Tag: islamike

  • ‘Ambicie ekspansioniste’/ Irani dhe Egjipti, thirrje për ‘front të bashkuar’ të botës islamike kundër Izraelit

    ‘Ambicie ekspansioniste’/ Irani dhe Egjipti, thirrje për ‘front të bashkuar’ të botës islamike kundër Izraelit

     Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dënuan “agresionin kriminal” të regjimit izraelit kundër Katarit, duke i kërkuar botës islamike të mbajë një qëndrim të unifikuar dhe të vendosur në përgjigje.

    Në një telefonatë të mërkurën, Presidenti Pezeshkian tha se sulmet ajrore të Izraelit në Doha tregojnë një shpërfillje të normave dhe kornizave ndërkombëtare. “Sa herë që zgjedh, pa hezitim, ai nis sulme kundër kombeve sovrane.”

    Të martën, avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore në Doha për të vrarë udhëheqësit e Hamasit, të cilët ishin mbledhur për të shqyrtuar propozimin e fundit të SHBA-së për një armëpushim në Gaza.  

    Pezeshkian u bëri thirrje kombeve myslimane të parandalojnë veprime të mëtejshme çnjerëzore kundër vendeve islamike. Ai vlerësoi dënimin e qartë dhe të vendosur, të sulmeve ndaj Katarit nga Presidenti el-Sisi.

    Presidenti el-Sisi, nga ana tjetër, dënoi ashpër sulmin izraelit ndaj Katarit, duke pohuar kundërshtimin dhe neverinë e thellë të Egjiptit ndaj çdo agresioni kundër tokave islame ose shkeljeve të vijave të kuqe të botës myslimane.

    Ai tha se akti i fundit i agresionit i Izraelit, nënvizon nevojën urgjente për një qëndrim të përbashkët dhe vendimtar për të kundërshtuar ambiciet dhe përpjekjet e tij ekspansioniste për të dominuar rajonin.

    Presidenti egjiptian përgëzoi gjithashtu Iranin për marrëveshjen e fundit me IAEA-n, duke e përshkruar atë si një shenjë të sinqeritetit dhe angazhimit të Iranit për paqen dhe stabilitetin rajonal./ IRNA.

  • Hebrenjtë e Iranit ndodhen në mes të dy zjarreve në luftën propagandistike të regjimit

    Hebrenjtë e Iranit ndodhen në mes të dy zjarreve në luftën propagandistike të regjimit

    Në mesin e qershorit, teksa sulmet ajrore izraelite goditën baza ushtarake iraniane, komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike dhe objekte bërthamore, Republika Islamike e zhvendosi fushëbetejën në një front të ri: transmetimet televizive.

    Në televizionin shtetëror u transmetua një fushatë propagandistike tronditëse. Udhëheqësi Suprem iranian Ali Khamenei u shfaq i rrethuar nga oficerë të Gardës Revolucionare, ndërsa një folës deklaronte: “Të gjithë jemi ushtarë krenarë… do t’i zhdukim hebrenjtë me fuqinë tonë.”

    Mesazhi ishte i qartë, një sfidë ndaj goditjeve poshtëruese që regjimi kishte marrë nga Izraeli, por gjithashtu një paralajmërim ogurzi për popullsinë hebreje në Iran.

    Në ditët pas përfundimit të luftës 12-ditore, forcat e regjimit ndërmorën një valë arrestimesh. Qindra iranianë u arrestuan me akuza për spiunazh, përfshirë të paktën 35 hebrenj në Teheran dhe Shiraz. Shumë prej tyre u morën në pyetje dhe u sulmuan. Aktiviteti i tyre në rrjetet sociale thuhet se u analizua me imtësi dhe u ushtrua presion që të ndërprisnin kontaktet me të afërm jashtë vendit, veçanërisht ata në Izrael.

    Kjo nuk ishte thjesht një goditje, por një lëvizje e kalkuluar për të izoluar dhe frikësuar një komunitet tashmë të ndjeshëm dhe të brishtë.

    Hebrenjtë kanë jetuar në Iran për gati 3000 vjet. Rrënjët e tyre i paraprijnë Islamit dhe Krishterimit. Të formuar nga trashëgimia e Mbretëreshës Ester, historia e së cilës ritregohet çdo vit gjatë festës së Purimit, hebrenjtë iranianë kanë mbijetuar përmes përndjekjeve, luftërave dhe revolucionit, jo përmes përplasjes, por përmes përshtatjes së kujdesshme dhe shpesh heshtjes.

