Tag: investimi

  • Parku u prish, tregu nuk funksionon, në Gjirokastër u shpenzuan 18 milionë lekë për tregun artizan që nuk po përdoret

    Parku u prish, tregu nuk funksionon, në Gjirokastër u shpenzuan 18 milionë lekë për tregun artizan që nuk po përdoret

    Rreth 18 milion lekë të reja fonde të Bashkimit Europian janë përdorur për ndërtimin e tregut artizanal në lagjen Manalat të Gjirokastrës, por investimi që duhej të sillte zhvillim, sot është një objekt i braktisur që po shkon drejt shkatërrimit.

    Që prej  inaugurimit ,një vit më parë tregu nuk ka funksionuar asnjë ditë. Asnjë tregtar nuk ka punuar aty, asnjë aktivitet nuk është zhvilluar, dhe godina ka mbetur bosh, totalisht jashtë përdorimit.
    Banorët e zonës dhe artizanët  thonë se gjatë konsultimeve publike zëri i tyre nuk u dëgjua, edhe pse paralajmëruan se vendndodhja e propozuar nuk ishte e përshtatshme për tregti.
    Madje, sipas tyre, zona ku është ndërtuar sot tregu ka qenë më parë një fushë e vetme ku luanin fëmijët dhe ku të moshuarit kalonin kohën e lirë, një hapësirë e rëndësishme sociale që iu mor lagjes për t’u zëvendësuar me një objekt që sot s’i shërben askujt.
    Ndërkohë, situata po përkeqësohet çdo ditë. Uji hyn nga të katër anët e godinës, duke shkaktuar lagështi, dëmtime dhe rrëshqitje të materialeve, çka po e çon investimin drejt degradimit të plotë.
    Nga një projekt që duhej të sillte jetë e aktivitet, tregu artizanal në Manalat është  shembulli i  një investimi të pa planifikuar, të padobishëm dhe të shkëputur nga nevojat reale të komunitetit.
     
    Top Channel

  • Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët

    Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët
    Çmimet e pasurive të paluajtshme vijojnë të rriten pa ndalur, ndërsa shumë investitorë përballen me një pyetje të natyrshme: A ia vlen më shumë të blesh një apartament apo të investosh në Fonde Investimi?
    Ekspertët e tregut janë të qartë: investimi në fondet e investimit mund të sjellë fitime deri në tre herë më të larta krahasuar me investimin në pasuri të paluajtshme. Kushti i vetëm është që zgjedhja të bazohet në fonde të qëndrueshme dhe me përvojë, siç është SIGAL Invest.
    Llogaritjet e “ftohta” të një apartamenti
    Çdo blerës duhet të njohë mirë tatimet dhe kostot reale që shoqërojnë blerjen e një prone.Në Shqipëri, paguhet 5% tatim në momentin e blerjes ose 15% mbi fitimin kapital në momentin e shitjes.
    Le të marrim një shembull praktik:Një apartament kushton 100 mijë euro dhe pas disa vitesh shitet 150 mijë euro. Fitimi kapital prej 50 mijë eurosh tatohet me 15%, që do të thotë 7,500 euro tatim.Nëse tatimi është paguar në momentin e blerjes, shuma është 5 mijë euro. Në të dy rastet, fitimi neto zvogëlohet menjëherë.
    Por kostot nuk mbarojnë këtu: duhet llogaritur noteri, arredimi, mirëmbajtja, amortizimi dhe sigurimi i pronës ndaj rreziqeve si përmbytje, zjarre apo tërmete. Nëse këto nuk merren parasysh, çdo përfitim nominal nga shitja e pronës zvogëlohet dukshëm.
    Në fund të llogarive, investimi në pasuri të paluajtshme përballet me fitim real më të ulët se sa pritej, likuiditet të kufizuar (vështirësi për ta shitur shpejt pronën), dhe të ardhura neto nga qiraja që rrallë kalojnë normën 3–4% në vit.
    Fondet e Investimit: alternativa më e mençur
    Nëse, në vend që të blihej një pronë, 100 mijë euro do të investoheshin në një fond me kthim mesatar 9% në vit, si SIGAL Invest, pas 10 vitesh kapitali do të arrinte rreth 236–237 mijë euro.
    Paratë jo vetëm që dyfishohen, por edhe pa qiramarrës, pa riparime dhe pa shpenzime të fshehura. Ky është dallimi mes një investimi pasiv e të sigurt dhe një prone që kërkon kujdes të vazhdueshëm.
    Pronat kanë kuptim për banim ose për diversifikim, por kur synohet rritja e pasurisë, likuiditeti dhe kthimi i qëndrueshëm, fondet e investimit janë zgjedhja më e zgjuar.
    SIGAL Invest ofron këtë mundësi me transparencë, përvojë dhe qëndrueshmëri duke i bërë Fondet e Investimit zgjidhjen më të leverdishme për investitorët e sotëm.
     
