Tag: ishim

  • Çarls Dikens: Ja pse njerëzit nuk duhet të flasin shumë për vete

    Çarls Dikens: Ja pse njerëzit nuk duhet të flasin shumë për vete

    …- Mua s’më pëlqen kur të tjerët flasin shumë për përulësinë e tyre, – ia prita, – ose për diçka tjetër që ka të bëjë me veten e tyre.

    – Oh, po pse, a nuk e dija një gjë të tillë? – tha Uriahu dhe atë çast fytyra e tij, nën dritën e hënës, dukej e qullët dhe ngjyrë plumbi. – Sa pak që e njihni përulësinë e vërtetë të një njeriu që ndodhet në gjendjen time, master Koperfild!

    Im atë dhe unë kemi mësuar me bursë në shkollë për djem; nëna u rrit në një shtëpi, si të thuash, bamirësie. Nga mëngjesi gjer në darkë na mësonim të ishim të përulur, vetëm këtë na mësonin dhe asgjë tjetër! Duhet të ishim të përulur përpara atij personi, të ishim të përulur edhe përpara këtij personi; të hiqnim kapelën këtu, të përuleshin në shenjë nderimi aty, dhe të dinim përherë vendin tonë dhe t’u rrinim me dorë në zemër atyre që qëndronin më lart se ne.

    Dhe sa njerëz kishte që qëndronin më lart se ne! Im atë ishte aq i përulur, sa i dhanë “medaljen e kujdestarit”. Po atë medalje e mora edhe unë.

    Ngaqë ishte njeri i përulur im atë u bë kandilonaft. Fisnikët e mbanin për njeri me sjellje shumë të mirë dhe për këtë arsye, vendosën ta gradonin. “Ji i përulur, Uriah, – më thoshte im atë, – dhe ke për të shkuar larg.

    Mos harro se kështu na kanë mësuar në shkollë si mua, ashtu edhe ty. Kështu punët shkojnë më mirë. Ji i përulur, Uriah, – më thoshte im atë, – dhe do t’ia arrish qëllimit”. Dhe me të vërtetë që nuk më doli keq.

    Atë natë, për herë të parë, e kuptova se ajo përulja e neveritshme sa për sy e faqe ishte diçka e trashëguar në familjen e Hipit. Kisha parë të korrat, por s’kisha menduar kurrë për farën…

    (fragment nga “David Koperfild”- Përktheu Vedat Kokona, botim i vitit 1960)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ÇARLS DIKENS: S’KEMI NEVOJË TË TURPËROHEMI PËR LOTËT TANË…

    S’kemi nevojë të turpërohemi për lotët tanë… nga Çarls Dikens

    “Qielli e di se ne nuk kurrë s’kemi nevojë të turpërohemi për lotët tanë, sepse ata janë shiu mbi pluhurin verbues të tokës, i cili i zë frymën zemrave tona.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Tekniku i Bylis pas humbjes: Nuk më pëlqeu reagimi pas golit, duhet të luanim ndryshe

    Tekniku i Bylis pas humbjes: Nuk më pëlqeu reagimi pas golit, duhet të luanim ndryshe

    Trajneri i Bylis, Mirel Josa analizoi humbjen 0-1 ndaj Flamurtarit.
    “Nuk mund të akuzojë djemtë se nuk dhanë maksimumin. Në momente më të veçanta duhet të ishim më të përqendruar. Te rasti i golit, e parandjeva. Mbrojtësit tanë nuk e larguan topin.

    Nuk më pëlqen reagimi pas golit. I shkuam Flamurtarit në ujërat e veta. Mund të them se duhet të kishim reaguar më tepër pas pësimit të golit. Të kishim më tepër këmbënguljen.
    Problemi është se pas pësimit të golit, patëm mungesë këmbëngulje. Mund të themi që ne e zotëruam topin, por duhet të ishim më të vendosur kur i kishim rastet. Në momentin kur fitonim topin, duhet të ishim më efikas në pasimet drejt sulmuesëve. Jo të shkonim me goditje drejt portës pa qartësi”.

  • Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)

    Bledar Sejko: Ne ishim vetëm dy të panjohur (teksti dhe kënga)

    Ne ishim vetëm dy të panjohurqë ecnim bashkë nëpër natëunë çaja terrin ti yjet ndiqjedhe belbëzoje ngadalëTi më tregove se botën njihjepa tinguj zërash pa fjalëpor gjuha jote krejt me simboleme magjepsi në çastJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetësishtTi lotët s’njihje ti buzëqeshjetrishtimin mbysje në çastti dashuroje veç me vizionemallkojë heshtjen pa fjalëNjë thirrje të larget më pas dëgjuamti rende-rende drejt sajishte ëndërr shpresë ishte dehja joteune dhimbje ndjeva pas kësajJo ti s’flet ndoshta s’dëgjonpor jeton si çdo njeriti që ecën që krijonvallë pse të heshtësh përjetesisht.

