Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve janë në rënie për të dytin vit radhazi.Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 9-mujorin 2025, individët investuan 19.3 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 5857, me një rënie vjetore prej 24.8%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 14.9 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 16.6%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 4.4 miliardë lekë, 17% më pak krahasuar me 9-mujorin 2024.Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve. Kjo tendencë rënëse e yield-eve vazhdon ende në tregun e bonove, ndërsa duke filluar nga tremujori i tretë është frenuar në atë të obligacioneve.Rënia po shtrihet edhe në blerjet në tregun dytësor. Sipas statistikave të AMF-së, individët blenë 1.26 miliardë lekë tituj nga portofolet e bankave, me një rënie 68.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare.Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të shtatorit 2025, individët zotëronin 18.53% të instrumenteve të borxhit të brendshëm, nga 19.8% në fund të vitit 2024. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte dhe investimet e kryera nëpërmjet bankave tregtare.Të dhënat tregojnë se individët ngelen mjaft të ndjeshëm ndaj ecurisë së yield-eve të titujve. Në vitin 2022, rritja e shpejtë e normave të interesit pas valës inflacioniste u reflektua edhe në një rritje të shpejtë të yield-eve. Kjo solli menjëherë një zgjerim të investimit të individëve në titujt e borxhit të qeverisë. Por, me rënien e yield-eve, që u bë e theksuar pas vitit 2024, interesi i individëve për të investuar në këto instrumente pësoi rënie të menjëhershme.Në kuadër të diversifikimit të burimeve të financimit dhe zgjerimit të bazës së investitorëve, në Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2025-2029, Ministria e Financave parashikon të vlerësojë mundësinë e prezantimit të obligacioneve qeveritare për individë.Sipas strategjisë, ky instrument synon të rrisë përfshirjen e qytetarëve në financimin e borxhit shtetëror, të nxisë kulturën e kursimeve afatgjata dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale nëpërmjet reduktimit të varësisë nga tregjet institucionale dhe financimi i huaj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: investimet
-

Investime në rrugë dhe sheshe pallatesh. Rajoni nr. 6 vendosi përparësitë e vitit 2026
Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje u zhvillua në Rajonin Nr. 6, ku banorët e ardhur në takim patën mundësinë të shprehin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre për investimet e ardhshme.Kryetarja e Këshillit të Qarkut, znj. Ermira Urupi, shprehu bindjen se të gjithë banorët pjesëmarrës në takim kanë ardhur për të shprehur kërkesat e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm për Elbasanin, i cili zhvillohet çdo muaj tetor për më shumë se një dekadë.
“Unë mendoj se ju keni ardhur edhe për të falenderuar punën që është bërë në Rajonin Nr. 6. Bashkë me mua të gjithë e dini që punohet në të gjithë Shqipërinë, punohet në 7 bashkitë e qarkut, por unë them që më shumë punohet në Bashkinë e Elbasanit. Jam e bindur që kërkesat që ju keni do të gjeni dakordësinë e institucionit dhe kryetarit.”Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, u ndal tek investimet dhe projektet e realizuara, duke përmendur edhe banesat e riparuara për komunitetin rom dhe egjiptian.“Nga kërkesat tuaja të vazhdueshme kemi arritur të riparojmë pjesërisht 215 banesa individuale por edhe pallate kolektive në të gjithë Elbasanin.”
Duke e vënë theksin tek investimet në rrugë, Llatja tha: “ kemi investuar në një sërë asfaltimesh. E nisëm me rrugën tek Koladuimi, pastaj me rrugët e brendshme, për të vazhduar me kërkesën e kahershme tuajën që është rruga “Arif Dardha”.Sot është shtuar një rrugë me standard fantastik.
Kemi akoma shumë punë për të bërë dhe do t’i bëjmë, sepse për ne janë punët.Ashtu si ishin rrugët tek ura e sektorit, një sërë rrugësh në vazhdimësi të cilat tashmë janë zgjidhur, kanë ecur investimet, janë bërë punë.”
Llatja foli më tej edhe për kanalizimet dhe përmirësimin e shesheve të pallateve.“Kemi bërë kanalizimet e ujrave të zeza, sistemimin e një pjese të përrroit. Po fillojmë tek “5 Maji”, ato sheshet e pallateve, që ne i kemi pasur përherë problematikë dhe na kanë dalë tek procesi i buxhetimit me pjesëmarrje dhe sot aty po investohet.”
