Tag: investimeve

  • Rama vizitë në Arabinë Saudite, ja cila është arsyeja e këtij takimi

    Rama vizitë në Arabinë Saudite, ja cila është arsyeja e këtij takimi

    Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
    Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.

    Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9-të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.
    Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

  • Shqipëria horizont i ri për investimet e huaja, Vjena dhe Tirana shënojnë fillim të ri

    Shqipëria horizont i ri për investimet e huaja, Vjena dhe Tirana shënojnë fillim të ri

    Shqipëria po pozicionohet me fuqi si një destinacion prioritar për investimet e huaja. Kjo konstatim u konfirmua në dy ngjarje me rëndësi të lartë: Forumin e Investimeve “Shqipëria, Horizont i Ri” në Vjenë dhe Forumin e Parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Këto forume shërbyen si platforma më të rëndësishme për të shfaqur potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik të vendit përpara qindra investitorësh ndërkombëtarë.
    Në Vjenë, theksi u vu te sektori i turizmit, i njohur si një nga motorët kryesorë të rritjes së Shqipërisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se forumi përfaqësonte “një horizont të ri për Shqipërinë”. Ai vuri në dukje praninë e mbi 70 korporatave ndërkombëtare dhe theksoi se Shqipëria synon të jetë pjesë aktive e tregut më të suksesshëm botëror.
    “Është një përjetim i tërë i cili do të shkojë përtej plazhit… ku Shqipëria duhet të luajë rolin e vet”, tha Gonxhja, duke shtuar se vendi ynë synon të tërheqë një pjesë të rëndësishme të klientelës botërore të turizmit.
    Elira Kokona, Drejtore e Korporatës Shqiptare të Investimeve, vuri në dukje suksesin e forumit në Vjenë si “vetëm hapin e parë”. Ajo shpalli se në muajt në vijim, në Tiranë do të ndërpritet një vazhdimësi e forumit me takime dhe projekte konkrete, me qëllim shndërrimin e shprehjeve të interesit në investime reale në një periudhë të shkurtër kohe.
    Forumi i Tiranës solli në skenë liderë të lartë ndërkombëtarë. Kryeministri Edi Rama e përcaktoi Ballkanin Perëndimor si “horizontin e ri” të Evropës.
    “Një horizont ku investimet europiane gjejnë një ritëm shpejtësie të ri, ku inovacioni nuk e gjen veten të zhytur nën pirgje letrash”, deklaroi Kryeministri Rama, duke ftuar investitorët për ta bërë rajonin një “korsi të shpejtë të transformimit”.
    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të fuqishëm për investitorët: “Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani”. Ajo njoftoi se rreth 4 miliardë euro priten të investohen në rajon nëpërmjet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me qëllim dyfishimin e PBB-së së rajonit në dekadën e ardhshme. Von der Leyen theksoi gjithashtu anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA si një sukses që do t’u kursejë bizneseve shqiptare rreth 500 milionë euro në vit.
    Forumi i Biznesit Shqipëri-Turqi vuri në pah një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Edi Rama raportoi një rritje të shkëmbimeve tregtare nga 250 milionë euro para 10 vitesh në mbi 1 miliardë euro në 9 muajt e parë të këtij viti. Numri i sipërmarrjeve me kapital turk u rrit nga 300 në mbi 1 mijë, duke krijuar rreth 15 mijë vende pune.

  • Dialogu me biznesin/ Balluku: Çelësi për një ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