    ObserverKult

    ————–

    LEXO EDHE:

    Redon Makashi: Pse ke frikë, ti zemra ime (teksti dhe kënga)

  • Liverpuli e mundi 1-0, trajneri i Real Madridit flet përçart pas ndeshjes: Nuk mendoj si ju, ishim në të njëjtin nivel

    Liverpuli e mundi 1-0, trajneri i Real Madridit flet përçart pas ndeshjes: Nuk mendoj si ju, ishim në të njëjtin nivel

    Liverpuli ka arritur që të fitojë ndaj Real Madridit në shifrat 1-0. Ajo që u vu re në këtë takim ishin rastet e pafundme të krijuara nga anglezët, teksa Courtouis ka bërë 8 pritje vendimtare, mes të cilave 3 prej tyre, mund t’i bënte vetëm ky portier.
    Por pavarësisht këtij hendeku të krijuar në fushë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e sheh ndeshjen në një tjetër këndvështrim. “Ne kemi humbur ndeshjen sepse kemi bërë shumë faulla afër zonës. Kishte superioritet Liverpuli ndaj nesh? Jo, nuk ishte kështu. Ne humbëm në detaje të vogla.
    Në pjesën e fundit, nuk fituam duelet një kundër një. Ishte një ndeshje e mbyllur, në pjesën e dytë Liverpuli kishte më shumë goditje standarte dhe ishte shumë mirë në atë aspekt dhe aty fituan kundër nesh, por ndeshja ishte e mbyllur, ishim në të njëjtin nivel”, tha Xabi Alonso duke shkaktuar shumë polemika te tifozët e Realit. /Sport Ekspres/

  • Ish-futbollisti serb i Tiranës humbi jetën nga ataku kardiak gjatë ndeshjes, flet miku i tij: E kisha si vëlla, punuam bashkë edhe…

    Ish-futbollisti serb i Tiranës humbi jetën nga ataku kardiak gjatë ndeshjes, flet miku i tij: E kisha si vëlla, punuam bashkë edhe…

