Tag: inzaghit

  • Formacioni i Inzaghit dhe zakonet e vjetra. Chivu nuk ndryshon, ka frikë nga “revolucioni” tek Interi

    Formacioni i Inzaghit dhe zakonet e vjetra. Chivu nuk ndryshon, ka frikë nga “revolucioni” tek Interi

    25 Shtator 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Cristian Chivu ka lënë pas imazhin e “rebelit” dhe është zhytur në “ujërat e vjetra” të Interit, ku kanë kaluar fitoret e fundit që e kanë stabilizuar paksa fillimin e sezonit. Trajektoria është ende e paqëndrueshme, kërkon kohë dhe verifikime të reja. Trajneri rumun ka zbehur ëndrrat utopike për një ekip ndryshe, duke kuptuar se pa përforcime të reja nuk mund të fillojë asnjë revolucion. Më e mençura është të mbështetet te “mielli” i vjetër i Inzaghit.
    Chivu, me eksperiencën e tij nga Karpatet tek Italia dhe Amsterdami, di të ëndërrojë, por edhe të bëjë zgjedhje të sigurta. Jo më kot po fokusohet te lojtarët e sprovuar si Calhanoglu. Evolucioni i ekipit po ndodh ngadalë, me rregullime taktike të vogla, duke ruajtur 3-5-2-in e Inzaghit. Pa një mesfushor muskulor si Manu Koné, ose sulmues të shpejtë si Lookman, sistemi mbetet i njëjtë, megjithëse Chivu tenton presing më të lartë dhe futboll më vertikal.
    Ai vetë ka deklaruar se nuk dëshiron të ndryshojë shumë: “Ekipi ka bërë gjëra të mira, dua të korrigjoj vetëm disa gabime”. Fitoret kundër Ajax dhe Sassuolo tregojnë drejtimin e saktë, me disa risitë si Akanji dhe Sucic, por pjesa tjetër e ekipit mbetet e njëjtë me atë të Inzaghi. Tranzicioni nga Inzaghi është në fillim, rruga për tek ekipi i Chivu ende e gjatë.

  • Largimi i Inzaghit, Lautaro: Ishim në dijeni, folëm dhe…

    Largimi i Inzaghit, Lautaro: Ishim në dijeni, folëm dhe…

    Pas përfundimit të sezonit me Interin, trajneri Inzaghi vendosi që të largohej nga zikaltërit, për të kaluar te Al-Hilal.
    Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se për ikjen e Inzaghit ishte në dijeni prej kohësh.

    “Trajneri na tha që kishte marrë një ofertë dhe që do të largohej. Ne megjithatë ishim të përqendruar për të arritur objektivat. Ka qenë gjithmonë profesionist i vërtetë dhe ndiheshim mirë me të, por secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta.
    Unë fola në mënyrë të përgjithshme dhe nuk i referohesha vetëm një lojtari të caktuar si Çalhanoglu. Ishte një keqkuptim. Gjithçka u sqarua dhe tani jemi të gjithë bashkë për të arritur objektivat e këtij sezoni”, tha ai.

  • “Lufta civile” Lautaro-Çalhanoglu! Interi përçahet pas largimit të Inzaghit, bashkëshortja e trajnerit zgjedh cilën anë mban në debatin mes lojtarëve

    “Lufta civile” Lautaro-Çalhanoglu! Interi përçahet pas largimit të Inzaghit, bashkëshortja e trajnerit zgjedh cilën anë mban në debatin mes lojtarëve

    Te Interi po shpërbëhet një ekuilibër i brishtë që ishte ndërtuar gjatë epokës së Simone Inzaghit.

