Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2. Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 raste të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD.
“Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së. Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese”, thotë Komisioni Europian, shkruan A2.
Rastet dhe shuma e gjetur si e shpenzuar në formë të parregullt në Shqipëri është më e larta në Rajon, madje duke ja kaluar edhe Turqisë. Në përgjigjen për A2CNN, Komisioni Evropian kërkon nga Qeveria e Shqipërisë “që ta trajtojë me seriozisht maksimal këtë çështje”: “Duke qenë se bëhet fjalë për fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, Komisioni pret që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”.
Bashkë me një pjesë të fondeve të IPARD 2, pezull kanë mbetur edhe ato të IPARD 3. Janë 146 milionë euro në total, 112 milionë prej të cilave financim nga Bashkimi Evropian. Me fondet që skadojnë në vitin 2027, Shqipëria mund të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk lëviz më shpejt në përpjeke për të rifituar besimin e institucioneve të BE: “Aktualisht, po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim që të sigurohet vendosja sa më shpejt e masave të duhura korrigjuese nga ana e institucioneve shqiptare”.
Veç institucioneve të Bashkimit Evropian, çështja e abuzimit me fondet IPARD të Bashkimit Evropian po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (A2 Televizion)
Tag: ipard
-

Fondet e IPARD/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro
-

Skandali me fondet e IPARD, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro e shpërdoruara të IPARD-2
Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33.5 milionë euro në kuadër të programit IPARD 2. Kjo shumë konsiderohet si e shpenzuar në mënyrë të parregullt në harkun e viteve 2020-2022. Pas hetimeve të kryera, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit gjeti 52 raste të abuzimit me paratë që BE jep në kuadër të IPARD.
‘Çdo shumë që rezulton të jetë përdorur në mënyrë të parregullt do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së.
Qeveria shqiptare ka angazhuar një kompani të jashtme të specializuar për të kryer një auditim të thelluar të granteve dhe pagesave të IPARD II, si edhe të sistemit të ri të brendshëm të menaxhimit dhe kontrollit. Tashmë që autoritetet kanë marrë rekomandimet e auditimit, ato po vlerësojnë masat përkatëse korrigjuese’, thotë Komisioni Europian.
Rastet dhe shuma e gjetur si e shpenzuar në formë të parregullt në Shqipëri është më e larta në Rajon, madje duke ja kaluar edhe Turqisë.
Në përgjigjen për A2, Komisioni Evropian kërkon nga Qeveria e Shqipërisë ‘që ta trajtojë me seriozisht maksimal këtë çështje’:
‘Duke qenë se bëhet fjalë për fondet e taksapaguesve të Bashkimit Evropian, Komisioni pret që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet maksimal. Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet’.
Bashkë me një pjesë të fondeve të IPARD 2, pezull kanë mbetur edhe ato të IPARD 3.
Janë 146 milionë euro në total, 112 milionë prej të cilave financim nga Bashkimi Evropian. Me fondet që skadojnë në vitin 2027, Shqipëria mund të mos përfitojë asnjë qindarkë nëse nuk lëviz më shpejt në përpjeke për të rifituar besimin e institucioneve të BE:
‘Aktualisht, po zhvillohet një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare, me qëllim që të sigurohet vendosja sa më shpejt e masave të duhura korrigjuese nga ana e institucioneve shqiptare’.
Veç institucioneve të Bashkimit Evropian, çështja e abuzimit me fondet IPARD të Bashkimit Evropian po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. /A2CNN
-

Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD/ KE përgënjeshtron Ramën
Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD/ KE përgënjeshtron Ramën
Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.
Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.
“OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Por ky krahasim është i pasaktë.
Shqipëria, një rast unik
Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.
Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.
“Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al
Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.
“Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.
Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian.
Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.
Gënjeshtër e përsëritur
Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.
Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.
Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.
Përfundim
Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë. -