  • ‘Investimi historik’ i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat

    ‘Investimi historik’ i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat

    Gjatë një vizite në Burrel në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama inspektoi një investim të qeverisë për rehabilitimin e fushës së mbetjeve në Bashkinë e Matit dhe e vlerësoi atë si ‘një transformim historik”.

    “Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ky transformim i madh me sistemimin e mbetjeve është historik, sepse kjo zonë ka qenë e mbytur nga plehrat,” tha Rama, ndërsa kërkoi një kulturë të re të pastrimit.

    Projekti për rehabilitimin e vendepozitimit të mbetjeve në bashkinë e Matit u krye përmes një investimi prej 40 milionë lekësh të Ministrisë së Mjedisit, por tre vjet më pas, gangrena me trajtimin e mbetjeve vazhdon e pandryshuar.

    BIRN e vizitoi venddepozitimin në të dalë të qytetit të Burrelit në fillim të shtatorit dhe vëzhgoi një pirg mbeturinash të bëra njësh me rrugën, pasi investimi i ri kishte bërë bark dhe i pengonte makinat e bashkisë që t’i shkarkonin mbetjet brenda rrethimit.

    Mes pirgjeve të plehrave, disa banorë rrëmojnë në kërkim të materialeve të riciklueshme me të cilat sigurojnë jetesën.

    “Makina nuk mund t’i shkarkojë mbetjet në landfill, pasi ka rrëshqitur toka,” thotë njëri prej grumbulluesve. “Në qendër të landfillit ka plasur ujë, duke shkaktuar gropë,” shtoi më tej ai.

    Ministria e Mjedisit kontraktoi kompaninë Alba Kontruksion për punimet dhe i mori ato në dorëzim, për t’ia kaluar më pas landfillin Bashkisë së Matit për administrim.

    Por Bashkia vazhdon ta quajë fushën e mbetjeve venddepozitim dhe problemin e trajtimit të tyre ende të pazgjidhur.

    “Në Bashkinë Mat momentalisht nuk përpunohen dhe nuk riciklohen mbetje. Ato vend-depozitohen në vend-depozitimin e rehabilituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit… Bazuar dhe në planin lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve, jemi në pritje të një investimi dhe ristrukturimi të ri për menaxhimin e mbetjeve në rang qarku,” deklaroi Bashkia.

    Nezir Rizvani, ish-kryetari demokrat i Bashkisë së Matit i tha BIRN se projekti për landfillin e Matit ishte i dështuar, “pasi u bë pa studim gjeologjik”.

    “Tani aty kanë plasur ujrat nëntokësore, duke shkaktuar rrëshqitje dherash si dhe dëmtimin e njërës faqe të murit mbajtës.  Kështu situata e menaxhimit të mbetjeve, ka dalë totalisht jashtë kontrollit,” deklaroi ai.

    Projekti i rehabilitimit të vendepozitimit të mbetjeve ngjalli fillimisht shpresë për bashkinë veriore të Matit, e cila i shkarkon ato në të njëjtin vend prej vitit 1997. Njësoj si në bashkitë e tjera të vendit, edhe në Mat mbetjet nuk trajtohen, por grumbullohen të pandara në burim dhe transportohen në venddepozitim.

    Deputetja demokrate për qarkun e Dibrës, Denisa Vata i tha BIRN se i ashtuquajturi landfill nuk i plotëson kushtet mjedisore edhe pas parave të shpenzuara nga Ministria e Mjedisit për rehabilitimin e tij.

    “Mbi ish-sipërfaqen e hapur ku hidheshin mbetjet në vijimësi, u ndërtua në vitin 2021 i ashtuquajturi landfill. Në tërësinë e këtij ndërtimi bëjnë pjesë vetëm dy mure mbajtëse në drejtimin veri -lindje, si dhe një shtresë rëre në bazën e tij dhe thuaj asgjë tjetër,” tha Vata.

