Gjykata Themelore e Gjilanit ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli, sipas mediave të Kosovës.
Për modelen ka nisur një hetim nga prokuroria në qershor të këtij viti, pasi ajo nuk kishte lejuar takimet e vajzës me të atin, Feronit Shabani. Fero dhe Arbenita janë tashmë të divorcuar, por reperi mund ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.
Sipas prokurorisë, modelja e ka marrë vajzën në udhëtime në Europë dhe Emiratet e Bashkuara dhe mos përmbushur detyrimet e saj të marrëveshjes.
Në korrik të këtij viti, ajo u akuzua për veprat penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” dhe për “Mospërfillje të gjykatës”.
Fero ka shpërthyer shpesh në rrjetet sociale lidhur me këtë situatë, madje disa muaj më parë, akuzoi edhe Blinera Osmanin, motrën e presidentes së Kosovës, e cila është avokatja mbrojtëse e Arbenitës, për ndikim në këtë çështje.
Njëkohësisht, edhe mbi Feron rëndojnë akuza për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje kundrejt Arbenita Ismajlit, të dyshuara se janë kryer gjatë qershor-tetorit 2024.
Tag: ismajli
-

Lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar për modelen shqiptare Arbenita Ismajli
-

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, Arbenita Ismajli
Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.
Sipas autoriteteve, Ismajli dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjyqësor që i jepte ish-partnerit të saj, Feronit Shabani, të drejtën për takime të rregullta me vajzën e tyre. Prokuroria thotë se ajo ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në disa shtete jashtë vendit që nga shtatori 2024, duke penguar kontaktin e babait me fëmijën.
Më 10 korrik 2025, ndaj saj u ngrit aktakuzë për:
Mbajtje e paautorizuar e fëmijës
Mosrespektim të vendimit të gjykatës
Ndërkohë, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit, për:
Dhunë në familje
Ngacmim seksual
Kanosje, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024.
Gjykata ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë “konform ligjit dhe legjislacionit në fuqi”. -

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar
Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21. Ajo ka folur për vështirësitë dhe përjetimet gjatë karrierës, duke theksuar se ndjenja e vlerësimit ndryshon nga vendi në vend. “Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” tha ajo.
Adelina e konsideron publikun shqiptar si një faktor kyç për ringritjen e saj artistike dhe përballimin e vështirësive, duke shtuar “Në Shqipëri kam gjetur gjithmonë mbështetje dhe ndihmë që nuk e kam marrë kudo.” -

Ardian Ismajli debuton me Torinon, provë e mirë kundër ekipit nga Gjermania
Ardian Ismajli e ka zhvilluar takimin e parë me fanellën e Torinos. Mbrojtësi shqiptar kaloi nga Empoli te Torino, duke vazhduar që të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Ismajli zhvilloi dje ndeshjen e parë me fanellën e re.
Një ndeshje miqësore ku Torino barazoi në shifrat 1-1 ndaj Ingolshtad. Ismajli u hodh nga minuta e parë në fushë, duke dëshmuar qartë se është në planet e ekipit për të qenë nga minuta e parë në këtë sezon. Vlerësimet për të ishin të mira dhe sipas mediave italiane, kjo provë e parë me fanellën e Torinos ishte e kalueshme dhe shumë pozitive. /Sport Ekspres/ -

Ismajli refuzoi ofertën e majme nga Katari për t’u transferuar te Torino
Ardian Ismajli është zyrtarisht futbollist i Torinos. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me klubin italian, me opsion rinovimi për një sezon tjetër.
Vendimi i tij për të qëndruar në Serie A erdhi pavarësisht një oferte shumë të rëndësishme që mori në muajin maj nga klubi Al Ain në Katar, i cili do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.
Sipas raportimeve, oferta kishte një vlerë prej 7 milionë eurosh për tre vite, por Ismajli zgjodhi të vazhdojë aventurën në elitën e futbollit italian, duke firmosur me Torinon si lojtar i lirë.Në komunikatën zyrtare, Torino shkruan: “Torino Football Club ka kënaqësinë të njoftojë se ka nënshkruar me futbollistin Ardian Ismajli, i cili ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2027, me opsion për sezonin pasues. Ismajli ka lindur në Majancë, Kosovë, më 30 shtator 1996.
Ai është rritur te të rinjtë e klubit 2 Korriku dhe në vitin 2016 është transferuar te Hajduk Split, ku ka debutuar më 14 maj 2016 kundër NK Zagreb. Me ekipin kroat ka zhvilluar 93 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe dhuruar 2 asistime, si dhe ka luajtur në ndeshjet kualifikuese për Europa League.
Në shtator 2020, Ismajli u transferua në Itali te Spezia, ku regjistroi 21 paraqitje, një gol dhe dy asistime. Një vit më vonë u ble nga Empoli, ku qëndroi katër sezone, duke zhvilluar 106 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.
Në arenën ndërkombëtare, Ismajli ka përfaqësuar fillimisht Kosovën dhe më pas Shqipërinë në ekipet e moshave, ndërsa me përfaqësuesen A të Shqipërisë ka luajtur 45 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola”. -

