Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intensitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.
“Kam krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti… I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al.
Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën.
Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të çdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të çuarjes së tij në shkollë.
Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë në një një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.
“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama në intervistën dhënë për gazetaren Anila Basha.
Më tej, si eksperte e shoqërisë civile, Linda ka folur edhe për ndjesitë e përjetuara nga letra që një grup deputetësh të PD dërguan në institucionet ndërkombëtare duke u kërkuar atyre ta përjashtonin nga punët studimore meqënëse ishte bashkëshortja e kryeministrit.
“Fillimisht m’u duk një çudi e madhe që përfaqësimi më i lartë institucional opozitar, në vigjilje të fushatës elektorale, i kishte mbledhur të gjitha forcat dhe firmat e veta, për të më hequr nga puna mua. Jo Edin. Domethënë në atë moment parazgjedhor për opozitën pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia”, shprehet Linda në intervistën për Newsbomb.al.
Tag: intervistën
-

“Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit”/ Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë
-

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë. Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit
Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intensitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.
“Kam krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti… I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al.
Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën.
Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të çdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të çuarjes së tij në shkollë.
Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë në një një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.
“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama në intervistën dhënë për gazetaren Anila Basha.Më tej, si eksperte e shoqërisë civile, Linda ka folur edhe për ndjesitë e përjetuara nga letra që një grup deputetësh të PD dërguan në institucionet ndërkombëtare duke u kërkuar atyre ta përjashtonin nga punët studimore meqënëse ishte bashkëshortja e kryeministrit.
“Fillimisht m’u duk një çudi e madhe që përfaqësimi më i lartë institucional opozitar, në vigjilje të fushatës elektorale, i kishte mbledhur të gjitha forcat dhe firmat e veta, për të më hequr nga puna mua. Jo Edin. Domethënë në atë moment parazgjedhor për opozitën pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia”, shprehet Linda në intervistën për Newsbomb.al.
Por si e sheh Linda Rama debatin e nisur për prishjet e ndërtimeve pa leje në pikun e sezonit? Çfarë mendon zonja Rama për “shkarkimet on-block” të drejtorëve të bashkive të ndryshme? A është një ndërhyrje e ekzekutivit te pushteti vendor? Si e ka parë Linda Rama debatin që u bë viral mes Bardhës, një shitëseje të tregut, me Muçin, inspektorin e tatimeve të bashkisë për çështjen e kuponit tatimor? Ku do të donte Linda të investonte energjitë e saj nëse do të donte të bënte një projekt?
Dhe çfarë mendon Zonja Rama për popullaritetin e madh ndërkombëtar që kanë marrë sjelljet e bashkëshortit të saj kur ulet në gjunjë përballë Giorgia Melonit, kryeministres së Italisë? Të gjitha këto gjenden në intervistën e plotë shteruese dhënë revistës së përmuajshme Newsbomb.al, me një detaj më shumë: Linda Rama që prej 12 vitesh ka mbajtur një pozicion diskret duke mos dalë në asnjë kopertinë reviste.Top Channel
-

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë. Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit (Çështjet e diskutuara)