    Ngjarja e rëndë që tronditi botën e futbollit mbrëmjen e së hënës, kur trajneri i Radnički 1923, Mladen Zizoviç, pësoi një kolaps gjatë ndeshjes së kampionatit serb dhe humbi jetën, vazhdon jehonën edhe në vendin tone pasi dikurë Zizoviç për një vit luajti tek skuadra e Tiranës, në sezonin 2010/2011. 
    Një kohë e artë për bardheblutë  ku në përbërje veç tij ishte edh eish-kapiteni i Crvena Zvezdës, Ivan Gvozdenoviç, sot trajneri i Elbasanit dhe një ndër sulmuesit më të suksesshëm që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptarë, si kroati Pero Pejiç i cili 179 ndeshje në Shqipëri shënoi 130 gola. Në një intervistë ekskluziv për Top Channel, Pejiç një ndër miqt më të ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Mladen Zizoviç, ku veç lojës tek Tirana dhe një viti që e kaluan sëbashku, punuan edhe për disa vite si trajner dhe zëvendës trajner. 
    “U takova me të në vitin 2011 tek skuadra e Tiranës. Në atë kohë ne ishim tre lojtarë që rrinim më tepër bashkë, Gvozdenovic, Mladen dhe unë. Kemi luajtur një vit sëbashku dhe ishte diçka shumë e bukur, pasi në atë një vit, që ne ishim bashkë, kuptova që ai ishte një djalë shumë shumë i mirë dhe korrekt, ishte i qetë krejtësisht një djalë normal. Më pas ai u kthye në Bosnje, unë vazhdova në Shqipëri. Por gjithmonë mbetëm në kontakt dhe flisnim me njëri-tjetrin se si na shkonin gjërat, por ishte kënaqësi shumë e madhe për mua që e njoha,” – tregon Pejiç. 
    – Si ishte dita juaj si futbollistë të Tiranës në Shqipëri? 
    – Kemi patur shumë momente të mira me të në Tiranë dhe në Shqipëri, ne ishim gjithë ditën bashkë, hanim mëngjesin bashkë, me pas stërviteshim, hanim drekën bashkë dhe më pas dilnim për kafe. E kam shijuar atë momente sepse ishte një djal shumë i mirë, ai gjithmonë ishte i qeshur i dashur, nuk tregoi asnjëherë gjëra negative. Gjithmonë ishte i gëzuar dhe mund të flisje me të për çdo gjë, por jo vetëm me mua, me të gjithë djemt e ekipit që ishin në atë vit tek Tirana, Osmani, Pashai me këdot, me të gjithë shkonte shumë mirë bënte shumë shaka. Kam shumë kujtime me të. 
    – Si vazhdoi miqësia juaj pas Tiranës? 
    – Më pas në Arabinë Saudite ne punuam sëbashku kur ai ishte trajner dhe unë ndihmës, për një vit e gjysmë, pas Arabisë Saudite ishim në Shkup bashkë. Kam pafund kujitme, por kjo është jeta, një jetë e tmerrshme, jam pa fjalë për këtë që ndodhi, ne ishim ende gjithmonë në kontakt edhe këto ditë, me telefonata mesazhe. Ai pasi lam futbollin erdhi disa herë në Kroaci të më takonte, jemi takuar shpesh, ishim në Mostar, pasi u bë trajner atje, kemi qenë gjithmonë bashkë. Komunikonim shumë, ishim më shumë se shok, e kisha si vëlla, ai ishte një djalë shumë i pastër, kishim një miqësi pa interes. Kam vetëm fjalë dhe mendime të mira për atë djalë. 
    – Ju jeni kroat dhe ai vinte nga Serbia, patët ndonjëherë ndonjë diskutim rreth historisë së dy vendeve, diskutuat ndonjëheër politikën që ju ndan si shtete dhe ju përfshiu në luftë? 
    – Ai me sa mbaj mend nënën e kishte nga Bosnja dhe babain nga Serbia, diçka e tillë me sa më kujothet, nuk jam shumë i sigurtë për këtë. Megjithatë ne asnjëherë nuk patëm diskutime politike për ndasitë që janë në rajonin tonë. Nuk folëm kurrë keq për askënd, serbët apo kroatët. Ishte krejtësisht normal. Unë dhe ai kishim një mendim që nuk e gjykonim askënd nga prejardhja apo feja, nëse je njeri i mirë je i mirë. Ne kurrë nuk kemi debatuar për gjëra të tilla, kurrë. Sigurisht kemi përmendur gjëra të tilla “përse na sulmoni ne”, por në kuadër shakaje ngacmoheshim, por kurrë nuk patëm provokime. Ai gjithmonë më thoshte, Pero, kurrë mos e përfshi politikën tek sporti, ja më shih mua thoshte, jam gjysëm serb luaj në Shqipëri dhe nuk kam asnjë problem këtu. Çdo gjë është normale. E përsëri disa herë, ishte shumë shumë njeri i mirë gjithashtu edhe shumë trajner i mirë. Kam punuar me të si ndihmës dhe ka qenë kënaqësi për mua që punova me të në këtë formë. Por kështu është jeta, nuk e kthejmë dot më në jetë, thjesht mund të lutem për të dhe nguhëllojë familjen e tij. I bashkëshortes bashkë me tre fëmijët që të qëndrojë e forte. Ky është një moment shumë i vështirë për familjen e tij dhe padyshim për këdo që e njohu. 
     

  • Arteta shijon suksesin e thellë të “topçinjve”, Simeone “shigjeton” lojtarët e tij: Nuk ishim të pafat, por bëmë shumë  gabime

    Arteta shijon suksesin e thellë të “topçinjve”, Simeone “shigjeton” lojtarët e tij: Nuk ishim të pafat, por bëmë shumë gabime

    Arsenal mund thellë Atleticon në Londër, duke konfirmuar veten si një prej skuadrave pretendente këtë sezon në Uefa Champions League. T’i shënosh 4 gola një skuadre që di të mbrohet mjaft mirë siç është Atletico nuk është aspak e thjeshtë, por të besuarit e Mikel Artetës ditën ta interpretonin mjaft mirë sfidën.
    Pjesa e parë në “Fly Emirates” u mbyll pa gola pavarësisht kontrollit më të madh të lojës nga vendasit. Me nisjen e pjesës së dytë do të ishin të besuarit e Simeones që do të trondisinin portën e vendasve, me traversën e goditur nga ana e Julian Alvarez. Por vetëm kaq, pasi nga ai moment e deri në fund, “topçinjtë” do të dominonin në çdo aspekt.

