Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur të konfirmojë dënimin me burg për Maria Concetta Rina, vajza e shefit të Cosa Nostra-s, Totò Rina, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekursin e avokatit të saj, Francesco Olivieri.
Gruaja, vajza më e madhe e shefit të mafias, akuzohet nga prokuroria e Firences për zhvatje të rëndë, pasi dyshohet se ka kërcënuar dy biznesmenë në Toskana, duke u kërkuar para.
Hetimi përfshin edhe bashkëshortin e Maria Rinës, i cili është tashmë në burg për mashtrim.
“Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë”, thuhet se i tha vajza e madhe e Rinës, një industrialist nga Siena, të cilit dyshohet se i vodhi një shportë 45 kilogramësh me ushqime me vlerë 350 dhe 1,000 euro. Megjithatë, kërkesat e saj ndaj një biznesmeni nga zona e Pizës me sa duket nuk patën sukses.
Tag: ishim
-

“Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë” deklarata e vajzës së Toto Rinës. Gjykata e Lartë e dërgon në burg
-

Kosova, Foda i lumtur: Fitore e merituar, gjërat shkuan sipas planit në Suedi
Tekniku i Kosovës, Franko Foda u shpreh i lumtur për fitoren 0-1 ndaj Suedisë, sukses ky që e afron edhe më shumë me Play Off të Botërorit.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, por fatmirësisht fituam. E tëra ndodhi farë planit që të mbrohemi më mirë dhe të dalim me kundërsulme, mendoj se në fundin e pjesës së parë ishte dashur të shënonim për 2-0, ku ndoshta pastaj do të ishim më të qetë.Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë si në pjesën e parë. Në 15 minutat e parë funksionuam mirë, por pastaj Suedia na bëri presion shumë të lartë, përreth 30 minuta ishim në atë situatë ku vetëm fati na shpëtoi. Jam krenar për këtë skuadër, me këta futbollistë dhe luftën që bënë për t’i marrë tre pikë”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Deschamps kritika skuadrës pas barazimit në Islandë: Na mungoi iniciativa, por dëmtimet bënë të vetën
Franca barazoi dje 2-2 në Islandë në eliminatoret e Kupës së Botës 2026. Një rezultat që lë kombëtaren e “gjelave” në vendin e parë, por duket se kualifikimi zyrtar do të vijë në nëntor, në dy ndeshjet e fundit në grup.
“Ajo që më zemëron është mënyra se si pësuam golin e dytë“, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps. “Kishim kontroll të shkëlqyer të lojës. Islandezët kishin dy gjuajtje në portë dhe dy gola. Nuk bëmë mjaftueshëm në pjesën e parë”, shtoi ai.
“Ishim 2-1 në eprsi dhe ajo që më zemëron është mënyra se si pësuam golin e dytë: ishim të ekspozuar, shumë lart, menjëherë pasi shënuam. Jemi pozicionuar keq në fushë. Ndoshta ishim pak të ngadaltë, por kjo nuk duhet të na ndodhte neve”, tha Deschamps.
Ai pati kritika për ekipin: “Na mungoi iniciativa, si me topin ashtu edhe me lëvizjet tona pa top. Nuk dhamë mjaftueshëm krosime, gjë që ia thashë Florian Thauvin. U frenuam pak, u liruam në pjesën e dytë, për fat të keq duke bërë atë gabim”.
“Shumë mungesa nuk mund të zëvendësohen me një të kërcitur të gishtave, pasi ka lojtarë që kanë luajtur shumë dhe kanë referenca specifike. Më duhet të merrem me lëndimet, siç ndodh shpesh, të gjithë janë në të njëjtën pozicion”, tha Deschamps.
“Ne bëjmë gjithçka për të fituar ndeshje. Cilësia e kundërshtarit ishte gjithashtu një faktor. Këto janë ndeshje të nivelit të lartë; mund të kishim fituar edhe nëse nuk do t’i dominonim”, deklaroi trajneri francez. -

