Tifozeria e Interit ka mbetur e zhgenjyer nga deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Al-Hilal, Esteve Calzada, i cili konfirmoi se Simone Inzaghi po i bindte ata të hynin në bisedime për kontratë, duke u pyetur gjithashtu nëse ai kishte tentuar të merrte edhe lojtarë yje me vete.
Nerazzurrët ishin të bindur deri në minutën e fundit se Inzaghi, i cili kishte kontratë deri në qershor 2026 dhe ishte në negociata për zgjatjen e saj me një pagë më të lartë, do të qëndronte në klub. Por ata morën vesh se Inzaghi kishte vendosur të largohej vetëm pas humbjes 5-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke e bërë këtë sezonin e vetëm në katër sezonet e tij që përfundoi pa trofe.
Calzada i tha BBC Sport se Inzaghi tashmë u kishte premtuar Al-Hilalit se do të bashkohej me ta.
“Ai po luante një ndeshje të madhe dhe na kërkoi të prisnim deri pas finales. U vendos, por nuk u nënshkrua para finales, vetëm nga respekti”, deklaroi ai.
Mediat italiane raportojnë për zemërim në hierarkinë e Interit, ku besojnë se Inzaghi po shtynte të largohej ndërkohë që ai kishte vendosur të ikte, çka shkaktoi edhe dyshime për mungesë përkushtimi ndaj skuadrës — një faktor që mund të ketë ndikuar në humbjen katastrofike kundër PSG-së.
La Gazzetta dello Sport sugjeron gjithashtu se Inzaghi po tentonte të bindte yjet e Interit, Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni, që ta ndiqnin në Al-Hilal. Bisedimet mes tyre mund të kenë nisur që më 29 prill, kur Inzaghi ishte në tribuna për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të AFC-së midis Al-Hilal dhe Al-Ahli në Xheda.
Tag: inzaghi
-

Tifozeria e Interit “sulmon” Simone Inzaghin pas deklaratave të fundit!
-

Klubi i Al Hilal: Inzaghi vendosi të largohet nga Interi para finales së Champions
Simone Inzaghi nuk e la Interin prej dhimbjes së finales së Champions League. Vendimi ishte marrë me kohë.
Këtë e ka zbuluar shefi ekzekutiv i Al Hilal, Esteve Kalzada, i cili ka zbuluar disa detaje për kalimin e teknikut në Arabinë Saudite.
“Ishte gjithçka e vendosur disa javë më parë, thjesht nuk ishte hedhur firma. Zyrtarizimi i tij është rezultati i një pune të madhe. Trajneri na kërkoi që të linim gjithçka mënjanë deri pas finales”.“Nuk kemi ardhur në Botëror sa për numër apo thjesht për shikueshmëri. Kemi një grup lojtarësh me shumë talent dhe një trajner të nivelit ndërkombëtar”.
-

“Inzaghi na tha të mos flisnim deri natën e finales me PSG”
17 Qershor 2025
16:47
Telesport
Simone Inzaghi nuk e la Interin prej dhimbjes së finales së Champions League. Vendimi ishte marrë me kohë.
Këtë e ka zbuluar shefi ekzekutiv i Al Hilal, Esteve Kalzada, i cili ka zbuluar disa detaje për kalimin e teknikut në Arabinë Saudite.
“Ishte gjithçka e vendosur disa javë më parë, thjesht nuk ishte hedhur firma. Zyrtarizimi i tij është rezultati i një pune të madhe. Trajneri na kërkoi që të linim gjithçka mënjanë deri pas finales”.
“Nuk kemi ardhur në Botëror sa për numër apo thjesht për shikueshmëri. Kemi një grup lojtarësh me shumë talent dhe një trajner të nivelit ndërkombëtar”. -

