Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: intime
-

N’gojë t’miletit-Lidhjet intime që të rinjtë u bënë vr*sës. Si u bë kaq gjakëftohtë?
-

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Ilirjan Selmani, rreth 35 vjeç, u shoqërua nga policia e Pogradecit këtë të hënë, si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e sotëm, kur shtëpia e saj u përfshi nga flakët. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale, por brenda pak orësh, hetuesit zbuluan një histori tjetër.
Siç raporton gazetarja Tv Klan Daniela Zisi, Kozeta Teço u vra nga i riu dhe më pas ai i vuri flakën shtëpisë, në mënyrë që ngjarja të dukej aksidentale. Përveç shenjave të dhunës në trupin e gruas, hetuesit mësohet se analizuan kamerat e sigurisë në zonë dhe arritën të gjenin prova të tjera në koshat e mbeturinave, ku zbuluan mes të tjerash peshqirë të gjakosur. Edhe dy vatrat e zjarrit në banesë ishin një provë se flakët nuk kishin qenë aksidentale.
Rreth orës 13:30, Ilirjan Selmani u pa teksa shoqërohej nëpër rrugët e Pogradecit i prangosur nga policia. Bashkë me të, hetuesit u kthyen në skenën e krimit, aty ku kryen edhe një eksperiment hetimor. Sipas gazetares, 52-vjeçarja dhe i riu dyshohet se kishin një lidhje intime. Dyshimet duket se përforcohen edhe nga dëshmitë e të afërmve dhe fqinjëve. Gruaja ishte e pamartuar dhe jetonte e vetme.
-

Vr*sja e Anestit, Gjykata lë në burg nënë e bijë dhe të dashurin e 26-vjeçares. Të tre mohojnë krimin
”Arrest me burg” është masa që vendosi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për tre të akuzuarit e vrasjes së Anesti Ramës disa ditë më parë në Frashër të Fierit. Tre të dyshuarit Emalinda Rama, 26-vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53-vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55-vjeçari banues në Arapaj dolën sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari.
Ata akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit nëpërmjet mbytjes me tel, goditjes me sende të forta dhe dëmtimeve në pjesët intime. Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik, edhe për vetë dritëhijet me të cilat u shoqërua kjo ngjarje tronditëse për shkak të dëshmive kontradiktore. Me pranga në duar, kokat drejt dhe të qeta ku policia i kishte lidhur me të njëjtat pranga të dyja, ato u panë teksa hynin në godinë, të shoqëruara nga efektivët. Nënë e bijë dhe Dogani ishin në të njëjtin mjet policie.Pritet përgjigjia e analizave të ADN-së për hedhur më shumë dritë për zbardhjen e së vërtetës, dhe veçanërisht për rolin e Çlirim Doganit në këtë histori. Gjatë sulmit janë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse, teksa sipas ekspertizës, viktima ka pasur dëmtime edhe në pjesët intime, të shkaktuara pas mbytjes. Dogani e ka mohuar akuzën e implikimit në krim, teksa dyshohet se 26-vjeçarja mund të ketë pasur lidhje intime me të.
Nënë e bijë e kanë pranuar krimin, duke u mbrojtur se shkak ishte dhuna e vazhdueshme në familje që ushtronte 56-vjeçari. Hetimet tregojnë se viktima keqtrajtohej nga familjarët, teksa jetonte edhe në dhomë të veçuar. Investigimi mbetet aktiv nga organet ligjzbatuese, Polici-Prokurori, për ta zbardhur plotësisht ngjarjen. -

Lidhje intime me viktimën? Detaje nga vr*sja e 52-vjeçares, i dyshuari ndërton skemën
Një grua u vra këtë të hënë dhe Policia e Shtetit shoqëroi një djalë të ri si të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teco në Pogradec. Ilirjan Selmani është dërguar në vendngjarje për ndërtimin e skemës së krimit. 37-vjeçari mendohet se ka patur një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teco.
I pyetur nga gazetarët “A e ke vrarë ti?”, i riu është shprehur për mediat “Ç’ne unë”. Në kazanin e plehrave është gjetur edhe arma e krimit, një thikë me të cilën dyshohet se autori i ka prerë fytin 52-vjeçares. Policia ka gjetur edhe një palë rroba në kazanët e mbeturinave, të cilat dyshohet se i përkasin të dyshuarit.Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me pas është rikthyer edhe njëherë tjetër nga ekspertët e policisë kriminale Selmani, i cili mendohet të ketë sqaruar gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, fillimisht nga ana e policisë i dyshuari është futur brenda banesës dhe me pas i shoqëruar me forca të shumta policie ka sqaruar dhe hedhjen e rrobave buzë bulevardit kryesor të qytetit të Pogradecit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm dhe fillimisht u raportuar se Teco humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesë. 52-vjeçarja jetonte në katin e parë të pallatit në lagjen nr.1 të qytetit e vetme. Fillimisht viktima është dhunuar dhe më pas banesën iu është vendosur flaka për të zhdukur gjurmët e krimit. Zjarri raportohet se është vendosur në dy ambiente të shtëpisë për të fshirë shenjat e krimit, por dhuna në trupin e gruas kanë bërë që hetimet të marrin tjetër kthesë. -

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri…
Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabër në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.
Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.
Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.
Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.
Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.
Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. -

