Tag: ismajli

  • Tri skuadra hyjnë në garë për Ardijan Ismajlin, së fundmi edhe Torino

    Tri skuadra hyjnë në garë për Ardijan Ismajlin, së fundmi edhe Torino

    Adriatik BALLA
    Disa lojtarë të përfaqësueses ndodhen sy e veshë nga merkato, duke shqyrtuar ofertat e ardhura në adresë të tyre gjatë këtyre ditëve, me shpresën se do të kenë rast më të mirë për sezonin e ri, duke lakmuar klube elitare që luajnë në top-ligat e mëdha dhe që paguajnë më mirë. Natyrisht, jo të gjithë do të kenë mundësi të lëvizin, por është e qartë tashmë se një pjesë e kuqezinjve do të ndryshojnë ambient këtë verë. Merkato po zhvillohet me intensitet dhe disa prej emrave më të lakuar që mund të ndryshojnë ambient janë Broja, Manaj, Hoxha, Ramadani, Asllani e së fundmi edhe mbrojtësi Ardijan Ismajli. Kuptohet, oferta nga sheikët arabë kanë tunduar edhe kapitenin Berat Gjimshiti, por mbrojtësi kuqezi ende nuk ka marrë një vendim për t’u larguar nga Atalanta. Pothuajse në të gjitha repartet ka lojtarë të Kombëtares që po shqyrtojnë alternativat në merkato. Me sa duket, periudha e transferimeve verore punon për ta.
    Ofertat për Ismajlin
    Përveç Bolonjës dhe Veronës, në garë për shërbimet e Ardian Ismajlit ka hyrë edhe skuadra e Torinos. Kështu ka raportuar të premten mediumi “Tuttosport”, që ka shkruar se Ismajli vlerësohet si përforcim i duhur për ekipin e drejtuar nga trajneri Marko Baroni. Një tjetër arsye për interesimin e reprezentuesit të Shqipërisë, është se Ismajli mund të transferohet si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata në verë. 28-vjeçari Ismajli luajti në 31 ndeshje me Empolin në edicionin e kaluar. Por, skuadra e tij nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën në Serie A. Empoli e mbylli sezonin në vendin e 18-të me 31 pikë. Ismajli ka luajtur për grupmoshat U21 të Shqipërisë dhe Kosovës. Një ndeshje miqësore e pati edhe me Kosovën A. Më pas vendosi ta veshë fanellën “kuqezi”. Me Shqipërinë ka 45 paraqitje dhe tri gola të shënuar.
    Situata me mbrojtësit
    Merkato po sjell befasi çdo ditë edhe për disa lojtarë të përfaqësueses, por ende nuk kemi një transferim të madh. Piketime për lëvizje të mundshme në treg ka edhe për lojtarët e tjerë të mbrojtjes. Ismajli është një prej tyre, por edhe mbrotësit e tjerë kanë marrë oferta dhe po shqyrtojnë rastet e paraqitura në treg. Në fakt, situata në repartin e mbrojtjes është mjaft e larmishme. Ardian Ismajli është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Empolit për pak ditë dhe nuk dihet ende se ku do ta vijojë karrierën. Interesimi për të nuk mungon, por vendimi përfundimtar pritet në javët në vijim. Berat Gjimshiti, një nga liderët e Kombëtares, ka marrë një ofertë të majme nga Katari, por deri më tani ka refuzuar çdo tundim financiar që e largon nga futbolli elitar europian. Shanset janë që ai të mbetet tek Atalanta, por një ndryshim nuk përjashtohet plotësisht. Elseid Hysaj, Ivan Balliu dhe Mario Mitaj nuk pritet të lëvizin këtë verë, duke ruajtur stabilitetin në klubet e tyre respektive, një faktor ky pozitiv për strukturën mbrojtëse të Kombëtares.

