Shtetasi britanik Robert Kerans deklaroi se është i dashuri i shtetases po britanike, Rebeka Gannon. Ai thotë se më datë 18 Shtator 2022, rreth orës 16.00, ata ishin paraqitur dhe kishin aplikuar për t’u zhytur te qendra e zhytjes ‘Spiranca Diving Center’.
Ai tregon më tej se një ditë më pas, më datë 19 Shtator 2022, rreth orës 10.20, ata kanë shkuar dhe kanë plotësuar një formular në gjuhën angleze, ku po i prisnin instruktorët e qendrës së zhytjes, të cilët po përgatisnin pajisjet.
Sipas dëshmisë së dhënë po nga i dashuri Rebeka Gannon, ekspedita përbëhej nga 12 persona.
Midis të cilëve tre ishin instruktorë të qendrës së zhytjes të njohur si ‘Spiranca Diving Center’.
Dhe ajo që komunikonte me ta në gjuhën angleze ishte G. B.
Duke përjashtuar çdo mundësi që me ta dhe pajisjet e tyre të ishte marrë dikush tjetër.
Grupi që ishin për t’u zhytur përbëhej nga 12 persona nga të cilët 3 ishin instruktorë që do asistonin në zhytje, si dhe një vajzë që fliste anglisht me ne, e cila pasi u hodhi një sy pajisjeve nuk u kushtoi ndonjë rëndësi të veçantë. Më pas ne u nisëm të pika e zhytjes bashkë me dy instruktorë.
Por sipas të dashurit të saj, para se të niseshin për te pika e caktuar ku do të zhyteshin, Rebeka provoi të vishte jelekun, por veshja nuk u mbush me ajër.
Gjë të cilën ata ia thanë edhe G. B, përkthyeses e cila shërbente si organizatore.
Por kjo e fundit dha garanci të plotë se jeleku i dytë që Rebeka mori në përdorim ishte funksional dhe se gjatë zhytjes nuk do kishte asnjë problem.
Rebeka provoi fillimisht jelekun, por pajisja nuk u mbush me ajër.
Për këtë arsye, ne i thamë G. B që kryente rolin e organizatores lidhur mbi problemin dhe ajo na tha që do e rregullonte.
Më pas unë u zhyta në ujë dhe nuk e pashë më Rebekën nëse tubi i ajrit u ndryshua apo jo.
Pas meje erdhi dhe Rebeka dhe shkuam poshtë të zhyteshim, por nga presioni i ajrit ajo filloi të kishte probleme me veshët dhe kështu ajo doli në sipërfaqe duke u shkëputur nga grupi.
Por me të dalë në sipërfaqe, Robert Kerans, pa se diçka e keqe i kishte ndodhur Rebekës.
Por pa e menduar se situata do të ishte aq serioze sa mund të kishte çuar deri në humbjen e jetës të së dashurës së tij.
Në fakt vazhdimi i kësaj historie, do të ishte vetë historia e trishtë e Rebekës.
Unë me instruktorin tim u zhytëm përsëri, për të shkuar te grupi. Por gjatë kësaj kohe unë nuk munda ta shikoja Rebekën se ku ishte.
Unë dhe instruktori që më shoqëronte vazhduam zhytjen për gati 25 minuta bashkë me grupin.
Por ndërsa po dilja dalëngadalë në sipërfaqe, aty pashë policinë që kishte mbërritur.
Fatkeqësisht ajo që kishte ndodhur ishte më pak e mendueshmja.
Pasi teksa doli në sipërfaqe, Robert Kerans u përball me policinë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ata po zhyteshin. Dhe jo për një kontroll rutinor. Por për atë që i kishte ndodhur të dashurës së tij Rebeka.
Ku spektaktore e një shfaqje që nuk do të donte të ishte e pranishme kurrë, ishte edhe një zhytëse spanjolle.
E cila rrëfeu për grupin hetues, të gjithë atë që ndodhi.
Tag: ishin
-

Mbytja e britanikes në Sarandë, i dashuri: Jeleku i Rebekës s’u mbush me ajër, i thamë organizatores të zgjidhë problemin, më pas…
-
Izrael/ Skandali ‘Katargate’, Netanyahu merret në pyetje…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është thirrur për t’u marrë në pyetje nga policia izraelite pas arrestimit të dy prej ndihmësve të tij në skandalin ‘Qatargate’ më herët të hënën.
