“Ishte një ndeshje e vështirë, si të gjithë derbet. Mund të kishim kaluar në avantazh në pjesën e parë, pastaj në të dytën ishte një episod në favor të tyre, i cili për çudi na ndihmoi ta përballonim më mirë pjesën e dytë, pasi krijuam shumë kundër një skuadre të fortë, me lojtarë të mëdhenj.
Nuk është e lehtë të luash kundër Milanit, kishim vetëm 14 lojtarë në dispozicion, plus disa nga ekipi i të rinjve. Kërkova një sakrificë të madhe nga të gjithë. U zemërova për mënyrën si e pësuam golin, por më pas nuk u shpërbëmë. Maignan ishte i jashtëzakonshëm”.
Këto ishin fjalët e para të trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, pas barazimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit. “Nuk bëmë llogari duke lënë jashtë Dimarco dhe Arnautovic, por ishte më mirë të mos rrezikonim, pasi për 48 orë do të jemi në udhëtim për në Parma.
Champions League? Ky është një muaj vendimtar. E dimë këtë, kemi mbërritur në prill me krenari të madhe, kemi luajtur me shumë përkushtim në ndeshje të ngjeshura. Shpresojmë t’i rikuperojmë disa lojtarë.
Kam fatin të drejtoj një grup me gatishmëri të jashtëzakonshme, jam krenar që i drejtoj këto lojtarë, – shtoi Inzaghi. – Ëndrra ime si trajner është të kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Po presim edhe Lautaron dhe Dumfries, shohim me besim drejt së ardhmes.
Një vlerësim për Correa dhe Thuram? Luajtën mirë, kishin luajtur bashkë edhe në Verona dhe aty kishin bërë një ndeshje të shkëlqyer. Më pas patën disa probleme fizike, por janë çift shumë komplementar. E dinin që duhej të menaxhonin forcat, pasi nuk kisha zëvendësime në sulm. I falënderova për sakrificën e tyre”.
Tag: inzaghi
-

Inzaghi: Kërkova sakrificë dhe u shpërbleva ndaj Milanit, jam krenar për lojtarët e mi
-

Mes titullit dhe Champions-it, për Interin është derbi në rrugën drejt “yllit të argjendtë”
Interi nuk e sheh “Coppa Italia” si një trofe dytësor, aq më pak Simone Inzaghi, i cili e ka fituar tri herë këtë garë, duke përfshirë edhe periudhën te Lazio. Me 9 tituj të fituar në histori, zikaltërit janë vetëm një hap larg një momenti simbolik; “yllit të argjendtë”.
Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, Interi mund t’i kërkojë federatës të shtojë një yll në fanellë në rast triumfi në finalen e Kupës së Italisë. Nuk ka një rregullore që e detyron diçka të tillë pas 10 sukseseve në kompeticion, por klubi zikaltër mund ta kërkojë dhe të merret në konsideratë, edhe pse Juventusi, me 15 tituj, nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
Në mes të këtij objektivi është Milani, kundërshtari i gjysmëfinales, i cili luan një sezon të tërë në këtë derbi. Nga ana tjetër, Interi ka një kalendar tejet të ngjeshur me ndeshje vendimtare në garën për titull dhe në Champions League. Për më tepër, Simone Inzaghi duhet të menaxhojë lodhjen dhe mungesat për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve.
Seanca e fundit stërvitore, përpara ndeshjes së të mërkurës, u pasuan nga konferencat për shtyp të trajnerëve respektivë, Simone Inzaghi dhe Sergio Conceiçao. Mungesat e sigurta për Interin janë:
❌ Lautaro Martinez, me rikthimin e tij të planifikuar për ndeshjen e kampionatit ndaj Parmës.❌ Denzel Dumfries, Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski (të dëmtuar)❌ Kristjan Asllani (i pezulluar)Dilema më e madhe është Stefan De Vrij, i cili mund të kthehet në grup dhe të përfshihet në listën e të grumbulluarve.
Formacioni i mundshëm🔹 Calhanoglu pritet të jetë titullar dhe do të duhet të bëjë orë shtesë në mesfushë.🔹 Barella, i pezulluar në kampionat, do të rikthehet nga minuta e parë.🔹 Dueli mes Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të favorizojë armenin.🔹 Bastoni rikthehet në mbrojtje, ndërsa në portë mund të luajë Martinez, që është zgjedhja për ndeshjet e Kupës.🔹 Në sulm, Arnautovic ka shpenzuar shumë energji kundër Udineses dhe ka pësuar një goditje, ndaj Joaquin Correa është kandidati kryesor për të luajtur përkrah Thuram.
Përfundimisht, gjithçka do të qartësohet para ndeshjes, por Interi është i përgatitur për një betejë të madhe në derbin që mund ta çojë një hap larg një tjetër trofeu historik.