    Dialogu me biznesin/ Balluku: Çelësi për një ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë falë reformave të thella dhe shtetformuese.
    Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 10-vjetorin e krijimit të Këshillit të Investimeve, Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë kur ky këshill u formua.
    “Ky vlerësim vjen në kuadër të aktivitetit të Këshillit të Investimeve, por është një vlerësim që shkon paralel me zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë në këto 10 vite”, tha Balluku.
    Balluku e konsideroi këtë moment si një një rrugëtim që ka kaluar përmes reformash të thella shtetformuese, shpeshherë të dhimbshme, por të domosdoshme, mjaft herë të kontestuara, por në pjesën të madhe të tyre me rezultate të matshme.
    “Në një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që ishte 10 vite më parë, më e zhvilluar, më moderne, më e sigurt dhe me një të ardhme shumë më të ndritur, më afër se kurrë më parë me familjen evropiane. Në këtë dekadë sfidash, përpjekjesh, reformash, arritjesh madhore një rol i rëndësishëm është luajtur nga biznesi vendas dhe ai i huaj dhe marrëdhënia e fortë e bashkëpunimit që Qeveria Rama ka vendosur qysh në fillim të mandatit të parë”, tha Balluku.
    “Këshilli i Investimeve ka nisur në muajin shkurt të vitit 2014, vetëm gjashtë muaj pasi Qeveria kishte marrë punën dhe kur Rama nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Berzhin mes sektorit privat dhe Qeverisë, me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja”, cilësoi ajo.
    Sipas Ballukut, në këtë memorandum ishte parashikuar si hap i parë që Berzh do të ndihmonte në krijimin e Këshillit të Pavarur të Investimeve, që do të bashkonte përfaqësues të biznesit dhe do të këshillonte Këshillin Ekonomik Kombëtar.
    “Qartësia e vizionit të Qeverisë Rama u kthye në një strategji afatgjatë për bashkëpunimin me biznesin dhe po jep frytet e veta në zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë. Biznesi është zemra e zhvillimit ekonomik të vendit. Pa një biznes të fuqishëm të mbështetur me politika të drejta nuk mund të ketë rritje të qëndrueshme apo mirëqenie për qytetarët tanë. Çdo vendim që merr Qeveria duhet të reflektojë realitetin e tregut”, cilësoi Balluku.
    “Vetëm përmes këtij dialogu, ne mund të krijojmë një klimë biznesi të qëndrueshme dhe një ekonomi konkurruese në funksion të vizionit tonë për integrimin evropian”, vijoi Balluku.
    Zëvendëskryeministrja Balluku cilësoi se Këshilli i Investimeve u konsiderua si pjesë e këtij angazhimi për të forcuar bashkëpunimin në reformat e thella, mirëqeverisjen dhe krijimin proceseve demokratike, një frymë që u nxit edhe nga Procesi i Berlinit”, tha Balluku.
    “Këshilli i Investimeve u shndërrua në një model që paraqet suksesin e dialogut mes biznesit dhe Qeverisë, sektorit privat dhe partnerëve. Sot, Shqipëria ka një vizion të qartë kombëtar, anëtarësimin në BE. Ky objektiv kërkon më shumë se politika të mira, kërkon bashkëpunimin real dhe një klimë të  favorshme për investime. Kemi arritur të thellojmë besimin mes institucioneve dhe sektorit privat, të adresojmë sfidat konkrete dhe të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme”, pohoi Balluku.

  • Ekonomia e turbullt e bumit të investimeve në qendrat e të dhënave

    Ekonomia e turbullt e bumit të investimeve në qendrat e të dhënave

    Ndërtoni infrastrukturën dhe Inteligjenca Artificiale do të vijë vetë. Sa i ngjashëm është ai me flluskën e telekomunikacioneve të viteve 1990? Shkruan The Economist Në pranverën e këtij viti, kompania e konsulencës McKinsey bëri një parashikim jashtëzakonisht optimist për shpenzimet kapitale në çipa, qendra të dhënash dhe energji për prodhimin e Inteligjencës Artificiale (IA): 5.2 trilionë dol…

  • Tabaku: Korporata e Investimeve, porta e pasme e Ramës për pasurimin me pronat publike

    Tabaku: Korporata e Investimeve, porta e pasme e Ramës për pasurimin me pronat publike

    Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re.
    Tabaku e cilëson projektin si një tjetër mashtrim të qeverisë socialiste për të fshehur pas fasadës “europiane” abuzimin me pronat publike përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KIS).
    “Një projekt që në pamje të parë duket europian, por pas fasadës fshihet një histori që shqiptarët e njohin mirë: Korporata e Investimeve Shqiptare – një tjetër marifet socialist për të abuzuar me pronat publike,” – shkruan Tabaku.
    Sipas saj, KIS është kthyer në një “leviathan pa kontroll parlamentar, pa auditim të pavarur, që merr toka, porte e ndërtesa publike dhe i jep me marrëveshje të drejtpërdrejta investitorëve të zgjedhur nga qeveria, pa garë dhe pa transparencë”.
    Deputetja kujton se një strukturë e tillë në Bashkimin Europian do të ishte e paligjshme, pasi çdo menaxhim prone publike duhet të respektojë rregullat e ndihmës shtetërore, transparencës dhe konkurrencës së ndershme.
    “Edhe fondet sovrane që ekzistojnë në vende si Franca apo Italia nuk mund të përdorin prona publike pa tender publik dhe pa kontroll parlamentar. Po të ndodhte një rast si KIS në një vend të BE-së, Komisioni Europian do të hapte menjëherë hetim për ndihmë shtetërore të paligjshme,” – shton Tabaku.
    Në përfundim, Tabaku thekson se modeli i Korporatës së Investimeve Shqiptare nuk është europian, por një model që dëmton konkurrencën, deformon tregun dhe minon besimin te shteti.
     

  • Tabaku: Korporata e Investimeve Shqiptare,  porta e pasme e pushtetit për pasurimin me pronat publike

    Tabaku: Korporata e Investimeve Shqiptare, porta e pasme e pushtetit për pasurimin me pronat publike

    Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re.

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar projektin si një tjetër mashtrim të qeverisë socialiste për të fshehur pas fasadës “europiane” abuzimin me pronat publike përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KIS).

    “Një projekt që në pamje të parë duket europian, por pas fasadës fshihet një histori që shqiptarët e njohin mirë: Korporata e Investimeve Shqiptare – një tjetër marifet socialist për të abuzuar me pronat publike,” – shkruan Tabaku.

    Sipas saj, KIS është kthyer në një “leviathan pa kontroll parlamentar, pa auditim të pavarur, që merr toka, porte e ndërtesa publike dhe i jep me marrëveshje të drejtpërdrejta investitorëve të zgjedhur nga qeveria, pa garë dhe pa transparencë”.

    Deputetja kujton se një strukturë e tillë në Bashkimin Europian do të ishte e paligjshme, pasi çdo menaxhim prone publike duhet të respektojë rregullat e ndihmës shtetërore, transparencës dhe konkurrencës së ndershme.

    “Edhe fondet sovrane që ekzistojnë në vende si Franca apo Italia nuk mund të përdorin prona publike pa tender publik dhe pa kontroll parlamentar. Po të ndodhte një rast si KIS në një vend të BE-së, Komisioni Europian do të hapte menjëherë hetim për ndihmë shtetërore të paligjshme,” – shton Tabaku.

    Në përfundim, Tabaku thekson se modeli i Korporatës së Investimeve Shqiptare nuk është europian, por një model që “dëmton konkurrencën, deformon tregun dhe minon besimin te shteti”.

  • Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, Rama: Jemi një ishull mundësish që të shumëfishoni fitimin në pak kohë

    Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, Rama: Jemi një ishull mundësish që të shumëfishoni fitimin në pak kohë