Parashikimi i bujshëm i tifozit befason Inzaghi-n (Video)
Simone Inzaghi ka filluar aventurën e tij në Arabinë Saudite si trajner i Al Hilal, një fillim i ri pas ciklit që përfundoi me Inter-in me humbjen në finalen e Champions League.
Ambienti është krejtësisht i ndryshëm nga Italia dhe ish-trajneri i zikaltërve po ambientohet pak nga pak, madje edhe me mbështetësit e tij që bëjnë profecitë më të çuditshme.
Kjo është ajo që i ndodhi në ditët e fundit: një burrë iu afrua për t’i dhënë një dhuratë fatsjellëse për fillimin e punës së tij të re dhe parashikoi sukses të madh për të në Kupën e Botës për Klube.
Inzaghi e pranoi me kënaqësi dhuratën edhe pse dukej i hutuar gjatë gjithë kohës para tifozit që përpiqej t’i fliste në spanjisht për t’u kuptuar.Burri dukej se ishte një mbështetës i zjarrtë i klubit dhe gjithashtu mjaft optimist, aq sa i bëri dy profeci Inzaghi-t duke folur në spanjisht: së pari i uroi që të bëhej trajneri më i mirë në historinë e klubit, pastaj i parashikoi fitoren kundër Real Madridit dhe gjithashtu triumfin në Kupën e Botës për Klube.
Trajneri qëndroi duke buzëqeshur, pak i hutuar nga ajo që po ndodhte. Pastaj bëri një foto me tifozin dhe e falënderoi në italisht para se të largohej.
Një takim i veçantë për Inzaghin, i cili po bën hapat e tij të parë brenda botës saudite, një realitet i largët nga jeta e tij e mëparshme me të cilin do të duhet të mësohet përpara se të tregojë vlerën e tij në fushë gjatë ndeshjeve. -

Marotta zbulon prapaskenat: Inzaghi vendosi të largohej pas finales ndaj PSG-së, ja pse zgjodhëm Chivu
Pas disa ditësh të mbushura me ngjarje të forta, Beppe Marotta rikthehet të flasë, madje përpiqet të qartësojë pesë ditët e fundit që kanë tronditur botën zikaltër. Presidenti i Interit foli në kuadër të ‘Festivalit të Serie A’, që po mbahet në Parma. Kreu i klubit e komentoi kështu skepticizmin e tifozëve dhe medias, pas vendimeve të marra (mbas finales në Mynih):
“Përgjigjja është e thjeshtë dhe normale. Në futboll, nëse fiton, je i mirë, nëse humbet, shumë më pak. Na ka mbetur një shije e hidhur nga dështimi i një jave më parë, por kjo është pjesë e futbollit. Të dalësh i dyti nuk është dështim, por arsye për krenari. Të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve, që është kompeticioni më i rëndësishëm për klubet, është diçka e jashtëzakonshme.
Dhe ta kesh bërë këtë dy herë në tri vite është edhe më e jashtëzakonshme. Duhet parë edhe kjo. Është e vërtetë që ka zhgënjim dhe hidhërim të thellë, por them me vendosmëri që sezoni ynë, i cili ende nuk ka përfunduar, sepse do të marrim pjesë në Botërorin e Klubeve, ku do të përfaqësojmë Italinë bashkë me Juventusin, është arsye për krenari”.
Më pas Marotta hyri në detaje mbi zgjedhjen e Simone Inzaghit për t’u larguar dhe vështirësitë për të gjetur një zëvendësues: “Futbolli është një botë ku gjithçka digjet me shpejtësi ekstreme, por të martën pamë një deklaratë nga trajneri ynë (Inzaghi), i cili ishte aktori kryesor, dhe që na tha: Besoj se cikli im me Interin ka përfunduar, ndaj preferoj të kem një përvojë të re.
Shumë thonë se mund ta kishim imagjinuar, por nuk është kështu, sepse afrimi me finalen bëri që të mos e preknim këtë temë gjatë javës paraprake. Po e them hapur: Inzaghi e mori këtë vendim vetëm të hënën, pas humbjes me PSG”.
Mbi profilin e trajnerit të ri: “Gazetat kanë folur për skepticizëm dhe konfuzion, por ne thjesht pranuam këtë vendim që na gjeti pjesërisht të papërgatitur, sepse nuk kishim siguri për largimin e Simone, ndaj vepruam. Mediat përmendën shumë emra, por ishin profile krejtësisht të ndryshme. Gjëja e parë që duhet të përcaktohet kur ndërron trajnerin është profili, i cili është rezultat i një strategjie dhe linjave drejtuese. Pasi drejtuesit përcaktuan strategjinë, u fokusuam te profili i duhur.
Na duhej një trajner i ri, që të përqafonte plotësisht udhëzimet e klubit dhe përqendrohej te zhvillimi i të rinjve. Chivu nuk është një zgjidhje e improvizuar. Pas pamundësisë për ta marrë Fabregas, zgjodhëm mundësinë e dytë që kishim në mendje. Falë gatishmërisë së Parmës e përshpejtuam procesin, u takuam me të dhe bëmë planet. Shpresoj që brenda një apo dy ditësh të arrijmë te zyrtarizimi.
Interi është një klub i madh dhe ka detyrimin të marrë pjesë në gara për të fituar. Për këtë nevojiten shumë cilësi. Cilësi që ne besojmë se i gjetëm te Chivu. Nuk mund ta zyrtarizoj ende, sepse ka një çështje burokratike që duhet zgjidhur me Parmën për regjistrimin e tij, por do ta mbyllim me të.
Ai është profili i duhur për objektivat që përmenda. Nuk është një formë konfuzioni, por guximi, çka është thelbësore për një lider. Me rëndësi është që klubi të jetë i fortë, të ketë një pronësi të fortë dhe një program të qartë”. -

