportit ndërkombëtar.
Në datë 13.06.2024, është kapur në flagrancë shtetasi J. Xh, i punësuar si shofer në subjektin “A. T.”, i cili bente linjën Fier – Siçili, që posedonte vlera monetare të cilat dyshohet se i ka sjellë nga Italia. Po kështu, në të njëjtën datë është kapur shtetasi A. L, i punësuar si shofer në shoqërinë A. T”, teksa sillte nga Italia vlerën 89.390 Euro. Shtetasi A. L, ka deklaruar se punon si shofer autobuzi në kompaninë “A. T” që prej 5 vitesh dhe bën linjën Shqipëri-Itali. Vlerën monetare të gjetur deklaron se ia ka dhënë një shtetas Italian në stacionin e Katanias për ta transportuar në Shqipëri kundrejt një pagese të caktuar që është një përqind e shumës.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasëve A.H, A.H, A.H, M.H dhe K.H, rezultojnë në pronësi krahas pasurive të paluajtshme dhe shoqëri tregëtare të organizuar në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Nga administrimi i kësaj prove, rezuloi se shtetasi A.H, ka dhënë në formë huaje tek shoqëria “A” sh.p.k vlera të konsiderueshme që nuk dokumentojnë origjinën e kësaj shume.
Prokuroria është duke verifikuar mbi pasuri të tjera të subjekteve të dyshuara dhe lidhjet e tyre me persona të tretë, të cilat po nënshtrohen verifikimeve. Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.
-

Krijuan shoqëri udhëtimi për të transportuar paratë e drogës përmes linjave Itali-Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve dhe kompanive të tyre, pasi krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga trafiku i drogës.
Sipas njoftimit të prokurorisë, shtetasit me iniciale A.H. K.H., dhe M.H., transportonin paratë përmes linjave Shqipëri-Itali.
Krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga aktiviteti kriminal në Itali, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e 3 shtetasve dhe kompanive të tyre
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i nisur mbi bazën e të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nisën pas dyshimeve se shtetasit, A. H, A. H, nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre, ishin përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale.
Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi A. H, në datë 24.05.2016, është arrestuar, pasi gjykata e apelit Milano/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. “Mbajtja e paligjshme e drogës” në bashkëpunim parashikuar nga legjislacioni Italian. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e datës 26.05.2016, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, në funksion të ekstradimit të këtij shtetasi të proceduar në Itali, në kuadër të një grupi krimal i cili, paratë e fituara nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve i dërgonin në Shqipëri nëpërmjet linjave të autobuzëve për udhëtarë. Nga shqyrtimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, rezulton se, shtetasi A.H, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë”, parashikuar nga nenet 110 dhe 648 të Kodit Penal Italian.
Sipas të dhënave paraprake ende në verifikim hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se, grupi kriminal i drejtuar nga shtetas shqiptarë, pjesë e së cilës ishte dhe A. H, ka dërguar në Shqipëri miliona euro të fituara në trafik droge, në periudha të ndryshme kohore. Këto para, dyshohet transportohen përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri apo nëpërmjet shoferëve të kamionëve të transportit ndërkombëtar.
Në datë 13.06.2024, është kapur në flagrancë shtetasi J. Xh, i punësuar si shofer në subjektin “A. Travel”, i cili bente linjën Fier – Siçili, që posedonte vlera monetare të cilat dyshohet se i ka sjellë nga Italia. Po kështu, në të njëjtën datë është kapur shtetasi A. L, i punësuar si shofer në shoqërinë A. Travel”, teksa sillte nga Italia vlerën 89.390 Euro. Shtetasi A. L, ka deklaruar se punon si shofer autobuzi në kompaninë “A. Travel” që prej 5 vitesh dhe bën linjën Shqipëri-Itali. Vlerën monetare të gjetur deklaron se ia ka dhënë një shtetas Italian në stacionin e Katanias për ta transportuar në Shqipëri kundrejt një pagese të caktuar që është një përqind e shumës.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasëve A.H, A.H, A.H, M.H dhe K.H, rezultojnë në pronësi krahas pasurive të paluajtshme dhe shoqëri tregëtare të organizuar në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Nga administrimi i kësaj prove, rezuloi se shtetasi A.H, ka dhënë në formë huaje tek shoqëria “A” sh.p.k vlera të konsiderueshme që nuk dokumentojnë origjinën e kësaj shume.
Mbëshetur në këto të dhëna, Prokuroria vlerësoi se jemi në kushte e aplikimit të masave me karakter pasuror bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar dhe kërkoi vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme dhe e shoqëritë tregtare në zotërim të subjekteve si më poshtë:
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të A. H, M. H;1) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;2) Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;3) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;4) Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;5) Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,1) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier; Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,1) Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;2) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier3) Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;4) Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të K. H, si më poshtë:1) Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;2) Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;
Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:1) Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;2) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Travel” sh.p.k;3) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Bus” sh.p.k;4) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A I”, sh.p.k;5) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,
Prokuroria është duke verifikuar mbi pasuri të tjera të subjekteve të dyshuara dhe lidhjet e tyre me persona të tretë, të cilat po nënshtrohen verifikimeve. Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.Top Channel
-

Arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali, iu gjet drogë në banesë
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Botticino, Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë policia gjeti rreth 45 gramë kokainë të ndarë në doza, një peshore precize dhe 620 euro cash, të dyshuara si përfitime nga shitja e drogës.
Fillimisht, policia kishte hyrë në shtëpi për një verifikim lidhur me një armë të dyshuar të paligjshme. Por arma rezultoi të ishte një lodër një imitim i përsosur i një pistolete gjysmë automatike. Në vend të saj, autoritetet gjetën substancën narkotike të gatshme për tregtim, që vlerësohet të sillte rreth 4 mijë euro fitim në treg.
I dyshuari, me dokumente të rregullta qëndrimi, ka një histori të gjatë precedentësh penalë, kryesisht për çështje të lidhura me drogën. Ai u arrestua nga Njësia Antidrogë e Brescias dhe u mbajt në paraburgim në pritje të vendimit të Prokurorisë.Për shkak të rrezikshmërisë dhe të kaluarës penale, Kreu i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, firmosi revokimin e lejes së qëndrimit, duke hapur rrugën për dëbimin e tij nga Italia pas përfundimit të dënimit.
-

Vrasja e vajzës shqiptare në Itali, i dashuri i saj dënohet me 17 vite burg
Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.
Pas vendimit, motra e viktimës, Viktoria Tila, shpërtheu në dhimbje dhe zemërim, duke reaguar ashpër në rrjetet sociale.
“Vetëm 17 vite. Një jetë e tërë u shkatërrua. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç dhe ka mundësinë të nisi një jetë të re. Motrën time nuk mund të ma rikthejë askush. Në djall ai dhe lloji i tij. Derra”, shkruan motra e Aurorës. -

Trafikanti shqiptar paraqet kërkesën e çuditshme në Angli: Mos më ekstradoni në Itali, nuk ka ujë të ngrohtë në burg
Një trafikant droge shqiptar që hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ekstradohet në Itali sepse burgjet e vendit nuk kanë… ujë të ngrohtë!
Maringlen Cefalia , 41 vjeç , i cili u dënua në Itali me pesë vjet burg për trafikimin e 1.5 kilogramëve kokainë , po apelon të drejtat e tij të njeriut, duke pretenduar se kushtet në burgjet italiane shkelin Nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili mbron të burgosurit nga “trajtimi çnjerëzor ose degradues”.
Sipas mediave, Cefalia ka mbërritur në Britani në vitin 2022, duke u përpjekur të shmangë vuajtjen e dënimit. Gjatë seancës dëgjimore për ekstradimin e tij, ai refuzoi të dëshmonte dhe thirri Alessio Scantoura, një përfaqësues të organizatës joqeveritare Antigone, e cila punon për të drejtat e të burgosurve, si dëshmitar mbrojtës.“Ata nuk kanë ujë të nxehtë dhe qelitë po ziejnë gjatë verës”
Adam Squibbs, avokati që përfaqëson Italinë, kundërshtoi duke thënë se ndërsa disa burgje janë të vendosura në ndërtesa të vjetra, siç janë ish-manastire ose kampe ushtarake, nuk ka prova për abuzime sistematike. Ai pranoi se “ uji i nxehtë nuk është gjithmonë i disponueshëm dhe disa të burgosur bëjnë dush të ftohtë ”, por shtoi se kjo “ nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut”.
Squibbs madje theksoi se Cefalìa kishte paguar një garanci prej 2,000 £ për lirimin e tij, gjë që sugjeron se ai ” mund të blinte lehtësisht një ventilator për qelinë e tij “.
Në fund, gjyqtari e rrëzoi apelin e shqiptarit , duke vendosur se pretendimet e tij në lidhje me kushtet e paraburgimit ishin të pabaza dhe se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për pasojat kur iku nga Italia për në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, Cefalia po bën gati valixhet për në Itali dhe nëse nuk ka ujë të nxehtë, të paktën do të ketë shumë… kafe ekspres. -

Abuzoi seksualisht vajzën me aftësi të kufizuara, ja si u kap 46-vjeçari
Një 46-vjeçar është arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, pasi ishte në kërkim dhe i dënuar për abuzim seksual me një grua me aftësi të kufizuara, nga rajoni i Friulit të poshtëm në vendin fqinj.
46-vjeçari duhet të vuajë një dënim me 6 vjet burg, teksa u gjurmua nga policia i fshehur në vendin tonë dhe kërkohet tashmë ekstradimi i tij. Ngjarja daton që nga viti 2010.
I arrestuari është nga Tropoja dhe është informuar Interpol Roma për procedurat.
Pas një procesi të gjatë ligjor, më në fund u arrit dënimi në fjalë, me dhënien e mëvonshme të një dënimi. Hetimet fillestare zbuluan se i kërkuari ishte larguar nga Italia disa vite më parë dhe ishte zhvendosur në vendin e tij të origjinës, ku ndodhej.
Si pjesë e operacionit të koduar “Wanted” (Të kërkuarit), policia e Udines konfirmoi se zbuloi nëpërmjet gjurmëve shqiptarin. Bashkë me të është arrestuar edhe një i dytë i kërkuar për dhunë në familje, si dhe një rumun, po të dënuar.
“Të arrestuar nga policia shqiptare dhe rumune, ata së shpejti do të ekstradohen në Itali. Operacioni u koordinua nga Prokuroria Publike e Udines, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Triestes dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, i mbështetur nga Shërbimi Qendror i Operacioneve”, informon media italiane.
Arrestimi tjetër në Shqipëri përfshinte një shtetas shqiptar 58-vjeçar që vuante një dënim me katër vjet e dy muaj burg në Itali për dhunë në familje. Burri, i cili jetonte në një komunë në periferi të Udines, ishte përgjegjës për një sërë incidentesh kundër gruas së tij nga viti 2008 deri në vitin 2023.
Menjëherë pas dënimit të tij të shkallës së parë, i huaji u largua nga Italia për t’u kthyer në vendin e tij të lindjes, ku hetimet çuan në vendndodhjen dhe arrestimin e tij në Shkodër.
Të tre të huajt do të ekstradohen së shpejti në Itali për të vuajtur dënimet e tyre përkatëse, që arrijnë në total gati 14 vjet burg. -

I akuzuar për sabotimin e Nord Stream, ukrainasi i burgosur në Itali në fillon grevë urie kundër ekstradimit në Gjermani
I dyshuari ukrainas i ndaluar në Itali në rastin e sabotimit të tubacionit Nord Stream ka hyrë në grevë urie kundër transferimit të tij në Gjermani.
Muajin e kaluar, një gjykatë apeli italiane në Bolonjë urdhëroi transferimin e të dyshuarit, i cili u identifikua si Serhii K, në Gjermani, duke konfirmuar një vendim të mëparshëm që kishte lëshuar muajin e kaluar.
Megjithatë, ish-oficeri ukrainas aktualisht mbahet në një burg italian të sigurisë maksimale në pritje të një seance të mëtejshme dëgjimore në Gjykatën e Kasacionit, e cila pritet të zhvillohet pas rreth një muaji. “Që nga 31 tetori, SK ka refuzuar të hajë, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tij themelore”, tha avokati i tij, Nicola Canestrini.
Ai kërkon ushqim të përshtatshëm, një mjedis të shëndetshëm, kushte të mira paraburgimi dhe “trajtim të barabartë me të burgosurit e tjerë në aspektin e vizitave familjare dhe aksesit në informacion”, shtoi Canestrini.
Avokati bëri thirrje për ndërhyrje urgjente nga administrata e burgut dhe Ministria italiane e Drejtësisë “për të siguruar kushte që përputhen me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare”.
Serhii K u arrestua në gusht pranë qytetit italian të Riminit, sipas një hetimi evropian dhe një urdhër arresti të lëshuar nga Gjermania në lidhje me sabotimin e tubacioneve të gazit Nord Stream. Në një seancë dëgjimore në shtator, Canestrini tha se klienti i tij mohoi çdo përfshirje në sulme.
Shpërthimet kanë ndërprerë kryesisht furnizimin e Evropës me gaz natyror rus, duke shkaktuar një përshkallëzim të madh të konfliktit në Ukrainë dhe duke ndërprerë furnizimin me energji të kontinentit. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet dhe Ukraina ka mohuar çdo përfshirje.Top Channel