    rama fjalim pershendetes

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një fjalim përshëndetës për forumin e investimeve Shqipëri-Turqi, që po mbahet sot në Tiranë.
    Kryeministri Rama, e ka quajtur Shqipërinë një ishull mundësish për investitorët e huaj, të cilët mund të shumëfishojnë fitimet në një kohë të shkurtër. Sipas Ramës, vetëm këtë vit, rreth 300 mijë turistë nga Turqia e kanë vizituar Shqipërinë, një shifër kjo e jashtëzakonshme.
    Rama tha se qeveria që ai drejton është e gatshmë që të dëgjojë dhe të mirëpresë çdo investim të huaj në Shqipëri, në mënyrë që ato të shndërrohen në një histori suksesi.
    “10 vjet më parë, me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, vumë një objektiv të thjeshtë, të dyfishonim shkëmbimet tregtare. Sot kemi shkuar përtej, nga 250 mln euro në mbi 1 miliard në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë. Ajo që vlen më shumë se numrat, është fryma. Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit. Kjo marrëdhënie është vëllazëri!”, u shpreh Rama. 
    “Nuk jemi më ishulli i mbyllur, por një vend i hapur dhe një ishull bukur mundësish që mund të shumëfishosh fitimin në pak kohë. Me taksa të ulëta me një treg që pret krahëhapur sipërmarrjen turke. 300 mijë turistë nga Turqia vizituan këtë vit Shqipërinë, shifër e jashtëzakonshme kur oreksi vjen duke ngrënë thotë një shprehje e për Porta më e afërt e Turqisë me BE-në. Qeveria shqiptare më shumë se qeveri mike është partnere strategjike që është gati të mikpresë, dëgjojë ndihmojë dhe garantojë që çdo investim të kthehet në një histori suksesi”, vijoi fjalën e tij kryeministri. 

    Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
    Ky forum i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.
    Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore./ZËRI 

  • Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi/ Rama: Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit

    Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi/ Rama: Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit

    Ka nisur Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi këtë të premte, 17 tetor, në Tiranë.
    Kryeministri Edi Rama u shpreh se dy vendet janë si “janë dy duar që duartrokasin sëbashku historinë e një miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizonti që hapet gjithnjë e më gjerë para nesh”. 
    Vuri theksin te marrëdhëniet ekonomike, duke theksuar se objektivi është ridyfishimi i shkëmbimeve tregtare. 
    “10 vjet më parë, me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, vumë një objektiv të thjeshtë, të dyfishonim shkëmbimet tregtare. Sot kemi shkuar përtej, nga 250 mln euro në mbi 1 miliard në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë. Ajo që vlen më shumë se numrat, është fryma. Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit. Sot kemi një urë me këmbët ngulur fort në të ardhmen. Kjo marrëdhënie është vëllazëri!”, tha ai. 
     Deklaroi se 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën Shqipërinë këtë vit. 
    “Oreksi vjen duke ngrënë, thotë përsëri një fjalë që e kemi të përbashkët, ndaj ejani të punojmë sëbashku për suksesin, ta rrokim dhe ta shijojmë sëbashku!” 
    Tha se Shqipëria sot është porta më e afër e Turqisë drejt Bashkimit Evropian. 
    “Shqipëria e Turqia flasin me gjuhën e punës dhe rezultateve, ta shohim të ardhmen si atë që sëbashku duhet ta rrokim! Faleminderit”, përfundoi Rama, duke e thënë edhe në gjuhën turke “Teşekkür ederim”. 
    Katër sektorë strategjikë 
    Ky forum organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella. 
    Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore. 
    Aktiviteti do të shoqërohet me panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “business to business” dhe “business to government”, që synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve. 

  • Mbahet sot në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, 4 sektorët strategjikë që do të jenë në fokus

    Mbahet sot në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, 4 sektorët strategjikë që do të jenë në fokus

