Tag: ismajli

  • Ardian Ismajli lojtar më i r i Torinos, mbrojtësi kuqezi kryen vizitat mjekësore, pritet të firmosë kontratë 3 vjeçare me klubin granata

    Ardian Ismajli lojtar më i r i Torinos, mbrojtësi kuqezi kryen vizitat mjekësore, pritet të firmosë kontratë 3 vjeçare me klubin granata

    Ardian Ismajli është lojtar më i ri i Torinos. Mbrojtësi shqiptar, i cili vjen si lojtar i lirë pas shkëputjes nga Empoli më 30 qershor, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Institutin e Mjekësisë Sportive, brenda stadiumit Olimpico Grande Torino, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore përpara se të firmosë kontratën me klubin dhe të vihet në dispozicion të trajnerit Marco Baroni, duke filluar nga e marta, kur skuadra do të nisë stërvitjet në qendrën “Filadelfia” nën drejtimin e trajnerit të ri.
    Nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve, më pas përfaqësuesi shqiptar do ta nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin torinez, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Sipas mediave italiane, Ismajli do të paguhet 1,1 milion euro në vit plus bonuset.

    Ardian Ismajli, i lindur në vitin 1996, e përfundoi aventurën e tij me Empolin pas 106 paraqitjesh gjithsej, prej të cilave 31 vetëm në sezonin e fundit. Në total, 28 vjeçari i ka zhvilluar 117 ndeshje në Serie A, ndërsa e ka realizuar një gol dhe i ka bërë dy asistime.
    Ardhja e tij tek një klub i madh e me shumë histori në futbollin italin sikundër është Torino është një hap i rëndësishëm në karrierën e futbollistit shqiptar, që pritet të ndikojë pozitivisht edhe në përfaqësimin e tij me fanellën e ekipit tonë kombëtar.

  • Ardian Ismajli pritet të zyrtarizohet tek klubi torinez, përcaktohet dita e vizitave mjekësore

    Ardian Ismajli pritet të zyrtarizohet tek klubi torinez, përcaktohet dita e vizitave mjekësore

    Ardian Ismajli e ka mbyllur marrëveshjen me Torinon dhe të hënën do të udhëtojë për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e tij të re dhe për të firmosur kontratën 3-vjeçare.
    Ish-mbrojtësi i Empolit, i cili vjen si lojtar i lirë, e kishte pranuar destinacionin që më 26 qershor, por vetëm gjatë 24 orëve të fundit klubi torinez ka rënë dakord të vazhdojë dhe ta përfundojë transferimin. Kishte vonesa për shkak të pritjes së vendimit të mbrojtësit, Saul Koko, për një propozim nga Al-Duhail, por Toro nuk donte të rrezikonte humbjen e Ismajlit gjatë këtij procesi.

    Kjo do të thotë se Ismajli tani mund të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Torinon, ndërsa Kokos i jepet gjithë koha që i duhet për të bërë një zgjedhje për të ardhmen e tij. 28-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë në Itali qëkur u largua nga Hajduk Split për te Specia në vitin 2020, duke u transferuar më pas tek Empoli për 2 milionë euro në verën e vitit 2021.
    Ismajli numëron 117 paraqitje në Serinë A, me një gol dhe dy asistime. Sipas gazetarit italian Nikolo Skira, Ismajli do të përfitojë 1,1 milionë euro në sezon deri në vitin 2028 me Torinon.

  • Ismajli pritet të finalizojë kontratën me Torinon

    Ismajli pritet të finalizojë kontratën me Torinon

    Ardian Ismajli pritet të finalizojë në orët në vijim transferimin e tij te Torino, me një kontratë trevjeçare, duke mos pritur më vendimin e Saul Coco-s për një lëvizje të mundshme drejt Katarit.

    Sipas raportimeve të gazetarit italian Alfredo Pedullà, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare kishte dhënë dakordësinë e tij për kalimin te Torino që më 26 qershor, por klubi ka vendosur të përshpejtojë gjithçka vetëm në 24 orët e fundit, për të mos rrezikuar që Ismajli të zgjidhte një alternativë tjetër.
    Torino po priste nëse Saul Coco do të pranojë ofertën nga Al-Duhail, por drejtuesit e klubit kanë zgjedhur të mos e vënë më në pritje transferimin e Ismajlit, duke i ofruar menjëherë kontratën.

