Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistruar gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara.Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) tha për Monitor se deri tani janë lidhur 177 kontrata me përfituesit. Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR është për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore.Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 përfundoi më 8 nëntor 2024. Sa i takon procesit të kontrollit administrativ, afati për dorëzimin e dokumentacionit u shty deri më 28 shkurt 2025.AZHBR pohon se nga totali i aplikimeve të bëra, më i larti ishte për mekanizimin e fermave. Ndërsa qarku me interesin më të lartë për këtë skeme ishte Fieri.“Interesi më i lartë për aplikime është shënuar për: Investime në mekanizimin e fermave, me 305 aplikime; Ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me 49 aplikime.Ndërkohë, aplikimet për serrat diellore dhe akuakulturën kanë qenë më të kufizuara.Rajonet me kërkesën më të lartë për këtë skemë janë Fieri, Vlora, Berati dhe Korça, që reflektojnë interesin e fermerëve në zona me tradita bujqësore dhe blegtorale”, pohoi AZHBR.Fondi për Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024, i vënë në dispozicion nga buxheti i Qeverisë Shqiptare, është 1,5 mld lekë, me shtrirje 2 vjeçare.500 mln lekë janë parashikuar të disbursohen për vitin e parë. Ky fond do të disbursohet në formën e granteve deri në 50% të vlerës së faturave tatimore të investimit.Skema mbështet investimet e fermerëve nëpërmjet 5 masave.Për ndërtimin e serrave diellore mbështetja financiare është 4-15 mln lekë/ha në varësi të kulturës së prodhimit: luleshtrydhe, rrush, perime.Nga 0.2 ha deri në 2 ha/subjekt, përfshirë instalimi i sistemit të ujitjes.Mbështetja financiare është deri në 15 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve. Deri në 8 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë. Deri në 4 mln lekë/ha për serrat e prodhimit të luleshtrydheve.Për rrjetat antibreshër 4-15 mln lekë/ha në varësi të kulturës së prodhimit: luleshtrydhe, rrush, perime. Deri në 1,5 mln lekë/ha për mbrojtjen e pemëve frutore, agrumeve dhe vreshtave.Për sallat dhe stabilimentet me kapacitet jo më pak se: 10 lopë, 100 të imta, 10 dosa ose 10 mijë shpendë, deri në 15 mln lekë.Për blerjen e traktorëve dhe pajisjeve për mekanizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, deri në 5 mln lekë.Mbështetje për akuakulturën detare është për blerjen e rrjetave dhe për koshave për rritjen e peshkut 50% e vlerës totale të faturës tatimore, deri në 20 mln lekë/subjekt./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: investimeve
-

“Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”/ Berisha: Balluku ka menaxhuar mbi 12 mld euro, janë investuar vetëm 1.3
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur nga selia blu mbi strategjinë e financimit të premtimeve të partisë, ndërsa ka akuzuar zv/kryeministren Belinda Balluku për keqmenaxhim të fondeve të investimeve.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se faturat totale të investimeve që Balluku, të cilën e etiketoi si “Lubi Balluku” ka menaxhuar në vitet e fundit arrijnë në 12 miliardë euro. Megjithatë, sipas tij, nëse shqyrtohen objektet një nga një, vlera reale e investimeve nuk kalon 1.3 miliardë euro.
“Ju do gjeni se nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka patur në përdorim këto vite, ajo shkon 12 mld euro. Por nëse kontrollohen një për një objektet e investuara, ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 mld euro”, theksoi ai.
“Fondi do të mjaftojë pa asnjë lloj dyshimi dhe do të ketë projekte më të fuqishme në punët publike se gjer më sot,” u shpreh ai. Berisha theksoi se në qendër të përpjekjeve të PD-së do të jetë lufta pa tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, duke shtuar se kjo luftë do të garantojë të gjitha burimet financiare për të mbajtur premtimet e partisë. -