Ismajli te Torino, klubi tenton Eljif Elmas
Pas Empolit radha për të përfaqësuar Torinon në Serie A. Pas rrëzimit të toskanëve të Empolit në Serie B, mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli është lojtar i ri i ekipit ‘Granata’. Pas njoftimit paraprak në mediat sociale, është publikuar edhe deklarata zyrtare.
Torino zbuloi gjithashtu detajet në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës. Më poshtë është deklarata zyrtare:
“Klubi i Futbollit Ardian Torino ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e lojtarit Ardian Ismajli, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027, me një opsion për sezonin e ardhshëm.”
Ndërkaq vetë futbollisti 28 vjeçar ka publikuar në rrjete urimin e parë për tifozët e Torinos. Ndërkaq drejtori i klubit Davide Vanjati duket se po punon në prapaskenë për të rikthyer maqedonasin Eljif Elmas në Torino. Mediat raportojnë se ai ka diskutuar me drejtorin sportiv të Napolit, Xhovani Mana, edhe rreth Ngonge.
Vazhdo leximin
-

Ardian Ismajli prezantohet te Torino, nënshkruan kontratë dyvjeçare
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, është prezantuar zyrtarisht te skuadra e “Torino”-s në Serinë A të Italisë. Gjatë prezantimit, Ismajli mbajti flamurin shqiptar dhe simbolin e shqiponjës, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.28-vjeçari shkoi te Torino si lojtar i lirë, pas aventurës së fundit me skuadrën e “Empoli”-t. Para kësaj, Ismajli ka mbrojtur ngjyrat e “Spezia”-s, gjithashtu në kampionatin italian.Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin torinez, me mundësinë e një viti shtesë bashkëpunim. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke i dhënë mundësi të luftojë në një prej ligave më të forta të futbollit europian.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, është prezantuar zyrtarisht te skuadra e “Torino”-s në Serinë A të Italisë. Gjatë prezantimit, Ismajli mbajti flamurin shqiptar dhe simbolin e shqiponjës, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij.28-vjeçari shkoi te Torino si lojtar i lirë, pas aventurës së fundit me skuadrën e “Empoli”-t. Para kësaj, Ismajli ka mbrojtur ngjyrat e “Spezia”-s, gjithashtu në kampionatin italian.Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin torinez, me mundësinë e një viti shtesë bashkëpunim. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke i dhënë mundësi të luftojë në një prej ligave më të forta të futbollit europian.
-

ZYRTARE/ Ardian Ismajli prezantohet te ekipi i ri, klubi italian: Shqiponja erdhi në qytet
Ardian Ismajli ka firmosur me klubin e Torinos. Mbrojtesi shqiptar përfundoi kontratën e tij me Empolin dhe u transferua si lojtar i ri në radhët e Torinos. Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin “granata” deri në vitin 2027.
Transferimi i tij është zyrtarizuar pak minuta më parë nga vetë klubi italian përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Skuadra e Torinos ka shpërndarë një video prezantimi për Ardian Ismajlin, i cili shfaqet duke bërë me duar simbolin tonë, shqiponjën. Ndërkohë, në përshkrimin e videos është shkruajtur: “Shqiponjë erdhi në qytet”./Sport Ekspres/ -