    Lëvizje e rëndësishme për Ismajlin
    28-vjeçari ka qenë një figurë e qëndrueshme në Serie A që prej vitit 2020, kur u transferua nga Hajduk Spliti te Spezia, për të kaluar më pas tek Empoli në verën e vitit 2021 për një shumë prej 2 milionë eurosh. Gjatë kësaj periudhe, ai ka grumbulluar 117 ndeshje në Serinë A, duke realizuar 1 gol dhe 2 asistime.
    Ky transferim përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e mbrojtësit shqiptar, i cili do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një tjetër klub ambicioz të kampionatit italian.

  • Pas Feros, edhe Arbenita Ismajli vihet nën hetim

    Pas Feros, edhe Arbenita Ismajli vihet nën hetim

    Showbiz E Premte, 4 Korrik 2025 19:57
    Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet zyrtare ndaj modeles së njohur Arbenita Ismajli, për shkak të dyshimeve se ajo ka refuzuar me dashje të respektojë një vendim të plotfuqishëm gjyqësor lidhur me të drejtën e kontaktit të ish-bashkëshortit të saj, reperit Feronit Shabani,
    I njohur me emrin artistik “Fero”, me vajzën e tyre të mitur, Nina Shabani. Sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Insajderi, me datë 13 qershor 2025, Prokuroria ka konfirmuar nisjen e hetimeve ndaj Ismajlit. Ajo akuzohet për veprën penale të mosbindjes ndaj vendimit gjyqësor, një shkelje që në kontekstin ligjor të Kosovës mund të sjellë pasoja serioze për prindin kujdestar.

    Në dokument thuhet se më 19 mars 2025, Arbenita Ismajli ka qenë në dijeni të revokimit të një autorizimi të mëparshëm të dhënë nga Fero, i cili e lejonte atë të merrte vajzën e tyre jashtë territorit të Kosovës. Pavarësisht revokimit, Ismajli nuk i ka mundësuar kontaktin e reperit me vajzën, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë të datës 12 qershor 2024, i cili përcaktonte takime dy herë në muaj, gjatë fundjavës së parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.
    “Nga data 19.03.2025 e deri më sot, e pandehura nuk i ka krijuar asnjë mundësi kontakti të dëmtuarit me fëmijën e tyre”,-thuhet në dokumentin zyrtar të prokurorisë. Një tjetër zhvillim kyç në këtë rast është aktakuza e ngritur më 21 dhjetor 2024 nga prokurori për të mitur, duke sinjalizuar që procedurat ligjore ndaj Ismajlit kanë nisur më herët se sa është bërë publike.
    Fero përballet me tri akuza të ndara penale nga po e njëjta prokurori, ndodhet nën hetime, por rasti i Arbenitës duket se po zgjerohet në një linjë të ndarë hetimore që lidhet me të drejtën e kontaktit prindëror dhe zbatimin e ligjit mbi mbrojtjen e të miturve. Zhvillimet në këtë rast pritet të trazojnë sërish opinionin publik, jo vetëm për shkak të profilit të lartë të të dy përfshirëve, por edhe për çështjet delikate që lidhen me prindërimin, të drejtat e fëmijëve dhe rolin e drejtësisë në një shoqëri që ende përpiqet të balancojë ligjin me opinionin.

  • Negociatat janë drejt fundit/ Pritej vetëm zyrtarizimi, Ardian Ismajli gati të firmos te Torino

    Negociatat janë drejt fundit/ Pritej vetëm zyrtarizimi, Ardian Ismajli gati të firmos te Torino

    Ardian Ismajli do ta bëjë kalimin e tij nga Empoli për një tjetër skuadër në Serinë A. Emri i mbrojtësit shqiptar është përfolur prej shumë kohësh, vecanërisht në këtë sezon pas super performancave të zhvilluara me fanellën e Empolit.
    Megjithatë dëmtimet i prishën jo pak punë Ismajlit, në kohën e tij më të mirë. Tani vështrimi është te mbrojtësi shqiptar që është shumë pranë kalimit te Torino dhe pranë zyrtarizimit të marrëveshjes. Sipas mediave italiane, negociatat janë drejt fundit dhe brenda pak kohësh do të vijë edhe njoftimi zyrtar i Torinos. /Sport Ekspres/