2025-2028, programohen 6,7 mld euro investime publike, marrin 20 % të të ardhurave
Qeveria e Shqipërisë ka shpallur një program ambicioz për investimet publike në katër vitet në vijim edhe pse presionet për shpenzimet e mbrojtjes sociale po rriten.Sipas Ministrisë së Financave programi i investimeve buxhetore duke nisur që nga ky vit deri me 2028 do të përfshijë një shumë prej 676 miliardë lekësh mbi 6,7 miliardë euro. Fondi vjetor i investimeve publike në periudhën afatmesme do të jetë sa 20 për qind e të ardhurave vjetore buxhetore.Burimet totale të qeverisë për t’u shpenzuar gjatë viteve 2026 – 2028 pritet të jenë mesatarisht rreth 885.8 miliardë lekë në çdo vit ose mesatarisht rreth 30.6 për qind e PBB. Investimet publike janë programuar të mbahen në një nivel mesatarisht prej rreth 5.9 për qind të PBB në çdo vit ose rreth 1,7 mld euro çdo vit.Vitet e fundit qeveria ka mbajtur në nivele të larta zërin e investimeve publike. Me 2024 u realizuan 1.1 miliardë euro investime nga 1,6 miliardë që ishte plani, një rekord historik për periudhën e tranzicionit.Fondet e investimeve u përqendruan në financimin e infrastrukturës rrugore si Unaza e Madhe e Tiranës, Korridorin 8, tunelin e Llogorasë etj.Gjithashtu Qeveria shqiptare synon të thyejë rekordin historik të investimeve kapitale me fonde të brendshme në dy vitet në vijim 2025-2026 me më shumë se 1,1 miliardë euro për secilin vit. Për këtë vit dhe tjetrin qeveria do të financojë investimet publike 329 miliardë lekë (3,3 miliardë euro), nga të cilat 225 miliardë lekë (2,2 mld euro) do të jenë fonde të brendshme të grumbulluara nga taksat dhe tatimet, një nivel rekord.Investimet me fonde buxhetore pritet të përqendrohen në frontet e hapura të punimeve në infrastrukturën rrugore kryesisht në autostradën Tiranës-Durrës, Korridorin Veri-Jug dhe Korridorin 8 etj dhe Portin e ri të Porto Romanos.Në konsultimin e fundit të marrëveshjes më Shqipërinë, stafi teknik FMN projekton rritje të shpenzimeve buxhetore duke nisur që nga viti 2026. Zërat që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen dhe për digjitalizimin.FMN sugjeron se rritja e shpenzimet publike duhet të shoqërohet me rritje të të ardhurave. Veçanërisht konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve e cila duhet të sigurojnë një mbulim më të mirë të popullsie me kontribute. Për të rritur të ardhurat për sigurimet shoqërore do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor.Burimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për vitin 2024 Italia renditet në investitorin e dytë më të madh, pas Turqisë, me 200 milionë euro.
Ndërkohë që stoku investimeve italiane në fund të vitit 2014 arriti në rreth 1,7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë ky tregues u rrit me 16%. Investimet italiane kryesojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve. Shqipëria dhe Italisë, vitet e fundit kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke mundësuar për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë. -

Flukset e investimeve nga Turqia rrisin potencialin e energjisë diellore të Rumanisë
Turqia është një aktor relativisht i ri dhe i fortë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme të Rumanisë, nëpërmjet investimeve dhe sipërmarrjeve të përbashkëta.Interesi i Turqisë në fushën energjetike të Rumanisë, nxitet jo vetëm nga interesat ekonomike dhe diplomacia e fuqisë së butë, por edhe nga kërkesa e fortë për burime shtesë të energjisë.Investimet në rritje të Turqisë në Rumani pasqyro…
-

