Në rrjetet sociale, juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi në mënyrë ironike ndaj gjendjes së Sali Berishës, i cili pritet të paraqitet në SPAK për çështjen e 21 Janarit.
Manjani shkroi me ironi se “e forta e ditës” do ishte sikur Berisha të deklaronte pas daljes: “Më dhanë sot në SKAP një zarf me njoftim, por zarfi ishte bosh. Nuk kishte njoftim brenda.”
Tag: ironia
-

Ironia e Manjanit për thirrjen e Berishës në Spak/ Mora zarfin për 21 Janarin…, por ishte bosh
-

Plazhe bosh në Mal të Zi, ironia e sezonit: Ikje pushuesish në Shqipëri!
Mos mendoni se vetëm bregdetin shqiptar po dështon ky sezon turistik, me shezlong bosh aty ku sezonet e kaluara ishin plot, tashmë në kulmin e sezonit; keq paraqitet situata dhe në Mal të Zi, një vend ku tradita e turizmit detar daton që nga kohërat e Jugosllavisë.
Pamjet nga Budva, një nga vendpushimet më me emër në Mal të Zi tregojnë plazhe bosh dhe, sipas komenteve jozyrtare nga pronarët vendas, problemi është shumështresor: çmimet të larta, konkurrenca e fortë nga rajoni dhe një reputacion në rënie. Shumë nga ata që vinin më parë në Mal të Zi tani po zgjedhin destinacione të tjera – Greqi, Turqi, Shqipëri.
“Është bosh, sepse këto shezlongje kushtojnë 40 euro”. “E shesin një pije për tetë euro, një akullore për tre euro”, janë vetëm disa nga komentet.
-

Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe”
Pas intervistës së fundit të Jozefin Markut në emisionin “Live From Tirana”, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli për eksperiencën në shtëpi dhe komentoi për marrëdhënien e tij me Loredanën, nuk ka munguar një reagim nga ana e saj.
Vetëm pak pas publikimit të intervistës, Loredana ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në shoqërinë e gazetarit Eraldo Rexho. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Shoqëria e keqe”, një përgjigje që shumë e kanë interpretuar si thumb ironik ndaj deklaratave të Jozit.
Në intervistë, Jozi ishte shprehur se “Loredana ka marrë një drejtim jo të mirë” dhe se “po frekuenton njerëz të papërshtatshëm”, duke lënë të kuptohet për një lidhje të mundshme të saj me reperin Don Xhoni.The post Deklarata e Jozit! Ironia e Loredanës, prezanton “shoqërinë e saj të keqe” appeared first on iconstyle.al.
-

Ironia e madhe e fatit/ Fonseca u shkarkua nga detyra kundër Romës, për Conceicaon ishte ndeshja e fundit kundër…Romës
Pas ndeshjes me Romën e gjeti vendin e punës te Milani dhe kundër Romës, e mbylli punën te Milani. Kjo është ironia e madhe e fatit e Conceicao-s, trajnerit të Milanit, që ka humbur ndaj kryeqytetasve dhe tani e gjen veten larg kuqezinjëve dhe njëkohësisht duke dështuar në misionin kryesor, kualifikimin në Champions League.
Në fakt Fonseca u shkarkua në mes të ndeshjes Milan-Roma, teksa në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i afrimit të Conceicaos. Këtë herë dihej që në fillim që Conceicao do të shkarkohej, para ndeshjes me Romës, por për shkak të kartonit të kuq të marrë në këtë takim dhe kur ka mbetur një javë nga fundi i kampionatit, në këtë takim ishte hera e fundit që Conceicao u pa në stolin e Milanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Alma Kaçi jua ka bërë benë, një nga një si Safeti do t’ju…”, ironia e analistit: Intelektual Paloka e Muli…
Flamur Paloka me Edi Palokën, pas humbjes së rëndë në 11 maj, i janë vërsulur jo vetëm popullit, por edhe medias, duke i bërë përgjegjës pse nuk i votuan.
Një ditë më parë madje, morën me vete edhe Alma Kaçin e famshme, të cilën e përdorën për videon me Safet Gjicin.
Ndaj analisti Amarildo Pregapuca, ironizon këta intelektualët e PD-së, që sulmojnë këdo, veç vetë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.
“O Popull dele, cyryk, pleher qe shitet voten tek qeveria e krimit dhe e droges..
Kur pate intelektual Paloken, Mulin, Kelliçin te riun qe te le pa fjale..Saliun qe flet e rri drejt si qirini..
A s’ju erdhi turp ?!
A su pendute, per krimin qe bete ?!
O te korruptuar.. Alma ja u ka bere bene, nje nga nje si Safetin, ne burg do ju çoje”, shkruan ai.