Pasi banorët dëgjuan investimet e kryera si edhe prioritetet e kryetarit të Bashkisë, ata vazhduan me votimin e kërkesave të tyre, të cilat janë përcaktuar si më prioritaret dhe do të kthehen në investime gjatë vitit të ardhshëm. -

Shqipëria horizont i ri për investimet e huaja, Vjena dhe Tirana shënojnë fillim të ri
Shqipëria po pozicionohet me fuqi si një destinacion prioritar për investimet e huaja. Kjo konstatim u konfirmua në dy ngjarje me rëndësi të lartë: Forumin e Investimeve “Shqipëria, Horizont i Ri” në Vjenë dhe Forumin e Parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Këto forume shërbyen si platforma më të rëndësishme për të shfaqur potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik të vendit përpara qindra investitorësh ndërkombëtarë.
Në Vjenë, theksi u vu te sektori i turizmit, i njohur si një nga motorët kryesorë të rritjes së Shqipërisë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se forumi përfaqësonte “një horizont të ri për Shqipërinë”. Ai vuri në dukje praninë e mbi 70 korporatave ndërkombëtare dhe theksoi se Shqipëria synon të jetë pjesë aktive e tregut më të suksesshëm botëror.
“Është një përjetim i tërë i cili do të shkojë përtej plazhit… ku Shqipëria duhet të luajë rolin e vet”, tha Gonxhja, duke shtuar se vendi ynë synon të tërheqë një pjesë të rëndësishme të klientelës botërore të turizmit.
Elira Kokona, Drejtore e Korporatës Shqiptare të Investimeve, vuri në dukje suksesin e forumit në Vjenë si “vetëm hapin e parë”. Ajo shpalli se në muajt në vijim, në Tiranë do të ndërpritet një vazhdimësi e forumit me takime dhe projekte konkrete, me qëllim shndërrimin e shprehjeve të interesit në investime reale në një periudhë të shkurtër kohe.
Forumi i Tiranës solli në skenë liderë të lartë ndërkombëtarë. Kryeministri Edi Rama e përcaktoi Ballkanin Perëndimor si “horizontin e ri” të Evropës.
“Një horizont ku investimet europiane gjejnë një ritëm shpejtësie të ri, ku inovacioni nuk e gjen veten të zhytur nën pirgje letrash”, deklaroi Kryeministri Rama, duke ftuar investitorët për ta bërë rajonin një “korsi të shpejtë të transformimit”.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të fuqishëm për investitorët: “Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani”. Ajo njoftoi se rreth 4 miliardë euro priten të investohen në rajon nëpërmjet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me qëllim dyfishimin e PBB-së së rajonit në dekadën e ardhshme. Von der Leyen theksoi gjithashtu anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA si një sukses që do t’u kursejë bizneseve shqiptare rreth 500 milionë euro në vit.
Forumi i Biznesit Shqipëri-Turqi vuri në pah një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Edi Rama raportoi një rritje të shkëmbimeve tregtare nga 250 milionë euro para 10 vitesh në mbi 1 miliardë euro në 9 muajt e parë të këtij viti. Numri i sipërmarrjeve me kapital turk u rrit nga 300 në mbi 1 mijë, duke krijuar rreth 15 mijë vende pune. -

Ekonomia e Kinës ngadalësohet me ritmin më të ulët gjatë 2025
Ekonomia e dytë më e madhe në botë shënoi një ngadalësim të dukshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke u rritur me 4.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kundrejt 5.2% në tremujorin e dytë. Ritmi më i dobët i zgjerimit për vitin 2025 vjen në një moment kur Pekini përballet me tensione tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe me një krizë të zgjatur në tregun e pasurive të paluajtshme, që po rëndon mbi investimet dhe besimin e konsumatorëve.Autoritetet kineze kanë vendosur një objektiv rritjeje rreth 5% për vitin 2025, por shifrat e fundit e vënë në pikëpyetje realizimin e tij. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit më të lartë të Partisë Komuniste po zhvillojnë në Pekin mbledhjen për përcaktimin e planit të ri pesëvjeçar (2026–2030), i cili pritet të përqendrohet tek nxitja e kërkesës së brendshme dhe zhvillimi i teknologjive vendase përballë kufizimeve amerikane.Të dhënat zyrtare tregojnë se investimet fikse, që përfshijnë ndërtimet, infrastrukturën dhe prodhimin, ranë me 0.5% në nëntëmujorin e parë, një kontraktim i rrallë që nuk ishte parë që prej pandemisë së vitit 2020. Investimet në pasuri të paluajtshme u tkurrën me 13.9% deri në fund të shtatorit, pas një rënieje 12.9% në muajt e mëparshëm, ndërsa shpenzimet për infrastrukturë dhe prodhim industrial po ngadalësohen ndjeshëm.Sipas të dhënave zyrtare, nëse përjashtohet sektori i pasurive të paluajtshme, investimet fikse për nëntëmujorin janë rritur me vetëm 3%, më pak se 4.2% që ishte në gusht. Investimet e sektorit privat jashtë pasurive të paluajtshme janë ngadalësuar gjithashtu, duke reflektuar mungesën e besimit në perspektivën e rritjes dhe në politikat e qeverisë.Konsumi, një tjetër shtyllë e rëndësishme e rritjes, mbeti i dobët. Shitjet me pakicë u rritën me 3% në shtator, në përputhje me pritshmëritë, por më pak se 3.4% në gusht. Shtysa e mëparshme nga programet e subvencionimit të mallrave shtëpiake është zbehur ndjeshëm: shitjet e pajisjeve elektrike u rritën vetëm 3.3% në shtator, kundrejt një rritjeje prej mbi 25% gjatë nëntëmujorit.Të ardhurat e disponueshme për banorët në zonat urbane u rritën me 4.5%, ndërsa për banorët në zonat rurale me 6%, pas përshtatjes me inflacionin. Papunësia në qytete ra lehtë në 5.2%, por treguesit e përgjithshëm mbeten të brishtë.Megjithëse prodhimi industrial u rrit 6.5% në shtator, duke tejkaluar pritshmëritë, presionet deflacioniste vazhdojnë të rëndojnë ekonominë. Indeksi bazë i çmimeve (pa ushqime dhe energji) shënoi rritjen më të shpejtë që nga shkurti 2024, por inflacioni total ra me 0.3%, nën pritshmëritë e tregut.Banka Qendrore e Kinës mbajti të pandryshuara normat bazë të interesit për të gjashtin muaj radhazi, me normën njëvjeçare në 3% dhe atë pesëvjeçare në 3.5%, duke sinjalizuar kujdes përballë dobësisë së kërkesës së brendshme.Ndërsa Pekini përpiqet të zhvendosë modelin ekonomik drejt konsumit të brendshëm dhe teknologjive vendase, ekonomistët theksojnë se “ekonomia e vjetër”: ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe eksportet, do të mbeten për një kohë të gjatë shtylla kryesore e rritjes.Kështu, ndërsa udhëheqësit e Kinës hartojnë prioritetet për pesëvjeçarin e ardhshëm, ata përballen me një sfidë të dyfishtë: të ruajnë stabilitetin në sektorët tradicionalë që ende mbajnë peshën e ekonomisë dhe njëkohësisht të nxisin kërkesën e brendshme përmes inovacionit dhe politikave që rikthejnë besimin në treg. / FT, CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Papa Leo miraton rregulla të reja për investimet në Vatikan
Papa Leo XIV ka lëshuar një dekret që prezanton rregulla të reja për investimet financiare të Kurisë Romake, duke përmbysur një rregullore të vendosur nga paraardhësi i tij, Papa Françesku.
Banka e Vatikanit (IOR) do të humbasë të drejtën e vetme dhe ekskluzive për të menaxhuar investimet financiare të Vatikanit.
Dekreti i ri thotë se Selia e Shenjtë duhet të vazhdojë të përdorë IOR-in për menaxhimin e aseteve, si rregull i përgjithshëm. Megjithatë, organet kompetente tani mund të përdorin edhe ndërmjetës financiarë nga shtete të tjera, nëse e konsiderojnë këtë më efikase ose të favorshme.
Ndërmjetësit financiarë mund të jenë, për shembull, bankat ose fondet spekulative.
Ky veprim shihet si një hap i rëndësishëm në riorganizimin e vazhdueshëm të financave të Vatikanit.
