Tag: inxhinierë

  • Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, inxhinieri: E kanë hapur me shpejtësi për zgjedhje, punime joserioze

    Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, inxhinieri: E kanë hapur me shpejtësi për zgjedhje, punime joserioze

    Që prej ditës së djeshme, aksi i ri rrugor Qukës-Qafë Plloç është bllokuar si pasojë e shkëpytjeve të gurëve masivë nga shpati ndërsa qarkullimi është devijuar në një tjetër rrugë alternative. Ky segment rrugor për të cilin janë derdhur rreth 260 milionë euro investime, është inauguruar vetëm dy muaj më parë dhe kjo hera e dytë brenda pak ditëve që ky aks rrugor bllokohet si pasojë e interteve pas reshjeve intensive të shiut.
    Në një intervistë televizive, inxhinieri Romeo Nazarko renditi të gjitha problematikat lidhur me ndërtimin e segmenteve rrugore në vend.
    Nazarko tha se kontrollet e ndërtimeve bëhen më forma fiktive si dhe monitorohen po nga të tillë inxhinierë, të cilët kryesisht janë të punësuar në administratën shtetërore. Inxhinieri u shpreh se skarpatat e rrugëve nuk trajtohen pas punimeve dhe për këtë faj është përshpejtimi i inugurimit për efekt zgjedhor apo dhe kolaudimet që bëhen fiktivisht.
    “Shakqet për rrëzimin e skarpateve të rrugës, vijnë si pasojë e punëve qe bëhen nga kompanitë e ndërtimit me inxhinierë fiktivë. Në dosje, kompanitë prezantohen me të tjerë inxhinerë, e në terren punimet ndiqen nga inxhinierë të tjerë. Është rruga dhe skarpatsa që shtrihet rruga. Gjatë ndërtimit këto skarpata provokohen nga gërmimet dhe nuk trajtohen më pas. Provokimi që u bëhet, në rastin e reshjeve ato shemben. Kam konstatuar që i gjithë segmenti kishte rrëshqitje.
    Kompanitë e kolaudimit dhe supervizimit, nuk janë kompani serioze. Janë inxhinierë që punojnë në administratë shtetërore. Në rastin konkret, nuk kemi pasur një projekt fillestar për tu bazuar, gjithmonë ka ndryshuar si projekt. Nuk janë bërë shpimet gjeologjike për të parë qëndrueshmërinë dhe këto janë pasojat. Si në cdo rrugë dhe kjo, ose nuk i është bërë kolaudimi, dhe është inuguaruar para kohe për efekt zgjedhor, ose kolaudimi i është bërë në mënyrë fiktive”, tha Nazarko.
    Inxhinieri gjithashtu theksoi dhe nevojën për ndryshimin e sistemit procedurial dhe hapjen rrugë të krijimit të Urdhërit Profesional të Inxhinierit, si përgjegjës për monitorimin e punimeve rrugore. Për këtë, Nazarko me faj bën ministrinë e Infrastrukturës, e cila kërkon që të vetëmenaxhojë dhe tenderojë paratë e buxhetit të shtetit.
    “Ne duam të shkojmë në BE dhe jemi akoma me sistemin komunist me marrjen e licensave pranë ministrisë së Infrastrukturës. Licensat duhet të hiqen dhe duhet krijuar urdhri profesional i inxhinierit për të monitoruar të gjitha shërbimet që behen në ndërtim. Ministria nuk e krijon këtë urdhër se kërkon të tenderojë të gjithë buxhetin e shtetit. Dhe jemi në këtë situatë, të gjithë drejtohet e ARRSH ose janë në burg, ose janë në ndjekje penale”, tha inxhinieri.

  • “Inxhinierë, por të mjerë”, dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Jemi gati të rrezikojmë edhe jetën

    “Inxhinierë, por të mjerë”, dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Jemi gati të rrezikojmë edhe jetën

    Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.
    Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

    Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë. Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre ndërsa shprehin keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikëqyrjen e tyre.

    “Inxhinierë, por të mjerë”. Kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page. Kryeministri thotë që punë ka, por profesionistë jo. Ne ja ku jemi, le të na vlerësojnë thonë ata njëzëri.

    E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria përkatëse.