Tag: ismajli

  • Ismajli në pikëpyetje, mbrojtësi kuqezi mund të humbasë duelin ndaj Lecce-s së Ramadanit e Berishës

    Ismajli në pikëpyetje, mbrojtësi kuqezi mund të humbasë duelin ndaj Lecce-s së Ramadanit e Berishës

    Ardian Ismajli është në pikëpyetje të fortë për tu aktivizuar në sfidën e radhës që Torino do të luajë në kampionat ndaj Lecce së Ylber Ramadanit e Medon Berishës. Ismajli po vuan një problem muskulor që e la jashtë sfidës së fundit ndaj Comos, ndërsa edhe gjatë ditës së djeshme është parë teksa është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
    Lidhur me aktivizimin e tij ose jo të dielën, stafi i Torinos do të vendosë pas dy stërvitjeve të fundit, që skuadra granata do të kryejë, përpara nisjes drejt jguut të Italisë, aty ku do të sfidojnë verdhekuqtë. Kujtojmë që  Ardian Ismajli ka zhvilluar deri më tani 8 ndeshje me skuadrën e Torinos, ku ka dhuruar madje edhe 1 asist.

  • Notat e më të mirëve kundër Anglisë/ Ismajli ka artin e errët, Hoxha u tall me anglezët, çfarë Bajrami!

    Notat e më të mirëve kundër Anglisë/ Ismajli ka artin e errët, Hoxha u tall me anglezët, çfarë Bajrami!

    Shqipëria është përballur kundër Anglisë duke humbur në shifrat 0-2. Por përtej kësaj humbje, loja e Shqipërisë ka qenë fantastike, e një niveli shumë të lartë për 70 minuta. Pavarësisht kualifikimit të mëparshëm, impenjimi ishte maksimal dhe Koha Shtesë ka përzgjedhur pesë më të mirët e këtij takimi.
    Ardian Ismajli (6.5): “Ismajli ka nxjerrë një ndeshje të nivelit të lartë. Ka një konkurrencë të madhe me Ajetin për të qenë krahë Gjimshitit, por me llogjikë sportive, Ismajli qëndron më lart. I pagabueshëm dhe ka me vete edhe “artin e errët”. Detaji më i bukur ishte në minutat e para, një top depërton për Rice brenda zone që do gjendej i vetëm para Strakoshës për të shtyrë topin në rrjetë. Duke parë se Rice i iku, Ismajli gjen zgjidhjen duke u rrëzuar dhe duke i dhënë një goditje të lehtë me dorë lojtarit të Anglisë për ta zhbalancuar dhe për t’i hequr sekondin që e largoi nga topi. Ky është Ismajli, në duelet një kundër një i pagabueshëm dhe i vëmendshëm në çdo moment”.
    Kristjan Asllani (7): “Një nga ato ndeshje që tregon qartësisht sesa është rritur Asllani. Për Torinon dhe Interin mund të jetë lojtar stoli, por për Shqipërinë është luks të ketë një mesfushor të tillë në Kombëtare. Pasimet e gjata vazhdon t’i ketë specialitetin e tij, krijoi një volum të madh loje dhe bëri diferencën mesa mundi përballë një mesfushe të Anglisë që kishte emra të kalibrit botëror. Ishte nga ato ndeshje që Asllani i ka nxjerrë për kornizë dhe nga ato ndeshje që tregojnë shumë për të te Shqipëria”.
    Nedim Bajrami (7): “Shumë pyesnin se përse Silvinjo e grumbulloi kur është i përjashtuar te Rangersi, përgjigjen e dha qartë. Kundër Andorrës ishte ky njeriui që e gatoi golin e kualifikimit dhe dje ka qenë, mbreslënës. Silvinjo e aktivizoi në krahun e djathtë të sulmit dhe aty bëri çudinë, përtej rolit jo të preferuar. Cilësisht, është mesfushori organizator më i mirë që kemi në Kombëtare. Pasimi i dhënë për Arbër Hoxhës ishte një tjetër dëshmi e gjallë e klasit të Bajramit. Kur Bajrami dëshiron të luajë, bën çmendurira, por ndonjëherë motivimi i ulët dhe gjunjët që nuk i mbajnë nga mungesa e minutave në klub bën që të kërkojmë largimin e tij nga fusha. Me Anglinë, e përsërisim, ishte nivel tjetër”.
    Arbër Hoxha (8): “Lojtari i ndeshjes! Ja përse në futboll vendos shumë herë fati dhe në tjera menaxheri. Ka lojtarë të huaj që luajnë në ekipe shumë të mira pa cilësi të jashtëzakonshme, ndërsa një Arbër Hoxha që mund të tallet lehtësisht me gjithë mbrojtjen e Anglisë, nuk shkon më shumë se Dinamo e Zagrebit. Mëkat! U tall hapur me ta, i driblonte si të dëshironte, në të majtë dhe në djathtë, me lëvizje me top dhe pa top, mbizotëronte në krahun e tij të majtë. Në ndryshim nga e kaluara, ka fituar edhe një përgatitje fizike shumë të mira. Nëse më parë Arbër Hoxha ndizte vetëm 20 minuta turbon dhe pastaj fikej, dje ka luajtur të paktën 70 minuta të një niveli fenomenal. 70 minuta kundër Anglisë në një ritëm të tillë janë si 120 minuta ndaj çdo kundërshtari tjetër normal, në një kundër një edhe njëherë tjetër Hoxha e tregoi se është i llahtarshëm”?Myrto Uzuni (6.5): “Ndoshta nuk është tipi i lojtarit që të futet në driblime, të bëjë magji dhe të shënojë, por shumë i domosdoshëm te kjo Kombëtare. Nëse flasim për përgatitje fizike, është më i mirë se të gjithë lojtarët e tjerë të Shqipërisë. E sheh kudo, vrapon kudo, ushtron presing kudo dhe nuk e njeh fjalën lodhje. Vrapimi i tij si një “kafshë e çmendur” nxit edhe të tjerët që t’i japin këmbëve dhe të mos qëndrojnë në vend”.