“Udhëtimet në Aushvitz shërbenin si të ishim antifashistë, jo antisemitistë”, Ministja e qeverisë “Meloni” shkakton tërmet në politikën italiane
Ministrja e Familjes, Eugenia Roccella, ka shkaktuar reagime të shumta pas deklaratave të bëra në një konferencë në Romë, ku është diskutuar mbi antisemitizmin dhe rëndësinë e udhëtimeve arsimore në Auschwitz.
Ajo e konsideroi antisemitizmin si një fenomen të lidhur ngushtë me fashizmin dhe argumentoi se udhëtimet edukative në Aushvic shërbejnë për të treguar se antisemitizmi ishte një çështje që u përket kohës së fashizmit dhe jo diçkaje të aktualizuar.
“Çfarë ishin udhëtimet në Auschwitz? Ishin ekskursione? Ato shërbenin për të na treguar se antisemitizmi ishte një çështje që i përkiste fashizmit, dhe asgjë më shumë. Problemi ishte të ishim antifashistë, jo të ishim antisemitë”, tha ministrja gjatë fjalës së saj në konferencën “Historia e përmbysur dhe e ardhmja që duhet ndërtuar”, të organizuar nga Unioni i Komuniteteve Hebraike Italiane (UCEI).
Këto komente shkaktuan një reagim të fortë nga Liliana Segre, senatore përjetshme dhe e mbijetuar e Auschwitzit. Ajo iu përgjigj ministres, duke theksuar se edukimi për Holokaustin duhet të bazohet në njohjen e plotë të historisë dhe se kujtimi i tragjedisë së përjetuar nga hebrenjtë dhe grupe të tjera duhet të jetë një mësim për brezat e ardhshëm.
“E kam të vështirë të besoj se një ministër i Republikës mund të thoshte se udhëtimet edukative në Auschwitz u inkurajuan për të nxitur antifashizmin. Edukimi duhet të nxisë njohjen e së vërtetës, që mund të lëndojë ata që kanë skelete në dollapët e tyre”, tha Segre.
Komentet e Roccella-s kanë shkaktuar reagime të shumta nga opozita. Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, e quajti deklaratën të pahijshme dhe kërkoi një distancim të qartë nga kryeministrja Giorgia Meloni. Matteo Renzi, lider i Italia Viva, e mbështeti Segre-n, duke e cilësuar reagimin ndaj Roccella-s si një mbrojtje të kujtimit të Holokaustit.
Ministrja Roccella ka kundërshtuar akuzat dhe ka sqaruar se qëllimi i saj nuk ishte mohuar vlerën edukative të udhëtimeve në Aushvic, por të nxirrte në pah antisemitizmin bashkëkohor, që është ringjallur pas ngjarjeve të 7 tetorit 2023, pas masakrës në Izrael dhe përplasjeve në Gaza.
“Udhëtimet në Aushvic janë një mjet edukativ, por për të adresuar antisemitizmin aktual, ne duhet të kuptojmë se ai ka lindur nga një bashkëveprim i fushave të ndryshme dhe se duhet të përballemi me të pa i mbyllur sytë ndaj të kaluarës”, tha Roccella.
I ndërtuar nga nazistët si kamp përqendrimi dhe vdekjeje, Aushvici ishte kampi më i madh i nazistëve dhe qendra më e madhe e vrasjeve masive e krijuar ndonjëherë. Gjatë ekzistencës së tij, në Aushvic u vranë 1.1 milionë njerë, kryesishtë hebrenj.Top Channel
-

Nëna e Mbappe: Në Paris, ai nuk ishte më njeri. Ne si familje nuk ishim gati për famë
8 Tetor 2025
13:32
Alfred Lleshi
Nëna e Kylian Mbappé, Fayza Lamari, ka folur hapur mbi anën e errët të famës së djalit të saj gjatë një interviste për “Demain le Sport”, duke rrëfyer sa e vështirë ishte periudha e PSG-së: “Në Paris, Kylian nuk ishte më njeri. Ishte si nën një lupë që zmadhon çdo të metë. Nuk mund të ecte më në rrugë, kjo më trishtonte shumë”.
Ajo e përshkroi famën si një bekim dhe mallkim njëkohësisht për të gjithë familjen. Ish-lojtarja e hendbollit pranoi se familja nuk ishte përgatitur për famën: “Nuk ishim gati të bëheshim personazhe publike”.
Duke kujtuar Botërorin e vitit 2018, momentin që e bëri Mbappé një yll global, Lamari tregoi emocionet e forta të asaj kohe: “Gjatë Kupës së Botës në Rusi isha vetëm në shtëpi. Kur e pashë të ecte në ‘Champs-Élysées’, kuptova se po më largohej. Kalova nga Bondy te Royal Monceau…, ndihesha si familja Tuche”. -