Linda Rama, rrëfim “bombë” për NEWSBOMB të Anila Bashës
Linda Rama, rrëfim ekskluziv për revistën Newsbomb.al: Familja jonë është shtuar me një mbesë. Përpiqem të mos më shohin si paradhomën e Edit
Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intesitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.“Kam krijuar një distancë të sigurt higjenike nga Pushteti…I kam rezistuar cdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al.
Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën. Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të çdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të çuarjes së tij në shkollë.
Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.
“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama në intervistën dhënë për gazetaren e mirënjohur, Anila Basha.
Më tej, si eksperte e shoqërisë civile, Linda ka folur edhe për ndjesitë e përjetuara nga letra që një grup deputetësh të PD dërguan në institucionet ndërkombëtare duke u kërkuar atyre ta përjashtonin nga punët studimore meqënëse ishte bashkëshortja e kryeministrit.
“Fillimisht m’u duk një çudi e madhe që përfaqësimi më i lartë institucional opozitar, në vigjilje të fushatës elektorale, i kishte mbledhur të gjitha forcat dhe firmat e veta, për të më hequr nga puna mua. Jo Edin. Domethënë në atë moment parazgjedhor për opozitën pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia”, shprehet Linda në intervistën për Newsbomb.al.
Por si e sheh Linda Rama debatin e nisur për prishjet e ndërtimeve pa leje në pikun e sezonit?
Çfarë mendon zonja Rama për “shkarkimet on-block” të drejtorëve të bashkive të ndryshme?
A është një ndërhyrje e ekzekutivit te pushteti vendor?
Si e ka parë Linda Rama debatin që u bë viral mes Bardhës, një shitëseje të tregut, me Muçin, inspektorin e tatimeve të bashkisë për çështjen e kuponit tatimor?
Ku do të donte Linda të investonte energjitë e saj nëse do të donte të bënte një projekt?
Dhe çfarë mendon Zonja Rama për popullaritetin e madh ndërkombëtar që kanë marrë sjelljet e bashkëshortit të saj kur ulet në gjunjë përballë Giorgia Melonit, kryeministres së Italisë?
Të gjitha këto gjenden në intervistën e plotë shteruese dhënë revistës së përmuajshme Newsbomb.al, me një detaj më shumë: Linda Rama që prej 12 vitesh ka mbajtur një pozicion diskret duke mos dalë në asnjë kopertinë reviste.
Për ta lexuar të plotë e gjeni te revista Newsbomb e Anila Bashës. -

Komenti i rrallë i Jennifer Aniston për divorcin e saj nga Brad Pitt
Jennifer Aniston zakonisht nuk flet për martesën e saj me Brad Pitt, por bëri një përjashtim në intervistën e saj të re me Vanity Fair. Është një lloj artikulli për përvjetorin, i botuar njëzet vjet paspostimit të tyre të parë, intervistës së ndarë në të njëjtën revistë në vitin 2005, të titulluar “Jennifer Aniston e Pafundme”.
“Më kujtohet përvoja e dhënies së asaj interviste – e cila ishte disi e vështirë. Ishte një kohë veçanërisht e dobët. Por po, u bë një nga kujtimet e mia .”
Në një video në intervistën e re, ajo kujtoi gjithashtu filmin e vitit 2006 “The Break-Up” , ku luajti bashkë me Vince Vaughn, të cilin e xhiroi kur po përballej me ndarjen e saj në jetën reale me Pitt.
“Më kujtohet përvoja e dhënies së asaj interviste – e cila ishte disi e vështirë. Ishte një kohë veçanërisht e ndjeshme. Por po, u bë një nga kujtimet e mia.”
“Sapo kisha përjetuar një ndarje – një ndarje të vogël, jam e sigurt që askush nuk e mban mend”, tha me shaka aktorja 56-vjeçare.
“Ishte si një katarsis [filmi]. Kur më kontaktuan, u turpëruan pak të më bënin ofertën, siç menduan. A është kjo e pandjeshme? A është e papërshtatshme? Por në të vërtetë mendova, çfarë mundësie e shkëlqyer.”
“E dija që në fund të fundit do të më sillte dobi emocionalisht, si person. Gjithashtu [ndarja e vërtetë] i shërbeu mirë skenarit dhe personazhit tim.”
Kujtojmë që Pitt dhe Aniston u takuan përmes menaxherëve të tyre në vitin 1994 dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 1998, përpara se të martoheshin në një ceremoni madhështore në korrik të vitit 2000.
Ata u divorcuan në vitin 2005 dhe vazhduan me martesa të tjera: Aniston me Justin Theroux dhe Pitt me Angelina Jolie. Edhe pse vitet e fundit ka pasur thashetheme për një ribashkim romantik, me takimet e tyre të dashura në evente publike, Aniston aktualisht është në një lidhje me hipnoterapistin Jim Curtis, ndërsa Pitt është në një lidhje me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon. -