  • Ismajli: E arritëm objektivin për të shkuar në fazën play off, tani vëmendja në mars

    Ismajli: E arritëm objektivin për të shkuar në fazën play off, tani vëmendja në mars

    17 Nëntor 2025

    12:35

    Telesport

    Mbrojtësi i Torino, Ardian Ismajli, në një koment të dhënë për ndeshjen që kombëtarja e Shqipërisë humbi dje 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”, tha se tashmë vëmendja e kuqezinjve është përqendruar te faza play off, në mars.
    “Ndaj Anglisë ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe do të jetë e dobishme për ndeshjet e marsit, kur të kemi dy finale. Arritëm atë që donim: Kualifikimin në fazën play off”, tha mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.
    Më tej, qendërmbrojtësi i Torino vazhdoi: “Ashtu siç na kanë bërë krenarë tifozët në të gjithë botën, shpresoj t’i bëjmë edhe ne ata krenarë. Jam krenar që jam këtu. Qoftë në stol apo në fushë, jam gati të jap 100%“.

  • Barazim pa gola, derbi i Torinos nuk prodhon fitues, në fushë Ismajli dhe Asllani

    Barazim pa gola, derbi i Torinos nuk prodhon fitues, në fushë Ismajli dhe Asllani

    Barazim pa gola mes Juventusit dhe Torinos, në ndeshjen e Serie A. Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë, por nuk u treguan dot konkret. Torino realizoi gol me Simeone në fillimin e pjesës së dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
    Në këtë sfidë, Ismajli ishte titullar, ndërsa Asllani u aktivizua në pjesën e dytë. Juventus është në vendin e pestë. Torino është në vendin e 11-të.