  • Ernest Muçi gati të kthehet tek Legia, Ardijan Ismajli edhe zyrtarisht lojtar i lirë

    Ernest Muçi gati të kthehet tek Legia, Ardijan Ismajli edhe zyrtarisht lojtar i lirë

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares po shqyrtojnë ofertat që kanë marrë në këtë periudhë në treg dhe një pjesë e mirë e futbollistëve e kanë seriozisht lëvizjen, aq sa po interesohen për një kalim të shpejtë. I tillë është rasti i Ernest Muçit i cili shihet jashtë planeve të Beshiktashit, por ende nuk ka gjetur skuadrën e re, megjithëse një kthim te Legia e Varshavës shihet opsion real dhe plotësisht i mundur. Nga ana tjetër, ka dhe lojtarë që po dalin të lirë pasi u ka përfunduar kontrata me klubet e tyre dhe këtu është rasti i Ardijan Ismajlit. Futbollisti ishte në kontratë me Empolin por dje doli lojtar i lirë. Për Armando Brojën ka interesime, deri në Turqi, por lojtari ende nuk është shkëputur nga Çelsi dhe vështirë të kuptohet nëse do të shitet apo do të kalojë i huazuar tek ndonjë klub tjetër anglez.
    Ismajli e mbyll me Empolin
    Mbrojtësi i përfaqësueses kluqezi, Ardian Ismajli, e ka mbyllur zyrtarisht me Empolin në Serie A italiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares përmes një reagimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi kuqezi i falenderon të gjithë për mbështetjen duke iu thënë që kjo nuk është një lamtumirë por vetëm një përshëndetje. “Të dashur njerëz të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34”, shkruan Ismajli në profilin e tij në rrjetet sociale. Ëshhtë e qartë se mbyllja e angazhimeve me Empolin nënkupton se palët nuk kanë gjetur gjuhë të ëprbaskët për rinovim, ndërkohë që mediat italkiane gjatë gjithë ditës së djeshme radhisnin klubet italiane që kishin shprehur pëlqim për kosovarin e përfaqësueses së Shqipërisë. Ndoshta Ismajli edhe mund ta ketë marrrë vendimin, por ndoshta mund t’i japë vetes kohë të shqyrtojë ofertat dhe të vendosë në momentin e duhur. Në tërësi korriku është muaj vendimtar, pasi skuadrat nisin fazën përgatitore dhe bëhen gati për sezonin e ri. Vonesat në marrjen e vendimit mund të sjellin probleme dhe mund të përfundojë në ndonjë skuadër të nivelit të dytë, prandaj vendimi për të ardhmen ka rëndësi parësore për Ismailin në këtë moment.
    Muçi ende se di ku do të jetë sezonin e ri
    Ndërkohë që Ismajli ka shkëputur marrëdhëniet me Empolin dhe po shqyrton ofertat, një tjetër lojtar i Kombëtares po pret mundësinë e re për sezonin e ri. Por ndryshe nga Ismajli ai ende nuk e ka të qartë çfarë do të ndodhë me të. Kështu, e ardhmja e Ernest Muçit mbetet në ajër. Sulmuesin e Kombëtares shqiptare e lidhin me një rikthim te Legia e Varshavës. Në anën tjetër, Muçi si pjesa tjetër e skuadrës së Beshiktashit, i është nënshtruar testeve mjekësore për sezonin e ri. Fokusi më i madh është në Ligën e Europës. Rrugëtimi i Beshiktashit do të nisë nga turi i dytë kualifikues. Dhe skuadra pritet të pësojë disa ndryshime, pasi nuk ka kënaqur pritshmëritë e drejtuesve turq.

