Adriatik BALLA
Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po kalojnë momente të mira (përgjithësisht) me ekipet e tyre në Europë. Një pjesë kanë formë të mirë sportive dhe pritet t’i japin tonin ndeshjes së 11 tetorit kundër Serbisë. Trajneri Silvinjo dëshiron që grupi të jetë i plotë, në formë e pa dëmtime. Por një dëmtim muskulor i Kumbullës që mbeti jashtë, dëmtimi muskulor i Ismajlit që e ka vënë në pikëpyetje pa harruar ndonjë tjetër që ka luhatje në formë, e bezdisin jo pak trajnerin Silvinjo. Ndërkohë, ka dhe lajme të mira,s sidomos me kapitenin Berat Gjimshiti, që shënoi mbrëmë rekordin e radhës individual. Kështu, ndeshja e djeshme mes Atalantës dhe Klub Bruzhit ishte e veçantë për Berat Gjimshitin.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi u rreshtua titullar në këtë takim, duke qenë si zakonisht një nga pikat kyçe të prapavijës së klubit italian. Duke u aktivizuar në këtë sfidë, Gjimshiti vendosi një gur themeli të rëndësishëm për futbollin shqiptar. Kjo ishte ndeshja e tij e 30-të në Ligën e Kampioneve në fazën në grupe e më tej të turneut, pa llogaritur kualifikueset, duke qenë ai rekordmeni absolut për futbollistët e Kombëtares Shqiptare. Në karrierën e tij në këtë turne, ai regjistron dhe një gol të shënuar, atë ndaj Shakhtar Donjeck në edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve, po në fazën në grup të saj. Në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohëve është Taulant Xhaka me 26 ndeshje i ndjekur nga Besnik Hasi dhe Elseid Hysaj me nga 21 ndeshje dhe Kristjan Asllani me 19 ndeshje të luajtura në këtë turne.
Ardijan Ismajli dëmtohet, rrezikon të mungojë në duelin ndaj Serbisë më 11 tetor
Dëmtimet po e shqetësojnë jo pak trajnerin brazilian të Kombëtares, sidomos pas lajmit të djeshëm. Kështu, referuar mediave të ndryshme sportive, mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, është detyruar ta lëshoj para kohe fushën në ndeshjen që skuadra e tij Torino e humbi të hënën mbrëma nga Parma me rezultat 2:1. Ai u zëvendësua në minutën e 77-të për shkak të lëndimit. Mediumet në Itali kanë raportuar se Ismajli ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë. “Qendërmbrojtësi shqiptar ka kërkuar zëvendësimin për shkak të një problemi në kofshë. Gjendja e tij duhet të shikohet përpara ndeshjes me Lacion”, shkruan sajti i afërt me klubin e Torinos “toroneës.net”. Në ndeshjen ndaj Parmas nga minuta e parë luajti edhe mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani. Ai u zëvendësua gjashtë minuta para se Ismajli të lëndohej.
Qazim Laçi në top formë, merr notë të lartë në Turqi
Në kampionatin turk luan një kontigjent i shtuar i lojtarëve shqiptarë, shpërndarë në të dy kategoritë elitare të futbollit turk, e paraqitja e tyre është vërtet cilësore. Së fundmi ka spikatur në veçanti një prej tyre. Kështu, mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Qazim Laçi, po bën një punë fantastike në ekipin e tij të ri, Rizespor në Superligën turke. Këtë fundjavë personalisht ai zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Kasimpasha edhe pse ekipi i tij u mposht. Pavarësisht kësaj, ai është zgjedhur në formacionin e javës duke u vlerësuar me notën 8.0.
Tag: ismajli
-

