Tag: ishujt

  • Ishujt Cook/ Ja kush i ndihmon Rusinë dhe Iranin të shmangin sanksionet e naftës, flamuri me të cilin operon e ashtuquajtura “flota fantazmë” ruse

    Ishujt Cook/ Ja kush i ndihmon Rusinë dhe Iranin të shmangin sanksionet e naftës, flamuri me të cilin operon e ashtuquajtura “flota fantazmë” ruse

    Anijet cisternë të dyshuara për kontrabandë nafte bruto për Rusinë dhe Iranin po përdorin një zyrë bregdetare në Ishujt Cook për të mbuluar gjurmët e tyre, ka mësuar AFP, duke analizuar të dhënat mbi sanksionet perëndimore.

    Pranë një picerie në arkipelagun e izoluar të Paqësorit është një zyrë e thjeshtë, selia e Ishujve Detarë Cook, shoqërisë së klasifikimit me rritjen më të shpejtë në botë.
    Pronarët e anijeve të huaja paguajnë shumë që anijet e tyre të mbajnë flamurin në arkipelagun polinezian që nuk e kanë vizituar kurrë.
    Të dhënat e sanksioneve të SHBA-së përmendin 20 anije cisternë të regjistruara në Ishujt Cook të dyshuara për kontrabandë nafte ruse ose iraniane midis viteve 2024 dhe 2025.
    14 anije të tjera cisternë me flamur të Ishujve Cook janë në listën e zezë në një bazë të dhënash tjetër britanike të sanksioneve gjatë së njëjtës periudhë.
    Zelanda e Re, deri tani partneri më i ngushtë diplomatik i Ishujve Cook, tha se ishte “shqetësuese dhe skandaloze” që arkipelagu po ndihmonte në anashkalimin e sanksioneve.
    “Zelanda e Re mbetet thellësisht e shqetësuar për menaxhimin e shoqërisë së klasifikimit nga Ishujt Cook, diçka që ia ka shprehur vazhdimisht qeverisë së Ishujve Cook gjatë shumë viteve”, tha një zëdhënës i Ministrit të Jashtëm Winston Peters.
    Ishujt Cook, të cilët gëzojnë autonomi administrative, mbeten në “shoqatë të lirë” me Zelandën e Re, një ish-fuqi koloniale që vazhdon të ndërhyjë në fusha të tilla si mbrojtja dhe politika e jashtme.
    Ishujt Cook, shoqëria e klasifikimit, një kompani private që vepron nën një delegacion qeveritar dhe mbikëqyret nga rregullatori kombëtar i transportit, merret me të gjitha çështjet përkatëse për shtetin e vogël.
    Të ardhurat publike nga koncesioni i të drejtave të lundrimit kanë regjistruar një rritje të ndjeshme, duke tejkaluar 400%, në pesë vitet e fundit, sipas dokumenteve financiare të Ishujve Cook. Ato tejkaluan 151,000 euro në buxhetin e fundit.
    Revista e transportit detar Lloyd’s List vitin e kaluar i kurorëzoi Ishujt Cook si “shoqërinë e klasifikimit me rritjen më të shpejtë” në botë.
    Por ky aktivitet fitimprurës, i cili lejon që arkat shtetërore të mbushen, ka të metat e veta.
    Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), një grup britanik ekspertësh, vlerëson se Irani dhe Koreja e Veriut kanë shfrytëzuar shoqëritë e klasifikimit të shteteve të vogla të Paqësorit, siç janë ishujt e Palau, Tuvalu dhe Niue, për vite me radhë.
    Sipas një shënimi informues të Parlamentit Europian të vitit 2024, Ishujt Cook janë ndër shtetet, flamuri i të cilave “përdoret nga anijet cisternë fantazmë që transportojnë naftë bruto ruse”.
    Në prill, një kompani transporti me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe u akuzua për lehtësimin e kontrabandës së karburantit me vlerë “miliona dollarë” në emër të ushtrisë iraniane në Gjirin Persik.
    Kompania, sipas SHBA-së, ka anije cisternë nën flamujt e Barbadosit, Gambisë, Panamasë dhe Ishujve Cook.
    “Shumë anije që mbajnë flamurin e Ishujve Cook janë identifikuar si pjesë e flotës fantazmë të Rusisë”, sipas Anton Moiseyenko, një profesor në Universitetin Kombëtar Australian dhe një ekspert për sanksionet dhe krimet financiare.
    Sanksionet perëndimore synojnë të pengojnë Iranin dhe Rusinë të sigurojnë të ardhura nga shitjet e tyre të naftës, në rastin e Republikës Islamike për të kufizuar fondet për programin e saj të energjisë bërthamore dhe në atë të Moskës për të kufizuar fondet për luftën kundër Ukrainës.
    Kapiteni dhe dy oficerë të një cisterne të regjistruar në Ishujt Cook dhe të dyshuar se i përkisnin kësaj flote, Eagle S, u akuzuan për prerje të qëllimshme të kabllove në Baltik në fund të vitit 2024.
    Megjithatë, një gjykatë finlandeze në të cilën ata u paraqitën në gusht dhe shtator shpalli jokompetente në tetor, pasi janë “gjykatat e shtetit të flamurit të anijes ose shteti i origjinës që kanë juridiksion penal” në raste të kësaj natyre.
    Sa i përket shteteve që ofrojnë flamuj komoditeti, “nuk ka një mekanizëm ndërkombëtar për t’i detyruar ata të përmbushin detyrimet e tyre”, ankohet Moiseyenko.
    “Shoqëria e klasifikimit të Ishujve Cook nuk ka regjistruar kurrë anije që i nënshtrohen sanksioneve dhe ka platforma që lejojnë mbikëqyrje efektive dhe zbulim efektiv të aktiviteteve të paligjshme”, siguruan autoritetet e Ishujve Cook.
    Kompania theksoi gjithashtu se “nuk është njoftuar” për ndonjë shqetësim që lidhet me shkeljet e sanksioneve ose ndonjë abuzim tjetër.