  • Ismajli josh klubet e Serisë A, një tjetër skuadër italiane interesohet për mbrojtësin shqiptar

    Ismajli josh klubet e Serisë A, një tjetër skuadër italiane interesohet për mbrojtësin shqiptar

    Ardian Ismajli është lojtar i lirë në këtë merkato vere. Mbrojtësi shqiptar përfundon kontratën e tij me Empoli më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij. Pas Bolonjës dhe Kremonezes, një tjetër klub i Serisë A interesohet për shërbimet e 28-vjeçarit.
    Bëhet fjalë për skuadrën e Torinos. Sipas “SportItalia”-s, torinezët janë duke vëzhguar dy alternativa. Idzes-i dhe Ismajli janë dy pistat e klubit italian për fazën mbrojtëse. Sezonin e shkuar Torinoja u rendit në mesin e tabelës në kampionatin elitar të Italisë, më saktësisht në vendin e 11 në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/
     

  • Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s

    Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s

    Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero.
    Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.
    Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e reperit lidhur me mbiemrin e vajzës. Por ky detaj i vogël ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi betejën ligjore dhe emocionale që vijon mes dy ish-partnerëve.

  • Ismajli në udhëkryq, i pavendosur për të ardhmen

    Ismajli në udhëkryq, i pavendosur për të ardhmen

    E ardhmja e Ardian Ismajlit mbetet ende për t’u përcaktuar. Mbrojtësi i kombëtares ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij muaji, ndërsa destinacionet për të vijuar karrierën janë të shumta.

    Së fundmi, emri i tij ka përfunduar në korridoret e zyrave të Torinos. Torino është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i Ismajlit duket i duhuri për të përforcuar ekipin.
    Kalimi te Torino do të ishte një mundësi e mirë për të treguar veten, me 28-vjeçarin që nuk do ndërronte kampionat, por do qëndronte në Serie A. Të tjera skuadra të interesuara janë Verona, Lazio dhe Besiktas.

  • Ardian Ismajli mund të mbetet në Serinë A, e kërkon fituesi i Kupës së Italisë

    Ardian Ismajli mund të mbetet në Serinë A, e kërkon fituesi i Kupës së Italisë

    Ardian Ismajli do të ndërrojë ambient këtë verë. Mbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata në 30 qershor me Empolin dhe tashmë ka filluar të shohë për një ekip të ri në merkato. Beshiktashi dhe Trabzonspori janë dy skuadra që kanë shfaqur interes për lojtarin e Kombëtares kuqezi, por nuk mungojnë ofertat nga Italia.
    Ismajli mund të qendrojë në Serinë A. “Sport Mediaset”-i bën me dije se Bolonja është e interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit. Klubi italian përmbylli një sezon të suksesshëm, ku fitoi Kupën e Italisë dhe u rendit në vendin e 9 në Serinë A. Te Bolonja janë në kërkim të një mbrojtësi dhe Ismajli është një profil i pëlqyeshëm për drejtuesit, pasi e njeh mirë kampionatin dhe mund të transferohet me kosto 0 si lojtar i lirë./Sport Ekspres/

  • Ismajli largohet nga Empoli, klubet italiane që interesohen për të

    Ismajli largohet nga Empoli, klubet italiane që interesohen për të

    Ardian Ismajli do të ketë luksin të zgjedhë mes projektesh të ndryshme në futbollin italian pas dy javësh, kur mbyllet zyrtarisht kontrata e tij me klubin e Empolit.

    Ai nuk ka rinovuar me skuadrën që ka rënë në Serinë B dhe do të jetë lojtar i lirë, për të zgjedhur ekipin që do për të vazhduar karrierën.
    Ofertat nuk mungojë nga Italia dhe jashtë saj, por sidomos me klubet e Serisë A që janë të gatshme të ndërhyjnë për të siguruar firmën e tij.

    Mediat italiane insistojnë se ai ka një akord paraprak me Lacion. Por kjo nuk është skuadra e vetme e elitës, pasi është bërë e ditur se Ismajlin e kërkojnë edhe Parma, Verona e Kremoneze, të cilat janë të gatshëm t’i besojnë një rol qendror në projektet e tyre.