Ismajli kalon testet mjekësore te Torino, Tare pranon që Jashari e dëshiron Milanin
Adriatik BALLA
Disa lojtarë të përfaqësueses e kanë nisur tashmë rrugën e lëvizjes drejt destinacioneve të reja në merkato, e një nga emrat që së fundmi po ndryshon ekip është mbrojtësi Ardijan Ismajli. Me të gjitha gjasat ai do të jetë lojtar i Torinos në sezonin e ri. Nga ana tjetër, Igli Tare nga konferenca e djeshme për shtyp, ku prezantoi trajnerin Alegri, tha se Ardon Jashari e dëshiron të veshë fanellën e Milanit dhe konfirmoi vijimin e bisedimeve. Ndërkohë, mbrojtësi i përfaqësueses U21, Ervin Bashi, iu bashkua së fundmi Katanzaros. Janë lëvizje ndoshta pa shumë bujë por marrin rëndësi për karrierën e tyre. Ndërkohë, mbetet ende pa një destinacion të ri Rei Manaj, Armando Broja, e disa lojtarë të tjerë të Kombëtares, të cilët po presin të konfirmohen diku sepse ofertat janë bërë dhe ata po i shqyrtojnë mundësitë e reja. Sidomos me interes është të mësohet ku do të jetë Broja, pasi Çelsi e ka bërë të qartë se do ta shesë nëse nuk do të ketë vend as për huazim.
Ismajli pritet të prezantohet te Torino
Mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli, ka përfunduar testet mjekësore në Torino. Tashmë mungon vetem firma, pasi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të firmosë me Torinon. Klubi i Seria A e gjeti si okazion Ismajlin, pasi ky i fundit përfundoi bashkëpunimin me Empolin. Me këto të fundit qëndroi për 4 vite dhe nuk pranoi rinovimin. Për Ismajlin kishte interes edhe nga klube të tjera në Seria A. Po ashtu edhe jashtë Italisë. 28-vjeçari numëron 117 paraqitje në elitën e futbollit italian. Pas sezonit të fundit pozitiv është gati për eksperiencën e re.
Ervin Bashi firmos me Katanzaron
Ervin Bashi do e vazhdojë karrierën te Katanzaro. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 ka firmosur kontratën me klubin e ri, raporton “Sky Sport”. Bashi ishte pjesë e Pro Patrias në Serinë C. Katanzaro në anën tjetër militon në Serinë B. Një skuadër e gjitha me italianë, ndërsa Bashi bëhet lojtari i vetëm i huaj në skuadër. 19-vjeçari ka luajtur vetëm në Itali. Kontratën e re e ka firmosur të vlefshme për tre vite me opsion rinovimi dhe një tjetër.
Tare: Jashari dëshiron të luajë për Milanin
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, të hënën në konferencë për shtyp e prezantoi zyrtarisht trajnerin Masimiliano Alegri. Tare gjatë prezantimit të Alegrit është pyetur nga një gazetar për situatën e mesfushorit të Klub Bruzhit, Ardon Jashari. Ai është përgjigjur duke thënë se Jashari dëshiron të luajë për Milanin. Tare tutje theksoi se kanë bërë ofertë për Jasharin dhe shpresojnë që marrëveshja të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. “Mund t’ju them se djali dëshiron të luajë për ne, por ne duhet të respektojmë dinamikën dhe zgjedhjet e Bruzhit. Ne besojmë se kemi bërë ofertën e duhur dhe shpresoj që kjo histori të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Tare. Më herët është raportuar se Milani ka bërë ofertë prej 35 milionë eurosh që t’i sigurojë shërbimet e Jasharit. Deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete. 22-vjeçari Jashari iu bashkua Klub Bruzhit në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me klubin belg ka kontratë deri në vitin 2029. -

Dy lëvizje të mëdha për kuqezinjtë/ Asllani drejt largimit, Ismajli firmos me klubin e njohur
Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, për shkak të hapësirave të kufizuara si titullar. Real Betis nga La Liga ka shfaqur interes konkret për mesfushorin shqiptar dhe mund të bëjë një ofertë në ditët në vijim.
23-vjeçari kërkon më shumë minuta loje për të shfaqur potencialin e tij, ndërsa në Botërorin e Klubeve luajti si titullar për shkak të mungesave në formacion. Për të interesohen gjithashtu edhe klube italiane si Fiorentina dhe Bologna.
Ndërkohë, një tjetër legjionar shqiptar, Ardian Ismajli, është bërë me skuadër të re, duke kaluar te Torino. Mbrojtësi kaloi vizitat mjekësore dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare pas largimit nga Empoli si lojtar i lirë.
Ismajli numëron 117 ndeshje në Serie A dhe 45 me përfaqësuesen shqiptare. Me kalimin te Torino, ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin defensiv të skuadrës së Marco Baronit.