    Top Channel

  • Kroacia e kualifikuara e radhës, Holanda e shtyn për xhiron e fundit

    Kualifikueset e Botërorit për Europën nisën sot me takimin e orës 18:00 ndërsa Finlanda dhe Malta e mbyllën 0-1. Një fitore historike për maltezët. Praktikisht Grupi B luan vendin e parë e të dytë mes Holandës dhe Polonisë.

    Ndërkohë në orën 20:45 erdhën dhe 5 duelet e tjera. Kroacia e pa vetën poshtë një goli në të 16′ nga Ishujt Faroe por më pas skuadra e Daliç shënoi 3 herë për t’u bërë skuadra e tretë e kualifikuar për Botërorin 2026.

    Gjermania nga ana e saj arriti të mposhtë vetëm në pjesën e dytë Luksemburgun me dy gola të Voltemade. Sllovakia kaloi në shtesë Irlandën e Veriut 1-0 ndërsa kryesfida e dites Poloni- Holandë u mbyll barazim 1-1.

    Rezultate sot 14 nëntor 2025:

    Finlandë- Maltë 0-1

    Kroaci- Ishujt Faroe 3-1

    Gjibraltar- Mali i Zi 1-2

    Luksemburg- Gjermani 0-2

    Poloni- Holandë 1-1

    Sllovaki- Irlandë e Veriut 1-0/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Medalioni i panjohur në Gjermani, i porositur ndoshta nga Ali Pasha

    Medalioni i panjohur në Gjermani, i porositur ndoshta nga Ali Pasha

    Një medalion i periudhës osmane ndodhet në shtëpinë e ankandit Kunker, Gjermani. Ai mendohet se është porositur në 1807 nga Ali Pasha Tepelena ( 1741-1822), sundimtari shqiptar Shqipërisë dhe Greqisë, i cili ishte i pavarur nga Porta e Lartë . Në kundërshtim me traditën islame, ajo tregon portretin e një gruaje me kostum oriental ose grek. Ajo quhet Mbretëresha [Vasiliki] Hanim. Hollësi të mëtejshme për këtë medalje jashtëzakonisht të rrallë janë të panjohura.