    Foto ilustruese

    TIRANË- Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
    Ky forum i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.
    Në hapje të aktivitetit pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, të shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private.
    Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore.
    Aktiviteti do të shoqërohet me panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “business to business” dhe “business to government”, që synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve.
    Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë njohur një intensifikim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
    Gjatë vitit 2024, importet nga Turqia u rritën me 14%, duke arritur në 96,6 miliardë lekë, ndërsa për shtatëmujorin e parë të këtij viti ato janë llogaritur në 50,8 miliardë lekë.
    Në të njëjtën kohë, eksportet shqiptare drejt Turqisë në vitin 2024 arritën në 4,8 miliardë lekë, ndërsa gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë eksportuar mallra me vlerë 2,7 miliardë lekë.
    Në Shqipëri janë të pranishme aktualisht 658 kompani me pronësi turke dhe 80 të tjera me kapital të përbashkët, të shpërndara në pothuajse të gjitha qarqet e vendit.
    Tirana mban përqindjen më të lartë të këtyre investimeve me 82% të kompanive turke të vendosura në këtë qark, pasuar nga Durrësi me 6% dhe Fieri me 3%.
    Prania e këtyre bizneseve është tregues i një interesi në rritje nga ana e investitorëve turq për tregun shqiptar dhe forcon më tej lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

  • Forumi i Investimeve EU–WB6

    Forumi i Investimeve EU–WB6

    Po mbahet në Tiranë në datat 13-14 tetor Forumi i Investimeve EU–WB6. Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit ekonomik evropian, duke kthyer Tiranën në qendrën e Ballkanit Perëndimor.EU-WB6 bashkon liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë, agjenci homologe të investimeve dhe aktorë ekonomikë që ndajnë një vizion të përbashkët për një të ardhme bashkëpunimi, zhvillimi dhe besimi reciprok në rajonAktiviteti i parë i forumit, “IPAs Connect”, çeli siparin e këtij eventi dy-ditor, duke vënë në qendër të vëmendjes bashkëpunimin rajonal dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon.Përfaqësues nga institucionet e Bashkimit Evropian, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Banka Botërore dhe agjencitë e promovimit të investimeve nga të gjitha vendet e BallkanitPerëndimor prezantuan punën e tyre, kornizën ligjore dhe fushat prioritare të investimeve, si dhe ndanë sfidat me të cilat përballen në tërheqjen e investimeve të huaja.Gjashtë shtetet pjesëmarrëse në IPA’s connect ishin:Albanian Investment Development Agency (AIDA) – ShqipëriForeign Investment Promotion Agency (FIPA) – Bosnjë dhe HercegovinëKosovo Investment and Enterprise Support Agency (KIESA) – KosovëMontenegrin Investment Agency (MIA) – Mali i ZiInvest North Macedonia – Maqedonia e VeriutDevelopment Agency of Serbia (RAS) – SerbiNga këto agjenci u paraqit vizioni i përbashkët për rritjen e konkurrueshmërisë rajonale dhe bashkëpunimin ndërkufitar, me fokus te zhvillimi ekonomik dhe mbështetja e bizneseve.Në sesionin hapës morën fjalën:Z. Hoa-Binh Adjemian, përfaqësues i Komisionit Evropian (DG NEAR)Z. Umut Ergezer, përfaqësues i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)Z. Márton Kerkapoly, përfaqësues i Bankës Botërore.Përfaqësuesit e këtyre institucioneve theksuan se progresi i reformave është thelbësor për të ruajtur besimin në institucionet publike dhe në Bashkimin Evropian, si dhe për të krijuar një klimë të qëndrueshme investimesh në të gjithë rajonin.Ata përshëndetën iniciativën për t’u bërë bashkë në një tryezë dhe vullnetin për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet agjencive të investimeve.Përvojat evropiane dhe rëndësia e bashkëpunimitAgjencitë e mëdha evropiane të promovimit të investimeve nga Gjermania, Franca, Italia, Hungaria dhe Qiproja ndanë përvojat e tyre të suksesshme në ndërtimin e politikave të qëndrueshme ekonomike dhe mbështetjen e investitorëve.Ky shkëmbim përvojash u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet agjencive të rajonit dhe për ta pozicionuar Ballkanin Perëndimor si një destinacion të përbashkët dhe tërheqës për investime.U nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi AIDA-FIPANë përfundim të takimit mes IPA-ve u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MOU) mes Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës (FIPA).Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit institucional, nxitjen e iniciativave të përbashkëta, dhe realizimin e ideve të reja investimi që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.