PSG B leksion Barçës, Flick justifikohet: Ishim të lodhur
PSG “thyen” me përmbysje 2-1 Barcelonën, për më tepër në Spanjë, vërteton se janë ekipi favorit edhe në këtë edicion të Champions League. Kjo ishte pengesa e tyre më e madhe në këtë Fazë të Ligës, por Luis Enrique e zgjidhi me lehtësi edhe pse nuk kishte në dispozicion të paktën 5 titullarë, lojtarë si Dembele, Doue, Kvaratskhelia etj.
Barça e nisi sfidën “zjarr”, por Ferran Torres shpërdoroi një rast të pastër, duke mos shërbyer për Rashford. Atë që nuk e bëri Torres, e bëri pikërisht Rashford, me sulmuesin anglez që futi një top të bukur në qendër, aty ku sulmuesi spanjoll e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. PSG u rikthye shpejt në lojë, ku në minutën e 37-të Mayulu, 19-vjeçari francez barazoi shifrat në 1-1.Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur sulmues, ku fillimisht ishte Dani Olmo që flirtoi me golin, ndërsa Lee Kang iu kundërpërgjigj me një goditje të bukur, por për fat të keq u përplas në shtyllën pingule. Në fund, në minutën e 90-të, Hakimi dhuroi një asist perfekt për Ramos me sulmuesin portugez që nuk fali duke i dhuruar PSG fitoren e dytë në dy ndeshje. Ky ishte një test i fortë mes dy ekipeve, me francezët që festojnë në fund.
Mundo
Kjo humbje nuk është pritur mirë në Spanjë, me mediat që nuk u kursyen aspak, kjo pasi Luis Enrique i mposhti praktikisht me ekipin e tij të dytë: “Një humbje mizore”, shkruan Mundo Depertivo. Pas ndeshjes, Hansi Flick u përpoq të justifikonte këtë humbje:
“Në pjesën e parë luajtëm mirë, por në të dytën ishim të lodhur dhe PSG mori kontrollin. Ata janë një skuadër e fortë më shumë lojtarë të rinj që zhvillojnë një futboll të madh. Nuk ishim në nivelin tonë më të mirë dhe kundër rivalëve të tillë duhet të jesh, ata e merituan fitoren”, u shpreh Hansi Flick.
()
© BalkanWeb -