Pasi zyrtarizoi Inzaghi-n si trajner, Al-Hilal pranë sulmuesit të Serisë A për 65 milionë euro
5 Qershor 2025
19:32
Telesport
Ekipi i Arabisë Saudite, Al-Hilal, e ka nisur shumë vrullshëm merkaton, pasi synon të përforcohet sa më shumë dhe të jetë surpriza e Kupës së Botës për Klube. Pasi zyrtarizoi Simone Inzaghi-n në krye të stolit, duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare dhe një rrogë vjetore 26 milionë euro, Al-Hilal është shumë pranë një tjetër goditjeje po nga Serie A.
Tani bëhet fjalë për sulmuesin Victor Osimhen, i cili pasi i mbaroi huazimi të Galatasaray është rikthyer përkohësisht te Napoli, pasi “armiqësia” me Antonio Conte-n dhe drejtuesit e klubit kampion të Serisë A vazhdon ende, ndaj nigeriani është i detyruar të gjejë një ekip të ri.
Al-Hilal është ekipi i vetëm që i është i gatshëm të paguajë klauzolën që Napoli ka vendosur për Osimhen, 65 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera bonuse. Zyrtarizimi i marrëveshjes duket çështje kohe, Osimhen do të jetë shumë pjesë nën urdhërat e Simone Inzaghi-t dhe pjesë e Al-Hilal për Kupën e Botës, që nis më 14 qershor. -