    Hebrenjtë në Iran përdoren rregullisht si gurë shahu nga regjimi për të ndezur ndjenjat anti-izraelite, siç ndodhi me 30 tetor 2023, kur raportet treguan se autoritetet iraniane “detyruan udhëheqësit hebrenj iranianë dhe komunitetet e tyre” të merrnin pjesë në protesta kundër Izraelit në pesë qytete, vetëm pak javë pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të mbështetura nga Irani.

    Sot, rreth 10,000 hebrenj mbeten në Iran, duke përbërë popullsinë më të madhe hebreje në Lindjen e Mesme jashtë Izraelit. Ata njihen në kushtetutën iraniane si “popull i librit” dhe u lejohet të luten në sinagoga dhe të drejtojnë restorante, dyqane mishi dhe shkolla kosher, të gjitha nën mbikëqyrjen e rreptë të regjimit. Kjo liri e kufizuar nuk vjen nga toleranca fetare, por sepse ka pasur një funksion strategjik dhe ndihmon regjimin të shmangë akuzat për antisemitizëm.

    Po kjo llogaritje politike shpjegon pse parlamenti iranian, Majles, rezervon një vend për një përfaqësues hebre, dhe pse ndonjëherë përfaqësues hebrenj janë bashkuar me delegacionin e Republikës Islamike në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet çdo shtator në New York.

    Siç vëren shkrimtarja iraniano-amerikane Roya Hakakian në revistën The Atlantic, “ekzistenca e hebrenjve iranianë brenda vendit u bë një simbol i rëndësishëm [për mullahët], sidomos në kontrast me mungesën e jetës hebraike në vendet e tjera myslimane të rajonit… Hebrenjtë iranianë u bënë mbrojtja kryesore e regjimit ndaj akuzave për antisemitizëm, edhe kur disa liderë të tij mohonin famshëm ekzistencën e Holokaustit.”

    Në fakt, në vitin 2005, ish-presidenti Mahmud Ahmadinexhad organizoi një konkurs ndërkombëtar karikaturash për Holokaustin, një shfaqje groteske urrejtjeje ndaj hebrenjve dhe mohimi i Holokaustit, që vazhdon edhe sot me mbështetje shtetërore.

    Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur një regjim teokratik, anti-amerikan dhe anti-izraelit mori pushtetin, popullsia hebreje e Iranit ka rënë me 90%, nga rreth 100,000 që ishte nën sundimin monarkut të fundit, Mohammad Reza Pahlavi. Ekzekutimi tronditës i Habib Elghanianit, një biznesmen, filantrop dhe udhëheqës i komunitetit hebre, në vitin 1979 përshpejtoi eksodin.

    Megjithatë, ndryshe nga komunitetet e tjera hebreje në Lindjen e Mesme, hebrenjtë e Iranit nuk janë dëbuar kurrë në masë me forcë. Prania e tyre ka qenë e vazhdueshme, por siguria e tyre gjithmonë ka qenë e brishtë.

    Arrestimet e fundit të hebrenjve në Iran janë vetëm një kujtesë e re se Republika Islamike e konsideron besnikërinë ndaj regjimit si absolute, dhe çdo devijim i perceptuar, qoftë përmes protestës apo edhe thjesht përmes një të afërmi jashtë vendit, mund të interpretohet si kërcënim. I njëjti regjim që censuron gazetarë, burgos artistë dhe muzikantë, dhe ndëshkon vajzat në shkollë për heqjen e shamisë, tani shënjestron hebrenjtë për lidhje familjare me jashtë.

    Kjo është një nga temat qendrore të librit tim të ardhshëm, Unveiled: Inside Iran’s #WomanLifeFreedom Revolt, i cili eksploron sesi kryengritja e viteve 2022–2023 e ndezur nga vdekja e Mahsa Aminit zbuloi një përçarje në rritje midis popullit iranian dhe regjimit. Armiku i Republikës Islamike nuk është vetëm sionizmi apo Perëndimi, është autonomia dhe kundërshtimi.

    Hebrenjtë e Iranit janë sërish të bllokuar në një stuhi gjeopolitike. Heshtja e tyre nuk është bashkëpunim, por mbijetesë. Dhe rezistenca e tyre nuk është pasqyrim i tolerancës së regjimit, por i qëndresës së popullit hebre.