Berat Gjimshiti thyen rekord në Champions League, Ismajli shqetëson Silvinjon
-

Arbenita Ismajli surprizon ndjekësit me një paralajmërim të madh për vitin 2026
Modelja dhe influencuesja , Arbenita Ismajli, ka ndarë me publikun një plan të ri që ka zgjuar menjëherë kureshtjen e ndjekësve të saj. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Arbenita publikoi një video ku i drejtohet drejtpërdrejt fansave me një pyetje të thjeshtë, por domethënëse:
“Çfarë do të dëshironit ju?”
Planet për vitin e ardhshëm
Në të njëjtin postim, modelja bëri të ditur se ka ndërmend të nisë një profil aktiv në TikTok gjatë vitit 2026. Ajo shpjegoi se përmbajtja do të fokusohet në:Jetën e saj të përditshme
Aktivitetet dhe rutina personale
Punen profesionale
Blerjet dhe pasionin për modënKy paralajmërim tregon se Arbenita po mendon të afrohet edhe më shumë me ndjekësit e saj, duke u ofruar atyre një anë më intime dhe të sinqertë të jetës së saj përtej imazheve glamuroze në Instagram.
Duke pyetur fansat se çfarë do të dëshironin të shihnin në përmbajtjen e saj, Arbenita lë të kuptohet se dëshiron të ndërtojë një raport më të drejtpërdrejtë dhe interaktiv me publikun. Përveç të qenit një model profesionist, ajo duket se është e vendosur të eksplorojë edhe dimensionin e “content creator”.
Me këtë hap, Arbenita Ismajli pritet të zgjerojë më tej ndikimin e saj në rrjetet sociale dhe të sjellë një qasje të re për fansat që e ndjekin me vite. -

Ismajli tund rrjetën, por VAR-i i prish festën e golit! Torino gjen Romën në Kupën e Italisë
Torino është kualifikuar sot mes 16 më të mirave të Kupës së Italisë. Skuadra italiane oa mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Pizën. Ndeshja u vendos në minutën e 9, kur Kasadei shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ardian Ismajli, por VAR-i i prishi festën e golit të parë me fanellën e Torinos. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri vendosi të akordonte goditje dënimi të shkaktuar nga mbrojtësi shqiptar. Ndërkohë, në fazën e 1/16-ave torinezët do të përballen me Romën e Gasperinit./Sport Ekspres/ -

Kupa e Italisë: Asllani luan 20 minutat e fundit në fitoren e Torinos, Ismajli shënon me “dorë”
25 Shtator 2025
23:07
Telesport
Janë luajtur dy takimet e radhës për raundin e 1/16-ve në Kupën e Italisë. Genoa mposhti pa shumë probleme 3-1 Empoli-n. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Genoa e drejtuar nga Patrick Vieira përmbysi shifrat brenda pjesës së parë dhe vulosi fitoren në minutën e 83-të me golin e shënuar nga Ekhator.
Torino fitoi 1-0 ndaj Pisa dhe siguron biletën për në raundin tjetër. Casadei shënoi me kokë pas 9 minutash lojë, pas krosimit nga goditja e këndit. Kristjan Asllani u aktivizua vetëm në 20 minuat e fundit, Ardian Ismajli titullar i padiskutueshëm.
Në fillim të pjesës së dytë, Ismajli gjeti golin por u anullua për prekeje topi me dorë. Për 30 minutat e fundit, Pisa luajti me 10 lojtarë, pasi Juan Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.
SHIKOGOLAT -

Genta Ismajli flet për rikthimin në muzikë dhe zërat për divorc
Pas disa vitesh mungesë nga skena muzikore, Genta Ismajli është rikthyer me energji të reja. Këngëtarja publikoi së fundmi këngën “Unë të dua” në bashkëpunim me Luana Vjollcën, një projekt që ka marrë vëmendjen e publikut dhe rikthyer Gentën në qendër të vëmendjes.
Gjatë pauzës së saj, artistja u përfol shpesh për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Usta. Por në një intervistë për “Prive”, ajo i ka mohuar kategorikisht këto lajme, duke treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.
“Usta është përkrahës shumë i madh i imi dhe më ka thënë që është ‘fansi im më i madh’. Kam shumë fat që e kam edhe partner të jetës, edhe burrë, por edhe që nuk më pengon në asnjë aspekt. Ndihem shumë mirë me Usta-n, e kam gjithçka”, u shpreh këngëtarja.
Arsyeja kryesore e shkëputjes nga skena ka qenë mëmësia. Genta tregoi se i është përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj, por tani ndihet e gatshme të kthehet fuqishëm.
“Kam munguar për shkak të fëmijëve, i kam rritur ata dhe tani që kanë arritur njëfarë moshe, është momenti i duhur për rikthim,” tha ajo.
Sipas “Prive”, pas bashkëpunimit me Luanën, këngëtarja pritet të sjellë edhe një projekt solo. -

