Tag: ismajli

  • Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani

    Optimizëm në Torino, Ismajli gati për Napolin, “ngroh” edhe Asllani

    Ismajli ishte një nga mungesat e mëdha të Sylvinho-s në këtë muaj tetor, por për fat dyshja Gjimshiti-Ajeti zhvilluan një ndeshje perfekte në çdo aspekt. Qendërmbrojtësi kuqezi duket se ka lënë pas problemin muskulor dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Në radhët e Torinos “kryqëzojnë gishtat” që Ismajli të jetë në fushë për sfidën kundër Napolit.
    Ismajli ka hasur jo pak probleme këtë periudhë si pasojë e shqetësimeve muskulore, por trajneri Baroni beson shumë te futbollisti shqiptar, në sfidat e fundit e ka aktivizuar si titullar. Ismajli nuk u paraqitur në grumbullin me Shqipërinë, por qëndroi në Torino për t’u rikuperuar plotësisht. Këto dy javë, Ismajli i është nënshtruar një stërvitje të personalizuar për të qenë në fushë për takimin kundër Napolit.

    Lajmi i mirë për trajnerin Baroni është forma e Asllanit. Mesfushori kuqezi është rikthyer në versionin e tij më të mirë, këtë e vërtetoi edhe në dy takimet kundër Serbisë dhe Jordanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania” dhuroi dhe një super asist për Brojën.
    ()
    © BalkanWeb

  • 1 vit në Dubai, Arbenita Ismajli tregon sesi ka ndryshuar jeta për të dhe vajzën

    1 vit në Dubai, Arbenita Ismajli tregon sesi ka ndryshuar jeta për të dhe vajzën

    Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë një reflektim prekës përmes një postimi në Instagram, teksa ka shënuar plot një vit që prej momentit kur ajo dhe vajza e saj, Nina, janë zhvendosur në Dubai. Në një kohë kur emri i saj vijon të përmendet shpesh për shkak të përballjes ligjore dhe mediatike me ish-partnerin, reperin Fero, Arbenita ka zgjedhur të ndajë një mesazh më personal, larg polemikave dhe pranë asaj që për të ka më shumë rëndësi, roli si nënë.
    “U bë një vit që u zhvendosëm në Dubai, dhe të shoh ty të rritesh e të lulëzosh më shëron aq thellë,” – ka shkruar ajo, duke iu referuar vajzës së saj, Ninës.
    Në fotografinë e postuar, Nina shihet me një buzëqeshje të pastër fëmijërore, ndërsa mbi sup mban një papagall shumëngjyrësh, një imazh i qetësisë dhe stabilitetit që Arbenita duket se ka arritur pas një periudhe të trazuar.
    Ky postim vjen si një mesazh i qartë për forcën dhe shërimin, duke treguar se pavarësisht vështirësive dhe sfidave publike, modelja ka gjetur ekuilibrin e saj në një jetë të re, përqendruar te vajza dhe lumturia e tyre e përbashkët.
    Ajo vazhdon karrieren si modele, duke mos lene pas edhe detyren me kryesore qe ka, ate te nenes.

  • Ismajli dhe Pajaziti humbasin sfidën me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit

    Ismajli dhe Pajaziti humbasin sfidën me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit

    Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
    Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.
    Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
    Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
    Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
    Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.

  • Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

    Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

    Pas një mungese prej pesë muajsh për shkak të një dëmtimi në shpinë, Qëndrim Ismajli ka treguar se është rikthyer në formë të shkëlqyer. Me vetëm katër ditë stërvitje ekipore, mesfushori bardheblu asistoi në prekjen e parë dhe kontribuoi drejtpërdrejt në fitoren e thellë të Tiranës ndaj Partizanit me rezultatin 0-3, në derbin më të madh shqiptar.
    Ky moment ka qenë një dëshmi e qartë e vendosmërisë dhe profesionalizmit të Ismajlit, i cili, pavarësisht mungesës së gjatë, ka arritur të rikuperojë formën dhe të japë kontribut të menjëhershëm për skuadrën.

    DËMTIMET – Bardheblutë kanë përfituar tani disa ditë pushim për të rigjetur energjitë dhe për të përgatitur fazën e ardhshme të kampionatit. Megjithatë, sfida kryesore mbetet rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar. Lojtari Kleandro Lleshi, i cili pësoi një dëmtim gjatë derbit, pritet të rikuperohet gjatë kësaj periudhe pushimi. Po ashtu, trajneri mund të shfrytëzojë pauzën për t’u rikthyer edhe Alfred Mensah, Ermal Meta dhe Aldi Gjumsi dhe ndonjë tjetër që ka munguar për shkak të problemeve fizike.
    Këta lojtarë do të jenë të rëndësishëm për të forcuar mesfushën dhe sulmin, duke i dhënë skuadrës më shumë mundësi taktike dhe variacion në lojë. Derbi i fundit ka treguar se Tirana nuk është vetëm një skuadër që di të fitojë, por edhe një ekip që di të bashkohet dhe të luftojë deri në fund për objektivat e sezonit. Fitorja ndaj Partizanit ka rritur moralin e skuadrës dhe ka treguar se edhe lojtarët që rikthehen nga dëmtimet mund të kenë ndikim të menjëhershëm.
    Ky sukses është një sinjal i qartë për të gjithë rivalët se Tirana mbetet një pretendent seriozë, ndoshta për vendet e para në kampionat. Pauza që vjen duket të jetë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin dhe stafit teknik që të rikuperojnë lojtarët kyç, të analizojnë performancat dhe të përgatiten për sfidat e radhës me një skuadër sa më të fortë dhe të plotë. Fansat bardheblu mund të ndihen optimistë për vazhdimësinë e sezonit, duke parë se Tirana është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e saj.
    © BalkanWeb

  • Goditje për Kombëtaren! Mbrojtësi titullar i kuqezinjve nuk luan kundër Serbisë

    Goditje për Kombëtaren! Mbrojtësi titullar i kuqezinjve nuk luan kundër Serbisë

    Torino në Serie A ka konfirmuar se lëndimi i Ardian Ismajlit është më i rëndë nga sa pritej dhe për këtë arsye mbrojtësi 29-vjeçar do mungojë për Kombëtaren në sfidën kundër Serbisë, e cila luhet më 11 tetor në Leskovac dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Më 29 shtator, Ismajli la fushën pas 75 minutash lojë në humbjen 2-1 të Torinos në Parma. Megjithëse Sylvinho e përfshiu në listë pasi testet mjekësore nuk kishin dalë ende, vetëm dje u konfirmua në Ismajli vuan një lëndim në këmbë, gjë që do e mbajë jashtë edhe për të paktën tre javë.
    Kësisoj, Sylvinho humbet një prej titullarëve dhe krah kapitenit Gjimshiti në prapavijë pritet të vendosë Arlind Ajetin. Të gatshëm për atë pozicion janë edhe Enea Mihaj dhe Klisman Cake (risia e këtij grumbullimi).
    Ekipi kuqezi do grumbullohet sot në Tiranë për të nisur përgatitjet anti-Serbi.

  • Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…

    Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…

    3 Tetor 2025

    23:52

    Telesport

    Ardian Ismajli i pafat! Sezoni i tij ka nisur me probleme fizike te cilat po e shoqërojnë vazhdimisht. Mbrojtësi shqiptar kërkoi zëvendësim gjatë ndeshjes kundër Parmës për shkak të një tendosjeje të pjesshme të muskulit gjysmëtendinoz në kofshën e djathtë dhe aktualisht po i nënshtrohet rehabilitimit.
    Megjithatë, ai është thirrur në ekipin kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë: “Po presim raportet mjekësore për të kuptuar gjendjen e tij, presim një përgjigje të qartë pas fundjavës”, tha trajneri i ekipit kombëtar Sylvinho. Sigurisht, shpresa duket mjaft e vogël.
    Normalsht, kohët e rikuperimit për një tendosje ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së dëmtimit dhe mund të variojnë nga disa javë (për dëmtimet e gradës I) deri në disa muaj (për dëmtimet e gradës III), duke kërkuar rehabilitim, fizioterapi ose, në raste të rënda, ndërhyrje kirurgjikale.
    Rimëkëmbja adekuate, duke përfshirë pushimin, fizioterapinë dhe një kthim gradual në aktivitet, është thelbësore për të parandaluar përsëritjen.

  • Ismajli ia del, Sylvinho e fton ndaj Serbisë, ka edhe një risi në listë

    Ismajli ia del, Sylvinho e fton ndaj Serbisë, ka edhe një risi në listë

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
    Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe, pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.

    Lista
    Lista e plotë
    Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
    Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.
    Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00. Biletat për këtë ndeshje janë në shitje online në linkun Shqipëri – Jordani, si dhe në pikë fizike pranë stadiumit “Air Albania”.
    © BalkanWeb

  • Lista e Shqipërisë/ Silvinjo lë jashtë prapë Anis Mehmetin, ftohet Cake, Ismajli kthehet në kohë rekord

    Lista e Shqipërisë/ Silvinjo lë jashtë prapë Anis Mehmetin, ftohet Cake, Ismajli kthehet në kohë rekord

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
    Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.
    Lista e plotë
    Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
    Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubo?ica” në Leskovac, në orën 20:45.
    Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00. Biletat për këtë ndeshje janë në shitje online në linkun Shqipëri – Jordani, si dhe në pikë fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

  • Në Itali japin lajmin e keq, mbrojtësi nuk ia del për ndeshjen ndaj Serbisë

    Në Itali japin lajmin e keq, mbrojtësi nuk ia del për ndeshjen ndaj Serbisë

    Lajm i keq për Shqipërinë në prag të ndeshjes kualifikuese të botërorit ndaj Serbisë. Me gjasë, në këtë takim do të mungojë mbrojtësi Ardian Ismajli.
    Problemet që lojtari i Torinos shfaqi në ndeshjen ndaj Parmës kanë rezultuar më serioze nga ajo çfarë pritej. Sipas mediave italiane, Ismajli do të qëndrojë jashtë fushe për një muaj.

    Në këto kushte, për sfidën e 11 tetorit, trajneri Sylvinho duhet të gjejë një alternativë tjetër. Kujtojmë që në dyshim për Serbinë janë edhe disa futbollistë të tjerë të kombëtares.
     
    © BalkanWeb

  • Zyrtare/ Ismajli nuk do të luajë përballë Serbisë, ja sa gjatë do të mungojë

    Zyrtare/ Ismajli nuk do të luajë përballë Serbisë, ja sa gjatë do të mungojë

    Ardian Ismajli nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për duelin ndaj Serbisë, të paktën sipas asaj që raportohet nga mediat italiane.
    Mbrojtësi i Torinos, ndjeu shqetësime muskulore në duelin ndaj Parmës, duke u zëvendësuar para kohe.
    Përgjigjet e testeve nuk janë zbuluar ende, por në Itali raportojnë se Ismajli do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.

    “Tuttosport” shkruan se mbrojtësi do të jetë mungojë për të paktën një muaj, ose më shumë.
    Shqipëria do të përballet me Serbinë më 11 tetor dhe prezenca e Ismajlit duket e pamundur.