    Imazhi perëndimor i medaljonit dëshmon ndikimin e marrëdhënive të ngushta diplomatike që kishte filluar Ali Pasha Tepelena me Fuqitë e Mëdha në rajon. Në fillim Franca 1798-1800 dhe pastaj Rusia 1800-1807 zotëronin Ishujt Jonianë, fqinjë të Pashallëkut të Janinës. Ndërkohë që agjentë britanikë si William Martin Leake ishin të pranishëm në rajon.

    Në dhjetor 1806, Porta e Lartë i hapi luftë Rusisë dhe Ali Pashë Tepelena nxitoi të përfitonte duke arrestuar konsujt rusë në territoret e veta dhe me artilerinë, që kishte marrë nga francezët u përpoq të sulmonte ishullin e Shën Maurës, por rusët ngritën kundër tij feudalët çamë dhe armatolitë e Thesalisë. Ali Pasha u pajtua me feudalët çamë, kurse i biri i tij Myftari e mbyti në gjak kryengritjen e armatolive në Thesali.

    Kur Fransua Pouqueville i emëruar konsull i përgjithshëm i Francës, mbrriti në Janinë në 1806, i solli Ali Pashë Tepelenës dhe premtimin e Napoelonit se do t’i jepte nën administrim ishullin e Korfuzit nëse do të angazhohej në luftë kundër rusëve.

    Tashmë Ali Pasha Tepelena zotëronte gjithë bregdetin e Çamërisë dhe po shikonte që të merrte në zotërim dhe Korfuzin dhe Ishujt Jonianë. Paqja e Tilsitit në vitin 1807 midis Francës dhe Rusisë bëri të mundur largimin e rusëve nga ishujt jonianë, zotërimin e tyre sërish prej Francës dhe largimin e rrezikut rus për të minuar pushtetin e Ali Pashë Tepelenës në Epir dhe More..

    ObserverKult

  • KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

    KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

    12 Tetor 2025

    19:50

    Telesport

    Holanda vazhdon e sigurt rrugën drejt Botërorit. “Tulipanët” mundën 4-0 Finlandën në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam. Protagonisti kryesor i ndeshjes Memphis Depay, me dy asiste dhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
    Golat e tjerë për Holandën u shënuan nga Malen, Van Dijk dhe Cody Gapko. Pas kësaj fitoreje, Holanda kryeson grupin G me 16 pikë me 6 ndeshje, Polonia dhe Finlanda renditet në vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë.
    Në “Torshavn”, pas Malit të Zi, Ishujt Faroe kanë mundur 2-1 edhe Rep. Çeke. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Në grupin L, kryeson Kroacia me 13 pikë, e dyta Rep. Çeke me 13 pikë dhe Ishujt Faroe të tretët me 11 pikë. Kroatët kanë dy ndeshje më pak.
    Në grupin C, Skocia ka bërë detyrën në Glasgoë duke mundur 2-0 Biellorusinë. Golat për vendasit u shënuan nga Che Adams dhe Scot McTominay. Skocia mban momentalisht vendin e parë në grupin C me 10 pikë, Danimarka e dyta me 7 pikë, e cila përballet në mbrëmje me Greqinë.

