Tag: ishin

  • Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, kryeministrja e Tajlandës: Çarjet që shkaktuan evakuimin e ndërtesave ishin paraekzistuese

    Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, kryeministrja e Tajlandës: Çarjet që shkaktuan evakuimin e ndërtesave ishin paraekzistuese

    Pasi mijëra njerëz u evakuuan nga disa ndërtesa në Bangkok, kryeministrja tajlandeze Paetongtarn Shinawatra shkroi në mediat sociale se çarjet që kishin shkaktuar evakuime ishin “paraekzistuese”.

    “Vendimi për evakuimin e çdo ndërtese është në diskrecionin e çdo organizate; megjithatë, ne kërkojmë që çdo vendim i tillë të komunikohet qartë dhe të bazohet në informacione të verifikuara nga burime zyrtare të qeverisë”, tha ajo.
    Ajo gjithashtu u bëri thirrje pronarëve të ndërtesave që “të inspektojnë urgjentisht ndërtesën për të përcaktuar qartë nëse çarjet janë të vjetra, ekzistuese apo të reja”.
    Ndërsa pasgoditjet janë raportuar në Myanmar, Paetongtarn tha se sipas shkencëtarëve të qeverisë, këto “nuk kanë ndikim në Tajlandë”.
    Deri më tani rreth 1700 njerëz janë konfirmuar të vdekur, përfshirë Mianmarin.

    Top Channel

  • “Këneta dhe dashuria ime Luli ishin armiq të reformës në drejtësi”, Basha i përgjigjet Ramës: Kujdes shoqet

    “Këneta dhe dashuria ime Luli ishin armiq të reformës në drejtësi”, Basha i përgjigjet Ramës: Kujdes shoqet

    Gjatë takimit të tij me shqiptarët e Athinës, kryeministri Rama u ndal te reforma në drejtësi, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën se ishin kundra saj dhe këtë gjë e treguan me protestat atë kohë nga ana e opozitës.

    “Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, u shpreh Rama gjatë takimit të tij në Athinë.
    Por, me anë të një videomesazhi, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës, duke thënë se të gjithë e dinin se kush e donte dhe kush jo reformën.

  • Vrasja e Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori

    Vrasja e Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj. Ai është shpallur për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.
    Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me autorin në momentin e krimit. Dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili përfundoi me fatalitet.
    Sipas togave të zeza, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit. Me gjithë angazhimin e tyre, takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, është konsideruar nga gjykata si rastësor.

    Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit në kryeqytet dhe cilat ishin arsyet e sherrit mes të rinjve?

    Vrasja e 20-vjeçarit dyshiohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.
    Ishte Axel Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18 vjeç) dyshiohet se i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij. Rreth dy javë më parë 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.
    Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.

  • “Këneta dhe dashuria ime Luli ishin armiq të reformës në drejtësi”/ Basha i përgjigjet Ramës: Kujdes shoqet, po të bëjnë…

    “Këneta dhe dashuria ime Luli ishin armiq të reformës në drejtësi”/ Basha i përgjigjet Ramës: Kujdes shoqet, po të bëjnë…

    Gjatë takimit të tij me shqiptarët e Athinës, kryeministri Rama u ndal te reforma në drejtësi, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën se ishin kundra saj dhe këtë gjë e treguan me protestat atë kohë nga ana e opozitës.

    “Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, u shpreh Rama gjatë takimit të tij në Athinë.
    Por, me anë të një videomesazhi, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës, duke thënë se të gjithë e dinin se kush e donte dhe kush jo reformën.
    “O Rame! E paske hapur prapë thesin në Athinë Rame. E di i madh dhe i vogël Rame, kush e donte reformën në drejtësi e kush jo. Edhe kush i liroi të korruptuarit me amnisti, e ka marrë veshë e gjithë bota. Eh mër Rame. E nise në vitin 2013 projektin ‘Shqipëria 313’. Kush t’i futi në listë ty o Rame, të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit? Unë t’i futa, apo i fute vetë? Lëri përrallat Rame se nuk t’i ha më njeri. Po kallëzo… Ku të mbetën shokët Rame? Dhe kujdes shoqet, se kanë filluar të të bëjnë hallvën. 7×7=313 Rame”, u shpreh Basha në videomesazhin e tij.