    Ata nuk duhet të harrohen, as nga hebrenjtë e botës dhe as nga ata që ende besojnë në një të ardhme të lirë dhe të drejtë për Iranin. / Fox News – Syri.net

  • Udhëheqja e Iranit drejton nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

    Udhëheqja e Iranit drejton nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

    Ajatollah Ali Khamenei

    IRAN-Mungesa e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues për udhëheqjen e tij dhe të ardhmen e Republikës Islamike. Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte gjithë kohës i pranishëm në publik – duke bërë përditë deklarata dhe duke treguar vendosmëri – Khamenei, komandanti i përgjithshëm i Iranit, pothuajse nuk u pa fare nga publiku, pasi ai publikoi vetëm dy video-mesazhe gjatë konfliktit. Një prej tyre thuhet se është incizuar në një bunker.
    Teksa video-mesazhi i tretë u shfaq pas armëpushimit, debati mbi ndikimin e sjelljes së tij gjatë luftës është thelluar si në mesin e ekspertëve, ashtu edhe në opinionin publik iranian.
    U fsheh për të mbijetuar
    Zhdukja e Khameneit nga skena publike nuk lidhet thjesht me stilin e tij të udhëheqjes. Ajo është nxitur drejtpërdrejt nga raportimet se ai ishte në krye të listës së Izraelit për eliminim. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, publikisht ka konfirmuar se Izraeli në mënyrë aktive synonte vrasjen e udhëheqësit suprem iranian gjatë konfliktit, por nuk mund ta vriste pasi ai ishte “fshehur shumë thellë nën tokë”, që nënkuptoi se Izraeli “nuk pati mundësi operative” për të kryer një atentat ndaj tij.
    Kërcënimi ishte aq serioz, saqë Khamenei raportohet se pezulloi çdo komunikim elektronik dhe u mbështet vetëm te ndihmësit e tij më të besueshëm. The New York Times ka raportuar se ai madje kishte caktuar se kush do të merrte postin e tij në rast se do të vritej.
    Udhëheqja nën sulm?
    Ky nivel i kërcënimit dhe mënyra se si reagoi Khamenei ndikuan ndjeshëm në perceptimin për udhëheqjen e tij.
    “Ajatollah Khamanei ishte përgjegjës si për sjelljen e kësaj katastrofe mbi regjimin e tij, po ashtu edhe për shpëtimin e tij në një moment rreziku”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ali Vaez, drejtor i programit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
    Sulmi fillestar izraelit eliminoi një sërë komandantësh të ushtrisë së Iranit dhe ekspozoi “dobësi serioze strukturore brenda udhëheqjes dhe aparatit të sigurisë së Iranit”, tha Vaez.
    Këto pengesa, të përforcuara edhe nga dëmet në arsenalin raketor të Iranit, programin bërthamor dhe bashkëpunëtorët rajonalë, e kanë futur doktrinën strategjike të Republikës Islamike në një kaos.
    “Përderisa Khamenei i ka mbijetuar konfliktit, si fizikisht ashtu edhe politikisht, trashëgimia e tij është shkatërruese për shtetin”, argumentoi Vaez.
    Megjithatë, disa shohin nuanca në mënyrën se si Khamenei e menaxhoi krizën.