    Goli i parë erdhi pas një goditje dënimi, teksa me kokë Gabriel shënoi duke zhblookuar shifrat. 7 minuta më pas do të ishte braziliani Martinelli që do të dyfishonte shifrat duke sjellë qetësinë në stolin e Arsenal. Në skenë më pas do të dilte bomberi suedez Victor Gyokersh, që brenda 3 minutash ndëshkon madrilenët dy herë, duke çuar shifrat në 4-0. Një sukses i merituar për ekipin londinez, që merr fitoren e 3 duke shkuar në 9 pikë, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e 18 me 3 pikë.
    Pas ndeshjes plotësisht i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij ishte tekniku spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta: “Jam shumë i lumtur. Fituan ndaj një kundërshtari tepër të fortë. U treguam të duruar pasi deri në nisje të pjesës së parë rezultati ishte 0-0, por më pas ishim efekti dhe ditëm t’i shkaktonim probleme një skuadre tepër të mirëorganizuar si Atletico.”
    Ndërkohë nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjen Diego Pablo Simeone: “Arritëm të luftonim mirë deri në momentin e pësimit të golit të parë. Më pas nuk kishte më ndeshje. Nuk ishim të pafat, por ky rezultat erdhi si pasojë e gabimeve tona, të cilat Arsenal diti ti shfrytëzonte maksimalisht, për të na ndëshkuar.”
    © BalkanWeb

  • Tudor: Krizë? Jo, kalendar i çmendur. Do të ishim të parët pa gabimet e arbitrave

    Tudor: Krizë? Jo, kalendar i çmendur. Do të ishim të parët pa gabimet e arbitrave

    Trajneri Igor Tudor shfaqet i vendosur dhe optimist para Real Madridit: “Pres reagim të madh, do të bëjmë një ndeshje me nivel”. Ai thekson rëndësinë e motivimeve të brendshme, pavarësisht rezultateve të fundit dhe spekulimeve për të ardhmen: “Nuk lexoj gazetat, as pas fitoreve, as pas humbjeve. Fokusimi im është si t’i mbështes lojtarët dhe përmirësoj skuadrën”.
    Tudor reagoi ndaj atyre që flasin për krizë te Juve: “Kalendari ka qenë çmenduri, por me analizë të drejtë shoh 3 ndeshje Champions-i me Borussia, Villarreal dhe Real; pastaj Inter, Atalanta dhe Milan në kampionat. Frustrimi i tifozëve lind nga 3 ose 4 barazime radhazi”.
    Ai analizoi lodhjen e skuadrës: “Disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por lodhja ndikon. Kundër Interit bëmë paraqitje të madhe, ndaj Atalantës ishim më mirë ne. Ndaj Veronës na u mohua penallti dhe pamë kartonin e kuq, pastaj me Milanin vetëm një pikë. Unë jam i kënaqur, por tifozët jo”.
    Për Realin: “Duhet të jemi të egër dhe të përulur. Ata janë kampionë, duhet performancë e guximshme për t’ui bërë dëm. Mbappé? Thelbësor për ata, por nuk mund të përqendrohemi vetëm tek ai”. Gjithashtu për Juan Cabal: “Po bën terapitë, mendoj se në fundjavë mund të kthehet të vrapojë”. Tudor nënvizon edhe rëndësinë e analizës të sinqertë dhe përmirësimit të vazhdueshëm: “Lojtarët mund të japin më shumë, edhe unë gjithashtu”.

  • “Ku është Suela?”, Rama ironizon ish-ministren britanike: Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh

    “Ku është Suela?”, Rama ironizon ish-ministren britanike: Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh

    Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama procesin i integrimit është sa teknik po aq edhe politik. Ndërsa theksoi se çdo vend duhet të ketë mundësinë të përmirësohet.
    “Procesi është binar, nga njëra anë është tërësisht teknik dhe nga ana tjetër, politik. Por një gjë është e qartë, nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspekte teknike të procesit në çdo fazë, por mund të plotësosh të gjitha aspektet dhe sërish mund të kesh mungesë mbështetje. Nuk po jepnin rezultate pasi Europa është paciente me 27 doktorë, ishin 28 por njëri u çmend dhe u desh të shkonte të merrte një kurë. Ne për disa herë me radhë kishim disa doktorë që nuk na lanë të merrnim hapa të mëtejshëm. Kujtoj që disa vite më parë ishim ndryshe dhe tani na thuhet jemi pararojë, por sërish ju them mos e thoni më këtë fjalë sepse ndez mëri. Por çdo vend duhet të ketë mundësinë të përmirësohet. Dhe kur bëhet fjalë për pakënaqësinë, sigurisht jemi ballkanas dhe pa mërinë ndaj njëri tjetrit nuk do ishim këta që jemi. Por nuk jemi më vetëm ky është lajmi i mirë. Sepse një herë e një kohë ishim ne që nuk gjenim kompromis, por tani klubi ballkanas është bërë kaq i madh, dhe tashmë është fakt. Është një ballkanizim kaq i madh saqë na duket vetja si të rriturit në dhomë kur shohim që të tjerët grinden me njëri tjetrin…”, tha Rama.
    Më tej u ndal tek çështja e emigracionit, duke rikujtuar edhe etiketimet ndaj shqiptarëve si më problematikë, ndërsa theksoi se shpesh emigracioni është përdorur si ‘kokë turku’.
    “Më kujtohet ajo që u quajt referendumi i largimit…Shqipëria është bërë një temë edhe më e madhe, por problemi nuk janë shqiptarët apo emigrantët. Por problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të largimit nga Europa. Mua më vjen keq, që kur dikush që quhej Suela, një tjetër qeveri që piketoi shqiptarët, “thjesht mbaje mend mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët zhdukesh.” Këtu gjeta gazetarë që flisnin për të…Nëse i nxjerr nga vendi, kush do t’i bëjë këto punë…Cilët janë ata britanikë që do vijnë të kujdesen për kopshtet tuaja kaq të bukura. Edhe emigracioni është një kokë turku…Sigurisht ka problemin e paligjshmërisë, emigrantë të parregullt….”, tha ai.

  • Elbasani, Gvozdenovic: Pësuam gol të çuditshëm, do bëjmë analizën tonë

    Elbasani, Gvozdenovic: Pësuam gol të çuditshëm, do bëjmë analizën tonë

    Tekniku i Elbasanit, Gvozdenovic dha opinionin e tij pas humbjes 1-2 ndaj Vorës.
    “Patjetër duhet të bëjmë një analizë. Kur erdhi goli i parë, nuk ishim më në fushë. Një gol i pësuar çuditërisht, nuk e kuptojë se çfarë ndodhi. Edhe goli i dytë erdhi shumë thjeshtë. Nuk ishim shumë fortë në duele. Një humbje turpi.

    E çuditshme, nga ana taktike, sikurse përqendrimi në fushë. Gabimet ndikuan te golat e pësuar. Ishim gati edhe për tranziocion negativ dhe pozitiv. Ne ishim pak hapur. Jam shumë i mërzitur.
    E kishim ndeshjen në kontrollë, shumë turp për mënyrën se si ndodhi e gjitha. Tani nuk mund të bëjmë analizë të plotë, sepse jam i nxehtë.
    E qartë se mungoi përqendrimi. Dy gabime të mëdha për një skaudër si Elbasani nga golat e pësuar. Nga pjesa e parë deri te goli i pësuar ishim në ekuilibër, por pastaj nga shkaku ndeshja për gabimet tona.   

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Barazimi ndaj Dinamos, Tetova: Ishim përgatitur për mnaksimumin, por ky është futbolli

    Barazimi ndaj Dinamos, Tetova: Ishim përgatitur për mnaksimumin, por ky është futbolli

    Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas barazimit pa gola ndaj Dinamos.
    “Nuk ishte përgatitur kështu, mendoj se kishim defiçite në fillimin e pjesës së dytë, se në të parën nuk kam çfërë them peërveçse ishim shumë të nxituar, kemi humbur shumë topa të thjeshtë, rastet ishsin prezentë. Ata ndryshuan që në pjesën e  dytë me numrat 6 më poshtë, presingu më pas ishte si avantazh. Ata hapeshin në krah me mesfushorët. Të zbritnim një linjë më poshtë, me ndryshimin që bëmë, i bëmë mundëisnë Fernandos që të kishte vetëm kombinime dhe arritëm të krijonim tranzicionet.

    E rëndësishme që trajneri është të çojë ekipin një kundër një apo para portës, pastaj është zgjedhje emocionale e lojtarit që merr vendimin. Por e rëndësishëm është që në pjesën e parë dhe në fraksionin e pjesës së dytë skuadra shkoj rrjedhshëm, ashtu siç mendoj unë se duhet  të luajë futboll, pastaj mendoj se rezultatet do të vijnë”,

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb