Tag: ishiba

  • Humbjet e rënda zgjedhore trondisin kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba jep dorëheqjen e menjëhershme

    Humbjet e rënda zgjedhore trondisin kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba jep dorëheqjen e menjëhershme

    Kryeministri japonez Shigeru Ishiba ka dhënë dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë, pas dy humbjeve të mëdha zgjedhore që lanë Partinë Liberal Demokrate (PLD) pa shumicë në parlament për herë të parë në 15 vjet.

    Largimi i tij vjen në një kohë të vështirë për Japoninë, e cila përballet me krizë ekonomike dhe pasiguri rajonale.
    Dorëheqja e Ishibës u njoftua një ditë përpara një votimi të mundshëm të brendshëm brenda PLD-së që mund ta kishte detyruar atë të largohej nga udhëheqja. Gjatë mandatit të tij të shkurtër që nisi në tetor 2024, ai nuk arriti të frymëzojë besim publik, teksa inflacioni dhe kriza e kostos së jetesës goditën rëndë ekonominë japoneze — përfshirë dyfishimin e çmimeve të orizit.
    Pavarësisht trysnisë në rritje, Ishiba kishte refuzuar të jepte dorëheqjen derisa të përfundonin negociatat me SHBA-në për tarifat ndaj eksporteve japoneze. “Kam besuar fuqimisht se negociatat në lidhje me masat tarifore të SHBA-së, të cilat mund të përshkruhen si një krizë kombëtare, duhet të përfundojnë nën përgjegjësinë e administratës sonë,” deklaroi ai.
    Marrëveshja me SHBA-në, e arritur javën e kaluar për të lehtësuar tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump, duket se i hapi rrugë vendimit të tij për dorëheqje.
    Shkak për pakënaqësi ishin gjithashtu një sërë polemikash të brendshme, përfshirë kritikat ndaj emërimit të vetëm dy grave në kabinet dhe akuzat për shpërndarje dhuratash të shtrenjta anëtarëve të partisë.
    PLD, e cila ka dominuar politikën japoneze për dekada, do të mbajë tani zgjedhje të brendshme për të emëruar një udhëheqës të ri, i cili më pas pritet të miratohet nga parlamenti si kryeministër.
    Dorëheqja e Ishibës sjell një periudhë pasigurie politike për Japoninë — ekonominë e katërt më të madhe në botë dhe një aleate kyçe e SHBA-së — në një kohë kur tensionet me Kinën dhe sfidat rajonale janë në rritje.

    Top Channel

  • Humbi zgjedhjet, kryeministri i Japonisë jep dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë

    Humbi zgjedhjet, kryeministri i Japonisë jep dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë

    Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka njoftuar dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë, pas dy humbjeve të mëdha zgjedhore. Siç shkruan BBC, ky vendim vjen një ditë para se Partia e tij Liberal Demokratike (LDP) pritej të votonte nëse do të mbante një votim të brendshëm për lidershipin, i cili mund ta kishte detyruar të largohej.
    LDP-ja ka qeverisur Japoninë për pjesën më të madhe të shtatë dekadave të fundit, por nën drejtimin e Ishiba-s humbi shumicën në dhomën e ulët për herë të parë në 15 vjet dhe më pas humbi shumicën edhe në dhomën e lartë në korrik.
    Japonia, ekonomia e katërt më e madhe në botë dhe një aleat kyç i SHBA-ve, tani përballet me një periudhë pasigurie politike, teksa tensionet me Kinën rriten dhe pasiguria rajonale shtohet. “Tani që është arritur një përfundim në negociatat që lidhen me masat tarifore të SHBA-ve, besoj se ky është pikërisht momenti i duhur”, tha Ishiba, duke iu referuar një marrëveshjeje të nënshkruar javën e kaluar për të lehtësuar tarifat e vendosura nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbi makinat japoneze dhe eksportet e tjera.
    Deri të dielën, ai kishte refuzuar thirrjet për dorëheqje, duke thënë se ishte përgjegjësia e tij të zgjidhte mosmarrëveshjen me Uashingtonin para se të largohej.
    “Kam besuar fort se negociatat që lidhen me masat tarifore të SHBA-ve, të cilat mund të përshkruhen si një krizë kombëtare, duhet të përmbyllen nën përgjegjësinë e administratës sonë”, tha ai.
    68-vjeçari tha se do të vazhdojë detyrimet e tij “ndaj popullit” deri në përzgjedhjen e një pasuesi.
    LDP-ja tani do të zgjedhë një lider të ri, i cili do të bëhet kryeministër pas një votimi në parlament.
    Ishiba, i cili mori detyrën në tetor 2024 duke premtuar se do të përballej me rritjen e çmimeve, u përball me vështirësi për të fituar besimin e publikut ndërsa vendi përballej me sfida ekonomike, krizë të kostos së jetesës dhe marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në.
    Inflacioni, veçanërisht dyfishimi i çmimit të orizit gjatë vitit të fundit, ishte politikisht i dëmshëm.
    Mbështetja publike ra më tej pas një sërë polemikash, përfshirë kritikat për vendimin e tij për të emëruar vetëm dy gra në kabinet dhe për dhënien e dhuratave të shtrenjta anëtarëve të partisë.

  • Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

    Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

    Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje pas një viti në këtë pozitë, për shkak të dy humbjeve të mëdha në zgjedhje.
    Ky vendim vjen një ditë pasi Partia e tij Demokratike Liberale pritej të votonte nëse do të mbante një votim të brendshëm për largimin e tij nga pozita e lartë partiake.
    Kjo parti e ka udhëhequr Japoninë për pothuajse shtatë dekada, mirëpo nën Ishiban e ka humbur shumicën në dhomën e ulët të parlamentit, për herë të parë në 15 vjet, dhe më pas e ka humbur shumicën edhe në dhomën e lartë të parlamentit në muajin korrik.

    Japonia, ekonomia e katërt më e madhe në botë, dhe aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, tani përballet me periudhë të paqartësive politike, teksa rriten tensionet me Kinën, si dhe pasiguritë rajonale.
    “Tani që është arritur një përfundim në negociatat lidhur me tarifat amerikane, besoj është është koha e duhur”, ka thënë Ishiba, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar javën e kaluar për ulje të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump në makinat japoneze dhe eksportet tjera.
    Ai iu ka rezistuar thirrjeve për largim deri të dielën, duke thënë se ka qenë përgjegjësia e tij për zgjidhjen e mospajtimeve me Uashington.
    “Kam besuar thellësisht se negociatat lidhur me tarifat amerikane, të cilat do të mund të përshkrueshin si krizë kombëtare, është dashur të përfundojnë si përgjegjësi e administratës tonë”, ka thënë mes tjerash ai.
    Ishiba, 68-vjeçar ka thënë se do t’i vazhdojë përgjegjësitë “ndaj popullit” derisa të zgjidhet një kryeministër i ri.
    Ai është ngjitur në pozitë në tetor të vitit 2024 duke u zotuar për luftim të rritjes së çmimeve, mirëpo inflacioni, i cili i ka dyfishuar çmimet e orizit vitin e kaluar, ka pasur efekt shumë të dëmshëm në udhëheqësinë etij.
    Arsye për rënien e mbështetjes publike kanë qenë edhe vendimet e tij për t’i emëruar vetëm dy gra në kabinet si dhe për blerje të dhuratave të shtrenjta për anëtarët e partisë./REL

  • Japonia ‘zhytet’ në krizë politike, mbetet pa kryeministër! Shigeru Ishiba jep dorëheqjen pas humbjes së thellë

    Japonia ‘zhytet’ në krizë politike, mbetet pa kryeministër! Shigeru Ishiba jep dorëheqjen pas humbjes së thellë