    Pavarësisht situatës së rënduar, Bashkia e Matit i tha BIRN përmes përgjigjes me shkrim se nuk kishte vështirësi financiare për menaxhimin e mbetjeve, pasi i siguronte ato nga të ardhurat që grumbullon nga tarifa e pastrimit.

    Por përfaqësuesit lokalë të opozitës ngulmojnë se menaxhimi i mbetjeve është një nga problemet kryesore të bashkisë.

    “Koshat e hedhjes së mbetjeve mungojnë, duke bërë kështu mbingarkimin e tyre. Ndërkohë kjo pengon edhe ndarjen në burim të mbetjeve,” tha Vata për BIRN.

    “Më e rënda është se jo vetëm mbetjet e ngurta, por edhe ato spitalore bashkohen në koshat e përbashkët,” përfundoi ajo.

  • Premtime dhe plehra: Investimi 40 milionësh i mburrur nga Rama dështoi në Mat

    Premtime dhe plehra: Investimi 40 milionësh i mburrur nga Rama dështoi në Mat

    “Më e rënda është se jo vetëm mbetjet e ngurta, por edhe ato spitalore bashkohen në koshat e përbashkët,” përfundoi ajo./ Hysen Likdisha / BIRN

  • Tregu i fondeve të investimeve arrin 69 miliardë lekë, përpjekje për diversifikim të portofolit

    Tregu i fondeve të investimeve arrin 69 miliardë lekë, përpjekje për diversifikim të portofolit

    Tregu i fondeve të investimeve shënoi rritje dhe zgjerim gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Me një rritje të ndjeshme të vlerës së aseteve neto dhe të numrit të investitorëve, ky treg po konsolidohet si një alternativë e besueshme dhe me potencial të lartë investimi. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera neto e aseteve të tregut, arriti në fund të 6-mujorit të parë të vitit mbi 69 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7724 milionë lekësh ose 12,59%, krahasuar me fundin e vitit 2024. Investimet kryesore janë përqendruar në titujt qeveritarë, konkretisht bono thesari dhe obligacione, të cilët përbëjnë 83,84% të totalit të investimeve.
    Ndërsa 5,79% e investimeve janë orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare, duke reflektuar një përpjekje për diversifikim të portofolit dhe kërkesën për mundësi të reja investimi. Në treg operojnë 6 shoqëri administruese, 4 prej tyre me kapital vendas dhe 2 me kapital të huaj. Struktura e tregut me një përzierje të shoqërive me kapital vendas dhe të huaj, kontribuon në krijimin e një mjedisi konkurrues dhe dinamik për zhvillimin e këtij sektori në ekonominë shqiptare. Numri i fondeve në total është 18, nga të cilat 4 janë fonde investimi alternative, që ofrojnë mundësi investimi më të specializuara dhe me risk më të lartë, por edhe me potencial më të madh fitimi. Numri i investitorëve që kanë investuar në këtë treg arriti 41 418, duke shënuar një rritje prej 9,61% krahasuar me fundin e vitit 2024.

  • Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes

    Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes

    Imagjinoni një 45-vjeçar në vitin 2025. Ai zotëron një automjet me vlerë 500,000 lekë. Si çdo makinë, edhe kjo humb nga vlera e saj vit pas viti. Norma e amortizimit vepron edhe mbi të. Edhe nëse supozojmë vetëm 10% humbje në vit (kur në realitet humbja shpesh është më e madhe), pas 15 vjetësh makina do të vlente jo më shumë se 100,000 lekë. Pra, do të kishte humbur 400,000 lekë nga vlera e saj fillestare, 4/5 e vlerës.
    Por po të njëjtën shumë, nëse ky 45-vjeçar e investon sot në Fondin e Pensioneve SIGAL MAX, situata ndryshon rrënjësisht.
    Pas 15 vjetësh, në moshën 60-vjeçare, ai nuk humbet 4/5-at e vlerës, por përfiton më shumë: shuma prej 500,000 lekësh kthehet në rreth 1,000,000 lekë.
    Kjo do të thotë rreth 500,000 lekë fitim mbi shumën e parë.
    Pra, çështja paraqitet e tillë:

    · 500,000 lekë për një makinë dhe pas 15 vjetësh ajo të vlejë maksimalisht 100,000 lekë. Humb 4/5 e vlerës

    · Sot mund ta investosh këtë shumë në SIGAL MAX dhe pas 15 vjetësh të kesh në llogari 1 milion Lekë.  Fiton 2-fishin e vlerës së investuar.

    Ky është ndryshimi mes një pasurie që zvogëlohet dhe një investimi që shumëfishohet.
    Më e rëndësishmja: kjo shumë mund të tërhiqet në moshën e pensionit shtetëror ose edhe 5 vite më herët, duke ofruar siguri dhe stabilitet financiar pikërisht atëherë kur njeriu ka më shumë nevojë.
    SIGAL MAX nuk është vetëm kursim, është një mundësi e artë investimi.
    Me një normë kthimi prej 4.57% në fund të gushtit 2025 dhe me mbi 35.3 milionë euro asete nën administrim, fondi tregon forcë, siguri dhe rritje të qëndrueshme nga viti në vit.
    Këtë gjë e dëshmon nga viti në vit përmes rritjes së pandalshme të normës së kthimit.
    Prandaj, ndërsa automjeti humb vlerën me kohën, investimi në SIGAL MAX Pension fiton peshë dhe kthehet në garanci për një të ardhme të qetë.

  • Banorët ngrenë shqetësime/ Punime dhe skela të vendosura në pallatet e lagjes: Investimi të mbarojë sa më shpejtë

    Banorët ngrenë shqetësime/ Punime dhe skela të vendosura në pallatet e lagjes: Investimi të mbarojë sa më shpejtë

    Banorë të pallateve të përfshirë në projektin për sistemin kapot në lagjen e re të Bulqizës kërkojnë që ky projekt të përfundojë sa më parë.
    Shkak për këtë janë bërë skelet e kompanisë zbatuese të projektit të cilat janë vendosur prej disa muajsh por punimet po ecin me ritme shumë të ngadalta. Qytetarët kërkojnë që të mbarojë investimi shpejt pasi prania e skeleve në pallate po ju jep mundësinë hajdutëve të ngjiten deri në katet më të larta.
    Projekti për sistemin kapot ka përfshirë disa pallate njëherësh ndërsa qytetarët dyshojnë se kompania e ka të shpërndarë punën në disa qytete të vendit dhe qarkullon punëtorët që ka. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë që të veprojë dhe të kërkojë siguri ndaj firmës zbatuese të projektit.
    Nga ana tjetër, qytetarët e vlerësojnë si investim pasi kjo veshje që po ju bëhet pallateve rrit jetëgjatësinë e tyre dhe ul konsumin e energjisë elektrike për ngrohje gjatë dimrit apo për freskim gjatë verës.