  • Ishujt Faroe shkatërrojnë Malin e Zi, janë pranë ëndrrës për Botërorim

    Ishujt Faroe shkatërrojnë Malin e Zi, janë pranë ëndrrës për Botërorim

    Ishujt Faroe kanë barazuar sot rekordin për fitoren më të thellë të arritur në kualifikueset për Kupën e Botës. Kombëtarja e shtetit me 56 mijë banorë ka fituar sot me shifrat e thella 4-0. Ishullorët kanë shkatërruar Malin e Zi, duke marrë vendin e 3-të në grup. Sorenseni (16′, 56′),  Roganoviçi (36′ autogol) dhe Frederiksbergu (72′ penallti) janë autorët e golave për Ishujt Faroe. Një fitore e tillë është arritur edhe një vit më parë për nordikët, por ndaj një kundërshtari të lehtë në letër, si Lihtenshtajni. Tashmë Ishujt Faroe kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve, vetëm 4 më pak se Çekia dhe Kroacia. Ëndrra për të shkuar në Botëror duket më reale se kurrë, teksa ndeshjet e radhës janë pikërisht me këta dy Çekinë dhe Kroacinë./Sport Ekspres/
     

  • Skocia përmbys Greqinë, Mali i Zi turpërohet në Ishujt Faroe

    Skocia përmbys Greqinë, Mali i Zi turpërohet në Ishujt Faroe

    Me Shqipërinë dhe Kosovën të impenjuara në kualifikueset përkatëse të Botërorit 2026 (nesër dhe pasnesër), sot startuan ndeshjet e para të muajit tetor 2025.

    Kështu në orën 18:00 u zhvillua takimi Finlandë-Lituani teksa u vulos nga vendasit me përmbysje 2-1 ndërsa të tjerat në orën 20:45 prodhuan shifra të thellë e surpriza.

    Skoci-Greqi dha katër gola që të gjithë në pjesëne dytë. Fillimsiht grekët në avantazh më pas tre gola nga Skocia për 3-1. Ndërkohë Çeki- Kroaci një tjetër del me rëndësi u mbyll 0-0.

    Rezultatet sot e enjte 9 tetor:

    Finlandë-Lituani 2-1

    Çeki- Kroaci 0-0

    Skoci- Greqi 3-1

    Bjellorusi- Danimarkë (në Hungari) 0-6

    Qipro- Bonje & Hercegovinë 2-2

    Ishujt Faroe- Mali i Zi 4-0

    Maltë- Holandë 0-4

    Austri-San Marino 10-0/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Pritja nga Trump, takimi i presidentit Javier Miliei me Vjosa Osmanin nxit polemika në Argjentinë

    Pritja nga Trump, takimi i presidentit Javier Miliei me Vjosa Osmanin nxit polemika në Argjentinë

    Takimi i presidentit të Argjentinës, Javier Milei, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e shkuar gjatë vizitës në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka nxitur kritika në shtetit e Amerikës Latine, që s’e njeh shtetin e Kosovës. “Kosova: Milei hap front të ri diplomatik që dobëson kauzën Malvinas” është titulli i mediumit “agendamalvinas”, që kryesisht shkruan pro Argjentinës në çështjen Malvinas, apo siç njihet në zona të tjera ishujve Falkland, dhe e kritikon pushtetin për “lëshim të sovranitetit” të ishujve ndaj Britanisë dhe aleatëve, shkruan Koha.
    Sipas këtij shkrimi, është hera e parë që një takim në nivel kaq të lartë ndodh. Aty është shkruar tutje se analistët dhe figurat opozitare e konsiderojnë ngjarjen si “turpërim diplomatik” që e cenon pozicionin historik të Argjentinës në ishujt Falkland. “Për diplomacinë argjentinase, njohja e Kosovës do të ishte precedent i rrezikshëm që do të shkelte parimin e integritetit territorial, të njëjtin parim të cilin Argjentina e përdor për të ruajtur sovranitetin mbi ishujt Malvina.
    Respektimi i integritetit territorial të Serbisë forcon qëndrimin e saj mbi Malvinet. Prandaj, Argjentina nuk e njeh as Krimenë si ruse apo Tajvanin si të pavarur”, ka shkruar ky medium. Fotografia në shkrim është interpretuar si gjest që “de facto mbështet parimin e vetëvendosjes mbi integritetin territorial, duke dobësuar argumentin qendror të Argjentinës ndaj Mbretërisë së Bashkuar”. Ish-sekretari i Ministrisë së Jashtme të Argjentinës, i ngarkuar me punë për ishujt Malvine, Guillermo Carmona, e ka cilësuar duarshtrëngimin Milei-Osmani si “çështje shumë serioze”.