Do të fitojë 25 milionë euro në sezon, Inzaghi prezantohet te Al Hilal
Simone Inzaghi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës saudite të Al Hilal, e cila e ka prezantuar duke e cilësuar si “gjeniu italian”. Lëvizja e Inzaghit vjen pas katër sezoneve të suksesshme te Interi, ku arriti të fitonte titullin e Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa Italiane, ndërkohë që u mposht dy herë në finalen e Champions League.
Inzaghi ka firmosur për dy vite dhe do të jetë trajneri më i paguar në botë, me një pagë që arrin deri në 30 milionë euro në sezon, duke përfshirë bonuse dhe stimuj të ndryshëm.
Në një deklaratë të klubit, Al Hilal e njoftoi mbërritjen e trajnerit italian dhe publikoi një video për këtë moment të veçantë, që u realizua në një hotel në Paris.“Jam shumë i lumtur që ndërmarr një përvojë të re, pasi kam drejtuar Lazion dhe Interin, doja të shkoja jashtë vendit dhe kjo mundësi për mua është një privilegj. E njoh mirë Al Hilal sepse ndjek futbollin arab, kam luajtur këtu shumë herë me Lazion dhe Interin dhe më pas e kam ndjekur klubin me simpati për praninë e Sergej Milinkovic-Savic .
Jam i lumtur që e gjej përsëri, ai do të jetë një ndihmë e madhe për mua. Futbolli në Arabi po evoluon gjithnjë e më shumë, pastaj lojtarët dhe trajnerët e huaj kanë sjellë cilësi. Futbollistët arabë po rriten gjithnjë e më shumë.
Pse Al Hilal? E kam ndjekur historinë e klubit, kam parë mijëra tifozë gjithmonë në stadium, e kam parë stadiumin plot edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve të Azisë”, tha trajneri italian.
Simone Inzaghi do të nisë karrierën e tij në Arabinë Saudite gjatë Kupës së Botës për Klube, që zhvillohet në SHBA. Al Hilal do të përballet me Real Madridin më 18 qershor, me RB Salzburg më 23 qershor dhe me Pachuca më 27 qershor. -

Simone Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, italiani kryeson “top 10” me pagë rekord
Në skenën globale të futbollit, ku konkurrenca luhet jo vetëm në fushë, por edhe prapa skenave, del në pah një renditje shumë interesante: ajo e trajnerëve më të paguar në botë. Edhe pse ende mungon konfirmimi zyrtar, tashmë është pothuajse e sigurt se Simone Inzaghi, i sapolarguar nag Interi, me destinacion Al Hilal në Arabinë Saudite, do të jetë trajneri me pagën neto më të lartë në nivel botëror, duke kaluar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.
Sipas vlerësimeve më të fundit, ish-trajneri i Interit do të përfitojë mes 25 dhe 26 milionë eurove neto në sezon, shifër marramendëse që e vendos atë në krye të një liste të dominuar nga protagonistë të mëdhenj të futbollit europian dhe botëror. Inzaghi, pra, jo vetëm që konfirmohet si trajner i nivelit të lartë, por arrin gjithashtu një majë ekonomike që nuk e ka parë më herët në karrierën e tij.
“Top 10” e trajnerëve më të paguar thekson edhe praninë e dy italianëve të tjerë ndër protagonistët kryesorë: Stefano Pioli, që drejton Al Nassr, me pagë neto rreth 12 milionë euro; dhe Carlo Ancelotti, në krye të kombëtares së Brazilit, me pagë neto të vlerësuar rreth 10 milionë euro.
Ja renditja me shifrat neto vjetore:10. Carlo Ancelotti (Brazil): 10 milionë euro
9. José Mourinho (Fenerbahçe): 10.5 milionë euro
8. Matthias Jaissle (Al Ahli): 11.5 milionë euro
7. Luis Enrique (PSG): 11.5 milionë euro
6. Stefano Pioli (Al Nassr): 12 milionë euro
5. David Moyes (Everton): 12 milionë euro
4. Mikel Arteta (Arsenal): 12.5 milionë euro
3. Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid): 15 milionë euro
2. Josep Guardiola (Manchester City): 23 milionë euro
1. Simone Inzaghi (Al Hilal): 25-26 milionë euro
Kjo listë jo vetëm konfirmon ngritjen ekonomike të trajnerëve italianë në futbollin ndërkombëtar, por edhe pasqyron rëndësinë gjithnjë në rritje të rolit të trajnerit në një futboll gjithnjë e më globalizuar e konkurrues. Kontrata e Inzaghit me Al Hilal nënvizon se klubet, veçanërisht ato në tregje në zhvillim, janë të gatshëm të investojnë shuma të mëdha për të siguruar figura të rangut të lartë, që mund të sjellin sukses e prestigj.
Me këtë kontratë, Inzaghi hyn në histori edhe nga ana ekonomike, duke treguar se vlera e një trajneri matet sot jo vetëm nga trofetë e fituar, por edhe nga ndikimi e konsiderata që arrin të krijojë në botën e futbollit profesionist. -

