Tag: ismajli

  • Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

    Ismajli larg Empolit, Jashari kërkohet nga Mançester Siti, Berisha jashtë Kombëtares

    Adriatik BALLA
    Disa lojtarë të përfaqësueses tonë kanë dalë direkt në treg. Kjo ka ndodhur menjëherë sapo është mbyllur sezoni në kampionatet ku luajnë. Kështu, qendërmbrojtësi Ardian Ismajli do të largohet nga skuadra e Empolit këtë verë, kur edhe i skadon kontrata. Kështu shkruan “Transferfeed”. Ismajli nuk pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën italiane. Largimi i tij u bë edhe më i mundshëm pas rënies së Empolit në Serie B. Empoli nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën për edicionin e ardhshëm në Serie A. Kampionatin e përfundoi në vendin e 18-të me 31 pikë. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, është lider i mbrojtjes tek Empoli. 28-vjeçari pati edhe shumë probleme me lëndime gjatë edicionit 2024/25. Ai skuadrës së Empolit i mungoi në 13 ndeshje. Ismajli ka përvojë të madhe në kampionatin italian. Ka kohë që raportohet se mund të bëhet bashkëlojtar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani te Napoli. Ai Empolit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Spezia për dy milionë euro.
    Merkato/ Jashari në planet e Mançester Sitit
    Mançester Siti raportohet se e ka përfshirë mesfushorin shqiptar Ardon Jashari në listën e futbollistëve të cilët synon t’i transferojë gjatë verës. Madje gjiganti anglez tashmë ka kontaktuar për futbollistin. Siç ka raportuar Florian Petenberg, gazetar i “Sky Sports” në Gjermani, pos Sitit mesfushori 22-vjeçar po monitorohet edhe nga Borusia Dortmund dhe Bajer Leverkusen. “Mësohet se Mançester Siti e ka vënë Ardon Jasharin në listën e vet për verë. Sezon i shkëlqyeshëm për mesfushorin difensiv 22-vjeçar nga Kub Bruzh. Tashmë ka pasur kontakt me Mançester Sitin”, ka shkruar Pletenberg në rrjete sociale të martën. Siç ka thënë ai, Jashari vlerësohet më shumë se 35 milionë euro. Një ditë më parë, Jashari që luan te Klub Bruzhit në Belgjikë, u zgjodh lojtari i sezonit. Reprezentuesi i Zvicrës luajti 52 ndeshje në këtë edicion, duke realizuar katër gola dhe duke asistuar gjashtë herë. Me ekipin belg ka kontratë deri në vitin 2029.
    Portieri/ Berisha nuk mori as këtë herë një ftesë
    Zgjedhjet Silvinjos në Kombëtare normalisht që kanë ngritur edhe disa polemika, pasi emra të diskutueshëm janë lënë sërish jashtë listët së 27 futbollistëve të grumbulluar. Një prej rasteve më të fundit dhe që merr vëmendje kryesore është ai i Lindon Selahit, kampion në Kroaci me Rijekën, i cili megjithëse ka shfaqur formë të mirë, është thirrur vetëm një herë nga trajneri brazilian në fillimin e tij si trajner dhe prej kohësh nuk ka marrë asnjë ftesë për në Kombëtare. Gjithashtu, Enea Mihaj, që ka realizuar sezonin më të mirë në karrierën e tij në Portugali, nuk u përfshi në listë. Disa thonë se kjo mungesë mund të lidhet edhe me faktin se Mihaj është martuar dje dhe ka dashur të marrë pak kohë për veten. Në vendin e tij është thirrur talenti i Benfikës, Adrian Bajrami. Nju tjetër emër i diskutuar është Etrit Berisha. “Gardiani” kuqezi” ka mbajtur një qëndrim të ftohtë për zhvillimet në Kombëtare, por nuk janë të paktë ata që mendojnë se Berisha është prekur që e ka parë veten jashtë, duke ditur peshën që ai ka luajtur në kualifikueset e Europianit 206 dhe më vonë.