  • Ekipi i zemrës në Hungari, ata përfunduan në Ishujt Faroe. Çmenduria e kushtueshme e familjes tifoze spanjolle

    Ekipi i zemrës në Hungari, ata përfunduan në Ishujt Faroe. Çmenduria e kushtueshme e familjes tifoze spanjolle

    Raundi preliminator i “Conference League” ka sjellë një nga historitë më kurioze të sezonit për një familje tifozësh të Rayo Vallecano. Álvaro García dhe prindërit e tij, Eufemio Vicente García (Ufe) dhe María Luisa Muñoz (Marisa), vendosën të udhëtonin drejt Ishujve Faroe, të bindur se aty Rayo do të përballej me Kí Klaksvík.
    Gjithçka nisi pas shortit të 4 gushtit, kur Rayo mësoi se kundërshtari i saj do të dilte nga përballja mes Neman Grodno (Bjellorusi) dhe Kí Klaksvík (Ishujt Faroe). Meqë bjellorusët ishin të detyruar të luanin në Hungari me dyer të mbyllura, e vetmja mundësi për ta parë ndeshjen ishte në Ishujt Faroe.
    Pas fitores 2-0 të Klaksvík në ndeshjen e parë, familja bleu biletat më 7 gusht. Megjithatë, surpriza erdhi kur Neman përmbysi rezultatin dhe u kualifikua me penallti. Pavarësisht zhgënjimit, familja nuk e anuloi udhëtimin dhe më 10 gusht mbërriti në Ishujt Faroe, ku u pritën ngrohtësisht nga vendasit.

    El @RayoVallecano ⚡ finalmente no viajó a las Islas Feroe 🇫🇴 para jugar la @Conf_League en el Estadio Nacional de Tórvøllur frente al @KI_Klaksvik 🔵 pero la franja sí lo hizo ⚪🔴⚪ pic.twitter.com/Y0IW0Ocd4a
    — Alvi ⚡ 100% 🇪🇺 (@alvi7_VK) August 20, 2025

    Vetë administratori i rrjeteve sociale të klubit dhe një trajner i moshave, Høgni, u bënë mikpritësit e tyre, duke iu organizuar edhe një tur në stadium e dyqane. Në shenjë falënderimi, ata dhuruan një fanellë historike të Rayo të sezonit 1999-2000.
    Udhëtimi nuk ishte i lehtë. Fillimisht fluturuan për në Kopenhagë, pastaj në Ishujt Faroe, ndërsa kthimi do të bëhej me ndalesë në Paris. Ata duhej të merrnin me qira edhe një makinë. Shpenzimi total arriti rreth 1.600 euro për person.
    Álvaro tregoi në “El Partidazo de COPE”: “Prindërit dhe unë thamë se do të shkonim patjetër në fazën preliminatore. Pas shortit, zgjodhëm Ishujt Faroe sepse ishin favoritë dhe e dinim që kundër bjellorusëve do të luhej me dyer të mbyllura. Në fillim ishte zhgënjim, por tani po e shijojmë shumë. Madje do t’u dhuroj një fanellë të Rayo”.
    Edhe babai i tij shtoi për kostot: “Vetëm fluturimet na kanë kushtuar 2.700 euro (900 secili), apartamenti 1.300 euro për 6 ditë dhe makina e marrë me qira 700 euro”. Pra, në total, aventura e tyre kushtoi rreth 4.700 euro.

  • Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

    Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

    Vendet turistike në Ishujt Galapagos janë mbyllur përkohësisht për shkak të alarmit për cunami.