Detajet tronditëse/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, 55-vjeçari i mbajti duart viktimës
Është zbardhur dinamika e vrasjes makabre të Anesti Ramës, që dyshohet se mbyt me tel nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime.
Mësohet se në banesën ku ndodhi krimi, në fshatin Frashër të Fierit, në momentin e ngjarjes kanë qenë vajza e viktimës, i dashuri i saj Çlirim Dogani dhe e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës), të tre tashmë të vendosur në prangat e policisë.
Fillimisht dyshohet se Ermalinda ka goditur të atin në organet gjenitale dhe pasi 56-vjeçari ka rënë në tokë, Çlirim Dogani e ka mbajtur nga duart teksa 26-vjeçarja e mbyste me tel.
Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të krimit kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për kryerjen e vrasjes.
Ndërkohë bashkëshortja e viktimës akuzohet se ka ndihmuar vajzën e saj 26-vjeçare në fshehjen e gjurmëve duke pastruar gjakun nga trupi i viktimës.
Përfshirja në krim e 55-vjeçarit dhe lidhja intime me vajzën e Anesti Ramës është zbuluar nga përgjigjimi i telefonit, pasi Ermalinda ka komunikuar me të pas vrasjes së të atit./Tch -

Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel!
Zbardhen detaje të reja për vrasjen makabër ndodhur në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka mësuar të gjithë dinamikën e vrasjes ndodhur në banesën e viktimës.Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.
Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. -

Dyshime për lidhje intime/ Arrestohet bashkëpunëtori i vajzës që mbyti babanë me tel
Policia e Fierit ka arrestuar 55-vjeçarin Çlirim Dogani nga fshati Arapaj i Roskovecit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama nga vajza e tij, Ermalinda Rama, në fshatin Frashër më 23 korrik.
Hetimet paraprake sugjerojnë se Dogani kishte krijuar një lidhje intime me 26-vjeçaren, të cilën e kishte njohur gjatë punës në serat e zonës Suk dhe Arapaj, ku jeton edhe motra e saj. Burime hetimore thonë se marrëdhënia është kundërshtuar nga viktima, duke çuar në konflikt të ashpër brenda familjes.
Sipas Policisë, 26-vjeçarja dyshohet se e mbyti babanë me tel, ndërsa në krim janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse. Dogani ka mohuar çdo përfshirje, duke pretenduar se ndodhej në fshatin e tij në momentin e ngjarjes.
Një ditë para arrestimit të Doganit, në pranga përfundoi edhe bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama, e akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ndihmoi të bijën të pastronte trupin për të fshehur gjurmët.
Fillimisht, vajza pretendoi se i ati kishte ndërruar jetë pas një rrëzimi aksidental në banjë, por kontrollet mjeko-ligjore zbuluan shenjat e dhunës që çuan në hapjen e çështjes penale për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim. -

E ndihmoi të vriste babanë e saj, Dogani dyshohet se kishte lidhje intime me Emalindën, zbardhet dëshmia: Nuk kam lidhje me krimin
Çlirim Dogani dhe Emalinda Rama
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Çlirim Dogani, 55-vjeçari që është vënë në pranga për vrasjen e Anesti Ramës në Fier. Sipas raportimeve të deritanishme, Dogani dyshohet se ka pasur lidhje intime me vajzën e viktimës, Emalinda Ramën dhe e ka ndihmuar atë të mbysë me tel të atin.
Por, përpara autoriteteve, Dogani ka mohuar përfshirjen në ngjarje.
“Nuk di asgjë, nuk kam lidhje me këtë histori”, është shprehur Çlirim Dogani.
Sipas bluve, Dogani ka bashkëpunuar me Ramën për të mbytur me tel babain e saj Anesti Rama, si dhe ka përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Deri më tani në pranga është vënë vetë 26-vjeçarja por edhe nëna e saj Valbona Rama, e cila e ndihmoi të bijën të fshihte krimin. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të 23 korrikut, por policia u njoftua orë më vonë, pasi nënë e bijë kishin kryer ritet mortore.Në deklarimin e parë të saj Emalinda Rama është shprehur përpara efektivëve se i ati ishte rrëzuar në shtëpi aksidentalisht dhe kishte ndërruar jetë. Por shenjat në fytin e Anesti Rama, 56 vjeç, bënë që Policia e Fierit të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje dhe jo me ngjarje aksidentale.
Nga këqyrja e kufomës u konstatua se trupi i pajetë kishte shenja dhune edhe në pjesët intime. Vrasja dyshohet të jetë menduar mirë nga nënë e bijë. E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar dy ditë më parë tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës. Pas zbardhjes së krimit, Emelinda Rama e ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se babai i saj ishte fanatik, nuk e linte të dilte dhe ndaj ishte detyruar të ndërmerrte aktin ekstrem. Nëna e të resë ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa familjarët tregojnë se 56-vjeçari keqtrajtohej nga nënë e bijë prej vitesh, shkonte i dhunuar në punë dhe madje e kishin lënë të jetonte në një dhomë të veçuar jashtë shtëpisë./ZËRI/ -

Krimi në Fier/ Zbardhen detaje tronditëse: Çlirim Dogani lidhje intime me vajzën e Anesti Ramës, 55-vjeçari i martuar…
Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili nga ana tjetër ishte i martuar dhe babai i të fëmijëve në moshë madhore.
Më herët Ermanilda, ka qenë e fejuar dhe tre herë të tjera, por është ndarë pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.Dyshimet janë se ajo e vrau babain, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.
Çlirim Dogani, ndërkohë mohon të gjitha akuzat dhe pretebdon se ndodhej në fshatin e tij shumë larg bendit të ngjarjes, kur ndodhi krimi.
Ermalinda Rama, mbyti të atin me një tel, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa e ëma e ndihmoi për të fshehur gjurmët dhe më pas ka njoftuar policinë, duke u shprehur se 56-vjeçari kishte humbur jetën në rrethana aksidentale.