Ardian Ismajli do të nisë një tjetër aventurë në Serinë A. Këtë herë mbrojtësi shqiptar do të veshë fanellën e Torinos. Ismajli ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Torinos, ku i ka trguar opinionit sportiv më tepër nga vetja e tij. Ai është shprehur se është ndjerë gjirhmonë lider. Ismajli ka veçuar gradimin si kapiten i kuqezinjve si një moment historik për të dhe familjen e tij.
“Jam ndjerë gjithmonë kapiten, edhe pa shiritin. Një vit më parë isha kapiten me Shqipërinë ka qenë një çast historik, edhe për familjen time. I falenderoj të gjithë për shiritin, unë jap gjithmonë më të mirën. Gjërat nuk të dhurohen, por meritohen. Unë jam nga ata që i ndihmoj të rinjtë në dhomat e zhveshjes dhe në duan. Kam pasur shumë vështirësi, prandaj dua që tani t’i ndihmoj”, ka thënë Ardian Ismajli./Sport Ekspres/
Tag: ismajli
-

“Shiriti i kapitenit te Shqipëria, çast historik për familjen time”, Ismajli: Të rinjtë më duan
-

Ismajli prezantohet si luftëtar te Torino: Gjithmonë jam ndjerë si kapiten, edhe pa shiritin në krahë
12 Shtator 2025
13:36
Alfred Lleshi
Ardian Ismajli, mbrojtësi i ri i Torinos, ka rrëfyer emocionet e para pas transferimit te “granatat”: “Jam këtu prej disa javësh, qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, kur më thirri nuk hezitova fare”.
I lindur në Kosovë, Ismajli theksoi lidhjet e forta familjare: “Jemi tre fëmijë, babai në politikë, vëllai karabinier (polic), motra informaticiene. Emir Sahiti është si vëlla për mua”. Për rolin e liderit: “Jam ndjerë gjithmonë kapiten, edhe pa shirit. Me Shqipërinë kam pasur nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi”.
Për Serie A: “Ishte ëndrra ime që fëmijë. Sa i përket stilit të lojës, jam gati për mbrojtje me tre, ashtu edhe me katër lojtarë”. Mesazhi i tij për tifozët: “Luftëtarët nuk dorëzohen kurrë. Këtë lloj shpirti do ta pasqyroj gjithmonë në fushë”. -

Ismajli rekuperohet plotësisht, gati debutimi me Torinon ndaj Romës
Mbrojësi kuqezi nuk mori ftesë nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit për shkak dëmtimi, sot klubi i tij njofton se Ardian Ismajli është gati…
Torino vazhdon stërvitjen në Filadelfia gjatë kësaj pushimi ndërkombëtar, dhe Ardian Ismajli konsiderohet plotësisht i rikuperuar.
Mbrojtësi kuqezi është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të ekipit pasi pësoi një tërheqje të pjesshme në muskulin e kofshës së djathtë në mesin e gushtit. Lojtari i lindur në vitin 1996 është ende në pritje të debutimit të parë te Torino
Vetë trajneri Baroni është i bindur se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen jashtë fushe në Romë kundër verdhekuqëve të Gasperinit, e planifikuar për të dielën, më 14 shtator në orën 12:30.
Vazhdo leximin
-

VIDEO/ Dita e parë si “dem”, Asllani: Ja pse zgjodha numrin 32, një që doja unë ma kishte zënë Ismajli që erdhi para meje
Kristjan Asllani është që nga fillimi i javës edhe zyrtarisht një lojtar i Torinos. Dhe klubi tij i ri ka postuar videon e ditës së parë të tij si futbollist i këtij klubi.
Një ditë që fillonte që me zgjedhjen e numrit të fanellës së re nga Asllani.“Pse numri 32? Se të gjitha ishin thuajse të zëna. (qesh) Më pëlqente 23 po ishte i zënë. Pastaj edhe 44 e kishte Ismajli. Ndaj mora 32, është e kundërta e 23”, tha duke qeshur mesfushori shqiptar.
Aty shihet se si lojtari kreu vizitat mjekësore, më pas bëri një xhiro në ambientet e stërvitjes dhe të klubit si dhe më pas momentin e firmës së futbollistit në kontratën e re.
-

Nuk ka “hakmarrje” për Asllanin ndaj Interit, ylli kuqezi nuk figuron në listë për ndeshjen e mbrëmjes! Mungon edhe Ismajli
Kristjan Asllani dhe Ardian Islmajli nuk do të jenë të rpanishëm në dneshjene s otme mes Torinos dhe Interit.
Torinezët kanë publikuar listën për sfidën e mrbëmejms, dhe ajo që bie në sy është mungesa e të sapo transferuarit nga Interi, Kristjan Asllani dhe mbrojtësit kuqezi, Ardian Ismajli. 28-vjeçari humbet debutimin, pasi mungon për shkak dëmtimi.
Të dy lojtarët e Kombëtares, pritet të japin kontribut të rëndësishëm për Torinon në këtë edicion. Klubi ka investuar për t’i pasur si elementë të rëndësishëm të skuadrës.
-

Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, Arbenita Ismajli: Dërgesat në burg janë kështu…
Arbenita Ismajli ka reaguar në rrjete sociale, vetëm pak ditë pas lajmit për lëshimin e një urdhërarrestit ndërkombëtar. Ajo ka zgjedhur një ton ironik në postimin e saj, teksa ka publikuar në Instastory një tufë me lule ku shkruan: Dërgesat në burg janë kështu…
Rikujtojmë se së fundmi është bërë publik urdhërarresti që lidhet me mosrespektimin e vendimit të gjykatës mbi takimet e reperit Fero me vajzën e tij. Sipas vendimit, e mitura ndodhet nën kujdestarinë e modeles. -

Ardian Ismajli një muaj pushim pas dëmtimit, rrezikon edhe ndeshjen me kombëtaren
15 Gusht 2025
8:42
Telesport
Torino po përballet me një dëmtim serioz në mbrojtje, me Ardian Ismajli që do të mungojë në takimet e radhës. “Testet instrumentale kanë zbuluar një tendosje të pjesshme në muskulin semimembranosus të kofshës së djathtë”, njoftoi klubi “granata” në një deklaratë zyrtare.
Mbrojtësi shqiptar, një nga fytyrat e reja të Torinos këtë verë, i ardhur si transferim i lirë nga Empoli, do të mungojë për rreth një muaj.
Pra, zyrtarisht, aventura e tij me Torino pritet të fillojë pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Madje Ismalji rrezikon të mos luajë as me kuqezinjtë në ndeshjen e 9 shtatorit, ndaj Letonisë.
Për trajnerin Baroni një mungesë e rëndësishme, pasi shqiptari do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Modena (e hënë, 18 gusht) dhe ndeshjet e Serie A kundër Inter (25 gusht) dhe Fiorentina (31 gusht). -

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri i saj është bërë kryefjalë në portale. Mes raportimeve për një urdhërarrest ndërkombëtar, i cili thuhet se lidhet me mosrespektimin e një vendimi gjyqësor, modelja ka zgjedhur të dërgojë një mesazh të qetë e pa tension.
Në një video të publikuar nga makina, me një këngë të Rihannës në sfond, ajo ka ndarë një detaj krejtësisht të papërfshirë në situatën ku ndodhet.
“E di çdo tekst këngësh të Rihannës fjalë për fjalë,” – shkruan Arbenita. -

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli
Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhërarrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
“Po, është e vërtetë që kemi lëshuar urdhërarrestin dhe letrën e rreshtimit ndërkombëtar. Në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Shkodra. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan pati filluar hetimet ndaj Ismajlit në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate për takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani. Sipas aktvendimit, babai kishte të drejtë ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por prokuroria pretendon se Ismajli ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Më 10 korrik 2025, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj saj për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” dhe për “Mospërfillje të gjykatës”. Sipas prokurores së rastit, Ismajli dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke ia pamundësuar babait ushtrimin e të drejtës prindërore.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.
Mirëpo nga ana tjetër, po e njëjta prokurori ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se i ka kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor–tetor 2024. /Lajmi.net/
-

Disfatë për Kombëtaren, një prej shtyllave të ekipit do të humbë javët e para në Serinë A
Pak ditë para se trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, të përpilojë listën për grumbullimin e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit, ka ardhur një lajm i keq: mbrojtësi kryesor i kuqezinjve, Ardian Ismajli, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të lojës. Ky lajm shqetësues ka rënduar atmosferën te skuadra kuqezi, duke vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në takimet e ardhshme.
Klubi i Torinos, ku Ismajli u transferua gjatë merkatos së verës, ka dhënë një komunikatë zyrtare lidhur me dëmtimin. Sipas saj, lojtarit i është nisur menjëherë procesi i riaftësimit, dhe gjendja e tij do të monitorohet javë pas jave për të vlerësuar kohën e rikuperimit. Trajnerët dhe stafi mjekësor i Torinos janë angazhuar për të siguruar rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të mbrojtësit në fushë.
Si pasojë e dëmtimit, Ismajli do të humbasë padyshim ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Modenës, si dhe pritet të mungojë të paktën në takimin e javës së parë të Serisë A kundër Interit. Edhe ndeshja pasardhëse mund të jetë në rrezik, ndërsa pritet që mbrojtësi të kthehet në fushë vetëm pas pauzës për ndeshjet e Kombëtareve.
Për Kombëtaren shqiptare, situata mbetet e pasigurt. Nuk dihet nëse dëmtimi do të pengojë grumbullimin e Ismajlit për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe përballjen e rëndësishme të kualifikuesve të Botërorit kundër Letonisë. Trajneri Silvinjo duhet të rishikojë alternativat në mbrojtje dhe të sigurojë që skuadra të mbetet konkurruese, pavarësisht mungesës së mbrojtësit kryesor.
Ardian Ismajli, i njohur për përvojën dhe stabilitetin e tij në mbrojtje, mbetet një nga shtyllat e kombëtares, dhe mungesa e tij do të jetë një sfidë e madhe për kuqezinjtë. Monitorimi i gjendjes së tij dhe menaxhimi i dëmtimit do të jenë vendimtarë për të përcaktuar kohën e kthimit dhe pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e ardhshme, si me Torino ashtu edhe me Kombëtaren shqiptare.