Turizmi lakmohet nga të huajt, 32 mijë biznese me kapital 80% regjistrohen në vend
Turizmi është sektori më i lakmuar i investitorëve të huaj. Në dy vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 32 mijë biznese me kapital mbi 80% të investimit që vjen nga jashtë vendit.
Kryesisht sektorët që zënë pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë janë shërbimet hoteliere, real estate, tregtia me shumicë apo pakicë, manifaktura ndërtimi, IT e të tjera.
Zv.Ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, thotë se Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë interesante për të huajt. Kontributi i tyre në Prodhimin e brendshëm Bruto është 10% e totalit.
“Kemi arritur rekord në termat e investimeve. Kemi gati 10 përqind të investimeve vjetore çdo vit në ekonominë shqiptare nga jashtë. Synimi ynë është që ata njerëz që vijnë dhe eksplorojnë vendin si turistë fillimisht, krijojnë lidhjet miqësore për të ardhur më shumë edhe si investitorë në sektorë të tjerë si manifakturë, industri, gjithmonë e më shumë agropërpunim, por edhe shërbime të ndryshme digjitale dhe elektronike”, tha Yzeiraj.
Në Tiranë u mblodhën 100 investitorë të huaj nga 32 vende të botës.
Laura Saro, Drejtoresha e AIDA-s thotë se një kontribut të lartë në tërheqjen e tyre ka kjo agjenci që në periudha të vitit organizon forume në vende të ndryshme të botës ku prezantohen mundësitë që ofron Shqipëria.
“Mënyra se si ne po i qasemi për të tërhequr investitorët në sektorë të ndryshëm është me forume të dedikuara në secilin vend. Me kampanja që shkojmë për të etiketuar të gjithë brendet ndërkombëtare të një sektori të caktuar sipas një plani pune të mirë menduar për secilin gjashtëmujor”, tha Saro.
Sipas zv.ministrit Yzeiraj, taksat nuk janë problem për investitorët e huaj, pasi si në Shqipëri dhe në rajon ato janë më të ulëta se në Evropë. -

Një “shtëpi” për të gjitha fetë, 210 mijë m2 tokë në Petrelë, qeveria ngre “Parkun e Besimit”
Të gjitha besimet nën një “çati”. Këtë synon të arrijë qeveria përmes projektit më të fundit për të ngritur ‘Parkun e Besimit’, në zonën e Petrelës në Tiranë, në afërsi të Kalasë. Me në fokus ‘bashkëjetesën fetare’, parku thuhet në dokumente e konkursit të shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare do të shërbejë si një vend që do të bashkojë besime të ndryshme
Kjo hapësirë duhet t’i kushtohet promovimit të harmonisë ndërfetare dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e natyrës në jetën shpirtërore dhe kulturore
Korporata e Investimeve
Sipërfaqja ku do ndërtohet Parku i Besimit është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorësh në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.
Jo vetëm për vizita por edhe për të fjetur. Brenda parkut do të ndërtohen 100 ‘streha mikpritëse’ që vizitorët të kalojnë një ‘mirëqenie spirituale të lartë’ thuhet në dokumente. Këto njësi pritëse do të ndërtohen me modele të ndryshme për të akomoduar profile të ndryshme vizitorësh, duke përfshirë turistët e mirëqenies, pelegrinët shpirtërorë dhe vizitorët VIP.
Brenda parkut do të ketë edhe restorante të përshtatura me gatimet tradicionale të secilës komunitet fetar, si dhe do të ketë një pavijon me pemë e bimë që kanë rëndësi të veçantë për besimet fetare.
Korporata e Investimeve
Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist, i cili do të ofrojë një përvojë edukative dhe reflektuese për vizitorët në lidhje me vuajtjet dhe rezistencën e komuniteteve fetare gjatë kësaj periudhe të errët të historisë shqiptare.
Projekti i shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare ju jep mundësi kompanive që brenda datës 2 maj të propozojnë idetë e tyre dhe më 16 korrik është faza finale për projektin e detajuar.