    Largimi i tij drejt Arabisë Saudite u pasua nga tensione të mëdha në dhomat e zhveshjes, debate mes liderëve të skuadrës dhe sjellje publike që zbulojnë ndarje të thella brenda grupit.
    Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një “pëlqim” i heshtur: Gaia Lucariello, gruaja e Simone Inzaghit, i dha “like” postimit të Hakan Çalhanoglut në Instagram, në të cilin mesfushori turk reagonte ndaj kritikave dhe tensionit me Lautaron dhe drejtuesit.
    Ky gjest i thjeshtë, por domethënës, sinjalizon qartë anën që mban Inzaghi dhe rrethi i tij në këtë krizë të brendshme: nuk është me drejtuesit, por me lojtarët që ndihen të ekspozuar dhe të lënë pas dore.
    Gjatë kohës së Inzaghit, te Interi ekzistonte një pakt joformal mes lojtarëve, një frymë solidariteti për të qëndruar bashkë dhe për të luftuar për tituj, duke refuzuar ofertat nga klubet e mëdha. Një frymë që ngjante me atë të Sampdorias së Boskov. Por pas humbjes në finalen në Mynih dhe kalimit të Inzaghit në Al-Hilal, ajo kohezion u thye.
    Kjo u pa hapur në fjalët e zemëruara të Lautaros, që sulmuan kolegun Çalhanoglu për flirtin me Galatasaray, dhe më pas në përgjigjen publike të Çalhës, që foli për “fjalë që përçajnë”. Pëlqimi nga gruaja e Inzaghit ndaj atij reagimi ishte një mesazh i qartë: ata që ishin pranë trajnerit, nuk janë dakord me drejtimin që ka marrë klubi.
    Nga rrethi i afërt i Inzaghit vijnë kritika ndaj mënyrës sesi u menaxhua situata: mungesa e një sulmuesi të ri në janar, mungesa e rinovimit të premtuar, mungesa e mbështetjes publike nga klubi kur trajneri ishte nën presion. Kjo, sipas tyre, detyroi Inzaghin të largohej dhe tani po sjell pasoja në grup.
    Giuseppe Marotta, që tashmë synon një “pastrim” të brendshëm, duket se është i gatshëm ta përdorë këtë përçarje për të rinovuar skuadrën. Largimi i Çalhanoglus mund të jetë vetëm hapi i parë.
    Në këtë atmosferë të elektrizuar, Cristian Chivu mori situatën në dorë dhe mblodhi skuadrën për një takim sqarues në Charlotte. Zyrtarisht u fol për “harmoni”, por në prapaskenë klima mbetet e tensionuar.
    Nëse Inzaghi ishte fija e padukshme që i mbante të gjithë bashkë, tani Interi duhet të gjejë një lidhje të re. Dhe me gruan e tij që pozicionohet hapur në një anë të debatit, është e qartë se ndarja është më e thellë sesa duket.

    Top Channel

  • Inzaghi-Al Hilal, akordi para finales së Champions-it. Interi i zhgënjyer, Marotta: Secili e di çfarë ka bërë…

    Inzaghi-Al Hilal, akordi para finales së Champions-it. Interi i zhgënjyer, Marotta: Secili e di çfarë ka bërë…

    Pas dështimit të rëndë në finalen e Ligës së Kampionëve, të humbur keq dhe largimit të menjëhershëm, që detyroi klubin të ndryshonte planet me shpejtësi, ndarja mes Interit dhe Simone Inzaghit vazhdon të bëjë shumë zhurmë për mënyrën dhe kohën se si ndodhi.
    CEO i Al Hilal pranoi se marrëveshja me trajnerin italian ishte arritur që para finales ndaj PSG-së, me firmën mbi kontratë që u hodh pas ndeshjes vetëm për çështje respekti. Është logjike dhe njerëzore në këtë pikë të lindin pyetje mbi atë mbrëmje shkatërruese në Mynih.
    Ndoshta në atë finale të Champions-it nuk do të kishte ndryshuar asgjë, por dalja zyrtare e klubit arab i ka bezdisur shumë drejtuesit e Interit, ndoshta edhe më shumë sesa vetë tifozët zikaltër. Shoqëria, nëse fjalët e Al Hilal janë të vërteta, ka të drejtë të ndihet e zhgënjyer nga sjellja e Simone Inzaghit, i cili për javë të tëra shtyu takimin me Marotta dhe drejtuesit e klubit, duke deklaruar se ishte ende në dyshim nëse duhej ta rinovonte projektin në Milano apo t’i dorëzohej ofertës së Arabisë Saudite.
    Që në të vërtetë, sipas asaj që del tani, ishte pranuar prej kohësh.Në këtë mënyrë, Interi është gjetur dy herë i papërgatitur, duke mbetur i përfshirë në një situatë pasigurie, që në të vërtetë nuk ishte e tillë, dhe që ua ka lidhur duart drejtuesve, veçanërisht në lëvizjet për të gjetur pasuesin e vetë Inzaghit.
    Ajo që mbetet janë rrënojat e një fundi të shëmtuar, jo vetëm në fushë, por mbi të gjitha jashtë saj. Dhe shumë, shumë pyetje e dyshime që, për shkak të mungesës së qartësisë, të zyrtarizuara nga deklarata e Calzada, janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
    Po sikur t’ua ketë komunikuar lojtarëve vendimin e tij para finales, duke i shpërqendruar? Po sikur vërtet të ketë tentuar të përfshijë Barella dhe Bastoni në projektin e Al Hilal? Shumë “nëse”, shumë “por”, që nuk do të gjejnë kurrë përgjigje. Ndoshta, pas këtyre zbulimeve mbi kohën e marrëveshjes, që e kanë irrituar Interin, janë vërtetuar shumë gjëra.
    “Deklaratat e Al Hilal për Inzaghin? Gjëja më e rëndësishme është se kemi mbyllur një cikël dhe ka filluar një tjetër. Janë gjëra normale, nuk i ndjek zërat, mohim apo deklarata, secili e di çfarë ka bërë”.
    Kështu u shpreh presidenti i Interit, Beppe Marotta, për DAZN para debutimit të zikaltërve në Botërorin për Klube. “Ne i jemi mirënjohës Inzaghit për atë që ka bërë, por Interi ecën përpara dhe jemi shumë të kënaqur me Chivu”.