    Top Channel

  • Pas reporterit të BBC, Turqia arreston edhe gazetarin suedez, akuzohet për “fyerje të presidentit”!

    Pas reporterit të BBC, Turqia arreston edhe gazetarin suedez, akuzohet për “fyerje të presidentit”!

    Gazetari suedez Joakim Medin është arrestuar në Turqi me akuzën e “anëtarësimit në një organizatë të armatosur terroriste” dhe “fyerjes së presidentit”.

    Andreas Gustavsson, kryeredaktor i gazetës Dagens ETC, tha se Medin, i cili ishte në Turqi për të mbuluar protestat e vazhdueshme kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, nuk ishte dëgjuar prej dy ditësh.
    Erik Larsson, kreu i Reporterëve pa Kufij (RSF) në Suedi, tha në një deklaratë pas arrestimit të Medin:
    “Për fat të keq, shënjestrimi i gazetarëve në këtë mënyrë nuk është asgjë e re në Turqi. Megjithatë, në vitet e fundit taktikat e qeverisë kanë ndryshuar dhe gazetarët po heshtin përmes legjislacionit dhe censurës së internetit.”
    Arrestimi i Medinit vjen në një kohë të një debati intensiv për lirinë e shtypit në Turqi.
    Mark Lowen, një korrespondent i transmetuesit publik me bazë në Mbretërinë e Bashkuar BBC, u dëbua nga vendit të enjten.
    BBC konfirmoi se Lowen, i cili u arrestua më 26 mars, u dëbua nga Turqia në mëngjesin e 27 marsit.
    Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya kishte njoftuar më herët se 1,418 persona ishin arrestuar që nga 19 marsi, ditën kur u arrestua kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu.
    Mes të arrestuarve ishin edhe shumë gazetarë. Shtatë nga gazetarët e arrestuar në fillim të javës ishin liruar të enjten, por ende përballen me akuza.
    Shoqata e Studimeve të Medias dhe Ligjit (MLSA) njoftoi të enjten se Yasin Akgül, Kurtuluş Arı, Kurtuluş Arı, Gökhan Kam, Ali Onur Tosun Bülent Kılıç, Hayri Tunç dhe Zeynep Kuray, të cilët po mbulonin protestat në Saraçhane, u liruan pas objekteve./tar

    Top Channel

  • Macron: Unë jam garantues i paqes në Europë

    Macron: Unë jam garantues i paqes në Europë

    Presidenti francez Emmanuel Macron, pas takimit të dytë me liderët e BE-së që nuk ishin të pranishëm në samitin e parë duke përfshirë Kanadanë, tha se përpjekjet e BE-së për paqen do të vazhdojnë në parimin e përfshirjes së Ukrainës dhe respektimit të të drejtave të saj.
    “Pozicioni i Francës dhe partnerëve të saj është i qartë dhe i bashkuar. Ne dëshirojmë një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ne mbështesim Ukrainën dhe do të marrim përgjegjësinë e plotë për sigurimin e paqes dhe sigurisë në Evropë. Ky është një interes themelor i Francës, dhe unë jam garantuesi i saj”.
    Macron siguroi se liderët e BE-së “ndajnë qëllimin”, i cili është edhe qëllimi i Presidentit Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës që Rusia ka zhvilluar për gati tre vjet.
    “Përpjekjet tona për paqe do të vazhdojnë. Ukraina duhet të përfshihet gjithmonë dhe të drejtat e saj duhet të respektohen. Ne jemi të bindur për nevojën për të rritur shpenzimet dhe kapacitetet tona të mbrojtjes dhe sigurisë për Evropën”.