Sipas raporteve nga disa media izraelite, dy të dyshuarit e arrestuar ishin Eli Feldstein dhe Yonatan Urich, anëtarë të mëparshëm dhe aktual, përkatësisht, të Zyrës së Shtypit të Netanyahut.
Një gazetar tjetër gjithashtu u thirr për t’u marrë në pyetje, sipas raportimeve nga Maariv.
Urich dhe Feldstein ishin marrë në pyetje për herë të parë 12 ditë më parë. Urich u arrestua në shtëpinë e tij, ndërsa Feldstein u vendos në arrest shtëpiak.
Vlen të përmendet se avokati Amit Hadat, pjesë e ekipit mbrojtës të Benjamin Netanyahut në gjyqin për korrupsion në vazhdim, u tërhoq nga seanca të hënën për shkak të nevojës urgjente për të zhvilluar një bisedë profesionale me dy të dyshuarit.
Çështja ‘Qatargate’ ka të bëjë me një hetim ndaj ndihmësve të kryeministrit Netanyahu, të cilët, sipas ‘Jpost’, dyshohet se ishin përfshirë në një skandal në të cilin ishin paguar nga Katari ndërsa menaxhonin negociatat për pengjet. Akuzat kundër të dyshuarve përfshijnë ryshfet, kontakt me një agjent të huaj, shkelje të besimit, pastrim parash dhe vepra të tjera tatimore.
Sipas gazetarit Ben Caspit, policia po heton pretendimet se Katari financoi pagën e sekretarit të shtypit të Netanyahut, Eli Feldstein. Syri.net-CNN.gr.
-

“Meta s’ka më peshë”, Elezi: PS dhe PD mbajnë njëri-tjetrin në pushtet, janë bërë një sistem i mbyllur
Për kandidatin e ‘Djathtas për Zhvillim’ Ibsen Elezi, partitë e vjetëra poltikë bashkëpunojnë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet.
I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ELezi u shpreh se politika komandohet nga Rama dhe Berisha, ndërsa Meta nuk ka më peshë politike.
‘Cila është arsyeja që jemi në këtë derexhe sot, sepse një grup i politikës së sotme nuk duan që të respektojnë rregullat e shtetit dhe i kanë shkelur parimet themelore të kushtetutës se si funksionon politika, pastaj degradojmë në të gjitha fushatë. Rregullat i ka thyer Rama, Meta, Berisha. Këta janë bërë të gjithë bashkë. Partia socialiste dhe PD janë bërë si dy pole që mbajnë njëri- tjetrin. Këta do jenë bashkë pas 11 majit ose për ta shkatërruar ose për të futur në mekanizma kontrolli SPAK. Sot ata që komandojnë janë Rama dhe Berisha, Meta se ka më peshën politike, as Basha. Basha është një i keqpërdorur që i ka bërë dëm elitës politike dhe demokracisë në këtë vend’, tha ai.Ilezi u ndal edhe tek replikat Rama-Basha përmes videove në rrjetet sociale.
‘Unë nuk mendoj se batutat që shkëmbejnë këta përbëjnë interes për opinionin publik, interes për opinion publik përbënë si të dal shoqëria nga ky ngërç ku është. Nëse do ta kthejmë politikën në batuat, nuk tregon seriozitet. Unë se shoh serioze dhe normale këtë gjë. Unë jam marr shumë me Bashën dhe këtë fushatë s’do të fokusohem tek figura e tij. Këto janë çështje serioze dhe duhet ti përkasin një debati serioz dhe në momentin që kthen më të qeshur dhe me humor nuk më pëlqen. Dhe në momentin që ata sillen në një mënyrë të tillë nuk është serioze’, tha ai.
Teksa u ndal tek partitë e reja, Elezi tha se ato duhet që të ishin bashkuar kundër partive të vjetra në zgjedhjet e 11 majit.