  • Refuzoi Juven, Ismajli i vëzhguar special në derbin e Torinos

    Refuzoi Juven, Ismajli i vëzhguar special në derbin e Torinos

    Një vit më parë, thuajse në të njëjtën kohë, Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të lakuar në Serie A, kjo jo vetëm për formën e shkëlqyer që po kalonte, mes mbrojtësve me të mirë në Itali, por edhe për faktin se për të interesoheshin disa nga klubet me të rëndësishme si Juventus dhe Napoli. “Zonja e Vjetër” e shihte si lojtarin ideal për të zëvendësuar Bremer, me brazilianin të dëmtuar asokohe, por në fund, Ismajli vendosi të qëndronte tek Empoli, për t’u larguar më pas falas në fund të atij sezoni.
    Tuttosport
    TuttoSport, e përditshmja torineze, i ka kushtuar një artikull të plotë futbollistit kuqezi, pikërisht përpara derbit Juventus-Torino. TuttoSport zbulon se Guintoli e kërkoi me insistim, por në fund, Ismajli vendosi të transferohej pikërisht tek rivalët e Juves, Torino. Pak nga pak, Ismajli po kthehet në protagonist edhe te Torino, por ky derbi është një provë e zjarrtë për të pasi përballë do të ketë një klient të vështirë si Vlahovic.

    Torino ka afro 10 vite që nuk fiton një derbi, por shpresojnë që ky të jetë i duhuri. TuttoSport shkon deri aty se mban të hapur sërish opsionin që Ismajli një ditë mund të vesh fanellën bardhezi.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Ndaj Pisës gabova edhe unë”, Ismajli: Mezi po pres derbin kundër Juventusit

    “Ndaj Pisës gabova edhe unë”, Ismajli: Mezi po pres derbin kundër Juventusit

    “Ndaj Pisës gabova edhe unë”, Ismajli: Mezi po pres derbin kundër Juventusit
    Torino barazoi 2-2 ndaj Pisës, në ndeshjen e Serie A. Mbrojtësi kuqezi i skuadrës nga Torino, Ardjan Ismajli, iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.

    A mund të na tregoni si ishte pjesa e parë?
    “Ishte argëtuese për tifozët… Luajtëm keq për gjysmë ore, pësuam dy gola që mund të shmangeshin, por ky është futbolli. Ishte e rëndësishme të reagonim, barazuam dhe e kishim ndeshjen në dorë. Kështu është në rregull, Seria A nuk është e lehtë dhe tani duam të shmangim gabimet”.
    Çfarë ndodhi me golin e parë?
    “Pësuam shumë kundërsulme, bëra edhe unë një gabim dhe pastaj ata shënuan një gol të shkëlqyer. Falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre pas disavantazhit 0-2, u përpoqëm dhe tani shikojmë përpara”.
    Dhe tani është derbi kundër Juventusit…
    “Për mua është i pari. Le të dalim në fushë, të bëjmë punën tonë. E dimë që nuk kemi fituar prej një kohe të gjatë, le të shohim se çfarë mund të ndodhë të shtunën. Jemi të gjithë gati”.
    “E dimë çfarë do të thotë ky derbi, nuk ka shumë për të thënë. Tifozët do të na japin një mbështetje të jashtëzakonshme, shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Berisha trondit Piolin, gol dhe lojtari i ndeshjes, Torino “harron” Asllanin

    Berisha trondit Piolin, gol dhe lojtari i ndeshjes, Torino “harron” Asllanin

    Gol 3-pikësh dhe lojtari i ndeshjes, pa frikë, kjo mund të konsiderohet fundjava perfekte për Medon Berishën, me mesfushorin kuqezi që vërtetoi edhe një herë se është e tashmja e Lecces dhe e ardhmja e Kombëtares kuqezi. Ndaj Fiorentinës, Berisha ishte protagonist absolut ku në minutën e 23-të në shtyllën e dytë mori një top të pastër dhe fluturimthi dërgoi topin në rrjetë.
    Lecce mbrojti me fanatizëm golin e Berishës duke dale me 3 pikë nga transferta në Firence. Jo vetëm Berisha, një ndeshje shumë pozitive zhvilloi edhe Ylber Ramadani, titullar dhe 90 minuta të plota. Mediat, por mbi të gjithë trajneri Di Francesco nuk i kursyen elozhet për Medon Berishën:

    “Po kërkoj ende pozicionin e tij ideal. Ai është një djalë serioz, me përkushtim të madh, një nga liderët e vërtetë të këtij ekipi. Jam i lumtur edhe për paraqitjen e Ramadanit”, u shpreh trajneri i Lecces pas fitores kundër Fiorentinës.
    Në vigjilje të dy sfidave të nëntorit, një lajm jo pozitiv për Sylvinhon vjen nga Torino, aty ku Asllani po humbet postin e tij si titullar. Ndaj Pisa-s ishte ndeshja e dytë radhazi që Asllani nuk preferohet në formacion, madje në këtë takim të mbyllur 2-2 nuk u aktivizua për asnjë minutë.
    Ndërkohë, Ismajli luajti për 90 minuta i vlerësuar me notën 7-të. Pas ndeshjes, Ismajli foli për mediat ku ndër të tjera u pyet edhe për derbin me Juven: “Do të jetë i pari për mua. Do të zbresim në fushë për të bërë punën tonë. E dimë që na mungon një fitore prej një kohe të gjatë, të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën, jemi të gjithë gati”, u shpreh Ismajli.
    ()

  • Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

    Ismajli lider tek Torino, Tuci futet nga stoli dhe i jep fitoren skuadrës turke për 13 minuta

    Adriatik BALLA
    Performanca kuqezinjve që luajnë në Itali është cilësore. Jo rastësisht trajneri Silvinjo e beson punën e tij në krye të përfaqësueses tek ky kontigjent, pasi është më cilësor dhe luan në një nga ligat më të forta në botë. Krahas Ismajlit, Berishës e Ramadanit, që spikasin në Itali, duket se edhe në kampionatin turk shqiptarët po bëhen protagonistë me futbollin e tyre cilësor e shpesh edhe me statistika në rritje sa u takon minutave, golave dhe asisteve. Këtë herë shkëlqeu Indrit Tuci.
    Ismajli lider në fushë, Asllani sheh nga stoli
    Ardian Ismajli ishte titullar në ndeshjen që Torino barazoi me shifrat 2-2 ndaj Pizës. Një sfidë e cila shkoi në rezultatin 2-0 për miqtë e më pas të cilën torinezët e barazuan me vetë mbrojtësin i cili dha asistin te goli i parë. Ai është shfaqur para mediave në fund të sfidës dhe ka treguar ndjesitë për këtë ndeshje, por edhe për atë pasardhëse, derbin e ndezur kundër Juventusit. “Ishte argëtuese për tifozët. Kemi bërë shumë keq për gjysmë ore, pësuam dy gola të shmangshëm, por ky është futbolli. Ishte e rëndësishme të reagonim, barazuam dhe e patëm ndeshjen në dorë. Por edhe kështu është në rregull, Seria A nuk është e lehtë dhe tani duam të shmangim gabimet”, tha Ismajli.
    Më pas ai komentoi ecurinë e ndeshjes, duke pranuar se bëri një gabim që kushtoi, pasi kundërshtari shënoi gol, por e kompensoi gjatë lojës. “Kishim shumë dalje bosh dhe kundërsulme, bëra edhe unë një gabim dhe pastaj ata shënuan një gol të shkëlqyer. I falënderojmë tifozët për mbështetjen e tyre pas disavantazhit 2-0. U përpoqëm dhe tani shohim përpara”, nënvizoi ai. Ismajli më pas theksoi rëndësinë e ndeshjes së radhës, një derbi që i motivon së tepërmi lojtarët e Torinos. E këtu është fjala për përballjen e madhe me Juventusin. “Do të jetë derbi im i parë. Do të dalim në fushë, të bëjmë punën tonë. E dimë që na ka munguar një fitore prej shumë kohësh, të shohim se çfarë mund të ndodhë të shtunën. Jemi të gjithë gati”, shtoi ai. Në fund Ismajli u pyet për pritshmëritë e skuadrës së Torinos në duelin e ardhshëm derbi. “E dimë çfarë do të thotë ky derbi, nuk ka shumë për të thënë. Tifozët do të na japin një mbështetje të jashtëzakonshme, shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë”, përfundoi Ismajli. Mbrojtësi kuqezi ka munguar në Kombëtare gjatë ndeshjeve të fundit për shkaqe dëmtimi, por mund të kthehet që në duelin e radhës, atë ndaj Andorrës në transfertë.
    Tuci futet në minutat e fundit dhe nga stoli ia jep fitoren ekipit të Kajserisporit
    Sfida mes Kajserispor dhe Kasimpasës në Superligën turke po rezulton një spektakël i vërtetë. Indrit Tuci u fut nga stoli në minutën e 77-të, për të rikthyer skuadrën e Kajserispor në avantazhin 3-2. Mendohej se Kajserispor do të shkonte te fitorja, pasi në pjesën e parë e pa veten dy herë në avantazh. Barazimi nga Kasimpasa në transfertë erdhi në minutën e 67-të. Më pas trajneri i vendësve vendosi për të bërë ndryshime. Kështu në fushë u hodh Tuci, i cili përfitoi më pas nga një krosim në zonë për të gjetur golin me kokë. Tuci është i huazuar nga Sparta e Pragës. Te klubi turk e ka golin e tretë për këtë sezon.

  • Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi?

    Arbenita Ismajli surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash, kush është personi që ia dërgoi?

    Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë në InstaStory, që ka ngjallur shumë reagime e kureshtje në rrjete sociale. Në një postim të fundit, Arbenita shihet përballë një tufe madhështore trëndafilash të bardhë, një dhuratë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave për elegancën dhe mesazhin që mund të përcjellë.
    Ngjyrat neutrale dhe atmosfera romantike e fotos kanë bërë që ndjekësit të nisin menjëherë të komentojnë e të hamendësojnë: “Kush mund të jetë ai që i ka dërguar dhuratën?”

    Megjithatë, modelja nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas kësaj surprize, duke lënë gjithçka të mbuluar nga misteri.
    Kujtojmë që modelja i ka dhënë fund marrëdhënies me reperin Fero, me të cilin ka edhe një vajzë. Ndarja e tyre u shoqërua me shumë bujë mediatike dhe deklarata të ndërsjella në rrjete sociale. Prej asaj kohe, Arbenita ka zgjedhur të fokusohet në karrierën e saj si modele dhe në jetën personale, duke u shfaqur gjithmonë e pavarur dhe plot vetëbesim.
    Arbenita ende s’ka bërë një reagim publik për deklaratat e Feros për të në podcastin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, por mesa duket ka zgjedhur të heshtë dhe të vazhdojë jetën e saj e qetë në Dubai.

  • “Po vuaj prej kohësh”/ Genta Ismajli ndalon projektet për shkak të problemeve shëndetësore

    “Po vuaj prej kohësh”/ Genta Ismajli ndalon projektet për shkak të problemeve shëndetësore

    Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë me fansat një problem shëndetësor që e shqetëson prej kohësh dhe është duke e penguar të vazhdojë të performojë projektet e reja në skenë. 
    Në një intervistë në KlanKosova, ajo tregoi se po vuan nga një problem serioz në qafë, i cili është pasojë e viteve të shumta të performancave energjike në skenë. 
    “Kam pasur një lëndim në qafë prej vitesh për shkak të vallëzimeve të shumta që kam bërë në koncerte. Kam bërë trajtime, por fatkeqësisht nuk kanë dhënë rezultatet që prisja,”  u shpreh këngëtarja. 
    Ajo është përkeqësyar në momentin që po përgatiteh të rikthehej me projektin e ri në skenë, gjatë kohës së provave me valltarët dhimbja e qafës ju përkeqësua. Genta tregoi edhe se ndihet keq që nuk mundet të kërcejë dhe performojë si më parë pasi pasi vallëzimi dhe performanca janë pjesë e pandashme e identitetit të saj. 
    “Mendova se isha shëruar dhe nisa stërvitjet për skenë, por gjatë provave me valltarët, qafa më është lënduar sërish. Për këtë arsye vendosa të anuloj videoklipin që po përgatisja. Kam pasion vallëzimin, dhe ndjehem shumë keq që nuk mund ta bëj si më parë,” tha ajo.