KE përgënjeshtron Ramën: Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD
Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.
Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.
“OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Por ky krahasim është i pasaktë.
Shqipëria, një rast unikNë një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.
Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.
“Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al
Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.
“Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.
Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian.
Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.
Gënjeshtër e përsëritur
Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.
Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.
Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.
Përfundim
Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë.Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit europian./Faktoje.al
-

Fondet IPARD/ Komisioni Evropian përgënjeshtron Ramën
Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.
Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.
“OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Por ky krahasim është i pasaktë.
Shqipëria, një rast unikNë një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.
Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.
“Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al
Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.
“Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.
Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian.
Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.
Gënjeshtër e përsëriturKjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.
Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.
Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.
PërfundimKomisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë.
Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit europian. -

Abuzimet në AZHBR/ Asnjë reflektim nga ndërprerja e fondeve IPARD, ekspertët: Rastet përsëriten sepse nuk ka dënime
BE i ndërpreu fondet për bujqësinë për shkak të korrupsionit, pasi paratë e programit IPARD jo gjithmonë shkuan te njerëzit e tokës.
Kjo skemë u përsërit sërish këtë vit, por kësaj here me paratë e buxhetit të shtetit. Nëpërmjet Skemës Kombëtare të Investimeve, drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, së bashku me inspektoren Ana Ago dhe babain e saj, Ylli Ago, investimin prej 280 mln për ngritjen e një stalle lopësh, e bënë duke u favorizuar lidhjet familjare mes njëri-tjetrit.
Sipas ekspertëve të bujqësisë, ngjarje të tilla do të përsëriten për sa kohë nuk ka asnjë të dënuar.
“Ky institucion nuk ka reflektuar nga gabimet e të shkuarës me fondet, siç janë ato të IPARD. Ky është mesazhi më i keq që mund t’u jepet fermerëve shqiptarë dhe sektorit të bujqësisë në tërësi, i cili si asnjë sektor tjetër e vuan mungesën e fondeve”, shprehet eksperti i bujqësisë, Ndoc Fasllia.
Ndërsa gjithnjë e më shumë promovohet ndihma që u jepet fermerëve përmes granteve, e vërteta qëndron ndryshe, pasi mbështetja financiare është orientuar drejt individëve që kanë njohje personale me titullarët e AZHBR.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshsiqi thotë: “Fondet e AZHBR-së janë një element shumë pozitiv për të motivuar fermerët, për të investuar dhe për të qëndruar në vendin tonë. Çështje të tipit si mitmarrja, nepotizmi bëjnë që shumë fermerë të mos marrin pjesë nga mbështetja që jep qeveria.”
Lajmi i TCH vendosi në lëvizje edhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, duke ngritur një grup pune për të hetuar abuzimet që janë bërë në drejtorinë e besuar deri më sot Ardita Kuçit.
“Unë mendoj se ka ardhur koha që në strukturat e auditimit dhe në agjencitë e rëndësishme që menaxhojnë fonde të bëhet një reformë strukturore, pasi këto njësi auditimi duhet të dalin në institucione qendrore, mos të jenë në varësi të titulluesit”, shton Fasllia.
Ndërkohë që AZHBR nxitoi për të shpërndarë fondet e skemës së investimeve, nga ana tjetër po ky institucion nuk ka likuiduar fermerët që janë shpallur fitues në skemën kombëtare. Edhe pse kjo çështje u diskutua në KE nga deputeti Erion Braçe, përsëri fermerët janë në pritje të parave të premtuara.Top Channel
-

Zonja Kos mos u bëj Bozë!”
Zonja Kos mos u bëj Bozë!”
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025.
Noka shprehet i revoltuar ndaj komisioneres, duke e akuzuar atë për qëndrime të njëanshme dhe për favorizim të kryeministrit Edi Rama.
Ai shprehet se Kos po injoron raportet e institucioneve ndërkombëtare për proceset zgjedhore në Shqipëri dhe se, sipas tij, po “ambalazon” qeverinë me ngjyra evropiane.
Ndër të tjera, Noka e akuzon qeverinë për keqpërdorimin e fondeve IPARD dhe kërkon që institucionet e BE-së të mbajnë një qëndrim të paanshëm.
Postimi i plotë:
Zonja Kos mos u bëj Bozë!
Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.
Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë! -