    Macron u shfaq i hapur ndaj idesë së dërgimit të forcave në Ukrainë, por theksoi se kjo mund të ndodhte vetëm në mënyrën më të kufizuar dhe larg vijave të frontit.
    Ndërkaq edhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Evropa duhet të “zgjohet nga letargjia gjeopolitike dhe ekonomike në të cilën fatkeqësisht ka rënë për disa kohë”.
    “Për fat të keq, zhvillimet e fundit dhe ky këndvështrim i ndryshëm i situatave nga Shtetet e Bashkuara tani na detyron jo vetëm të përballemi me të vërtetën, por të ecim me një shpejtësi shumë të madhe dhe të zbatojmë vendimet që kemi diskutuar prej kohësh. Jam veçanërisht i kënaqur që Presidentja e Komisionit Evropian e ka njohur tashmë zyrtarisht nevojën për t’u dhënë më shumë fleksibilitet buxhetor shteteve anëtare, në mënyrë që ato të shpenzojnë më shumë burime për mbrojtjen. Evropa duhet të zgjohet”.
    Disa vende ishin të pakënaqur që takimi ishte vetëm për liderët e përzgjedhur dhe jo një samit i plotë i BE-së, sipas një deklarate nga zyrtarët europianë.

  • Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare

    Mijëra viktima dhe të zhdukur, kryetar i juntës ushtarake në Mianmar thirrje të jashtëzakonshme për ndihmë ndërkombëtare

    Numri i të vdekurve në Mianmar ka arritur në më shumë se 1,000 , ndërsa ekipet e shpëtimit gërmojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura në një kërkim të dëshpëruar për të mbijetuar. Junta qeverisëse tha në një deklaratë të shtunën se 1,002 njerëz ishin konfirmuar të vdekur dhe 2,376 të plagosur, me shumicën e të vdekurve në Mandalay. Deklarata sugjeroi se numrat ende mund të rriten, duke thënë se “shifrat e detajuara janë ende duke u mbledhur”.

    Në Myanmar, shefi i juntës Min Aung Hlaing bëri një thirrje jashtëzakonisht të rrallë për ndihmë ndërkombëtare , duke treguar ashpërsinë e fatkeqësisë. Regjimet e mëparshme ushtarake kanë shmangur ndihmën e huaj edhe pas fatkeqësive të mëdha natyrore.

    Tërmeti i cekët me magnitudë 7.7 goditi veriperëndim të qytetit të Sagaing në Mianmar qendror në orët e para të pasdites të së premtes , pasuar disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7 ballë. Tërmeti shkatërroi ndërtesa , rrëzoi ura dhe shtrëngoi rrugët nëpër zonat e Mianmarit, me dëme të rënda të raportuara në qytetin e dytë më të madh, Mandalay.

    Myanmar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rajonet më të prekura pas tërmetit , dhe në një spital të madh në kryeqytet, Naypyidaw, mjekët u detyruan të trajtonin të plagosurit në ajër të hapur.

    Në Tajlandën fqinje , e cila gjithashtu ndjeu lëkundje, autoritetet e qytetit të Bangkok thanë se deri më tani gjashtë persona ishin gjetur të vdekur, 26 të plagosur dhe 47 janë ende të zhdukur , shumica nga një kantier ndërtimi pranë tregut popullor Chatuchak të kryeqytetit, ku një ndërtesë shumëkatëshe u shemb. Deklaratat e mëparshme kishin thënë se 10 ishin konfirmuar të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur.

    Autoritetet e qytetit të Bangkok thanë se do të vendosin më shumë se 100 inxhinierë për të inspektuar ndërtesat për siguri, pasi kanë marrë mbi 2,000 raporte për dëme.

    Ky ishte tërmeti më i madh që goditi Mianmarin në më shumë se një shekull, sipas gjeologëve amerikanë , dhe lëkundjet ishin mjaft të fuqishme për të dëmtuar rëndë ndërtesat në të gjithë Bangkokun, qindra kilometra larg nga epiqendra.