Rita Ora shpërndan intervistën e Fatboy Slim në Kosovë dhe i uron sukses për performancën: Mirësevjen në vendlindjen time mik
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e saj për DJ-in legjendar Fatboy Slim, i cili të premten mbrëma elektrizoi skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë me një performancë energjike dhe plot ritëm.
Përmes një postimi në InstaStory, Rita ka rishpërndarë intervistën që Fatboy Slim realizoi për Telegrafin pak pas mbërritjes në Kosovë, ku të tjera foli edhe për bashkëpunimin shumë të suksesshëm me vetë këngëtaren shqiptare në projektin “Praising You”.
Në postimin e saj, Rita shkroi: “Mirësevjen në vendlindjen time, mik! Shko dhe lëvdoji me setin tënd të mrekullueshëm”.
Ky gjest i Ritës u prit me shumë pozitivitet nga fansat, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e saj të fortë emocionale me Kosovën dhe mbështetjen që u jep artistëve që vizitojnë vendin.
Fatboy Slim, i njohur për setet e tij të fuqishme dhe stilin e tij unik në muzikën elektronike, pati një performancë të jashtëzakonshme në natën e parë të festivalit, duke e kthyer skenën në një festë të vërtetë për publikun e zjarrtë të Prishtinës.
Ky moment shënoi një tjetër kapitull të bukur në historinë e “Sunny Hill”, ku përmes muzikës dhe solidaritetit artistik, yjet e mëdhenj ndërkombëtarë po sjellin më afër vendlindjen e Ritës me skenën botërore.
ObserverKult
Lexo edhe:
BËHET E DITUR NGA SUNNY HILL/ KËTA JANË YJET QË DO “TA PUSHTOJNË” PRISHTINËN
-

Thirrje me altoparlantë dhe këngë/ Protestuesit ndërpresin intervistën e lideres së AfD-së
Televizioni publik gjerman ARD ka njoftuar se do të rishikojë procedurat e tij pas një incidenti të pazakontë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me bashkëkryetaren e partisë së djathtë ekstreme Alternative für Deutschland (AfD), Alice Weidel, e cila u ndërpre nga protesta të zhurmshme në Berlin.
Gjatë intervistës së transmetuar të dielën, protestues të shumtë u mblodhën poshtë skenës provizore duke e bërë pothuajse të pamundur zhvillimin normal të bisedës, sipas The Guardian.
Nga altoparlantët e një autobusi që shërbente si platformë proteste, u dëgjua kënga “Scheiß AfD Jodler” e kënduar nga Corner Chor, një kor aktivistësh nga Augsburg. Në protestë morën pjesë edhe grupi Omas gegen Rechts (Gjyshet kundër së djathtës) si dhe kolektivi artistik antifashist Zentrum für Politische Schönheit.
Disa pjesë të intervistës ishin të paqarta për shikuesit për shkak të zhurmës. Partia AfD, e njohur për qëndrimet e saj anti-emigrante, kërkoi që intervista të përsëritet për t’i dhënë Weidel mundësinë të përgjigjej në mënyrë të qartë në kuadër të serisë së intervistave verore me liderët politikë.
ARD reagoi të hënën, duke deklaruar se do të nxjerrë mësime nga incidenti dhe do të marrë masa për të parandaluar situata të ngjashme, por nuk konfirmoi nëse do ta përsërisë intervistën. “Një rrjedhë e pandërprerë e intervistave është në interesin tonë dhe të publikut,” tha një zëdhënës i televizionit.
Sipas ARD, nuk kishte pasur njoftim paraprak për protestën, as nga organizatorët dhe as nga policia. Policia e Berlinit deklaroi se nuk kishte bërë arrestime, por po shqyrton mundësinë e nisjes së procedimeve kundër protestuesve.
Gazetari që zhvilloi intervistën, Markus Preiß, tha se Weidel reagoi me qetësi, pavarësisht zhurmës: “Duhet ta pranoj: Alice Weidel e mori me sportivitet, duke pasur parasysh volumin.” Ai shtoi se demonstratat janë pjesë e të drejtave demokratike, por zakonisht regjistrohen, gjë që nuk ndodhi në këtë rast.
Weidel, në një postim në rrjetet sociale, ironizoi protestën duke e quajtur korin “një OJQ e financuar nga taksapaguesit” dhe u ankua për kushtet e intervistës. Ajo publikoi linkun e intervistës të transmetuar në Tagesschau, duke theksuar se kjo është mënyra se si trajtohet AfD në Berlinin e qeverisur nga CDU-ja.
ARD u kritikua nga përkrahësit e AfD-së për dështimin në garantimin e kushteve të barabarta për të gjithë politikanët. Ndërkohë, disa kundërshtarë të AfD-së vlerësuan se protesta mund t’i ketë dhënë partisë edhe më shumë vëmendje mediatike.
Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij sugjeroi që kompanitë e internetit të taksohen për të krijuar fonde që ndihmojnë mediat publike të përballen me presionet në rritje nga partitë ekstremiste.
Drejtori i përgjithshëm i grupit, Thibaut Bruttin, paralajmëroi për sulmet ndaj mediave publike në vende si SHBA, Hungari, Itali dhe Sllovaki, duke i krahasuar me prirjet aktuale në Evropë.Top Channel
-