    Raz Zimmt, drejtor për Iranin në Boshtin Shiit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Tel Aviv (INSS), vuri në pah se pavarësisht tronditjes fillestare dhe humbjes të komandantëve të lartë, Khamanei arriti që shpejt të emëronte pasardhësit – një arritje organizative që “nuk është aspak e lehtë”, veçmas duke pasur parasysh shkallën e këtyre humbjeve.
    “Pavarësisht befasisë, pavarësisht tronditjes, që sigurisht rriti paranojën e tij, mendoj se ai në fakt ai arriti të emërojë pasardhës në më pak se 24 orë”, tha Zimmt për Radion Evropa e Lirë.
    Sipas tij, kjo aftësi për të ruajtur kontrollin përballë kaosit, e ka mbrojtur përkohësisht Khamenein që autoriteti i tij të mos sfidohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    “Do të jetë edhe më e vështirë të vihet në dyshim autoriteti i tij në të ardhmen e afërt, kryesisht për shkak se ai është i rrethuar me komandantë që kanë më pak përvojë”.
    Forcimi i rolit të Gardës Revolucionare
    Megjithatë, ky episod ka forcuar më shumë rolin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. 
    Vaez theksoi se “çdo tronditje që i është shkaktuar Republikës Islamike nga jashtë… historikisht ka kontribuar në zgjerimin e rolit të Gardës Revolucionare brenda sistemit”.
    Garda Revolucionare ka dalë nga kjo krizë si shtylla kurrizore e establishmentit politik, duke mbushur shpejt boshllëqet në komandë dhe duke e pozicionuar veten si institucion i pazëvendësueshëm për mbijetesën e Iranit.
    Zimmt u pajtua, duke argumentuar se “nuk shoh asnjë tjetër që mund ta zëvendësojë Gardën Revolucionare si elementin kryesor brenda elitës iraniane që mund të ofrojë siguri dhe të mbështesë ekzistencën e regjimit”.
    Megjithatë, kostot strategjike të luftës me gjasë do të ngrenë pyetje të vështira në muajt e ardhshëm të cilat kanë të bëjnë “me shqetësimet për paaftësinë e Iranit për të ruajtur aftësinë parandaluese përballë Izraelit dhe SHBA-së”.
    Por, ai shtoi se “mendoj që për aq kohë sa [Khamenei] është aty, dhe për aq kohë sa nuk ka arsye që ai të pensionet, Garda Revolucionare do ta mbështesë atë… dhe pastaj do të përgatitet për ditën kur të vijë pasardhësi i tij”.
    Ndryshimi i balancës së pushtetit
    Të dy ekspertët ranë dakord se edhe pse një grusht shteti ka pak të ngjarë të ndodhë në terma afatshkurtër, ndikimi i Gardës Revolucionare pritet të rritet gjithnjë e më shumë, veçmas pasi mosha e shtyrë e Khameneit ngre pikëpyetje për pasardhësin e tij.
    Vaez paralajmëroi se Garda Revolucionare “po afrohet ngadalë drejt shqyrtimit të udhëheqjes fetare më shumë si një barrë sesa si një aset”.
    Ndërkaq, Zimmt u shpreh se nuk sheh asnjë sinjal për një ndryshim të afërt të drejtimit strategjik të Iranit, as nën Khamenein dhe as nën pasardhësin e tij, diçka, që sipas tij, i përshtatet shumë mirë Gardës Revolucionare.
    Pra, përderisa ka pak të ngjarë që të ketë sfida të menjëhershme ndaj sundimit të Khameneit, roli qendror i Gardës Revolucionare vetëm është rritur për shkak të luftës me Izraelin, e cila ka nxitur pyetje dhe përplasje të pushteteve që do të formësojnë të ardhmen e Republikës Islamike./REL