  • PDK hedh poshtë zërat për krijimin e qeverisë me Kurtin

    PDK hedh poshtë zërat për krijimin e qeverisë me Kurtin

    Kosova E Hënë, 26 Maj 2025 16:08
    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli shprehet se nuk kanë asnjë bashkëpunim apo kontakt me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u pyet nga gazetarët nëse LVV po kontakton individualisht deputetët për të siguruar votat për kryeparlamentar.
    ”Kryetari i partisë ka qenë shumë i qartë sa i përket pozicionit të PDK-së. Ne duhet të kuptojmë se jemi njerëz mund të takohemi personalisht, privatisht kudo qoftë sepse lidhje të ndryshme familjare dhe ato nuk janë të përjashtuara.

    Kryetari e ka thënë atë dhe qëndron deklarata e kryetarit se ne nuk kemi asnjë marrëveshje dhe asnjë bashkëpunim dhe nuk kemi asnjë kontakt në kuptimin e asaj rreth qeverisë Vetëvendosje. Është shumë e qartë dhe shumë e lexueshme”, tha Ismajli.

  • Besnikëri! Mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të harrohet lehtë nga tifozët, Ardian Ismajli kap shifrën që flet shumë 

    Besnikëri! Mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të harrohet lehtë nga tifozët, Ardian Ismajli kap shifrën që flet shumë 

    Ardian Ismajli ka besnikëri! Tifozët e Empolit nuk do ta harrojnë lehtë kontributin e dhënë nga ky mbrojtës, për këtë fanellë. Lojtari i Shqipërisë është rikthyer nga dëmtimi dhe Empoli është rikthyer te fitorja. 
    Në javën e fundit të kampionatit, Empoli fitoi në shifrat 2-1 ndaj Parmës dhe është ende në lojë për të shpëtuar nga rënia në Serinë B. Ndërkohë në këtë takim, Ismajli arriti në kuotën e 100 ndeshjeve të luajtura me fanellën e Empolit. Pavarësisht interesimeve për të, Ardiani ka vendosur që të mos lëviz, veçanërisht pas këtij super sezoni të zhvilluar me Empoli, ku interesimet në merkaton e dimrit ishin të larta për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Një talent shqiptar i QPR angleze kërkohet nga klube elitare, Ismajli shihet si shtyllë e Empolit

    Një talent shqiptar i QPR angleze kërkohet nga klube elitare, Ismajli shihet si shtyllë e Empolit