  • Al Hilal bën gafë me prezantimin e Inzaghit, ngatërron trajnerin e vet të ri

    Al Hilal bën gafë me prezantimin e Inzaghit, ngatërron trajnerin e vet të ri

    5 Qershor 2025

    13:29

    Alfred Lleshi

    Tashmë ka marrë formë zyrtare; Simone Inzaghi është trajneri i ri i Al Hilal. Klubi saudit e prezantoi teknikun italian përmes rrjeteve sociale me pseudonimin “gjeniu italian”. Ish-trajneri i Interit ka firmosur kontratë deri në vitin 2027, me pagë prej 25 milionë euro neto në sezon.

    The Italian genius is here ✅ 🧠
    Welcome, 𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧𝐞 𝐈𝐧𝐳𝐚𝐠𝐡𝐢 ✍️
    pic.twitter.com/8BZAz4tIMr
    — AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) June 4, 2025

    Megjithatë, prezantimi nuk kaloi pa gafë. Në videon zyrtare, teksa kamera rrotullohet rreth Inzaghit, në një ekran televiziv dëgjohet komentimi i një goli nga Sandro Piccinini, por nuk është gol i Simone. Në fakt bëhet fjalë për gol të vëllait të tij Pippo, pikërisht goli i dytë në finalen e Champions League 2007, Milan-Liverpool.
    Ndër “pëlqimet” në videon e prezantimit bie në sy ai i Sergej Milinkovic-Savic, i cili do ta ritakojë trajnerin e tij të dikurshëm (te Lazio) në Riad. Në një tjetër postim, Inzaghi prezantohet si “Kumbari” i ri i klubit.

  • Capello për të ardhmen e Inzaghit: Ja si do të veproja unë, Marotta ka gati planin B

    Capello për të ardhmen e Inzaghit: Ja si do të veproja unë, Marotta ka gati planin B

    Trajneri Fabio Capello ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku është ndalur te situata e Simone Inzaghit tek Interi: “Unë do të kisha thënë se Kupa e Botës për Klube ofron menjëherë një mundësi për t’u rifutur në lojë dhe se do të punoja për atë objektiv. Nëse përgjigjesh si Inzaghi, ka diçka që nuk shkon. Ndoshta zhgënjimi i madh, ka nevojë të qetësohet, por dyshimet mbeten. Më duket si pararendja e një lamtumire”.
    Capello vazhdon analizën e tij: “Besimi i klubit është kusht thelbësor. Në vendin e tij, do e thërrisja Marottën dhe do t’i thoja ku duhet të firmos për të vazhduar bashkë. Zemërimi dhe zhgënjimi pas një humbjeje të rëndë mund të justifikojnë dëshirën për të ndryshuar ambient, por nëse largohesh drejt Al Hilal, atëherë bëhet thjesht një çështje ekonomike. Pastaj, a jemi të sigurt që raporti me tifozët do të mbetet i njëjtë pas finales së Mynihut?”
    Po nëse Inzaghi vendos të qëndrojë tek Interi? Capello shpjegon: “Kupa e parë e Botës për Klube në histori është një skenë për t’i treguar botës fytyrën më të mirë të Interit. Inzaghi, nga ana tjetër, mund të rifillojë nga këto 4 vite me zikaltrit, në të cilat ka ndërtuar një grup të fortë dhe ka arritur dy herë në maja të vështira si finalja e Champions League. Nuk mund të harrohet ky rrugëtim, nderime për Inzaghin. Tani duhet të përfitojë nga kjo përvojë dhe të përqendrohet te kampionati”.
    Po nëse Interi vendos të ndryshojë? Capello përfundon: “Marotta nuk do të gjendet i papërgatitur, me siguri ka studiuar një plan B. Kushdo që do të vijë, duhet të dijë si të menaxhojë një skuadër të ndërtuar për skemën 3-5-2”.