Rama e merr në zyrë ‘abuzuesen’ Krifca, ndërsa në Maqedoni i arrestojnë zyrtarët për fondet e IPARD
Në të njëjtën ditë kur kryeministri shqiptar Edi Rama mori në mbrojtje, futi në godinën e kryeministrisë ish-ministren e Bujqësisë Frida Krifca, e cila më parë dyshohet e përfshirë aferën korruptive për menaxhimin e fondeve IPARD, në Maqedoninë e Veriut autoritetet kanë arrestuar pesë zyrtarë të lartë për korrupsion me të njëjtat subvencione evropiane.
Mes të arrestuarve është edhe drejtori i Agjencisë për Pagesat e Ndihmës dhe Zhvillimit Rural, Ilia Stoilev, i cili akuzohet se ka kërkuar 50 mijë euro ryshfet për të miratuar një subvencion të financuar nga Bashkimi Evropian për një biznes bujqësor në pronësi të një ish-ministri. Ai është kapur në flagrancë me 400 euro, që përbënin paradhënie të shumës së plotë.
Të gjitha fondet e përfshira në hetim janë pjesë e programit IPARD, që synon mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural.
Pas arrestimeve, qeveria maqedonase ka pezulluar përkohësisht të gjitha subvencionet IPARD, deri në përfundimin e hetimeve. Kryeministri Christian Mickoski deklaroi se ky vendim është marrë për të garantuar kontroll të plotë mbi procedurat, ndërsa opozita SDSMe akuzoi qeverinë për korrupsion sistemik dhe paralajmëroi se vendi mund të humbasë deri në 100 milionë euro ndihmë nga BE-ja.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka kërkuar informacione shtesë dhe nuk përjashton përfshirjen e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) në hetim. Nëse shkeljet vërtetohen, Maqedonia e Veriut mund të detyrohet të kthejë fondet e abuzuara.
Ndërkohë Shqipërisë i janë ndërprerë fondet, por Rama preferon më shumë të mbrojë Krifcën sesa të thithë fonde nga BE për fermerët.
-

Arrestohen 5 zyrtarë për korrupsion me subvencionet IPARD në Maqedoninë e Veriut
Një skandal korrupsioni ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, ku janë arrestuar pesë persona, mes tyre drejtori i Agjencisë për Pagesat e Ndihmës dhe Zhvillimit Rural, Ilia Stoilev.
Sipas hetimeve, Stoilev akuzohet se ka kërkuar 50 mijë euro ryshfet për të miratuar një subvencion të Bashkimit Evropian për një biznes bujqësor në pronësi të një ish-ministri. Ai u kap në flagrancë me 400 euro, që ishin paradhënie e shumës së plotë.
Të gjitha fondet që dyshohet se janë abuzuar vijnë nga programi IPARD i BE-së, që mbështet fermerët dhe investimet në bujqësi.
Pas arrestimeve, qeveria maqedonase ka pezulluar përkohësisht të gjitha subvencionet e BE-së, derisa të përfundojnë hetimet.
Kryeministri Christian Mickoski tha se pezullimi u bë për të kontrolluar çdo parregullsi, ndërsa opozita SDSM e akuzoi qeverinë për korrupsion dhe paralajmëroi se vendi rrezikon të humbasë deri në 100 milionë euro ndihmë nga BE-ja.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka kërkuar informacion shtesë dhe nuk përjashton që në hetim të përfshihet edhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Nëse vërtetohen shkelje, Maqedonia e Veriut mund të detyrohet të kthejë paratë e marra nga fondet e BE-së.