  • TXEX kujtesë për vigjilencë financiare

    TXEX kujtesë për vigjilencë financiare

    Nadia Elbasani*Me gjithë të mirat që sjell digjitalizimi dhe zhvillimi i teknologjisë, sikurse çdo gjë tjetër, edhe ky zhvillim ka anën e vet që duhet konsideruar dhe mbajtur në vëmendje të veçantë.Evoluimi i krimit, nga ai fizik në rrugë drejt krimit pas një ekrani, është gjithnjë e më shumë një rrezik për individët që nuk edukohen në mënyrë të vazhdueshme mbi mundësitë e shumta që ofron teknologjia, jo vetëm ato pozitive, por edhe ato abuzive dhe mashtruese.Prej disa ditësh po flitet për skemat e tilla si pasojë e një ngjarjeje që ka prekur jo pak qytetarë shqiptarë. Ndoshta për shkak të mungesës së mundësive reale për investime, bursa e investimeve në kriptomonedha u duk joshëse për shumë individë.Skemat si TXEX funksionojnë mbi parimin klasik të mashtrimit psikologjik, ndërtimin e një realiteti të rremë ku fitimi duket i menjëhershëm. Në fazat fillestare, përdoruesve u shfaqen fitime virtuale në llogaritë e tyre, një strategji që ushqen entuziazmin dhe nxit investime më të mëdha, fatkeqësisht jo e panjohur për historinë shqiptare. Fitimi i parë, zakonisht i vogël, shpesh lejohet të tërhiqet për të rritur besimin dhe për të nxitur rekrutimin e anëtarëve të rinj, çka pasqyron logjikën e pastër Ponzi.Gjithçka ndryshon kur investitorët kërkojnë tërheqje më të mëdha. Përmes “tarifave të verifikimit”, “komisioneve të sigurisë” apo “pagesave për çaktivizimin e kufizimeve”, të cilat në fakt janë kosto të reja që përthithen nga mashtruesit ndërsa përdoruesi nuk merr asgjë në këmbim, nis rrethi vicioz i shpenzimeve ekstra dhe kuptimi i vonuar se je përfshirë në një skemë piramidale.Marrë shkas nga ngjarja në fjalë dhe jo vetëm, është koha të sqarojmë thjesht se cilat janë shenjat paralajmëruese që sinjalizojnë se investimi yt po zhvillohet në një skemë mashtrimi. Shenjat nuk janë gjithmonë të dukshme që në momentin e parë, por ka elementë strukturorë që tregojnë devijimin nga standardet e ligjshme të shërbimeve financiare.Çdo ofertë që garanton fitim të paracaktuar dhe të lartë brenda një periudhe të shkurtër, si për shembull dyfishim kapitali brenda 45 ditësh, bie ndesh me parimet bazë të funksionimit të tregjeve reale financiare dhe përbën tregues mashtrimi.Por mbi të gjitha, për të verifikuar nëse një platformë investimi është e ligjshme dhe e autorizuar për të operuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, çdo qytetar mund ta kontrollojë lehtësisht në Regjistrin e të Licencuarve të publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili përmban listën e vetme zyrtare të subjekteve që kanë të drejtën ligjore për të ofruar shërbime investimi në Shqipëri (https://amf.gov.al/tt_shoqeri_komisionere.asp). Fakti që platforma operon pa asnjë licencë apo autorizim nga autoritetet kombëtare si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si edhe pa njohje nga strukturat evropiane si ESMA, është indicie e qartë se kemi të bëjmë me një subjekt potencialisht mashtrues.Po ashtu, çdo strukturë që e kushtëzon tërheqjen e investimit me domosdoshmërinë e sjelljes së anëtarëve të rinj e shndërron platformën në një model piramidal.Një tjetër shenjë është kur platforma pranon vetëm pagesa në stablecoin si USDT në rrjetin TRON, ku transaksionet janë të dukshme në blockchain, por për shkak të tarifave shumë të ulëta, volumit të lartë dhe shtresimit përmes shumë adresave, kanaleve P2P/OTC dhe shërbimeve ndërmjetëse, gjurmimi praktik dhe lidhja e tyre me identitete reale bëhen dukshëm më të vështira.Nëse një platformë investimi ngjall dyshime për mashtrim, kushdo duhet të ndërpresë çdo pagesë dhe të shmangë ndarjen e të dhënave personale apo kredencialeve. Çdo element mbart vlerë provuese, siç janë psh. pamje të ndërfaqes, komunikime digjitale apo adresa kripto, duhet të ruhet dhe t’i vihet në dispozicion autoriteteve kompetente.Reagimi i shpejtë dhe denoncimi  janë detyrim dhe akt mbrojtës ndaj vetes, ndërkohë që qëndrimi pasiv u jep terren strukturave kriminale të vijojnë skemën e tyre, shpesh duke e sofistikuar atë, si psh duke investuar paratë në qarkullim të rregullt ekonomik përmes transaksioneve të mbuluara me dokumente fiktive, ku origjina kriminale e aseteve bëhet e vështirë për t’u provuar.Roli i AKSK-së, AMF-së dhe Prokurorisë është thelbësor për parandalimin dhe ndëshkimin e këtyre fenomeneve, ndërsa secili prej nesh duhet të rrisë ndërgjegjësimin digjital për të mos u bërë pre e mashtrimeve që maskohen me gjuhën e investimeve moderne. Mashtrimi financiar online nuk sjell vetëm humbje individuale, por krijon rrezik për stabilitetin ekonomik të vendit, rrezik ky i kaluar më parë nga një tjetër skemë mashtrimi në Shqipëri.*Eksperte për sigurinë kibernetikeKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Zgjerimi i BE, investimi më i mirë”/ Costa: Plani i rritjes për Ballkanin ndryshon lojën! Mos ta humbasim momentin

    “Zgjerimi i BE, investimi më i mirë”/ Costa: Plani i rritjes për Ballkanin ndryshon lojën! Mos ta humbasim momentin

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar.
    Në fjalën e tij në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike.
    “Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kjo lidhet me vlerat. Zgjerimi është më kërkues për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat e kërkuara, sfida e vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e një mendësie e kulture të re që tejkalon konfliktet historike”, theksoi Antonio Costa.