  • Kërcënimi: 007 amerikane i dërguan SMS Khameneit me koordinatat e vendstrehimit të tij

    Kërcënimi: 007 amerikane i dërguan SMS Khameneit me koordinatat e vendstrehimit të tij

    Me sa duket, paralajmërimi kishte mbërritur. Inteligjenca amerikane thuhet se i dërgoi një mesazh Ajatollah Ali Khameneit me koordinatat e vendstrehimit të tij. Ata dyshohet se i shkruan: “Ose pranoni armëpushimin brenda 24 orësh, ose ne do të vijmë t’ju gjejmë”.
    Lajmi u konfirmua nga një burim brenda regjimit iranian për gazetën italiane “Corriere della Sera”.
    Ajatollahu, puna e të cilit është të shpëtojë veten dhe Republikën e tij Islamike, me sa duket pranoi. Ai nuk kishte zgjidhje tjetër sigurisht, “por ishte gjithashtu e përshtatshme për të që të merrte një pushim lufte”, – tha burimi. Nuk ka rëndësi se si shkuan gjërat dhe se cila është e vërteta. Ajo që ka rëndësi është se si tregohet. Dhe regjimi islamist ka qenë gjithmonë një kampion në rishkrimin e historisë.
    Që nga mëngjesi i djeshëm, organet e propagandës së diktaturës kanë qenë në vijën e parë për t’i shpjeguar popullit iranian fitoren në “luftën 12-ditore”. E tëra çfarë duhet të bësh është të ndezësh televizorin dhe shfaqja fillon menjëherë.
    Në një program televiziv në IRIB, televizionin shtetëror të dëmtuar nga sulmet izraelite, një komentator me mjekër të errët shpall fitoren: “Ne jemi fituesit e kësaj lufte, ata dështuan të na mposhtin”. Sipas njerëzve në studio, e gjithë bota pa se si Shtetet e Bashkuara iu lutën burrave të guximshëm të Republikës Islamike të ndalonin, të ndalonin bombardimet e rënda kundër bazave amerikane dhe kundër Izraelit.
    Në atë pikë, ata, ata burra të guximshëm, nga keqardhja e kishin pranuar armëpushimin e Donald Trump. “Asgjë e re, ata gjithmonë e bëjnë këtë” – komenton një profesor nga Teherani për Corriere, “ata rifitojnë fitoren pas çdo disfate. Ata sajojnë rrëfimin që është më i përshtatshëm për ta për të shpëtuar fytyrën. Dhe na ftojnë të “festojmë” në Sheshin Enghelab.”
    Prandaj, Ali Khamenei ishte drejtori i këtij armëpushimi (të brishtë). Ai, i cili ende mbetet i fshehur në një bunker sekret nga frika se mos përfundonte si gjeneralët e tij, do ta kishte bërë Izraelin të kapitullonte. Menjëherë pas njoftimit amerikan, në fakt, ishte Udhëheqësi Suprem ai që ishte i pari që shpalli triumfin. Në X ai shkroi: “Ata që e njohin popullin iranian dhe historinë e tij e dinë se kombi iranian nuk dorëzohet.”
    Më pas shtyllat e regjimit e ndoqën atë me deklarata fitimtare dhe një det gënjeshtrash. Mahmoud Nabavian, një klerik konservator në parlament, shkoi aq larg sa tha se “para kësaj lufte, Irani ishte një fuqi rajonale, por tani po bëhet një perandori islamike”. Ish-Presidenti Hassan Rouhani paralajmëroi se “armëpushimi nuk sinjalizon fundin e kërcënimit. Armëpushimi mund të jetë një mundësi për mashtrim. Gatishmëria e plotë e inteligjencës, mbrojtjes dhe sigurisë duhet të ruhet. Strategjia kombëtare duhet të rindërtohet”.
    Në këtë skenar gjithnjë në ndryshim, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të zgjedhë Ajatollahu për pasurimin bërthamor, arsyeja që filloi operacionin ushtarak “Rising Lion” dhe çelësi i së ardhmes, të paktën në të ardhmen e afërt, të marrëdhënieve midis dy vendeve. A do të bien dakord të ulen në tryezë dhe të nënshkruajnë një marrëveshje ku do të angazhohen të respektojnë kërkesat e Trump dhe mikut të tij Netanyahu që kërkojnë “zero pasurim”?
    Nëse ende nuk kemi përgjigje, mund të mbledhim shenjat e para. Siç janë fjalët e zëdhënësit të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Behrouz Kamalvandi: “Industria bërthamore nuk do të ndalet. Ata duhet ta dinë se kjo industri ka rrënjë në vendin tonë dhe nuk mund ta zhdukin atë”. Ekspertët thonë se për Republikën Islamike kjo nuk është një fitore. Nga pikëpamja ushtarake, ky është poshtërimi më i madh i pësuar në shekullin e fundit të historisë.
    E vetmja fitore është se Khamenei është ende gjallë, dhe bashkë me të edhe regjimi i tij. Mina, një vajzë me të cilën Corriere kishte folur në ditët e para të luftës u shpreh: “Shihni skenari më i keq është bërë realitet. Skenari më i keq për popullin e Iranit. Ata na bombarduan dhe na lanë me mullahë të plagosur, të gatshëm të na shtypin më shumë se më parë”./ Corriere della Sera

  • Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

    Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

    Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike të Iranit, iu drejtua popullit me një mesazh të shpërndarë në rrjetin social X dhe në median shtetërore.
    “Mendoj se është e nevojshme t’i shpreh disa urime kombit të madh iranian, para së gjithash, urime për fitoren ndaj regjimit izraelit. Pavarësisht gjithë asaj zhurme, pavarësisht të gjitha këtyre deklaratave, regjimi izraelit, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur”, thotë Khamenei.

    Në vijim të mesazhit të tij ai e cilëson luftën 12 ditore një fitore jo vetëm ndaj Izraelit por edhe ndaj SHBA.