‘Partitë e reja duhet që të ishin bashkuar mbi bazën e disa kritereve. Por beteja duhet të jetë e ashpër për partitë e reja të kenë një betejë pa kompromis për sistemin aktual politikë që është në duart e Ramës dhe Berishës. Berisha duke e pasur të qartë që nuk fiton ai po bënë një dëm të madhe duke i sulmuar ato, pasi ka thënë që partitë e vogla janë patericë e Ramës’, tha ai.
Ndërkohë, të njëjtin qëndrim me Elezin kishte edhe gazetari Poli Hoxha. Ai tha se Rama, Berisha dhe Meta e treguan se janë bashkë kur bashkuan votat për amnistinë për të liruar të burgosurit.
‘Kur erdhi puna për amnistinë për mbi 100 e ca të korruptuar, ata ishin bashkë, kur vjen puna tek SPAK të 3 e sulmojnë SPAK dhe të 3 kanë punë me SPAK, kurse Basha më rezulton se e përkrah dhe s’ka punë me drejtësinë. Ata nuk dolën në lista të hapura po u vendosën të partë në listën e sigurt. Basha është në listë të hapur i barabartë me të tjerët’, tha ai.
Për partitë e reja, ai tha se ai tha se kanë humbur një shancë historik që në këto zgjedhje të ishin bashkë kundër partive të vjetra.
‘Mandate do ketë, por do të ketë një gabim është humbur një shancë historik, ata duhet që të ishin bashkuar. Këta janë alternativë sepse janë parti alternative ndaj kësaj dyshes, ndaj tranzicionit. Por unë shpresojë që edhe kshu grupime-grupime të bëjnë diçka, partitë alternative kanë një votë që quhet votë e heshtur. Këta kanë shancë historik që të futen në mes ndaj dy mamuthve të tranzicionit’, tha ai. -

Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikanë që ishin me mision në Lituani
Ushtria tha se trupat e tre prej katër ushtarëve amerikanë që u raportuan të zhdukur pasi automjeti i tyre u zhyt në një moçal në Lituani javën e kaluar janë gjetur.
“Ushtarët që kemi humbur në këtë tragjedi nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin pjesë e familjes sonë. Zemrat tona janë të rënduara nga një pikëllim që jehon në të gjithë Divizionin Marne”, tha në një deklaratë gjeneralmajori, Christopher Norrie, gjeneral komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë.
“Ne jemi në pikëllim me familjet dhe të dashurit e këtyre ushtarëve të të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe të vështirë. Por kërkimi nuk ka përfunduar derisa të gjithë të jenë në shtëpi. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë për ata që punojnë gjatë gjithë kohës gjatë këtyre përpjekjeve të gjera kërkimi dhe rimëkëmbjeje dhe angazhimin tuaj të palëkundur për të mos pushuar derisa të gjenden të gjithë”, tha Norrie.
Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit vazhdojnë për të gjetur ushtarin e katërt, thuhet në deklaratë.
Katër ushtarët u caktuan në Brigadën e Parë të Blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë nga Fort Stewart, Gjeorgji. Identiteti i tyre po mbahet konfidencial deri në njoftimin e familjarëve.
Ushtarët dhe automjeti, janë zhdukur që në mëngjesin e 25 marsit, kur ata po kryenin një mision trajnimi mirëmbajtjeje, duke rikuperuar një tjetër automjet amerikan në një zonë stërvitore në Lituani. Mjeti u gjet mëngjesin e 26 marsit; Forcat ushtarake të SHBA-së dhe partnerëve të saj kanë punuar gjatë gjithë kohës për të nxjerrë automjetin prej gati 70 tonësh nga këneta.
Operacioni e rikuperimit përfshinte “burime të jashtëzakonshme nga Lituania”, si dhe “qindra pjesëtarë të shërbimit nga Ushtria e SHBA, Marina e SHBA, Forcat e Armatosura të Lituanisë dhe Forcat e Armatosura Polake, së bashku me elementë të tjerë nga qeveria lituaneze dhe agjencitë civile”.Top Channel
-

Ishin shpallur të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e tre ushtarëve amerikan që ishin me mision në Lituani
Ushtria tha se trupat e tre prej katër ushtarëve amerikanë që u raportuan të zhdukur pasi automjeti i tyre u zhyt në një moçal në Lituani javën e kaluar janë gjetur.