  • Nazmi Gripshi s’ndalet me gola në Kazakistan, Asllani larg interit por jo tek Fiorentina

    Nazmi Gripshi s’ndalet me gola në Kazakistan, Asllani larg interit por jo tek Fiorentina

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares në këtë moment po shqyrtojnë ofertat që kanë ardhur në adresë të tyre dhe në këtë listë të lojtarëve që janë në treg janë emrat më të spikatur si Asllani, Ismajli, Broja e ndonjë tjetër. Duhet thënë se diskutimet mes tyre e klubeve që i kërkojnë vijojnë dhe ende nuk kemi ndonjë lëvizje të bujshme e zyrtare.
    Gripshi spikat në Kazakistan
    Futbollisti shqiptar Nazmi Gripshi vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në Kazakistan, ku shumë shpejt me paraqitjet e tij është kthyer ndër idhujt e tifozerisë. Mesfushori i cili u transferua një vit më parë në radhët e kësaj skuadre nga Ballkani, e ka nisur edicionin aktual me shumë vrull dhe sot ka gjetur golin e tij të pestë në vetëm 13 ndeshje të luajtura nga Astana në sezonin i cili në Kazakistan zhvillohet mes marsit dhe nëntorit. Në ndeshjen ndaj Okzhtepes, ai mori një harkim nga e djathta në shtyllën e dytë dhe me një goditje fluturimthi spektakolare çoi sferën në rrjetë për të barazuar përkohësisht shifrat në 2-2 për skuadrën e  Astanës e cila që pas javëve të para të kampionatit është në kryesimin e tij.
    Asllani nuk është në projektin e Fiorentinës
    E ardhmja e Kristjan Asllanit është në ajër. Më saktësisht, pas Botërorit të Klubeve do të mësohet nëse Kristian Kivu do e ketë në planet e tij mesfushorin e Kombëtares shqiptare apo jo te Interi, ndërsa interesimi nga skuadra të tjera nuk ka munguar. Por sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, një nga skuadrat që përflitej se ishte më afër tij, në fakt nuk e ka në listat e saj Asllanin. Në ditët e kaluara u përfol shpesh se te Fiorentina e shohin me shumë interes mesfushorin kuqezi dhe Stefano Pioli e kishte kërkuar si përforcim gjatë verës. “Një emër në ditë nuk është se largon mjekun, por krijon vetëm konfuzion. Pasi me një emër në ditë, tifozi mesatar nuk është se qartësohet, kalon në vështirësi”, ishte komenti i Alfredo Pedulla rreth çështjes. “Që dje ju thamë se Asllani, talent i shkëlqyer i cili mund të largohet nga Interi, nuk është në listën e Fiorentinës. i njëjti diskutim vlen për Ismael Benaser i cili vlerësohet si përforcimi perfekt i dëshiruar nga Pioli”, tha eksperti i merkatos italiane, duke insistuar kësisoj se Asllani nuk hyn në planet e skuadrës së qytetit të Firences, për të hedhur më shumë hije dyshime rreth të ardhmes së mesfushorit.
    Ismajli te Beshiktashi s’është gënjeshtër
    E ardhmja e Ardian Ismajlit pritet të jetë larg Italisë. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Beshiktashi. Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin. Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Juventusi ka qenë tjetër alternativë po ashtu. Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës.