Profesor italian në paraburgim në Fier: Aksidenti me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit, bashkëshortja thyen heshtjen
Bashkëshortja, Vanessa Castelli, ka dhënë një intervistë për median italiane “La Repubblica”, përpara se të vijë në Shqipëri për vizitën javore në ambientet e paraburgimit në Fier, për të takuar burrin e saj.
“Kam pasur një krizë psikologjike, por po përpiqem të rezistoj. Nuk po kërkojmë privilegje, por respekt për të drejtat dhe garancitë themelore që çdo qytetar duhet të ketë, veçanërisht në kohë kaq të vështira”, u shpreh ajo.
Kështu, përmes medias italiane, ajo i bën apel kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, që të ndërmerren veprime konkrete që bashkëshorti të saj të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi.
“I drejtohem edhe një here me besim kryeministres, të cilës i kam shkruar tashmë një letër, si dhe institucioneve italiane, të ndërmerren veprime vendimtare për të siguruar që Michele të mund të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. Unë besoj në marrëdhëniet e forta midis Italisë dhe Shqipërisë, si dhe në ndjeshmërinë e autoriteteve kompetente, në mënyrë që të vlerësojmë mundësinë e transferimit të procedurave në Itali, ku Michele mund t’i përballojë ato me një mbrojtje më të madhe, në një mjedis familjar, i rrethuar nga të dashurit e tij, kolegët dhe studentët“, tha ajo.
Por si është gjëndja e tij shëndetësore, duke qëndruar në një shtet tjetër? Siç shpjegon Castelli, bashkëshorti i saj është thellësisht i prekur, i lodhur por që po përpiqet të mbajë veten.
“Michele është thellësisht i prekur psikologjikisht. Ai është vetëm, larg shtëpisë, në një mjedis të panjohur, me një gjuhë që nuk e flet. Paraburgimi po e lodh ditë pas dite. Ai është një person i ndjeshëm, një profesor i respektuar, i mësuar të jetojë mes studentëve, eksperimenteve laboratorike dhe shumë kolegëve. Tani librat janë streha e tij, por vetmia është e rëndë. Çdo vizitë është një përvojë intensive, por edhe e dhimbshme. Ai përpiqet të ruajë qetësinë dhe dinjitetin e tij, por është e qartë se kjo përvojë po e vë në provë”, tha ajo.
Falenderime pati nga ana e saj për institucionet shqiptare, që janë treguar mirëkuptues ndaj pedagogut italian.
“Në këtë kontekst të vështirë, dua të falenderoj sinqerisht drejtorin e institucionit të vuajtjes së dënimit, të gjithë punonjësit dhe të gjithë ata që na kanë treguar humanizëm dhe respekt. Disponueshmëria dhe qëndrimi i tyre respektues kanë bërë një ndryshim, e ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë”, u shpreh ajo.
Çifti ishte në Shqipëri për të festuar dasmën e një miku të tyre.
“Nuk ishim me pushime. Ishim në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e një miku të dashur. Ishte një rast i veçantë, një moment festimi dhe ndarjeje që e prisnim me padurim sepse e dimë sa të rëndësishme i japin shqiptarët këtë ceremoni”, tha ajo.
Por si ndodhi e gjithë ngjarja? Bazuar në deklaratën e bashkëshortës, Vanessa Castelli,
“Atë mbrëmje po shkonim me makinë në dasmën e një miku. Rruga ishte e lirë, Michele po kthehej ngadalë, me sinjalin e hapur, drejt hyrjes së restorantit ku po festohej dasma. Në atë moment, papritmas një Mercedes-Benz i bardhë, u shfaq me shpejtësi shumë të madhe, i cili nuk dukej të ngadalësohej. Michele frenoi instiktivisht dhe kjo e bëri përplasjen më pak katastrofike. Ne ishim të shokuar, duart na dridheshin, fytyrat na u zbehen, ndërsa shikimet tona u zbazën…”, përshkruan ajo.
Si pasojë, viktimë mbeti një jetë e pafajshme, një djalë 16 vjeç.
“Po, një djalë 16-vjeçar humbi jetën tre ditë më vonë. Është një tragjedi që na ka prekur thellësisht. Nuk është përgjegjësia jonë të vendosim fajin, por është e qartë që diçka shkoi keq në atë mbrëmje, papritur dhe në mënyrë dramatike. Kushdo që ka drejtuar, e di se sa mund të ndryshojë rruga në një çast. Ndonjëherë mjafton një vendim i marrë nga të tjerët, një shpejtësi e pakontrolluar dhe gjithçka ndryshon. Michele po kthehej me kujdes në një rrugë të hapur, kur një makinë u afrua me shpejtësi shumë të lartë. E që andej, gjithçka ndryshoi. Michele e jeton këtë dhimbje me shumë respekt dhe heshtje. Ai mendon për familjen e djalit çdo ditë dhe lutet që ata të gjejnëpak qetësi”, tha ajo.
Castelli tregon dhe veprimet e tyre pas aksidentit.
“Michele ishte në gjendje shoku. E mbaj mend të zbehtë, me një pamje të humbur dhe të hutuar. Pasi Mercedes-i kaloi menjëherë pranë nesh si një plumb, ai vrapoi menjëherë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Ne të dy bërtisnim “ndihmë” me gjithë shpirt, duke tundur duart, duke u përpjekur me dëshpërim të tërhiqnim vëmendjen. Por askush nuk u ndal. Ishim të frikësuar, të çorientuar dhe mendimi ynë i vetëm ishte të merrnim një ambulancë sa më shpejt të ishte e mundur. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi në atë moment tmerri. Ne donim vetëm që dikush të ndërhynte”, tha ajo. -

La Liga/ Derbi madrilen, mediat i bëjnë jehonë suksesit të Atletico-s, Xabi Alonso: Humbje e merituar, nuk ka justifikime
Jehona e suksesit madhështor të Atletico Madrid në derbin madrilen vijoi edhe këtë të diele. Jo vetëm për faktin e thjeshtë të fitores së një derbi ndaj Real Madrid, por mbi të gjitha për përmasat e kësaj fitore. Plotë 5 gola, që rikthen skuadrën e Cholo Simeones sërish në garë për titullin kampion.
Vetë argjentinasi u shpreh i lumtur pas suksesit të thellë të arritur në derbin e zhvilluar në Metropolitano, duke mos harruar ti thurr elozhe sulmuesit të tij Alvarez:“Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë. Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez. Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë duhet të qëndrojë shumë vite këtu dhe të bëjë histori me këtë klub”.
Në krahun tjetër i zhgënjyer ishte tekniku Xabi Alonso pas humbje së parë sezonale:
“Sot nuk luajtëm mirë si skuadër, nuk ishim në nivelin që duhet të ishim. Jemi në një fazë ndërtimi, sot ishte humbja jonë e parë dhe duhet të nxjerrim përfundime nga ajo që ndodhi, por nuk ka justifikime, është një derbi dhe një humbje e merituar. Nuk jemi të lumtur, por nuk mund të harrojmë se çfarë po bënim më parë, deri para sfidës së sotme dhe po bënim mirë. Jemi në një gjendje progresi… mënyra se si do të reagojmë ndaj kësaj humbjeje do të jetë gjëja më e rëndësishme, në ndeshjen e ardhshme, ose kur të përballemi me një kundërshtar të fortë, siç ishte Atletico sot. Nuk do të ishim të zgjuar nëse nuk do të ishim të aftë të nxjerrim pozitiven nga dhimbja dhe humbja që patëm sot”.
Edhe mediat prestigjoze spanjolle i kushtuan ditën e sotme vëmendjen kryesorer suksesit të thellë 5-2 të Real Madrid në derbin madrilen, duke patur të gjitha si emërues të përbashkë vetëm një fjalë: Manita.
© BalkanWeb
-