    Adriatik BALLA
    Lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin anglez janë shtuar shumë vitet e fundit e një pjesë llogariten edhe si talente, sikurse ka ndodhur me Brojën, Dobrën, Vatën etj. Së fundmi po lakohet emri i Lorent Tallës, që është në fokusin e shumë klubeve. Ndërkohë, edhe në Itali ka vëmendje ndaj lojtarëve shqiptarë.
    Ardijan Ismajli shtyllë e Empolit
    Ardian Ismajli ka marrë lëvdata për mënyrën se si luajti në mbrojtje gjatë dy ndeshjeve të fundit në Serie A. Ismajli kompletoi ndeshjet kundër Lacios dhe Fiorentinas. Për mbrojtësin e Shqipërisë ishin dy ndeshjet e para pas kthimit nga lëndimi. Ai mbeti jashtë fushës në nëntë nga 12 ndeshjet e fundit. Tek Empoli shpresojnë se do të mbijetojnë në Serie A. “Tek Empoli janë optimistë për fundin e sezonit sa i përket mbijetesës, pasi kanë një kalendar të mirë dhe u është kthyer Ardian Ismajli, kapiteni dhe mburoja e mbrojtjes”, shkruan “Gazettta dello Sport” të martën. Ismajli 28-vjeçar ishte kapiten i Empolit në ndeshjen e fundit kundër Lacios. Empoli i humbi dy ndeshjet e fundit. Por në Itali vlerësojnë se kthimi i Ismajlit në fushë është fitore e madhe për ekipin. Në Serie A, Ismajli ka 28 paraqitje këtë edicion. Empoli zë vendin e parafundit me 25 pikë. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe tri xhiro në Serie A.
    Talla në planet e klubeve elitare
    Futbollisti i talentuar shqiptar, Lorent Talla, është duke u kërkuar nga disa klube në Angli dhe në Francë, ka raportuar “EFL Analysis”. Futbollisti i Queens Parc Rangers në Championshipin anglez luan në pozitën e mesfushorit ofensiv. Ai është pjesë e QPR-së që nga mosha 12-vjeçare. Siç ka shkruar “EFL Analysis”, Sëansea Siti dhe Kardif Siti janë skuadrat angleze të interesuara për Tallën. Ndër të interesuarit për të janë edhe dy skuadrat nga Ligue 1 në Francë, Strasburgu dhe Reims. Sipas artikullit të publikuar, 20-vjeçari që ka pasur paraqitje për Kosovën U19, ka pasur vetëm një paraqitje sivjet në ekipin e parë të QPR-së për shkak të lëndimeve të pësuara. Megjithatë, ai ka regjistruar tri asistime në gjashtë paraqitje për QPR-në U21. Ai po hyn në vitin e fundit me kontratën aktuale dhe nuk ka diskutime për zgjatje. Shefi ekzekutiv i QPR-së, Kristian Nourry, pati vlerësuar lartë futbollistin kur ai hyri në ekipin e parë. Talla është paraqitur tre herë në vitin 2023 për Kosovën U19. Dy paraqitje i ka pasur edhe për Shqipërinë U19.
    Ardon Jashari në planet e Paris SG
    “Ardon Jashari është në listën e disa klubeve të mëdha evropiane. Por gjasat më të mëdha për ta transferuar Jasharin në verë i ka gjiganti francez, Paris San Zhermenit”, shkruan “Het Nieuësblad”, një nga mediumet më të mëdha në Belgjikë. Sipas mediumet belg, PSG-ja shumë shpejtë do t’i bëjë ofertë Klub Bruzhit për Jasharin. “Drejtori sportiv Luis Campos e ka përcjellë nga afër Ardonin. Ai u impresionua me cilësitë e Jasharit. Bisedimet konkrete nuk kanë filluar, por PSG-ja shumë shpejtë do ta bëjë një gjë të tillë”, shkruan sajti belg. Mesfushori 22-vjeçar fitoi Kupën e Belgjikës me Klub Bruzhin. Ai, skuadrës belge iu bashkua verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 mln euro. Por belgët shpresojnë ta shesin për 30 mln euro. Jashari me Klub Bruzhin ka kontratë deri në vitin 2029.

  • Igli Tare nuk vjen vetëm te Milani, bashkë me të pritet dhe transferimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

    Igli Tare nuk vjen vetëm te Milani, bashkë me të pritet dhe transferimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

    Ndërsa është në negociata të avancuara me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund t’i bashkohen klubit italian, si dëshirë e tij apo edhe një strategji për ndërtimin e një skuadre edhe më konkurruese për sezonin e ri në kampionatin italian.

    Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare për afrimin e Iglit te Milani, mësohet se një nga futbollistët shqiptarë, i cili mund të jetë nga lëvizjet e para të tij me kuqezinjtë, është edhe Ardian Ismajli.
    Mbrojtësi i Kombëtares është një opsion shumë i mirë për një kalim të tillë dhe madje janë disa arsye pse ai është i favorizuar për të shkuar te Milani, nëse Tare zyrtarizohet.
    Ismajli ka zhvilluar një sezon të mirë me Empolin dhe në ndeshje të caktuara kundër ekipeve të forta ka dalluar me paraqitjen e tij, duke treguar se është në nivelin e duhur.
    E dyta, Ismajli del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni sepse i përfundon kontrata me Empolin dhe përderisa një rinovim nuk ka ardhur deri tani, mbrojtësi do të dalë i lirë në treg dhe nuk do të kishte asnjë shpenzim për Milanin që do ta përfitonte falas, përveç pagës së tij vjetore, e cila me një rritje të llogaritur mirë, nuk rëndon arkat e klubit.

    Top Channel

  • Ismajli kthehet në çështje në Itali

    Ismajli kthehet në çështje në Itali

    Ardian Ismajli vazhdon të qëndrojë jashtë fushës së lojës duke humbur ndeshje të rëndësishme me fanellën e Empolit në fundin e këtij sezoni. Mbrojtësi shqiptar prej dy muajsh ka luajtur me pikatore për shkak dëmtimesh të njëpasnjëshme dhe i fundit ishte ai që pësoi në grumbullim me Kombëtaren shqiptare.
    Futbollisti qëndroi në të dy ndeshjet e kuqezinjve në stol, pa u aktivizuar, por u kthye në klubin e tij dhe atje e dërguan menjëherë në tribunë, duke e cilësuar si lojtar që nuk ishte në gjendje të jepte kontribut dhe duhej të kishte më shumë kujdes me dëmtimet.
    Vetë trajneri Roberto D’Aversa, ka folur rreth situatës së mbrojtësit shqiptar pas humbjes 0-3 në Kupën e Italisë përballë Bolonjës, ku Ismajli ishe në tribunë, pasi u ngacmua nga gazetarët rreth tij.

    “Për këtë pyetje nuk do të dija si t’i përgjigjesha, ai problemin e parë e kishte më 2 shkurt. Përgjigjet duhet t’i japë mjeku, ai ka pasur problematika me rikthimin, është kthyer i dëmtuar nga Kombëtarja. E kam të vështirë ta shpjegoj pasi nuk është kompetenca ime, është një lojtar i rëndësishëm që na mungon por duhet të arsyetojmë në të tashmen pa menduar për mungesat. Nuk më takon mua të gjykoj menaxhimin që kishte në Kombëtare”, tha trajneri i Empolit.

  • Qëndroi në stol në dy ndeshjet e fundit e Shqipërisë, Ardian Ismajli jashtë fushës për disa javë

    Qëndroi në stol në dy ndeshjet e fundit e Shqipërisë, Ardian Ismajli jashtë fushës për disa javë

    Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është përballur me një situatë të vështirë pas dëmtimit që ka pësuar gjatë grumbullimit për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Edhe pse ai ishte pjesë e grumbullimit, ai nuk zbriti në fushë në asnjë nga këto dy ndeshje, duke qëndruar në stol, pasi trajneri Silvinjo nuk e përdori.
    Dëmtimi në kofshën e djathtë duket se do të mbajë Ismajlën jashtë fushës për disa javë, pasi klubi i Empolit ka njoftuar se ai ka nisur fazën e riaftësimit me stafin mjekësor të klubit. Kjo do të thotë që lojtari nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Empolit, një periudhë shumë e rëndësishme për klubin, që është përfshirë në luftën për mbijetesë në Serie A.

  • Goditje e rëndë për Silvinjon, konfirmohet mungesa e madhe ndaj Anglisë

    Goditje e rëndë për Silvinjon, konfirmohet mungesa e madhe ndaj Anglisë

    Lajm i keq për trajnerin Silvinjo, në prag të ndeshjes me Anglinë. Mbrojtësi Ardian Ismajli ka humbur takimin e parë ndaj kombëtares së “Tre Luanëve”.
    Testet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se lojtari nuk është i gatshëm për të zbritur në fushë. Ismajli vuan dëmtimet prej disa kohësh dhe nuk është në formën më të mirë.
    Ndonëse u provua deri në fund, mbrojtësi nuk ia doli dot. Kështu Silvinjos i përgjysmohet një repart, ndërsa kujtojmë se edhe Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.