Në verën e vitit 2022, Papa Françesku përcaktoi që IOR ka përgjegjësi ekskluzive për menaxhimin e aseteve, dhe është administratori i të gjitha aseteve financiare të Selisë së Shenjtë dhe institucioneve të saj të lidhura.
Dekreti i ri i Papa Leo XIV ndjek rekomandimin e ekspertëve.
IOR menaxhon asetet e rreth 12,000 klientëve. Këta përfshijnë institucione katolike, punonjës të Vatikanit dhe ambasadorë në Selinë e Shenjtë.
Banka është përballur me akuza të përsëritura për korrupsion dhe pastrim parash, dhe menaxhimi i duhur i financave dhe investimeve të saj mbetet një çështje e diskutueshme brenda Vatikanit./ DPA News.
-

Trefishohen investimet për Data Centers në Europë; Shanset dhe sfidat për Ballkanin
Raporti “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025”, i publikuar nga agjencia “FDI Intelligence”, pjesë e grupit “Financial Times”, paraqet një tablo të qartë të prirjeve aktuale të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Europë.Në raport theksohet se një nga sektorët që po shënon rritjen më të shpejtë në Europë, është ai i qendrave të të dhënave, i nxitur nga shpërthimi i shërbimeve cloud, …
-

Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 900 milionë euro për tetë muajt e parë të 2025
Sipas të dhënave të fundit, diaspora ka dërguar në Kosovë rreth 928.5 milionë euro gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025. Shuma e dërguar përmes remitancave vazhdon të jetë një burim jetik për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave, investimeve direkte etj.BQK njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025.“Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit gusht kanë qenë përmes IFJB me 41.02% përmes bankave komerciale me 17.19% dhe kanaleve tjera me 41.79%”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, BQK ka dhënë statistika edhe lidhur me investimet direkte.“Investimet Direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2025 ishin 540.94 milionë euro që paraqet një rritje prej 24.24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 212.78 milionë euro”, thuhet në raport.Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar po ashtu lidhur me borxhin e jashtëm bruto.“Borxhi i jashtëm bruto – i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të dytë 2025, arriti vlerën 4.43 miliardë euro, e cila paraqet rritje prej 218.19 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 133.13 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 85.05 milionë”.Ndërkaq, sa i përket borxhit të sektorit publik – në fund të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 1.02 miliardë euro duke marrë pjesë me 23.03% në gjithsej borxhin e jashtëm.Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të dytë 2025 ishte 857.81 milionë euro.BQK ka prezantuar edhe të dhëna për borxhin e sektorit privat.“Borxhi i sektorit privat – të tremujorit të dytë 2025 arriti vlerën 3.41 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale 21.10% kompanitë në relacion të investimeve direkte 27.31% dhe sektorët tjerë 51.59%”.Bilanci tregtarDeficiti në mallra deri në fund të korrikut 2025 arriti 3.19 miliardë euro, ose 19.03% më i lartë se vitin e kaluar.Eksportet shënuan 528.27 milionë euro (rënie prej 1.71%).Importet arritën 3.72 miliardë euro (rritje prej 15.57%).Llogaria e shërbimeveShënoi bilanc pozitiv prej 1.11 miliardë euro, duke u rritur 22.25% krahasuar me korrikun 2024.Të ardhurat parësoreBilanc pozitiv prej 184.93 milionë euro, nga 113.88 milionë euro vitin e kaluar, me një rritje prej 62.39%.Të ardhurat dytësore dhe remitancatTë ardhurat dytësore shënuan bilanc pozitiv prej 1.15 miliardë euro (+2.74%).Remitancat deri në korrik 2025 arritën 785.06 milionë euro (+4.15% krahasuar me 2024).Vetëm në gusht 2025 remitancat ishin 143.4 milionë euro, duke e çuar totalin për tetë muajt e parë në 928.48 milionë euro (preliminare).Kanale të remitancave: IFJB 41.02%, bankat komerciale 17.19%, kanalet tjera 41.79%.Llogaria financiareAsetet deri në fund të korrikut: 376.32 milionë euro bilanc pozitiv.Detyrimet financiare: 900.63 milionë euro bilanc pozitiv.Investimet direkteInvestimet