  • “Na e mësonin në Coverciano”! Largimi i Inzaghit nga Interi, Marino: Na e thonin atje, fito në një ekip dhe largohu direkt… 

    “Na e mësonin në Coverciano”! Largimi i Inzaghit nga Interi, Marino: Na e thonin atje, fito në një ekip dhe largohu direkt… 

    Interi ka bërë një sezon shumë të mirë duke arritur në finalen e Champions League, ndërsa padyshim zhgënjimi më i madh do të ngelet humbja e titullit kampion me Napolin, që luftuan deri në javën e fundit të kampionatit. Ndërkohë në media doli papritur lajmi se Inzaghi do të largohej në Arabinë Saudite. 
    Tërësisht e papritur duke parë gjithë impenjimin dhe përjetimin e Inzaghit te Interi, largimi ishte gjëja e fundit që mendohej te tifozët zikaltër. Por ish-menaxheri i Udineses, Pierpaolo Marino, ka treguar një detaj të bukur mbi lamtumirën e mundshme. 
    “Uroj që Interi të fitojë Champions League, pavarësisht se PSG shihet si favorit. Dhe me një fitore të Champions do të krijoheshin kushtet ideale që Inzaghi të largohej nga Interi në kohën e duhur dhe me rezultatin e duhur. Me kalimin e kohës, trajnerët po zbatojnë një rregull, atë të Italo Allodi. Mbaj mend që gjatë mësimeve në Coverciano, u thoshte trajnerëve: “Në cdo vend, fito dhe largohu direkt”. Kështu ikën me derë dhe askush nuk të gjykon për gabimet e tua”, tha Merino. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Nuk ishte vendimi i Inzaghit! Asllani tregon si përfundoi penalltia në këmbët e tij, ia la si dhuratë…Arnautovic 

    Nuk ishte vendimi i Inzaghit! Asllani tregon si përfundoi penalltia në këmbët e tij, ia la si dhuratë…Arnautovic 

    Kristjan Asllani është rikthyer pas shumë kritikave për t’u shpallur dje lojtari i ndeshjes kundër Veronës. Interi arriti të fitonte 1-0 falë golit të Asllanit nga 11-metrat. Një paraqitje e mirë e mesfushorit shqiptar që tregoi se mund të jap përgjigje pozitive nëse besojnë te ai. 
    Por shumëkush u habit kur pa se Asllani ishte nga 11-metrat. Ndryshe nga goditjet e këndit të ekzekutuara shumë herë prej tij kur është në fushë, këtë herë nuk ishte vendimi i Inzaghit që penalltia të goditej prej shqiptarit. 
    “Në stërvitje kemi qenë 3 lojtarë që kemi provuar penalltitë. Unë, Arnautovic dhe Zielienski. Më pas kur na u dha penalltia, më duhet të falenderoj vecanërisht Arnautovic që më lejoi për ta gjuajtur unë. Ishte një vendim i marrë aty në fushën e lojës”, tha Asllani. Ndërkohë në momentin kur Asllani po jepte intervistë pas ndeshjes si lojtari më i mirë i këtij takimi, Arnautovic ka shkuar për të përqafuar shqiptarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ ?

  • Silvinjo duhet ta kopjojë! “Kaosi i përmbysjes”, shihni skemën taktike si Inzaghi bën konfuz rivalët (VIDEO)

    Silvinjo duhet ta kopjojë! “Kaosi i përmbysjes”, shihni skemën taktike si Inzaghi bën konfuz rivalët (VIDEO)

    Interi i Inzaghit është duke korrur rezultate mbreslënëse këtë sezon. Kjo skuadër është në garë për titullin kampion në Serinë A dhe për trofeun e Champions League. Por ajo që ndodhi dje, ishte një magji futbolli. Interi barazoi 3-3 ndaj Barcelonës në transfertë. Një diferencë e madhe mes dy ekipeve teksa te Barcelona janë lojtarët më të mirë në botë, talente të reja, ndërsa nga krahu tjetër Interi luajti me Acerbin 37-vjeç, Mkhitarian 37-vjeç, Sommer 36-vjeç dhe lojtarë të tjerë që në nivel nuk i afrohen Barcelonës. 
    U përplasën dy filozofi futbolli, ajo e një “Tiki Taka” ndryshe, më efikase dhe prezente në sulm, që lejon më shumë hapësira mbrapa dhe më pak i mërzitshëm nga versioni i “Tiki Taka” së vjetër dhe Interi, që mbrohej dhe sulmonte i gjitha si skuadër. Por ajo që duhet të tregojmë sot është skema taktike e Inzaghit që do të ishte fantastike të kopjohej edhe nga Silvinjo te Shqipëria. 
    Në fakt, nëse një ditë Shqipëria përmbush pritshmëritë e tifozëve dhe ëndrrën e tifozëve për të shkuar shumë larg, do të jetë vetëm nëse përsërit Interin e Inzaghit. Por si i befason kundërshtarët me Interin? Inzaghi përdor automatizimin e kundërt të veprimeve, që njihet ndryshe si kaosi i strukturës. Kur Interi luan në ndeshje të mëdha ndaj rivalëve që kanë shumë më tepër cilësi te Interi dhe që në letër i shkatërrojnë italianët, Inzaghi vjen me gjetjen e tij ideale. 
    Ai përdor mbrojtësit si mesfushor dhe sulmues, duke bërë totalisht konfuz kundërshtarët.  Nuk është rastësi që shumë herë golat te Interi vijnë nga pjesa mbrapa dhe jo sulmi, për shkak të kësaj skeme, pasi nuk funksionon skema tradicionale me Interin. Kjo pasi Inzaghi ngatërron shpesh gjatë lojës lojtarët e tij dhe vendosjen që kanë ata, si të përziejë shpesh kartat në tavolinë dhe kundërshtari e ka të pamundur të kuptojë dhe përgatitet se kë kundërshtarë do të ketë para tij që duhet të kalojë.  ?Për ta kuptuar më qartë, kur topi nis nga portieri, tre mesfushorët e Interit, Barela, Calhanoglu dhe Mkhitarian, kthehen si qendërmbrojtës në zonën e tyre pranë portierit, për ta trajtuar më mirë topin, duke shkuar kështu me 5 mbrojtës. E teksa katër lojtarë kundërshtarë futen për të bërë presion për marrjen e topit, ndodh çudia. Mkihtarian, Calhanoglu dhe Barela qëndrojnë në mbrojtje, ndërsa tre mbrojtësit avancojnë përpara në zonën boshe të krijuar, pra rolin e mesfushës e marrin Acerbi, Biscek dhe Bastoni, ndërsa mbrojtës qëndrojnë Mkihtarian, Calhanoglu dhe Barela. Pra lojtarët që kanë një vizion më të mirë të lojës, kanë më shumë siguri dhe saktësi në qarkullimin e topit. 
    Dhe në momentin që Interi ka topin në zotërim dhe një aksion është thyer, mbrojtësit nuk kthehen më mbrapa siç ndodh zakonisht, por ata rrijnë në sulm për të vazhduar kaosin te kundërshtarët dhe për të krijuar zonat boshe, duke qëndruar sërish me mesfushorët në mbrojtje. Kjo është e gjitha skema e Inzaghit që ngatërron totalisht skemën me ndryshimin e lëvizjes së lojtarëve, ku Mkhitarian, Calhanoglu dhe Barrela ndërrojnë shpesh vendet me njëri-tjetrin pa e pasur të qartë se ku do të jetë vendi i tyre. /Sport Ekspres/ 

  • Inzaghit i prishen planet, sulmuesi do të mungojë ndaj Romës

    Inzaghit i prishen planet, sulmuesi do të mungojë ndaj Romës

    Simone Inzaghi do të duhet t’i bëjë planet pa Marcus Turam përballë Romës në ndeshjen e së dielës.
    Sulmuesi francez nuk është rikuperuar akoma.
    Sipas Sky Sport, megjithatë, problemi nuk është serioz dhe ka mundësi që lojtari francez të jetë në dispozicion të ekipit për të mërkurën, në sfidën kundër Barcelonës në Champions.

    Thuram është stërvitur sot i ndarë nga shokët e skuadrës dhe situata do të vlerësohet ditë pas dite. 27-vjeçari ka luajtur mbi 30 ndeshje këtë sezon.