Rama publikon intervistën me themeluesin e FII: Tirana, gati për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha globale
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një intervistë ekskluzive me Richard Attias, themeluesin e Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII) – një platformë globale që për herë të parë mbërriti në Europë, pikërisht në Tiranë, pas edicionit të suksesshëm në Miami.
“Shqipëria është gati për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha globale. Tiranës i është besuar roli i mikpritëses së kësaj platforme, e cila sjell në një vend të vetëm liderë mendimesh, investitorë dhe inovatorë nga e gjithë bota”, u shpreh Richard Attias në intervistën e publikuar.Përmes kësaj nisme, Shqipëria vendoset gjithnjë e më shumë në hartën e dialogut ekonomik dhe investues ndërkombëtar.
(kliko për ta ndjekur videon) -

Rama publikon intervistën me themeluesin e FII: Tirana në qendër të vëmendjes globale
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një intervistë ekskluzive me Richard Attias, themeluesin e Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII) – një platformë globale që për herë të parë mbërriti në Europë, pikërisht në Tiranë, pas edicionit të suksesshëm në Miami.
“Shqipëria është gati për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha globale. Tiranës i është besuar roli i mikpritëses së kësaj platforme, e cila sjell në një vend të vetëm liderë mendimesh, investitorë dhe inovatorë nga e gjithë bota”, u shpreh Richard Attias në intervistën e publikuar.Përmes kësaj nisme, Shqipëria vendoset gjithnjë e më shumë në hartën e dialogut ekonomik dhe investues ndërkombëtar.
-

Humbja dramatike/ Ori Nebiaj tallet me Tritan Shehun, deputeti i Gjirokastrës braktis intervistën (VIDEO)
Tritan Shehu nuk sheh asnjë përgjegjësi në humbjen e tij radhazi në Gjirokastër. Gjatë një interviste në Euronës, ironinë me të nuk e ka kursyer as deputetja e PD-së, Ori Nebiaj. “Ta gëzoni mandatin zoti Shehu, PD nuk ka asnjë faj asnjëherë”, tha me ironi Nebiaj. Dukshëm i nervozuar, Tritan Shehu braktisi intervistën teksa këmbënguli se për humbjen e PD e ka fajin sipas tij sulltanati i. Në videot më poshtë shihni përplasjen Shehu-Nebiaj.