    Kombet e Bashkuara ndanë 5 milion dollarë për të filluar përpjekjet e ndihmës. Presidenti Donald Trump tha të premten se SHBA do të ndihmonte me përgjigjen, por disa ekspertë ishin të shqetësuar për këtë përpjekje duke pasur parasysh shkurtimet e thella të administratës së tij në ndihmën e huaj.

    Një ekip prej 37 anëtarësh nga provinca kineze e Yunnan arriti në qytetin e Yangon herët të shtunën me detektorë tërmetesh, dronë dhe pajisje të tjera , njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Presidenti kinez Xi Jinping kishte folur me Min Aung Hlaing, tha ambasada kineze, ndërsa media shtetërore raportoi se ai kishte “shprehur dhimbje të thellë” për shkatërrimin.

    Ministria e Emergjencave të Rusisë ka dërguar dy avionë me 120 shpëtimtarë dhe furnizime në rajon , sipas një raporti nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

    India, Franca dhe Bashkimi Evropian ofruan ndihmë, ndërsa OBSH tha se po mobilizohej për të përgatitur furnizime për lëndimet e traumës. India tha se kishte dërguar një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe një ekip mjekësor, si dhe dispozita, ndërsa ministria e jashtme e Malajzisë tha se vendi do të dërgonte 50 persona të dielën për të ndihmuar në identifikimin dhe ofrimin e ndihmës në zonat më të goditura.

  • DYSHIMET – Dy të rinjtë e arrestuar rastësisht në Shkodër, ishin nisur për të vendosur tritol

    DYSHIMET – Dy të rinjtë e arrestuar rastësisht në Shkodër, ishin nisur për të vendosur tritol

    Mikelian Toma, 32 vjeç, dhe David Simoni, 34 vjeç, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër në ndjekje nga policia dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli.
    Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra. Policia Në i kanë bërë shenjë të ndalojë, por të rinjtë janë larguar me shpejtësi.Policia i është vënë në pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje janë kapur pranë Varrezave të Dëshmorëve
    Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar. Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur.
    Toma dhe Simoni nuk kanë deklaruar asgjë në seancën e marrjes në pyetje, duke mos u treguar bashkëpunues. Nuk dihet kush ka qenë shënjestër e tyre, ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.
    Pas kapjen së tyre policia ushtroi kontroll të 2 makinat e tyre, në të cilat u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.

    Continue Reading

  • “Gjeni një ministër timin që ka kapur SPAK-u me korrupsion”/ Berisha: Le të rrëmojnë edhe 40 vite

    “Gjeni një ministër timin që ka kapur SPAK-u me korrupsion”/ Berisha: Le të rrëmojnë edhe 40 vite

    Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar reformën në drejtësi gjatë kohës kur ai ishte në pushtet. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Berisha në lidhje me korrupsionin, ai sfidoi të ftuarit në studio duke thënë të gjejnë një ministër të Berishës që ka e kapur SPAK me korrupsion. Berisha shtoi se ai vetë u kishte ndalur Ministrave që të ishin pjesë e Autoritetet Kontraktues.
    “Së pari mendoj se shqiptarët kanë parë një drejtësi si rrallë në ndonjë vend tjetër, në vitet 2006-2013, ku bandat më të rrezikshme u vendosën para ligjit, u arrestuan kudo ku ishin dhe u sollën para ligjit. Kurrë ndonjëherë drejtësia shqiptare nuk ka bërë atë që bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda për mbrojtjen e jetës dhe veprimtarisë së qytetarëve shqiptarë. Drejtësia që u bë kundër krimit të organizuar gesoj se ajo ka qenë një nga faktorët kryesor i të gjitha akteve madhore.

    Së dyti, lufta kundër korrupsionit ka qenë 3 herë me e larte me shifrat e skap-it dhe raporteve të DASH. Nëse në vitet 2007-2008, task forca dërgon në gjykatë 1400 veta, gjykata ka dënuar 630 zyrtarë. Në një kohë kur në dy vite 2021-2023, sipas raporteve të prokurorisë speciale janë dënuar gjithsej 199 persona. Nuk kanë dënuar ministra. A kemi në 12 vjet opozitë? Cilët nga ministrat e Berishës u paralizuan nga SKAP-i, cili?