  • Gjysma e kuqezinjve në merkato, Broja në “ajër”, Muçi, Ismajli, Kumbulla, Hysaj dhe Asllani në merkato

    Gjysma e kuqezinjve në merkato, Broja në “ajër”, Muçi, Ismajli, Kumbulla, Hysaj dhe Asllani në merkato

    Nga Broja tek Muçi, e nga Ismajli tek Kumbulla, Hysaj apo Asllani. Më shumë se gjysma e kombëtares kuqezi është me valixhe në dorë sa i takon ekipeve të tyre në kampionate të ndryshme të Evropës. Sulmuesi jonë më i talentuar, Armando Broja mori një lajm të keq së fundmi, pasi nuk u mor në konsideratë nga trajneri i Chelsea, Mareska, për Botërorin e Klubeve që do të nisë pas pak ditësh në SHBA. Ai u la jashtë grupit të lojtarëve që u nisën për në këtë kompeticion të rëndësishëm. Kuptohet, është një zgjedhje logjike sepse Broja nuk ka qenë pjesë e skuadrës në sezonin e fundit, duke qenë se ishte në huazim te Everton. Mediat angleze shkruajnë se sulmuesi kuqezi duhet të gjejë një sistemim për sezonin e ri, ku janë në këmbë pista të ndryshme nga kampionate të ndryshme.

    Ndryshe nga Broja, Kristjan Asllani ka fatin të luajë në Botërorin e Klubeve me Interin, por nuk ka ende garanci se çfarë do të ndodhë me të në sezonin e ri. Trajneri që e promovoi në bluzën zikaltër, Simone Inzagi, nuk është më, ndërsa i riu Kristjan Kivu duhet ende të sqarojë pozicionin e mesfushorit kuqezi, huazimi i të cilit në ndonjë skuadër tjetër italiane është opsion konkret.
    Edhe Ernest Muçi me gjasë do ta gjejë veten në merkato gjatë kësaj vere. Aventura në Turqi te Beshiktash nuk ka shkuar sikurse ai do të donte pas transferimit nga Legia e Varshavës. Vetë lojtari pranoi se lëvizja nga Turqia është një opsion i mundshëm së afërmi.

    Mirëpo nëse Muçi dëshiron të largohet nga Turqia, ai që mund të kalojë në këtë kampionat është Ardian Ismajli. Rënia e Empolit në Serinë B mund ta shtyjë Ismajlin që të pranojë ofertat e vazhdueshme që i vijnë nga Superliga turke, edhe për shkak të joshjes financiare.
    Kumbulla, pas sezonit të shkëlqyer në La Liga me Espanjoll si i huazuar, kthehet te Roma, klub që ka kartonin e tij, për të kuptuar interesin që do të ketë trajneri i ri Gasperini. Duke mbetur në kryeqytet, edhe Elseid Hysaj duhet të sqarojë pozicionin e tij te Lacio. Në gjysmën e parë të sezonit të fundit, ai shihej i padëshiruar te Lacio, mirëpo rikthimi i trajnerit Sarri, me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera, mund të ndryshojë dukshëm situatën.
    Sa i takon kuqezinjve të tjerë, Mirlind Daku është drejt kalimit nga Rubin Kazan te një emër i madh si Zeniti, ndërsa për Berat Gjimshitin, mediat italiane raportojnë se mund të ketë interes konkret nga Igli Tare për ta marrë te Milan.
    /vizionplus.tv

  • Ismajli merr ofertë nga një klub turk, lëvizja pritet të ndodhë brenda qershorit