“Ushtarët që kemi humbur në këtë tragjedi nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin pjesë e familjes sonë. Zemrat tona janë të rënduara nga një pikëllim që jehon në të gjithë Divizionin Marne”, tha në një deklaratë gjeneralmajori, Christopher Norrie, gjeneral komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë.
“Ne jemi në pikëllim me familjet dhe të dashurit e këtyre ushtarëve të të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe të vështirë. Por kërkimi nuk ka përfunduar derisa të gjithë të jenë në shtëpi. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë për ata që punojnë gjatë gjithë kohës gjatë këtyre përpjekjeve të gjera kërkimi dhe rimëkëmbjeje dhe angazhimin tuaj të palëkundur për të mos pushuar derisa të gjenden të gjithë”, tha Norrie.
Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit vazhdojnë për të gjetur ushtarin e katërt, thuhet në deklaratë.
Katër ushtarët u caktuan në Brigadën e Parë të Blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë nga Fort Stewart, Gjeorgji. Identiteti i tyre po mbahet konfidencial deri në njoftimin e familjarëve.
Ushtarët dhe automjeti, janë zhdukur që në mëngjesin e 25 marsit, kur ata po kryenin një mision trajnimi mirëmbajtjeje, duke rikuperuar një tjetër automjet amerikan në një zonë stërvitore në Lituani. Mjeti u gjet mëngjesin e 26 marsit; Forcat ushtarake të SHBA-së dhe partnerëve të saj kanë punuar gjatë gjithë kohës për të nxjerrë automjetin prej gati 70 tonësh nga këneta.
Operacioni e rikuperimit përfshinte “burime të jashtëzakonshme nga Lituania”, si dhe “qindra pjesëtarë të shërbimit nga Ushtria e SHBA, Marina e SHBA, Forcat e Armatosura të Lituanisë dhe Forcat e Armatosura Polake, së bashku me elementë të tjerë nga qeveria lituaneze dhe agjencitë civile”.Top Channel
-

Media britanike “Express”: Befasohuni nga plazhet spektakolare dhe të qeta të Durrësit
Koha me diell dhe perëndimet nuk ishin e vetmja gjë që më bëri përshtypje në udhëtimin tim në këtë pikë të nxehtë të Ballkanit, shkruan Sydney Evans në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.
Javën e kaluar, “Wizz Air” zbuloi plazhet më të qeta për t’u vizituar në Evropë në muajin prill, dhe u befasova kur pashë një të tillë në listë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Kompania ajrore hungareze zbuloi se plazhi shqiptar i Durrësit ishte një nga plazhet më pak të mbushur me njerëz në prill, me një numër të ulët vizitorësh ditorë gjatë këtij muaji.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një destinacion popullor për turistët britanikë – e njohur për plazhet e saj bruz dhe peizazhin e thyer – që është perfekt për ata që kërkojnë të eksplorojnë më këmbë.
Në kërkim të pushimeve relaksuese me diell të garantuar, unë dhe disa miq vendosëm të rezervonim një udhëtim në Durrës verën e kaluar.
Duke mos qenë kurrë më parë në Shqipëri, mezi prisja të zbuloja vetë pse ky vend i vogël evropian ishte një destinacion kaq popullor për pushuesit e huaj.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Zgjodhëm Durrësin pasi na kishin mbetur vetëm disa ditë, dhe qyteti i bukur bregdetar ndodhet vetëm 45 minuta me makinë nga kryeqyteti Tiranë, ku është aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit.
Fluturimi direkt nga aeroporti “London Stansted” me “RyanAir” – rreth tre orë – ia vlente absolutisht për disa ditë në vendin ballkanik.
Ne qëndruam në një hotel të vogël të bukur, vetëm disa minuta më këmbë nga plazhi, dhe temperaturat shënonin nën 28 gradë Celsius gjatë gjithë kohës që ishim atje.
Sigurisht që, nuk do ta përshkruaja plazhin si të qetë, pasi ne e vizituam atë gjatë muajit korrik, i cili konsiderohet kulmi i sezonit turistik në Shqipëri.