e huaja direkte në Kosovë: 540.94 milionë euro deri në korrik (+24.24%).Investimet direkte jashtë Kosovës: 212.78 milionë euro.Asetet rezervëU rritën për 201.48 milionë euro (+30.22%), duke arritur në 201.48 milionë euro nga 154.73 milionë në 2024.Rritjes i kontribuoi rritja e depozitave (+264.06 milionë €), ndërsa investimet në letra me vlerë ranë me 62.58 milionë €.Pozicioni i investimeve ndërkombëtareAsetet ndërkombëtare u rritën me 280.91 milionë €, duke arritur në 8.41 miliardë €.Detyrimet ndërkombëtare u rritën me 468.12 milionë €, duke arritur në 10.96 miliardë €.Rritjes i kontribuoi: investimet direkte (+93.85 milionë €), letrat me vlerë (+59.94 milionë €) dhe asetet rezervë (+187.58 milionë €).Rënie shënuan investimet tjera (-60.46 milionë €).Borxhi i jashtëm brutoNë fund të TM2 2025: 4.43 miliardë euro, rritje prej 218.19 milionë € krahasuar me TM1.Sektori privat kontribuoi me +133.13 milionë €, ndërsa sektori publik me +85.05 milionë €.Borxhi publik dhe privatBorxhi publik: 1.02 miliardë euro (23.03% e gjithsej borxhit të jashtëm).Prej tyre, 857.81 milionë euro i takojnë borxhit të jashtëm të qeverisë.Borxhi privat: 3.41 miliardë euro. Struktura: 21.10% bankat komerciale, 27.31% kompanitë në relacion me IHD, 51.59% sektorët tjerë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

‘Në tryezën e partnerëve ndërkombëtarë’, Rama ndan pamjet: Adresojmë arritjet dhe sfidat
Kryeministri Edi Rama është ulur sot, 30 shtator, në tryezë me partnerët ndërkombëtarë, ku kanë diskutuar arritjet dhe sfidat e bashkëpunimit në rrafshin e mbështetjes financiare për Shqipërinë dhe projekteve zhvillimore.
Rama ndau një video nga takimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe koordinimit me donatorët dhe institucionet ndërkombëtare për të siguruar fonde dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit, identifikimi i mundësive të reja për investime dhe adresimi i sfidave që lidhen me menaxhimin e projekteve dhe financimin e tyre.
Kujtojmë se sipas raportit të fundit nga Banka e Shqipërisë, Turqia dhe Italia kryesojnë në investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti në vend.
Për gjysmën e parë të vitit, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 89 milionë eurove.
Rritje të ndjeshme këtë vit kanë shënuar edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova. Për 6-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 63 milionë eurove, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. -

Nga ndriçimi te gjelbërimi, bashkia Elbasan vijon investimet në lagjen “5 Maji” me një strategji afatgjatë
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 11:17
Bashkia e Elbasanit po vijon me investimet në infrastrukturë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet, duke i kushtuar një kujdes të veçantë zonave me rëndësi dhe atyre ku prej vitesh ka munguar infrastruktura moderne. Një nga projektet më të rëndësishme të kohëve të fundit është rehabilitimi i bllokut të pallateve në lagjen “5 Maji”, një zonë e populluar që kishte nevojë urgjente për ndërhyrje.
Punimet që po kryhen përfshijnë asfaltimin e rrugëve dhe trotuareve, për të siguruar lëvizje më të lehtë e më të sigurt për banorët, si dhe vendosjen e ndriçimit të ri publik me teknologji moderne, që rrit sigurinë dhe e bën zonën më të aksesueshme edhe gjatë orëve të natës. Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe gjelbërimi, i cili po transformon hapësirat e zakonshme në ambiente çlodhëse dhe kënde rekreative për fëmijë e të rritur.Burime në bashki bëjnë me dije se” rehabilitimi i lagjes “5 Maji” është pjesë e një strategjie më të gjerë për urbanizimin e zonave periferike dhe atyre që deri dje konsideroheshin informale. Kujdes i veçantë po i kushtohet lagjeve me dendësi të lartë banimi, ku ndikimi i investimeve është më i madh në jetën e komunitetit.
Banorët kanë filluar të shohin ndryshime konkrete në përditshmërinë e tyre, ndërsa ekspertët e urbanistikës theksojnë se projekte të tilla nuk përmirësojnë vetëm cilësinë e jetesës, por ndikojnë gjithashtu në rritjen e vlerës së pronave dhe nxisin zhvillimin ekonomik të qytetit.