Ismajli-Asllani titullarë, Torino “thyen” Romën, legjionarët vlerësohen me notën 6,5 (VIDEO)
Me Ismajlin dhe Asllanin, të dy titullarë, Torino merr fitoren e parë në Serie A. “Demat” triumfuan 1-0 në kryeqytet Romën, i shkaktuan humbjen e parë në shtëpi pas 14 ndeshjeve radhazi. Shifrat flasin për një fitore epike të Torinos, në një kohë kur ekipi i Gasperinit kishte 73% kontrollin e topit, lëshuan 22 goditje, gjetën 5 herë kuadratin, por në asnjë rast nuk ishin të saktë, me Ismajlin që u kthye në një “mur” të vërtetë së bashku me pjesën tjetër të prapavijës.
Interesat është fakti se dy lojtarët kuqezi u ndëshkuan me karton të verdhë gjatë fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, Giovanni Simeone, me një goditje perfekte nga jashtë zonës dërgoi topin në rrjetë dhe “demat” në avantazh. Torino mbrojti me fanatizëm golin e argjentinasit, ndërsa në fundin e ndeshjes Asllani doli nga fusha i dëmtuar, pas një shqetësimi muskulor.
Notat Ismajli Asllani
Dy lojtarët kuqezi u vlerësuan me notën 6,5 pas ndeshjes. “Rikthehet pas dëmtimit dhe hidhet menjëherë titullar. Rrit lartësinë taktike të prapavijës”, shkruajnë mediat italiane për Ismajlin. “Nervoz në pjesën e parë, por përpiqet gjithsesi të shërbejë shokët në mënyrën më të mirë, përmirëson në fraksionin e dytë”, ishte komenti i mediave për Asllanin.
()
© BalkanWeb -

Torino mund Romën në “Olimpico”, shqiptarët luajnë titullarë në fitore
Adriatik BALLA
Lojtarët e përfaqësueses tonë po paraqiten mirë me skuadrat e tyre në Europë e një pjesë marrin rol protagonisti, sikurse bëri dyshja Asllani Isimajli në radhët Torinos, që fituan ndaj Romës në transfertë 1-0. Nga ana tjetër, Broja luajti vetëm pak minuta në fund të ndeshjes që Bërnli e humbi me Liverpulin, kurse në Championship po spikat sulmuesi Anis Mehmeti, protagonist me Bristol Citin. Ndërsa në Gjermani ka një numër të madh talentesh shqiptare, por që nuk luajnë për Shqipërinë.
Ismajli e Asllani protagonist e me notë të lartë
Torino ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Romës, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në “Olimpico”. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 59-të nga Simeone, duke i dhënë Torinos tre pikë me shumë vlerë ndaj një rivali të fortë. Në këtë ndeshje, dy yjet e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, ishin titullarë për miqtë. Për mbrojtësin Ardian Ismajli, kjo ishte ndeshja e parë si titullar me fanellën e Torinos, pasi dy sfidat e para të sezonit i humbi për shkak dëmtimi. 28-vjeçari u vendos në qendër të mbrojtjes dhe dha sinjale pozitive, edhe pse në minutën e 38-të krijoi shqetësim në pankinën e Torinos, teksa u shtri në fushë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Pas ndërhyrjes së shpejtë, Ismajli arriti të rikthehej në fushë dhe e mbylli pjesën e parë, që përfundoi pa gola. Ndërkohë, Kristjan Asllani vazhdoi të konfirmojë formën e tij të mirë, duke zhvilluar 80 minuta solide në mesfushë. Regjisori kuqezi po tregon gjithnjë e më shumë siguri në dirigjimin e lojës dhe duket se ka fituar besimin e trajnerit. Fitorja në “Olimpico” ndaj Romës i jep Torinos një shtysë të madhe në këtë fillim sezoni, sidomos duke pasur parasysh se luante përballë një ekipi të ndërtuar për zonën Champions.
Notat e dy lojtarëve shqiptarë
Dhe të dy ishin ndër futbollistët më të mirë në fushë, ku përtej faktit që morën nga një karton të verdhë, falë statistikave të përpiluara nga “SofaScore”, u vlerësuan me notë të lartë. Ismajli mori notën 7,3 për paraqitjen e tij në prapavijë, ku fitoi 5 nga 7 duelet, spastroi 9 herë topin dhe dha 16 pasime të sakta nga 17 të tentuara. Edhe Asllani u vlerësua me notën 7,3 për ndeshjen e tij në të cilën luajti 80 minuta. Ai fitoi 3 nga 5 duelet e tij në mesfushë, por spikati me 5 topa të gjatë të saktë, ndërsa dërgoi saktësisht në destinacion 20 nga 23 pasimet e tentuara në këtë ndeshje.
Talenti/ Anis Mehmeti shënon sërish në Championship anglez
Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si dhe asistoi në Championship. Për paraqitjen e djeshme, Mehmeti është më i vlerësuari i “Sofascore”. Nota 8 është edhe më e larta e ndeshjes dhe për të nuk është hera e parë këtë sezon, që qëndron mbi të tjerët. Mehmeti e tentoi portën pesë herë, ndërsa një herë goditi edhe shtyllën. Dy prej pasimeve të tij ishin kyçe në ndeshje. Padyshim që ky fillim sezoni e sheh si protagonist te Bristol Siti. E njëjta situatë ishte edhe vjet në Championship me sulmuesin shqiptar. -