Megjithatë, ishte tepër e lehtë për të gjetur hapësirë të mjaftueshme në plazh dhe për të rezervuar shezlonge që ishin të lira, duke kaluar ditën në bregdet derisa dielli të zhdukej në perendimet më të pabesueshme, çdo natë.
Ajo që më la më shumë përshtypje ishte mikpritja dhe cilësia e ushqimit.
Pjata me sardele të sapokapura, spageti dhe rizoto, pica krokante dhe sallata greke të mbushura me perime të freskëta – ishin vaktet më të shijshme që kemi provuar.
E vendosur në Gadishullin Ballkanik, fqinjë me Greqinë dhe Malin e Zi, Shqipëria ka lidhje të forta me Italinë dhe kjo ishte padyshim e pranishme në ushqimin dhe mikpritjen miqësore që përjetuam.
Restorantet, që ndodhen pikërisht në plazhin e Durrësit, shërbejnë ushqim cilësor dhe me kosto të përballueshme, për një vakt – një pjatë kryesore dhe pije pagova 10 paund.
Ndërsa Durrësi është i mrekullueshëm për disa ditë buzë plazhit, me shumë hotele dhe restorante aty pranë dhe me vendndodhje të përshtatshme falë afërsisë me Tiranën, plazhet më në jug janë padyshim më piktoreske – që shpesh u referohen si Rivieria Shqiptare.
Patjetër që do të kthehem në Shqipëri, por herën tjetër do t’i jap vetes më shumë kohë – për të eksploruar këtë rajon të vendit dhe plazhet e tij spektakolare.
-

“Plazhet spektakolare me perëndimet më të pabesueshme”/ “Express”: Durrësi, destinacioni i duhur për pushime relaksi
Koha me diell dhe perëndimet nuk ishin e vetmja gjë që më bëri përshtypje në udhëtimin tim në këtë pikë të nxehtë të Ballkanit”, shkruan Sydney Evans në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express” për vendin tonë.
Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në destinacion popullor për turistët britanikë, e njohur për plazhet bruz dhe peizazhin e thyer që është perfekt për ata që kërkojnë të eksplorojnë në këmbë. Në kërkim të pushimeve relaksuese, me diell të garantuar, unë dhe disa miq vendosëm të rezervonim një udhëtim në Durrës verën e kaluar.
Duke mos qenë kurrë më parë në Shqipëri, mezi prisja të zbuloja vetë pse ky vend i vogël europian ishte një destinacion kaq popullor për pushuesit e huaj. Zgjodhëm Durrësin pasi na kishin mbetur vetëm disa ditë dhe qyteti i bukur bregdetar ndodhet vetëm 45 minuta me makinë nga kryeqyteti Tiranë, ku është aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit.
Ne qëndruam në një hotel të vogël, të bukur, vetëm disa minuta në këmbë nga plazhi dhe temperaturat shënonin nën 28 gradë Celsius gjatë gjithë kohës që ishim atje. Sigurisht që nuk do ta përshkruaja plazhin si të qetë, pasi ne e vizituam atë gjatë muajit korrik, i cili konsiderohet kulmi i sezonit turistik në Shqipëri.
Megjithatë, ishte tepër e lehtë për të gjetur hapësirë të mjaftueshme në plazh dhe për të rezervuar shezlongë që ishin të lira, duke kaluar ditën në bregdet derisa dielli të zhdukej në perëndimet më të pabesueshme, çdo natë. Ajo që më la më shumë përshtypje ishte mikpritja dhe cilësia e ushqimit. Pjata me sardele të sapokapura, spageti dhe rizoto, pica krokante dhe sallata greke të mbushura me perime të freskëta ishin vaktet më të shijshme që kemi provuar.
E vendosur në Gadishullin Ballkanik, fqinje me Greqinë dhe Malin e Zi, Shqipëria ka lidhje të forta me Italinë dhe kjo ishte padyshim e pranishme në ushqimin dhe mikpritjen miqësore që përjetuam. Ndërsa Durrësi është i mrekullueshëm për disa ditë buzë plazhit, me shumë hotele dhe restorante aty pranë dhe me vendndodhje të përshtatshme falë afërsisë me Tiranën, plazhet më në jug janë padyshim më piktoreske. Patjetër që do të kthehem në Shqipëri, por herën tjetër do t’i jap vetes më shumë kohë për të eksploruar këtë rajon të vendit dhe plazhet e tij spektakolare, shkruan Evans./ TARTop Channel
-

Vrasja e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, dënohet me 18 vite burg autori
Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj. Ai është shpallur për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.
Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me autorin në momentin e krimit. Dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili përfundoi me fatalitet.Sipas togave të zeza, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit.
Me gjithë angazhimin e tyre, takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, është konsideruar nga gjykata si rastësor.
Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit në kryeqytet dhe cilat ishin arsyet e sherrit mes të rinjve?
Vrasja e 20-vjeçarit dyshiohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.
Ishte Axel Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18-vjeç) dyshiohet se i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij.
Rreth dy javë më parë, 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.
Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve, duke i shkaktuar vdekjen. -

Media britanike “Express”: Durrësi, destinacioni i duhur për pushime relaksi
Koha me diell dhe perëndimet nuk ishin e vetmja gjë që më bëri përshtypje në udhëtimin tim në këtë pikë të nxehtë të Ballkanit”, shkruan Sydney Evans në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express” për vendin tonë.
Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në destinacion popullor për turistët britanikë, e njohur për plazhet bruz dhe peizazhin e thyer që është perfekt për ata që kërkojnë të eksplorojnë në këmbë. Në kërkim të pushimeve relaksuese, me diell të garantuar, unë dhe disa miq vendosëm të rezervonim një udhëtim në Durrës verën e kaluar.Duke mos qenë kurrë më parë në Shqipëri, mezi prisja të zbuloja vetë pse ky vend i vogël europian ishte një destinacion kaq popullor për pushuesit e huaj. Zgjodhëm Durrësin pasi na kishin mbetur vetëm disa ditë dhe qyteti i bukur bregdetar ndodhet vetëm 45 minuta me makinë nga kryeqyteti Tiranë, ku është aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit.
Ne qëndruam në një hotel të vogël, të bukur, vetëm disa minuta në këmbë nga plazhi dhe temperaturat shënonin nën 28 gradë Celsius gjatë gjithë kohës që ishim atje. Sigurisht që nuk do ta përshkruaja plazhin si të qetë, pasi ne e vizituam atë gjatë muajit korrik, i cili konsiderohet kulmi i sezonit turistik në Shqipëri.
Megjithatë, ishte tepër e lehtë për të gjetur hapësirë të mjaftueshme në plazh dhe për të rezervuar shezlongë që ishin të lira, duke kaluar ditën në bregdet derisa dielli të zhdukej në perëndimet më të pabesueshme, çdo natë. Ajo që më la më shumë përshtypje ishte mikpritja dhe cilësia e ushqimit. Pjata me sardele të sapokapura, spageti dhe rizoto, pica krokante dhe sallata greke të mbushura me perime të freskëta ishin vaktet më të shijshme që kemi provuar.
E vendosur në Gadishullin Ballkanik, fqinje me Greqinë dhe Malin e Zi, Shqipëria ka lidhje të forta me Italinë dhe kjo ishte padyshim e pranishme në ushqimin dhe mikpritjen miqësore që përjetuam. Ndërsa Durrësi është i mrekullueshëm për disa ditë buzë plazhit, me shumë hotele dhe restorante aty pranë dhe me vendndodhje të përshtatshme falë afërsisë me Tiranën, plazhet më në jug janë padyshim më piktoreske. Patjetër që do të kthehem në Shqipëri, por herën tjetër do t’i jap vetes më shumë kohë për të eksploruar këtë rajon të vendit dhe plazhet e tij spektakolare, shkruan Evans. -

Atentati ndaj Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj. Ai është dënuar për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.
Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me autorin në momentin e krimit. Dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili përfundoi me fatalitet.Sipas togave të zeza, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit. Me gjithë angazhimin e tyre, takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, është konsideruar nga gjykata si rastësor.
Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit në kryeqytet dhe cilat ishin arsyet e sherrit mes të rinjve?
Vrasja e 20-vjeçarit dyshiohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.
Ishte Axel Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij Enzi Maze (18 vjeç) dyshiohet se i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij. Rreth dy javë më parë 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.
Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.