    Fatmir Mediu? Jo është tjetër ajo. S’është e vërtetë që është për korrupsion. Cili ministër? A po flisni për korrupsionin? Një gjë dini ju. Që të vërtetën s’mund të fshehë njeri. Ja ku është SPAK, s’ka asnjë pengesë. Asnjë ministër, le të rrëmojnë, jo 12 vjet por edhe 40 vjet dhe se gjejnë. Pse? Sepse ligji nuk i lejonte ministrat të ishin nga pjesë e Autoritetit Kontraktues, ua kishte ndaluar Sali Berisha,” u shpreh Berisha.

  • Meta: Qelia më duket si Kavalishenca, po luaj ping-pong me sportistë nga Nigeria

    Meta: Qelia më duket si Kavalishenca, po luaj ping-pong me sportistë nga Nigeria

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgimin 313 të Tiranës i arrestuar për korrupsion prej 5 muajsh, ka dhënë një intervistë me shkrim për emisionin Opinion në Tv Klan, që është përshtatur për transmetim me zë e figurë përmes inteligjencës artificiale.
    Ish-Presidenti është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si e kalon kohën në qelinë e paraburgimit.
    Ilir Meta thotë se qëndrimi në qeli i duket si pushime, duke përmendur shtëpinë e pushimit Kavalishencën, si dhe ka mësuar të gatuajë.
    Si është jeta juaj në izolim? Me se merreni gjatë ditës?
    Ilir Meta: Dita ime është fantastike. Më duket sikur jam në kavalishencë. Gjithë ditën lexoj dhe shkruaj. Po kështu tre herë në ditë bëj lëvizje dhe stërvitje si kurrë më parë. Për herë të parë në jetën time kam mësuar të gatuaj, se kurrë nuk kam gatuar në konvikt. Kam mësuar gjëra të jashtëzakonshme që do të më ndihmojnë shumë për të ardhmen.
    Nuk e konsideroj kohë të humbur, por kohë të fituar.
    Natyrisht që kam parë se sa njerëz të pafajshëm ndodhen këtu vetëm që dikush të mburret me statistika të cilat vrasin jetë njerëzish  dhe familjarësh.
    Duhet një reformë e vërtetë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimit, pasi mbi 60% e njerëzve këtu ose janë të pafajshëm ose mund të hetoheshin në gjendje të lirë, pranë familjarëve të tyre.
    Duhet rishikuar Kodi Penal dhe gjithë politika penale, e cila lejon shumë abuzime në interpretim dhe shkatërron jetë njerëzish, për të cilat askush nuk mban përgjegjësi.
    Po kështu duhen dyfishuar pagat e policisë së burgjeve, sepse kanë një punë me shumë tension dhe paga skandaloze.
    Përveçse edhe vaktin e premtuar prej kohësh nuk e marrin.
    Harrova të të them se në ping–pong jam më mirë se kurrë në jetën time duke mundur edhe sportistë nga Nigeria.
    Arrestimi juaj pati shumë kritika. Por policia u mbrojt me idenë që ju e kundërshtuat atë. Është e vërtetë?
    Ilir Meta: Cila polici? Ajo me maska apo pa maska? Po pse policë ishin ata?
    Ata ishin vetëm banditë me maska, pa numër identifikimi, që nuk u prezantuan, por vetëm ulërinin dhe që nuk paraqitën asnjë copë letër të firmosur nga SPAK-u ose vetë policia e shtetit.
    Po kështu, ajo që ju keni parë në videot e shpërndara nga Edi Rama, ishte vetëm një sekuencë përfundimtare e gjithë asaj maskarade kriminale.
