qendër votimi në MAT
MAT-Në disa qendra votimi të Bashkisë Mat janë konstatuar probleme që prej orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë një denoncim ka ardhur edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata e cila me anë të një video në rrjetin social Facebook pretendon se po intimidohen votuesit. Sipas saj jashtë ambjenteve të qendrave të votimit ndodhen punonjës të shtetit të cilët po mbajnë shënim dhe po numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga votimi.
Denisa Vata: Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos infitmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të çash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen.
Në Mat garojnë 3 kandidatë, Altin Bojni (PS), Eduart Brahilika (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Suzana Pasha, e pavarur, e shkëputur nga PS./ZËRI