Super Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, fitojnë kundër Romës në transfertë
Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli kanë marrë një fitore të madhe në ditën e sotme teksa kanë fituar në shifrat 0-1 ndaj Romës në transfertë. Një fitore e madhe e Torinos me dy lojtarët shqiptarë si protagonist.
Ardian Isnajli ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke u vlerësuar me notë maksimale. Nga ana tjetër edhe Asllani zhvilloi një ndeshje në performancë të lartë dhe u largua nga fusha vetëm në minutën e 80 pas një ngërci muskular. /Sport Ekspres/ -

“Jam një luftëtar”, Ismajli: Shiriti me Shqipërinë moment historik (VIDEO)
Një Ismajli në 360 gradë, një rrëfim i plotë për faqen e Torinos, ku u prezantua zyrtarisht edhe për tifozët. Nga ambientimi në qytet te rrënjët e familjes dhe shumë detaje të tjera, Ismajli nuk u kursye duke zbuluar detaje shumë interesante mbi jetën e tij:
“Jam këtu prej disa javësh, jam i kënaqur, edhe familja ime e pëlqen shumë këtë vend. E kemi vizituar qytetin, pak nga pak do të shohim gjithçka”, u shpreh Ismajli.Qendërmbrojtësi kuqezi foli më pas për familjen e tij: “Jemi të gjithë shqiptar, unë nga Kosova, jemi 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Babai merret me politikë, vëllai është polic, por më parë ka luajtur futboll, ndërsa motra eksperte IT. U largova nga Kosova për të shkuar në Kroaci, në Split, aty njoha edhe bashkëshorten time. Jemi së bashku prej 6 vitesh. Ajo është presidente e një klubi femrash. A ndihem një lider? Unë jam ndjerë gjithnjë një kapiten, edhe pa shirit në krahë. Një vit më parë zbrita në fushë edhe si kapiten i Shqipërisë, ishte një moment historik për familjen time”, theksoi Ismajli.
Afrimi i Torinos u ndal më pas duke folur për Serie A, pozicionin e tij dhe moton që ndjek:
“Në Kosovë shihnim vetëm Serie A, ka qenë ëndrra imë. Jam i lumtur që prej 5 vitesh ndodhen këtu. Unë ndihem mirë si në mbrojtjen me 4 ashtu edhe me 3. Për mua nuk është e vështirë. Moto që ndjek? Një luftëtar nuk dorëzohet kurrë, edhe kur nuk është 100%. E kam bërë shpesh edhe tek Empoli, do të sjell këtë shpirt edhe te Torino”, theksoi Ismajli.
() -