Largimi i Inzaghit si epitaf i 5 rrathëve të ferrit, ku Interi përfundoi pas finales së Champions-it
Nga Alfred LLESHI
Në Paris, diku mes dritave që s’flenë kurrë dhe ambicies që nuk njeh limite, thuhet se është “ngritur” një kullë e re imagjinare. Jo prej çeliku të rafinuar si ajo e Gustave Eiffel, por me “pluhur futbolli të djegur” në 90 minuta torturë.
Pesë “kate turpi”, pesë “rrathë ferri” për një Inter që mendoi se mund t’i sfidonte perandoritë e naftës me pasionin e projektimit të rafinuar buxhetor. Kulla Eiffel për interistët tashmë ka formën e një numri 5…, sa gola pësuan në finalen e Mynihut, më 31 maj ndaj PSG.
Tashmë, për Interin, ajo kullë e shumë vizituar nga e gjithë bota, nuk është më simbol i qytetit të dashurisë, por epitaf i një nate që do të mbetet në kujtesë si njollë e pashlyeshme. Simone Inzaghi nuk dështoi vetëm taktikisht atë natë në “Allianz Arena”. Ai dështoi kur mbërriti me bindjen se si strateg i zgjuar mund të barazpeshonte një “makineri” të blinduar me miliarda.
Mbi supe mbante një projekt teknik të bazuar në ekonominë e mbijetesës, jo ekstravagancën e forcës. Sidoqoftë, futbolli i sotëm nuk është më teatër për ëndrra të vogla. Ai është bursë e hapur, ku rezultati nuk arrihet me idealizëm, por me monedhën e rëndë të investimit.
PSG nuk fitoi vetëm një finale të shumëdëshiruar, sidomos prej 14 vitesh, por rindërtoi pikërisht atë që dikur i mungonte: identitetin si klub i madh, me të gjitha atributet e superfuqisë futbollistike: para, talente, yje, pushtet.Po Interi? Humbi më shumë se një ndeshje. Zikaltrit humbën moralin, narrativën, rrëfimin e tyre si skuadër e denjë për podiumin e madh. Inzaghi, me zërin e ulët dhe të pashkëputur nga realiteti, e tha vetë: “Ekzistojnë diferenca që nuk mund të mbulohen me ide…”
Dhe kishte të drejtë, por fjalët e tij nuk mundën ta ndalnin dot furtunën. Në këtë nivel, fjalët janë më pak të rëndësishme se investimet, se rezultati. Një trajner, si një CEO i një korporate globale, nuk gjykohet më për rrugën, por vetëm për destinacionin.
Në fund të fundit, Kulla Eiffel me formën e një “5” nuk është vetëm ironi vizuale, e bërë “virale” në rrjetet sociale nga “armiqtë” e Interit. Në fakt është një epitaf i ngulitur në simbolin e kreqytetit francez, kundër skuadrës së të cilit Interi mendoi se mund të prekte yjet, por përfundoi duke u djegur në diellin e futbollit të pagëzuar si “petrodollarët”.
Në një epokë ku suksesi matet me ftohtësinë e shifrave dhe jo me nxehtësinë e pasionit, Inzaghi bëri mirë që iku nga Interi. Një ‘manite’ të tillë në fytyrë, të marrë në skenën më të ndritur të Europës, nuk i mbijeton askush; as mjeshtri i finaleve, as mjeshtri i lotëve, dora vetë Jose Mourinho.
Në këtë futboll që më shumë ngjan me “Wall Street” dhe jo si dikur me një ëndërr popullore, trajnerët janë “bankierë të emocioneve”. Kur bilanci bëhet negativ, dorëheqja është më shumë se përgjegjësi; kthehet në domosdoshmëri.
Simone e kuptoi. Dhe ndoshta, pikërisht për këtë, u largua siç kishte ardhur: në heshtje, me dinjitet, si një burrë që e di se faji nuk qëndron gjithmonë në drejtimin e timonit, por në stuhinë që nuk ndalon së ardhuri…