    Sipas qeverisë ekuadoriane ekziston një probabilitet i lartë që të gjenerohet një cunami përgjatë bregdetit të vendit.
    Valët pritet të arrijnë deri në 1.5 metra lartësi, tha Instituti Oqeanografik i Forcave Detare të Ekuadorit (INOCAR) në një postim në X.
    Plazhet, zonat e mbrojtura që përfshijnë akses detar, zonat publike dhe vendet e largëta pranë vendeve që mund të godasin valët e cunamit janë mbyllur gjithashtu përkohësisht, tha Marina Ekuadoriane në një deklaratë të publikuar nga INOCAR.
    Mësimi do të mbahet online përgjatë disa pjesëve të bregdetit të Ekuadorit për shkak të rrezikut nga cunami, tha ministria e arsimit e vendit.

    Top Channel

  • Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025

    Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025

    Plazhe me rërë të butë, gjethe palmash që lëkunden në erë, ujëra kristal dhe një koktej në dorë, kush mund të ankohet për një udhëtim në ishull?Sigurisht, jo të gjithë ishujt i përmbushin këto përshkrime, por këto copa të izoluara toke shpesh përfaqësojnë një arratisje të vërtetë nga realiteti. Çdo ishull në planet ka veçantinë dhe historinë e tij, por cili është ai që i përshtatet më shumë stilit tuaj të udhëtimit?Platforma e njohur e rezervimeve të udhëtimeve, Expedia, ka analizuar të dhënat e saj, duke marrë në konsideratë faktorë si aksesueshmëria, përfshirja, klima, siguria, çmimet e akomodimit, vlerësimet e udhëtarëve dhe më shumë, për të hartuar listën e saj të parë Expedia Island Hot List, një përmbledhje e mrekullueshme e ishujve më të mirë.Për adhuruesit e aventurës: Republika DominikaneNë krye të listës renditet Republika Dominikane, ishulli i dytë më i madh në Karaibe. Ky destinacion ofron një sërë aktivitetesh që rrisin adrenalinën, si ziplining, canyoning, kalërim dhe udhëtime në natyrë të egër.Një eksperiencë që nuk duhet humbur është ecja përmes pyllit deri te 27 Charcos de Damajagua, një seri prej 27 ujëvarash ku mund të hidheni dhe të notoni për një përvojë të paharrueshme.Për ata që kërkojnë qetësi: Bali, IndoneziNë anën tjetër të spektrit ndodhet Bali, i shpallur si ishulli më i mirë për relaksim. Ky destinacion tropikal ofron klube plazhi miqësore me mjedisin, lagje të rrethuara me fusha orizi, kafene të vendosura në kodra si Akasa Coffee me pamje spektakolare, si dhe vende për të bërë joga.Për një relaksim të vërtetë, rezervoni një masazh tradicional. Për një përvojë edhe më luksoze, vizitoni Senses Spa në Jimbaran, ku masazhi zhvillohet pranë detit nën zhurmën e valëve.Për jetën e natës: Páros, GreqiKur bëhet fjalë për argëtim dhe jetë nate, rekomandohet Páros në Greqi, që është shpallur si “Ishulli më i mirë në botë për vitin 2025” nga revista Travel + Leisure. Në qytetin kryesor të ishullit, Parikia, gjeni një vijë bregdetare të mbushur me bare, ndërsa në Naoussa ndodhen restorante panoramike, klube dhe bare koktejsh.Ishujt më të mirë në botë për të vizituar në vitin 2025, sipas Expedia:Aruba (Më i miri për diell gjatë gjithë vitit)Bali, Indonezi (Më i miri për relaksim)Republika Dominikane (Më i miri për aventurë)Fixhi (Më i miri për komunitet)Xhamajka (Më i miri për kulturë)Koh Samui, Tajlandë (Më i miri për luks të përballueshëm)Maldivet (Më i miri për romancë)Oahu, Havai (Më i miri për sërf)Paros, Greqi (Më i miri për jetën e natës)Sardinia, Itali (Më i miri për dashamirësit e ushqimit)/ Time Out, Expedia, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.