Ardijan Ismajli motivon tifozët e Torinos: Jam luftëtar, forca Toro!
Adriatik BALLA
Mbrojtësi kuqezi Ardijan Ismajli, ka bërë një pasqyrim të jetës e karrierës së tij në faqen zyrtare të klubit të Torinos. “Përshëndetje, jam Ardian Ismajli, mbrojtës i Torinos. Erdha te Toro para disa javësh dhe jam shumë i lumtur. Edhe bashkëshortes sime i pëlqen shumë, kështu që mund të themi se jemi rehat në çdo drejtim. Ne themi gjithmonë se jemi të gjithë shqiptarë, por ka shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Kosova. Unë jam shqiptar nga Kosova. Jemi tre fëmijë: unë, një vëlla tjetër dhe kemi edhe një motër. Babai punon në fushën e politikës. Vëllai ka luajtur futboll më parë, por tani nuk luan më, është bërë karabinier. Motra punon në fushën e informatikës. Unë që fëmijë kam ëndërruar të bëhem futbollist dhe nuk u dorëzova kurrë. Përveç motrës dhe vëllait tim, dua të përmend edhe Emir Sahitin, që është si vëlla për mua. Kemi luajtur së bashku për shumë vite, njihemi prej kohësh dhe flasim shpesh. Tani ai luan në Bundesliga, jam shumë i lumtur për të dhe shpresoj që edhe këtë vit të ketë sukses”, tha Ismajli.
Kapiten i Shqipërisë, krenari e madhe
Më tej Ismajli foli për përfaqësimin te Shqipëria. “Në çdo klub ku kam luajtur, gjithmonë jam ndjerë dhe më kanë ndjerë si kapiten, edhe pa shirit në krah. Një vit më parë isha kapiten në 3-4 ndeshjet e fundit të Nations League me Shqipërinë. Ato ishin momente historike për mua dhe për familjen time. Duhet t’i falënderoj të gjithë për këtë besim, por edhe unë kam dhënë gjithçka në fushë. Këto gjëra nuk të jepen thjesht, duhen merituar. Unë jam nga ata që mundohem të ndihmoj, sidomos të rinjtë në dhomën e zhveshjes, sepse kam kaluar edhe vetë vështirësi kur isha fëmijë dhe e di sa e rëndësishme është një dorë ndihme”, nënvizoi ai.
Historia e dashurisë në Kroaci
Më tej Ismajli flet për bashkëshorten dhe ëndrrën e tij të luajë në Serie A, ëndërr e bërë realitet. “Herën e parë që dola nga Kosova, nga Prishtina, shkova te Hajduk Split. Atje njoha edhe bashkëshorten time, Matea Besliç. Jemi bashkë prej 6 vitesh. Ajo ishte dhe është ende presidente e futbollit për femra. U njohëm atje dhe jemi ende bashkë, shpresojmë për gjithë jetën. Siç thashë edhe më parë, Serie A ishte ëndrra ime. Në Kosovë gjithmonë shihnim vetëm Serie A. Na duhej të blinim abonim televiziv vetëm për të parë Serie A. Shikonim edhe Bundesliga ose liga të tjera, por unë i thosha babit: ‘Unë dua vetëm Serinë A’. Dhe gjithmonë besoja se një ditë do të luaja aty.
Tani jam këtu, prej 5 vitesh luaj në Serie A dhe tani nis sezoni i 7-të. Shpresoj të luaj edhe për shumë vite të tjera. Sa i përket lojës, për mua nuk ka dallim, më pëlqen si në mbrojtje me katër, ashtu edhe me tre. Te Kombëtarja kemi luajtur me tre mbrojtës, ndërsa këtu me trajnerin Baroni luajmë me katër. Nuk është diçka e vështirë për mua. Puna ime është e thjeshtë: të jap maksimumin. Pastaj të shohim çfarë do të ndodhë. Unë jam një luftëtar, nuk dorëzohem kurrë. Edhe kur nuk jam 100%, gjithmonë futem në fushë për të dhënë gjithçka. Këtë gjë e kam treguar shumë herë te Empoli dhe shpresoj ta sjell edhe te Torino, për tifozët e Toro-s. Përshëndetje të gjithëve tifozë të Granata-s. Ju presim në stadium. Forza Toro!””, thotë Ardijan Ismajli.