Xabi Alonso zbulon çfarë shkoi keq dhe ka një mesazh për lojtarët e Realit pas humbjes 5-2
27 Shtator 2025
19:21
Telesport
Në konferencën për shtyp, pas humbjes turpëruese në derbi 5-2 ndaj Atletico Madridit, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka pranuar që ekipi i tij e meritonte këtë disfatë.
“Sot nuk luajtëm mirë si skuadër, nuk ishim në nivelin që duhet të ishim. Jemi në një fazë ndërtimi, sot ishte humbja jonë e parë dhe duhet të nxjerrim përfundime nga ajo që ndodhi, por nuk ka justifikime, është një derbi dhe një humbje e merituar.
Nuk jemi të lumtur, por nuk mund të harrojmë se çfarë po bënim më parë, deri para sfidës së sotme dhe po bënim mirë. Jemi në një gjendje progresi… mënyra se si do të reagojmë ndaj kësaj humbjeje do të jetë gjëja më e rëndësishme, në ndeshjen e ardhshme, ose kur të përballemi me një kundërshtar të fortë, siç ishte Atletico sot.
Nuk do të ishim të zgjuar nëse nuk do të ishim të aftë të nxjerrim pozitiven nga dhimbja dhe humbja që patëm sot”, tha Alonso. -

Barazimi ndaj Dinamos, Josa: Duhej të ishim më të kujdesshëm, jam i kënaqur vetëm nëse fitoj
Tekniku i Bylis, Mirel Josa analizoi barazimin pa gola ndaj Dinamos.
“Problemet dhe pretendimet që kam, t’ia lëmë kur të jemi me mendje më të qartë, t’i shohim më ftohtë episodet që kanë ndodhur në ndeshje. Unë më tepër jam i mërzitur sepse mund ta godisnim Dinamon shumë më përpara në të dy pjesët dhe besoj se goditja do të ishte shumë fatale për ta, pra duhej t’i jepnim vetes prioritet. Në përgjithësi, të thuash që jam i kënaqur, jam i kënaqur kur ekipi fiton.E ndërtuam lojën që kishim vënë dy mesfushorë qendre, nga loja e të cilëve jam i kënaqur. Ne duhej të shtynim më shumë me krahët, e nisa me Peraltën djathtas që të futej nga brenda, që të kishte pastaj ndihmesën në pozicione mbrojtëse. Për faktin se edhe Dinamo bëri dy-tre lëvizje, në momentin që bëri lëvizje me Vilën e Bregun, ishim të ndikuar për të bërë këtë vendosje. Megjithatë e ndryshuam pak në pjesën e dytë, gjë që nuk është se nuk dolëm para portës. Duhej të ishim shumë më të kujdesshëm. Kur mbaron një ndeshje të gjithë flasin me çfarë ka ndodhur, nuk dua t’i futem as inferioritetit numerik, janë gjëra që vendosen qoftë nga VAR-i, qoftë nga arbitrat.
Janë lojtarë të cilët i kanë vendosur në formacion, mund të ketë lojtarë të tjerë si kishim të dëmtuar qendërmbrojtësin Bruno, bëmë lëvizjen me kthimin mbrapa të Abazajt. Mos harroni që në mesfushë luajtën dy lojtarë që luajnë për herë të parë bashkë, Ofori dhe David. Jam i kënaqur sepse e ekuilibruan lojën shumë mirë”, tha Josa.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb