Tag: ismaillari

  • Vrau me thikë kuzhinierin te Komuna e Parisit/ Gjykata merr vendimin 41-vjeçarin, ja çfarë dëshmoi Filip Shehu

    Vrau me thikë kuzhinierin te Komuna e Parisit/ Gjykata merr vendimin 41-vjeçarin, ja çfarë dëshmoi Filip Shehu

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjecarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij kuzhinier, Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit. Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.
    “Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari.
    Gjithashtu Shehu ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. Po ashtu bëhet me dije se 41-vjecari e ka mësuar një ditë më parë që Indrit Ismaillari ka humbur jetën, pasi e dinte vetëm që ishte plagosur dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve.
    Si ndodhi ngjarja?
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbasditen e 28 Tetorit në lokalin “City Lounge” në zonën e Komunës së Paristi. Ngjarja ka ndodhur, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. Autori është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

  • Picieri u v*a nga kolegu, reagojnë punëdhënësit

    Picieri u v*a nga kolegu, reagojnë punëdhënësit

    Punëdhënësit ku humbi jetën picieri, i cili u vra me thikë nga një koleg i tij, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë. Ata shprehen të tronditur nga humbja e jetës së 34-vjeçarit Indrit Ismaillari si edhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës. Në njoftim bëhet e ditur se Indrit Ismaillari punonte prej 5 vitesh në këtë lokal si picier.
    “Sot pas një konflikti të papritur mes picierit dhe ndihmës picierit ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku picieri i cili punonte prej 5 vitesh me ne ka humbur jetën. Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar për humbjen e tij. Ngushëllimet tona shkojnë me respekt dhe dhimbje për familjen e viktimës”.

    Punëdhënësit njofton gjithashtu se po bashkëpunon me autoritet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Po bashkëpunojmë me autoritete ëpr zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kërkojmë mirëkuptimin në këtë moment shumë të rëndë. Do të kemi një njoftim të dytë”.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në një lokal te Komuna e Parisit, 41-vjeçari Filip Shehu ka qëlluar me thikë 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital. Viktima dhe autori ishin punonjës të një lokali te komuna e Parisit. Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

  • Konflikti në kuzhinë përfundon me vrasje, ky është 34-vjeçari që u vra sot në Tiranë (Foto)

    Konflikti në kuzhinë përfundon me vrasje, ky është 34-vjeçari që u vra sot në Tiranë (Foto)

    Indrit Ismaillari është kuzhinieri 34-vjeçar që u vra sot nga kolegu i tij, picieri 41-vjeçar Filip Shehu.
    Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e lokalit City Lounge në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku të dy punonin.Shehu u shpreh pas vrasjes se viktima e bullizonte vazhdimisht, ndërsa u raportua se mes të dyve ka pasur herë pas here konflikte verbale.
    Ismaillari u godit tri herë me thikë nga Shehu, një herë në qafë dhe dy herë në bark, plagë të cilat i morën jetën pasi mbërriti në spital.

     
     
     

  • U godit tri herë me thikë nga kolegu në ambientet e punës, ky është viktima 34-vjeçar

    U godit tri herë me thikë nga kolegu në ambientet e punës, ky është viktima 34-vjeçar

    Ky që shihni në foto është viktima Indrit Ismaillari, 34-vjeçari, që u vra këtë të martë nga kolegu i tij, Filip Shehu në ambientet e punës në Tiranë.
    Ismaillari, kuzhinieri i lokalit u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas njoftimit të policisë, autori Filip Shehu u arrestua nga policia. Ai ka deklaruar para policisë se e goditi pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij.
    Viktima Indrit Ismaillari
    Autori Filip Shehu

    “Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
    Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
    Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedi në kryeqytet/ “Më ofendonte çdo ditë”, zbardhet dëshmia e autorit: E vrava sepse nuk duroja më

    Tragjedi në kryeqytet/ “Më ofendonte çdo ditë”, zbardhet dëshmia e autorit: E vrava sepse nuk duroja më

    Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e kuzhinierit Indrit Ismaillari në Tiranë nga picieri Filip Shehu, ngjarje e ndodhur në ambientet e lokalit City Lounge, ku të dy punonin.
    Ky i fundit ka pretenduar se viktima e bullizonte vazhdimisht, ndërsa raportohet se autori dhe viktima kanë pasur sherre banale me njëri-tjetrin.
    Sakaq, Shehu ka përfunduar në pranga pas vrasjes, ndërsa Ismaillari, i cili u plagos rëndë më pas ndërroi jetë në spital.