    Ismajli merr ofertë nga një klub turk, lëvizja pritet të ndodhë brenda qershorit

    Adriatik BALLA
    Lojtarë të ndryshëm të ekipit kombëtar po nmegociojnë me klube të interesuara për të pasur lëvizje në këtë merkato vere. Në treg kanë dalë disa lojtarë si Broja, Hysaj, Asani, Asllani, Ramadani e ndonjë tjetër, por listës së këtyre emrave i është shtuar së fundmi edhe Ardijan Ismajli që është pjesë e Empolit në Serie A italiane. Ndërkohë, në pikëpyetje mbetet Armando Broja, pasi Çelsi e ka bërë të qartë se nuk do ta mbajë për sezonin e ri dhe kërkon ekip ku të mund ta huazojë ose ta shesë. Mundet që lojtari të shitet brenda kësaj vere edhe për një çmim të pranueshëm, pasi, për shkka të situatës së tij me dfëmtimet ka rënë ndjeshëm pesha e kartonjit të futbollistit. Gjithçka duket e hapur për të dhe për lojtarët e tjerë, të cilëët po presin ofertën më të mirë për të vendosur në lidhje me të ardhmen e tyre.
    Situata
    Ardian Ismajli do të përjetojë një verë ndryshe pasi të mbyllë ndeshjet me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi i kuqezinjve, do të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere dhe ditët pas grumbullimit kuqezi, do t’i kalojë duke mbyllur negociatat me atë që pritet të jetë klubi i tij i ri. Sipas mediave turke, futbollisti ka një akord parimor për t’iu bashkuar një emri shumë të njohur si Beshiktash, i cili synon të përforcohet për edicionin e ardhshëm me lojtarë të nivelit të lartë. Ismajli është një “okazion” për çdo klub, meqë pas 30 qershorit është futbollist i lirë, pasi mbyll kontratën me Empolin në Serinë A. Futbollisti ka marrë disa oferta, por raportohet se tundohet nga fakti se klubi i Beshiktash synon të shkojë në fazën në grupe të kompeticioneve europiane dhe Ismajli dëshiron të provojë një eksperiencë të tillë. Ndaj palët janë drejt arritjes së një akordi, për të finalizuar së shpejti këtë transferim.
    Kumbulla në gjurmët e Gjimshitit tek Atalanta
    Ndërkohë që vëmendja e të gjithë lojtarëve kuqezi është e frokusuar tek ndeshja e sotme me Serbinë, në “Air Albania” të Tiranës, duket se për disa lojtarë elitarë vijojnë ofertat në treg dhe vëmendjen orët e fundit e ka marrë mbrojtësi Marash Kumbulla, që është pjesë e Romës, por i huazuar tek Espanjoli në Spanjë. Lojtari dëshiron të kthehet në Itali, ku krahas Romës si opsion janë sxhfaqur edhe alternativa të tjera. Në fakt, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla bëri një sezon fantastik me Epanjolin ku në 35 paraqitje ka qenë edhe vendimtar me gola të shënuar, ose duke i shmangur ato. Huazimi i tij nga Roma përfundon në fund të qershorit dhe ai duhet të kthehet në Itali. Kumbulla mund të përfitojë nga ardhja e Xhian Piero Gasperinit në stolin e verdhekuqve pasi mund ta bënte atë një nga alternativat në vijën e mbrojtjes. Sipas “Corriere dello Sport”, Roma do të donte të kuptonte me qetësi se çfarë duhet të bëjë, nëse dëshiron ta shesë 25-vjeçarin pas vitit të shkëlqyer në Katalonjë apo ta mbajë në ekip. Por me shumë mundësi mund të përsëritet historia si me mbrojtësin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Gasperini veproi njësoj me futbollistin i cili u rikthye nga huazimi dhe e mbajti në skuadër duke e kthyer në lider te Atalanta.

  • Ardian Ismajli e mbyll aventurën e tij te Empoli, mbrojtësi do të qëndrojë në Serinë A 

    Ardian Ismajli e mbyll aventurën e tij te Empoli, mbrojtësi do të qëndrojë në Serinë A 

    Ardian Ismajli nuk do të jetë më pjesë e Empolit. Kontrata e tij skadon me këtë ekip dhe tani, pas tre vitesh me Empolin, Ismajli është gati për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. 
    Empoli ra nga Serie A në këtë vit, ndërsa Ismajli nuk ishte prezent në shumë ndeshje të humbura në muajt e fundit për shkak të dëmtimit. Kjo i ka kushtuar shumë skuadrës së tij pasi Ardiani zhvilloi një sezon të mrekullueshëm duke ndalur sulmuesit më të fortë në Europë. 
    Më parë ishte Juventusi, Interi dhe Napoli që kanë shfaqur interesim për të. Tani do të jetë më e lehtë që një tjetër skuadër e Serisë A të marrë në ekip Ismajlin. /Sport Ekspres/