    Sepse ajo skenë bllokimi të trafikut e të kontrollit të makinave ka ndodhur për minuta të tëra, të paktën 200 metra para makinës time që ju shihni dhe ne nuk po kuptonim ç’po ndodhte , nëse këto ishin Forca Speciale që po kërkonin ndonjë bos të kartelit të Sinaloas apo këta ishin banditë të vërtetë që kishin dalë për grabitje.
    Janë dhjetëra e qindra qytetarë dëshmitarë të atij terrori që përfundoi te makina ime me ulërima dhe automatikë të rëndë.
    Ndërkohë që unë kisha lajmëruar në Facebook konferencë shtypi dhe në orën 14:00 më pristë për drekë një Ambasador i një vendi të Bashkimit Europian.
    Ndërkohë, që unë nuk kisha asnjë gardist në makinë dhe ata kishin lajmëruar, që unë isha në Prevallë për fundjavë, ku bëra edhe shumë pastime në rrjetet sociale.
    Si mund të ketë justifikime për një akt të tillë?
    Vetëm banda e Sorosit mund te pjellë justifikime të tilla.
    Do e marrin përgjigjen më 11 Maj.
    Pastaj kam dy pyetje për ju?
    Si nuk u gjend një makinë policie për të futur ish–Presidentin e Republikës, por e rrëmbyen me makinë private?
    Po kështu, këta banditë që pretendojnë se u shanë e kishin më të lehtë të hynin me kamera profesionale në një makinë ku askush nuk kishte armë apo me automatikë të rëndë?
    Ndaj 11 Maji do të jetë një Referendum kundër kësaj bande kriminale.
    A vijoni ende të besoni se ish–bashkëshortja juaj ka bashkëpunuar ose i ka dhënë dokumenta SPAK?
    Ilir Meta: Unë jam shumë i qetë se askush nuk e ka mundësinë të më tradhëtojë për arsyen më të thjeshtë se nuk ekziston asnjë dokument dhe asnjë akt ligjor i Ilir Metës në 33 vite jetë publike dhe private.
    Po të ekzistonte një i tillë jo vetëm nuk do kishit parë atë skenë kriminale rrëmbimi, që as prindërit e një vrasësi nuk e meritojnë ta shohin në televizor për fëmijën e tyre, por do kishte nisur gjykimi me kohë.
    A keni dëgjuar gjë ju që Ilir Metës i kanë sekuestruar ndonjë lek apo euro apo garsionere?
    Tradhëtarët i përdorin të gjithë, por edhe i neverisin të gjithë.
    Ah po, që ka njerëz që kanë qenë në LSI dhe janë marrë peng nga SPAK, këtë e di e gjithë Partia e Lirisë.
    Një prej tyre është edhe në listën për deputet të “Rilindjes”.
    I thirrur disa herë në SPAK për lobimet për shkak të detyrave të tij por edhe se mbulonte edhe financat e LSI.
    A kishte në LSI persona që pas hetimeve të SPAK- ut bënë çdo gjë për të minuar Partinë e Lirisë duke vendosur edhe përgjuesa në seli?
    Po, këtë e dinë të gjithë.
    A u bënë përpjekje nga këta për të sabotuar Konventën e Partisë së Lirisë kundër nepotizmit në 27 Prill të vitit të kaluar?
    Po dhe dështuan me sukses.
    A kishte në Partinë e Lirisë nga ata që thoshin se Meta do arrestohet sot e nesër ndaj mos e mbështesni se nuk e duan amerikanët (Soros)?
    Po, kishte.
    Po nga ata që pas arrestimit të Metës thërrisnin anetarë të KDK për të shkarkuar Tedi Blushin, “agjentin rus”, a kishte?
    Po, por ata ishin dhe mbetën sufllaqexhinj të pavlerë dhe të pander, që kanë qenë një kosto shumë e madhe për mua dhe Partinë e Lirisë.
    Ata tani janë fiks në partinë e tyre, të njerëzve pa dinjitet dhe pa karakter, që kurrë nuk kanë besuar në një ideal apo ide.