  • Ismajli bëhet “dem”, zbulohen detajet e kontratës, hyn në fuqi nga 1 korriku

    Ismajli bëhet “dem”, zbulohen detajet e kontratës, hyn në fuqi nga 1 korriku

    Më Itali nuk kanë asnjë dyshim, nga 1 korrik Ardian Ismajli do të jetë një futbollist i Torinos. Nga 30 qershori, Ismajli del në treg si lojtar i lirë, por Torino dhe qendërmbrojtësi kuqezi kanë gjetur prej kohësh akordin total ndërmjet tyre. Sipas mediave italiane, Ismajli do të firmos një kontratë 3 vjeçare nga ku do të përfitojë 1,1 milionë euro në sezon.
    Për Ismajlin kjo është një kontratë shumë e rëndësishme, në çdo aspekt. Futbollisti shqiptar do të vijojë të luajë në Serie A, për më tepër në nivele të larta, por në të njëjtën kohë do të përfitojë edhe më shumë në aspektin financiar, tek Empoli përfitonte 900 mijë euro në sezon. Në radhët e Torinos i gëzon shumë këtij transferimi pasi Ismajli është një lojtar me shumë eksperiencë, ku në katër vitet e fundit në radhët e Empolit ka zhvilluar 104 ndeshje, madje në vitin e fundit mbajti edhe shiritin e kapitenit.

    Fakti që Ismajli doli në treg si lojtar i lirë bëri që mbi lojtarin të kishte shumë oferta, nga ekipe të ndryshme në Serie A, por në fund Ismajli zgjodhi Torinon një skuadër ku do të ketë mundësi të luajë si titullar. Ky është një lajm i mirë edhe për ekipin përfaqësues, pasi një nga element me të rëndësishëm të prapavijës, do të ketë mundësi të luajë në nivele të larta, në Serie A. Gjithnjë sipas mediave italiane, kontrata e re e Ismajlit me Torinon do të bëhet publike pas datës 1 korrik.
    (BalkanWeb)

  • Adrian Ismajli qëndron në Serie A, mbrojtësi kuqezi firmos për skuadrën e Torino

    Adrian Ismajli qëndron në Serie A, mbrojtësi kuqezi firmos për skuadrën e Torino

    30 Qershor 2025

    8:51

    Telesport

    Skuadra e Torinos do të jetë destinacioni i ri për mbrojtësin shqiptar Adrian Ismajli. Lajmi është konfirmuar nga “sportmediaset”, që sqaron së marrëveshja do të bëhet publike pas datës 1 korrik.
    Mbrojtësi 28-vjeçar shqiptar do të transferohet si një lojtar i lirë, pasi sot skadon kontrata e tij me Empoli. Me këtë ekip, Ismajli luajti në 4 sezonet e fundit në Serie A, ku u aktivizua në 104 ndeshje.
    Në Serie A ai ka luajtur fillimisht me Spezia, ndërkohë që tani aventura e tij do të vijojë me klubin “granata”. Së fundi, ekipi i Torino ka zgjedhur edhe trajnerin e ri, që do të jetë Marco Baroni.
    Për Ismajli ishin interesuar disa ekipe të Serie A, por duket se Torino u tregua më e gatshme për ta marrë. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe për Adrian Ismajli nis kështu një kapitull i ri në karrierën e tij.

  • Ardian Ismajli arrin marrëveshjen për 3 vite, do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon

    Ardian Ismajli arrin marrëveshjen për 3 vite, do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon

    Ardian Ismajli do të mbetet në Serinë A edhe për 3 vitet e ardhshme. Gazetari italian, Nikolo Shira, ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar pritet të veshë fanellën e Torinos. Sipas tij, palët kanë rënë dakort në parim.
    Bëhet fjalë për një kontratë deri në verën e vitit 2028, nga e cila Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon. Një përmirësim në akpektin ekonomik, duke qenë se te Empoli lojtari i Kombëtares kuqezi përfitonte 900 mijë euro në sezon./Sport Ekspres/

  • Eksperti i merkatos e bën fakt të kryer: Ismajli sezonin e ardhshëm do të luajë me Torinon

    Eksperti i merkatos e bën fakt të kryer: Ismajli sezonin e ardhshëm do të luajë me Torinon

    Eksperti italian i merkatos, Xhanluka Di Marcios, e ka bërë fakt transferimin e mrojtësit Ardian Ismajli te Torino.

    Sipas tij Ismajli sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e “granatave”.
    Ismajli është aktualisht pa skuadër. Mbrojtësi mbylli sezon të shkëlqyer individualisht në Seria A, por skuadra e Empolit nuk ia doli të mbijetojë.

    Për Ismajlin janë përfolur disa skuadra, që e kërkojnë. Ndër të tjera ishin Bolonja dhe Verona në Seria A, ndërsa Beshiktash e dëshironte Ismajlin në Turqi.