    “Urimet e dyta lidhen me fitoren e Iranit tonë të dashur mbi regjimin amerikan. Regjimi amerikan hyri drejtpërdrejt në luftë sepse mendonte se nëse nuk do të hynte, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht. Por nuk fitoi asgjë nga kjo luftë. Edhe këtu, Republika Islamike fitoi dhe në këmbim, i dha Amerikës një shuplakë të rëndë në fytyrë” thotë Khamenei në një mesazh që u shfaq edhe në TV shtetëror.
    Këshilli i Gardës Revolucionare, organi suprem ekzekutiv i Iranit, miratoi sot ligjin e miratuar dje nga parlamenti i Teheranit për të pezulluar bashkëpunimin mbi programet bërthamore të Iranit me IAEA-n, agjencinë atomike të OKB-së, në sfondin e sulmeve të fundit të Izraelit dhe akuzave të ngritura nga Republika Islamike kundër kreut të saj, argjentinasit Rafael Grossi.
    Iran International, një kanal i afërt me opozitën iraniane jashtë vendit, e raportoi këtë, duke cituar një zëdhënës të Këshillit për mediat shtetërore. Këtë mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se Republika Islamike ka të drejtë të zhvillojë energji bërthamore për qëllime paqësore.
    “Irani ka të drejtë të plotë, sipas Nenit 4 të Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore,  për të përdorur energjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe është i vendosur ta mbështesë këtë të drejtë në çdo rrethanë”, tha Baghaei në një intervistë me Al Jazeera. Sulmet e SHBA-së në vendet bërthamore iraniane kanë “shkatërruar diplomacinë”, tha Baghaei, duke shtuar se SHBA-të “duhet të mbahen përgjegjëse për agresionin e kryer kundër Iranit në bashkëpunim me Izraelin”.

  • Trump: Nuk jemi kundër popullit të Iranit, jemi për ndryshim regjimi!

    Trump: Nuk jemi kundër popullit të Iranit, jemi për ndryshim regjimi!

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump la të kuptohet përmes mesazhit të tij të fundit se mbështet perspektivën e rrëzimit të regjimit në Teheran, dhe se shënjestra e SHBA-së nuk është populli Iranian, por programi bërthamor i Republikës Islamike.

    “Politikisht nuk është e pranueshme të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi i tanishëm iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin madhështor sërish, pse të mos ketë një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi shefi i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij Truth Social.
    Vetëm pak orë përpara kësaj, disa figura të rëndësishme të administratës së tij si zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, theksuan se qëllimi i sulmeve ajrore të SHBA-së më 21 qershor ndaj objekteve bërthamore të Iranit nuk ishte shembja e qeverisë islamike teokratike, pro program bërthamor i vendit.
    Kryediplomati Macro Rubio e nënvizoi se SHBA-ja nuk po kërkon luftë me Iranin. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha nga ana e tij se sulmet amerikane zbuluan se qëndron pikërisht Uashingtoni “pas” fushatës së Izraelit kundër republikës islamike dhe u zotua për një përgjigje. Zyrtarët e mbrojtjes amerikane po punonin ende për të përcaktuar se sa dëme shkaktoi Operacioni “Midnight Hammer”- Cekani i Mesnates. Shefi i shtabit, gjenerali Dan Caine, pohoi më herët se nuk është ende e qartë deri në ç’pikë janë prekur aftësitë bërthamore të Iranit, dhe u tregua më i rezervuar në komente se Trump. Njeriu përgjegjës i OKB-së për energjinë bërthamore, Rafael Grossi, u shpreh po kështu se në këtë moment askush, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, nuk është në gjendje të vlerësojë realisht dëmet nëntokësore në Fordow.
    Ndërkohë, sulmet e pashembullta vazhduan të shkaktojnë tronditje në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Linjat ajrore po përpiqen të ndihmojnë mijëra udhëtarë të bllokuar në rajon, ndërsa shumë vende kanë organizuar fluturime riatdhesimi për qytetarët. Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së lëshoi një paralajmërim të dielën duke paralajmëruar aty sulme kibernetike e dhunë në SHBA, duke përfshirë krimet e urrejtjes antisemite.

    Top Channel

  • “Trump, bixhozçi”, Garda Revolucionare Islamike kërcënon SHBA: Ju e nisët këtë luftë, por do të jemi ne ata që do ta përfundojmë!

    “Trump, bixhozçi”, Garda Revolucionare Islamike kërcënon SHBA: Ju e nisët këtë luftë, por do të jemi ne ata që do ta përfundojmë!

    Irani ka kërcënuar sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar për një përgjigje ndaj sulmeve të tyre gjatë fundjavës.

    Zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, thotë se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe kanë shkelur “tokën e shenjtë” të Iranit.
    Ai thotë se SHBA-të do të përballen me “pasoja të rënda, të paparashikueshme dhe për të ardhur keq” përmes “operacioneve të fuqishme dhe të synuara”.
    Duke folur drejtpërdrejti me Presidentin e SHBA-së në anglisht, Zolfaghari thotë “Trump, bixhozçiu! Ju mund ta filloni këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë!”

    Top Channel

  • “Trump, bixhozçi”, Garda Revolucionare Islamike kërcënon SHBA: Ju e nisët këtë luftë, ne do ta përfundojmë!

    “Trump, bixhozçi”, Garda Revolucionare Islamike kërcënon SHBA: Ju e nisët këtë luftë, ne do ta përfundojmë!

    Irani ka kërcënuar sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar për një përgjigje ndaj sulmeve të tyre gjatë fundjavës.

    Zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, thotë se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe kanë shkelur “tokën e shenjtë” të Iranit.
    Ai thotë se SHBA-të do të përballen me “pasoja të rënda, të paparashikueshme dhe për të ardhur keq” përmes “operacioneve të fuqishme dhe të synuara”.

    Duke folur drejtpërdrejti me Presidentin e SHBA-së në anglisht, Zolfaghari thotë “Trump, bixhozçiu! Ju mund ta filloni këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë!”

  • Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike paralajmëron: Kundërpërgjigjia ndaj SHBA-ve do të sjellë keqardhje të thellë

    Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike paralajmëron: Kundërpërgjigjia ndaj SHBA-ve do të sjellë keqardhje të thellë

    Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)

    IRAN- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se përgjigjja e saj ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane do të “shkaktojë keqardhje të thellë”.
    “Akti i sotëm i agresionit nga regjimi terrorist amerikan i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit të drejtën legjitime për të vepruar në vetëmbrojtje, duke përfshirë edhe opsionet që shkojnë përtej llogaritjeve iluzive të koalicionit agresor,”- thuhet në një deklaratë të Gardës Revolucionare të Iranit të botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim.
    IRGC – një ushtri me ndikim paralele me ushtrinë konvencionale të Iranit – ka trajnuar, armatosur dhe financuar rrjetin e përfaqësuesve iranianë që shtrihen në Lindjen e Mesme.
    “Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është i njohur mirë me realitetet e kësaj lufte hibride në shkallë të plotë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga zhurma e Trumpit apo e bandave kriminale që sundojnë Uashingtonin dhe Tel Avivin,”- thuhet në deklaratë.
    “Pushtuesit duhet të presin përgjigje që do të shkaktojnë keqardhje të thellë”, shtoi deklarata.

  • Analiza nga REL: A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran rrugë e suksesshme për ndryshimin e regjimit?

    Analiza nga REL: A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran rrugë e suksesshme për ndryshimin e regjimit?

    Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesht me rrënimin e infrastrukturës bërthamore dhe raketore të Teheranit, pra ndryshimin e regjimit, është bërë tema kryesore e debatit mes analistëve dhe vëzhguesve. Derisa udhëheqësit izraelitë nuk e kanë deklaruar haptazi ndryshimin e regjimit si qëllim të tyre, retorika nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë e kombinuar me shkallën dhe intensitetin e operacioneve të fundit nënkupton se përmbysja e republikës islamike mund të jetë synim i nënkuptuar ose aspirues.
    Kritikët paralajmërojnë se një strategji e tillë mbart rreziqe të mëdha: përshkallëzim rajonal, pasoja të paqëllimshme politike dhe mundësia e fuqizimit të elementëve edhe më radikalë brenda udhëheqjes iraniane. Ata argumentojnë se përpjekja për ta rindërtuar me forcë rendin politik të Iranit është një lojë me rrezik të lartë dhe pa garanci për sukses.