    Shigeru Ishiba

    JAPONI- Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, njoftoi dorëheqjen më pak se një vit pasi mori detyrën, duke e futur politikën e vendit në trazira dhe duke vënë në lëvizje një garë potencialisht të çrregullt për ta zëvendësuar atë si udhëheqës të partisë liberale demokratike (LDP) në pushtet, raporton The Guardian.
    Dorëheqja erdhi një ditë para se Partia e tij Liberal Demokratike të vendoste nëse do të mbante zgjedhje të parakohshme për udhëheqjen.
    Që kur u zgjodh për të udhëhequr LDP-në vjeshtën e kaluar, partia dhe partneri i saj i vogël i koalicionit, Komeito, humbën shumicën në dhomën e ulët dhe patën të njëjtin fat në zgjedhjet e dhomës së lartë këtë korrik.
    Duke folur për median të dielën në mbrëmje – një ditë përpara se kundërshtarët e tij brenda partisë të përpiqeshin ta detyronin të largohej – Ishiba tha se do të jepte dorëheqjen për të marrë përgjegjësinë për debabet zgjedhore, duke thënë se donte të shmangte hapjen e një përçarjeje “vendimtare” në LDP.
    Ai e njoftoi vendimin në një kohë pasigurie për ekonominë e katërt më të madhe në botë, ndërsa ajo përballet me ndikimin në eksportet e tarifave të Donald Trump. Javën e kaluar, presidenti amerikan njoftoi se do të ulte tarifat e vendosura për makinat japoneze nga 27.5% në 15%, në një moment të rrallë optimizmi të matur për Ishibën e sulmuar.
    “Tani që negociatat mbi masat tarifore të SHBA-së kanë arritur në një përfundim, besoj se ky është momenti i duhur [për të dhënë dorëheqjen]”, u tha Ishiba gazetarëve. “Kam vendosur të largohem dhe t’i hap rrugën brezit të ardhshëm.”
    Opozita ndaj Ishibës, 68 vjeç, është shtuar në javët e fundit, me mediat që raportojnë se deputetët e pakënaqur do të përpiqen ta detyrojnë atë të largohet duke votuar të hënën për të sjellë përpara zgjedhjet presidenciale të partisë që nuk priten deri në vitin 2027.
    Ishiba thuhet se kishte shkaktuar edhe më shumë zemërim, veçanërisht midis atyre në të djathtë të LDP-së, duke i rezistuar këtij veprimi dhe duke kërcënuar në vend të kësaj se do të thërriste zgjedhje të parakohshme “ose pezullo ose mbyll gojën”.
    Ishiba pranoi se nuk mund ta drejtonte më LDP-në – një pozicion që automatikisht e bën mbajtësin e atij posti kryeministër, pasi është partia më e madhe në Dhomën e Ulët – pas bisedimeve me kolegët e lartë të shtunën, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.
    Tani që Ishiba është zotuar të mos kandidojë për rizgjedhje në garën partiake, vëmendja do të kthehet te pasardhësit e tij të mundshëm, me një votim për udhëheqjen midis ligjvënësve dhe anëtarëve të thjeshtë të partisë që pritet të zhvillohet në fillim të tetorit./ZËRI

  • Kostoja e lartë e jetesës rrit pakënaqësinë e votuesve, kryeministri japonez do të japë dorëheqjen

    Kostoja e lartë e jetesës rrit pakënaqësinë e votuesve, kryeministri japonez do të japë dorëheqjen

    Kryeministri japonez Shigeru Ishiba  ka vendosur të japë dorëheqjen për të shmangur një përçarje brenda partisë së tij në pushtet, raportuan mediat japoneze të premten.
    Një zëdhënës i zyrës së kryeministrit nuk komentoi lajmin kur u pyet nga Reuters. Megjithatë, qeveria japoneze tha se Ishiba do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 6 pasdite sipas kohës lokale.
    Që kur erdhi në pushtet shtatorin e kaluar, koalicioni qeverisës i Ishibës ka humbur shumicën në zgjedhje në të dyja dhomat e parlamentit, për shkak të pakënaqësisë së votuesve për shkak të rritjes së kostove të jetesës.

    Ishiba kishte refuzuar thirrjet e anëtarëve të Partisë së tij Liberale Demokratike për të dhënë dorëheqjen dhe për të marrë përsipër koston e humbjes së shumicës në Dhomën e Lartë në zgjedhjet e korrikut.
    NHK raportoi se Ishiba donte të shmangte një përçarje brenda partisë së tij, ndërsa gazeta Asahi Shimbun raportoi se ai nuk mund t’i rezistonte më thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij.
    Të shtunën në mbrëmje, Ishiba zhvilloi bisedime me Ministrin e Bujqësisë Shinjiro Koizumi dhe ish-kryeministrin Yoshihide Suga, një figurë me ndikim në partinë e tij, të cilët i kërkuan atij të jepte dorëheqjen, raportuan mediat japoneze.
    Gjithashtu, disa ditë më parë, katër zyrtarë të lartë në partinë e tij, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Hiroshi Moriyama, kishin sugjeruar që ai të jepte dorëheqjen./vizionplus.tv