    Mbështetësit e një qasjeje më agresive, megjithatë, pohojnë se republika islamike është më e dobët se kurrë. Ata nënvizojnë pakënaqësitë e vazhdueshme publike dhe izolimin në rritje ndërkombëtar, duke këmbëngulur se këto kushte përbëjnë mundësi të rrallë për të ndihmuar në rënien e regjimit. Sipas tyre, trysnia e qëndrueshme nga jashtë mund të jetë faktor vendimtar për të sjellë ndryshimin e shumëdëshiruar.
    Protesta, trysni dhe mundësi
    Se a mund të sjellë ndryshim regjimi në Iran ndërhyrja ushtarake mbetet çështje shumë e diskutueshme si në qarqet politike ashtu edhe mes vetë iranianëve. Në vitet e fundit, vendi ka përjetuar valë të përsëritura protestash mbarëkombëtare, më e theksuara ajo e vitit 2022 pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgim policor. Ajo lëvizje, e cila u bashkua rreth sloganit “Grua, Jetë, Liri”, u përhap me shpejtësi në dhjetëra provinca dhe gjeti mbështetje nga segmente të ndryshme të shoqërisë. Ajo u përball me një shtypje të ashpër: sipas organizatave për të drejtat e njeriut, mbi 550 protestues u vranë dhe më shumë se 20.000 u arrestuan.
    Protestat zbuluan pakënaqësinë e thellë publike dhe treguan brishtësinë e regjimit. Por, ato gjithashtu nënvizuan qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë për përdorim force të pakufizuar të aparatit të sigurisë së Iranit, duke theksuar sfidat në të cilat has çdo përpjekje për të rrëzuar republikën islamike nga brenda. Disa analistë argumentojnë se trysnia ushtarake nga jashtë mund të krijojë hapësirë për opozitën iraniane. Por, edhe përkrahësit e ndryshimit të regjimit, e pranojnë se sulmet ajrore nuk mjaftojnë.
    “Ne flasim shumë për ndryshimin e regjimit, por nuk kemi investuar vërtet në një fushatë për të zgjeruar komunikimin, për të krijuar një fond, për të bërë të gjitha ato gjëra që do t’i jepnin opozitës iraniane hapësirën për të marrë frymë, për t’u organizuar dhe mobilizuar kundër regjimit”, tha Ilan Berman, nënkryetar i Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme dhe anëtar bordi i Radios Evropa e Lirë (REL). Duke folur për Radio Farda të REL-it, ai e quajti këtë punë përgatitore “parakusht të domosdoshëm që iranianët të ndihen të sigurt për t’u ngritur në mënyrë të qëndrueshme”. Pa përpjekje të tilla, kritikët paralajmërojnë, ndërhyrja ushtarake rrezikon të sjellë efekt të kundërt – duke forcuar linjën e ashpër dhe duke larguar iranianët e zakonshëm.
    Pikëpamje të ndara për ndërhyrjen ushtarake
    Për shumë iranianë, dallimi midis republikës islamike dhe kombit është thelbësor. “Kjo nuk është një luftë mes Izraelit dhe Iranit, por mes Izraelit dhe republikës islamike. Iranianët kanë kërkuar ndryshim regjimi prej vitesh dhe në fund, midis Iranit dhe republikës islamike, vetëm njëri do të mbetet”, tha Hamed Sheibani-Rad, anëtar i lartë i Partisë Iran Novin, me seli jashtë vendit.
    “Njerëzit e dinë shumë mirë që kjo mundësi e dhënë nga Izraeli mund të mos u vijë më kurrë”, shtoi ai, duke pasqyruar pikëpamjen e disa njerëzve se trysnia nga jashtë mund të përshpejtojë ndryshimin e shumëpritur. Të tjerë, megjithatë, paralajmërojnë se ndërhyrja nga jashtë – sidomos kur sjell viktima civile ose godet infrastrukturë të rëndësishme për jetën e përditshme mund të dëmtojë legjitimitetin e pakënaqësisë së brendshme.
    “Kritikat ndaj republikës islamike janë çështje e brendshme. Populli i Iranit është i vetëdijshëm dhe nuk ka nevojë për një kujdestar jashtë vendit, sidomos jo dikë si Netanyahu”, tha analisti i mbrojtjes me bazë në SHBA, Hossein Arian, në një intervistë për Radio Farda. Ai argumentoi se sulmet izraelite në fund të fundit godasin pasuri që “u përkasin njerëzve iranianë,” duke përshkruar republikën islamike si “asgjë më shumë se një qiramarrës”.
    Derisa legjitimiteti i republikës islamike duket gjithnjë e më i brishtë i dëshmuar nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe trazirat e vazhdueshme – shumica e vëzhguesve pajtohen se ndryshimi i qëndrueshëm do të duhet të vijë përfundimisht nga brenda. Ndërhyrja e jashtme ushtarake mund të ndikojë në ritmin apo natyrën e atij ndryshimi, por se a mund ta nisë atë, mbetet çështje thellësisht e pasigurt.