Tag: intervistë

  • Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi reagon ashpër: E kanë dënuar sepse…

    Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi reagon ashpër: E kanë dënuar sepse…

    Një intervistë përmes celularit në televizion, i ka kushtuar Ilir Metës ndalimin e aktivitetit sportiv. Ishte vetë Tedi Blushi që në një deklaratë për mediat zbuloi se Meta është dënuar nga Komisioni Disiplinor i burgut Jordan Misja me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive. Ky vendim sipas Blushit është marrë sepse Meta realizoi një intervistë live, me telefon me gazetaren Beti Njuma.
    Në studio televizive ka qenë vetë Blushi i ftuar, i cili ka marrë në celular Metën, ndërsa ky i fundit tha se po komunikon përmes telefonit të burgut.
    “Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët.
    Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma”, tha Blushi.
    Sipas Blushit, narkoregjimi me ndihmën e SPAK po bën çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës

    “Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës.
    Presidenti Meta në krye të Partisë së Lirisë po drejton me vendosmëri dhe efiçiencë të plotë politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai gëzon shëndet të plotë dhe garanton të gjithë gazetarët e pavarur se asnjë masë represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do të mund t’i ndalojë atij kurrë lirinë e fjalës dhe të drejtën për të komunikuar me mediat e pavarura”, tha Blushi.
    Sekretari i Përgjithshëm i PL, Blushi u ndal edhe tek zgjatja e hetimeve për Metën, duke thënë se është një akt tërësisht politik dhe se po e mbajnë në qeli pa prova.
    “Zgjatja mafioze e afatit të hetimeve për Presidentin Meta, në mungesë totale të provave që kurrë nuk do të gjenden sepse nuk ekzistojnë, është një akt tërësisht politik, që është urdhëruar publikisht në Asamblenë e Partisë Socialiste nga Edi Rama më 7 maj të vitit 2022, që e dënojmë me forcën më të madhe.
    Në 32 vite shërbim publik kurrë nuk ka dhe nuk do të mund të gjendet një akt, një provë, dokument, vendim apo veprim i paligjshëm i Presidentit Meta.
    Masa e arrestit do të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg”, vijoi Blushi.

  • Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi: E kanë dënuar sepse…

    Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi: E kanë dënuar sepse…

    Një intervistë përmes celularit në televizion, i ka kushtuar Ilir Metës ndalimin e aktivitetit sportiv. Ishte vetë Tedi Blushi që në një deklaratë për mediat zbuloi se Meta është dënuar nga Komisioni Disiplinor i burgut Jordan Misja me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive. Ky vendim sipas Blushit është marrë sepse Meta realizoi një intervistë live, me telefon me gazetaren Beti Njuma.
    Në studio televizive ka qenë vetë Blushi i ftuar, i cili ka marrë në celular Metën, ndërsa ky i fundit tha se po komunikon përmes telefonit të burgut.
    “Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët.
    Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma”, tha Blushi.
    Sipas Blushit, narkoregjimi me ndihmën e SPAK po bën çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës.
    “Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës.
    Presidenti Meta në krye të Partisë së Lirisë po drejton me vendosmëri dhe efiçiencë të plotë politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai gëzon shëndet të plotë dhe garanton të gjithë gazetarët e pavarur se asnjë masë represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do të mund t’i ndalojë atij kurrë lirinë e fjalës dhe të drejtën për të komunikuar me mediat e pavarura”, tha Blushi.
    Sekretari i Përgjithshëm i PL, Blushi u ndal edhe tek zgjatja e hetimeve për Metën, duke thënë se është një akt tërësisht politik dhe se po e mbajnë në qeli pa prova.
    “Zgjatja mafioze e afatit të hetimeve për Presidentin Meta, në mungesë totale të provave që kurrë nuk do të gjenden sepse nuk ekzistojnë, është një akt tërësisht politik, që është urdhëruar publikisht në Asamblenë e Partisë Socialiste nga Edi Rama më 7 maj të vitit 2022, që e dënojmë me forcën më të madhe.
    Në 32 vite shërbim publik kurrë nuk ka dhe nuk do të mund të gjendet një akt, një provë, dokument, vendim apo veprim i paligjshëm i Presidentit Meta.
    Masa e arrestit do të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg”, vijoi Blushi.

  • Flet dëshmitari që u thirr në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”: Ja gruaja që i ka bërë “gropën” Ilir Metës

    Flet dëshmitari që u thirr në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”: Ja gruaja që i ka bërë “gropën” Ilir Metës

    Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përmbyllur hetimet për Ilir Metën në dosjen “CEZ-DIA” dhe në çështjen e lobimit në SHBA, duke marrë zyrtarisht të pandehur si Metën, ashtu edhe Monika Kryemadhin, një nga dëshmitarët që është thirrur për të dëshmuar në këtë proces ka treguar detaje nga rrëfimi që ka lëkundur pozitat e Metës në SPAK.
    Bëhet fjalë për gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili ka dhënë një intervistë për “Abc News”, ku sqaroi se është pyetur nga prokurorët e posaçëm vetëm në lidhje me një intervistë të zhvilluar prej tij me Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, në kohën kur ajo ndodhej në arrati. Në atë intervistë, zonja Ismailaj akuzon drejtpërdrejt Ilir Metën për shantazhe, presione dhe, sipas saj, gjobëvënie, ndërsa burgosjen e bashkëshortit e quan pasojë të drejtpërdrejtë të veprimeve të Metës.
    Sipas Mahmutajt, Meta sot po përpiqet të largojë vëmendjen nga vetja duke akuzuar dhe shantazhuar ish-bashkëpunëtorët e tij, në një përpjekje për të krijuar konfuzion dhe për të çorientuar hetimin. Ai thotë se Meta duhet të përballet në gjykatë dhe të provojë pafajësinë e tij në vend që të prodhojë deklarata politike nga burgu. Për Mahmutajn, lëvizjet e Metës janë një strategji e njohur që synon të trazojë ujërat dhe të përhapë dyshime pa sjellë prova konkrete. Megjithatë, siç thekson ai, akuzat që dalin nga kjo dosje janë serioze dhe tani i takon gjykatës të vendosë mbi përgjegjësinë penale të ish-presidentit.
    SPAK ka mbyllur hetimet për Ilir Metën për aferën CEZ-DIA dhe gjithashtu për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë zyrtarisht të pandehur si Metën, ashtu edhe Monika Kryemadhin. Por ajo çfarë ka bërë përshtypje kohët e fundit është akuza apo akuzat që Meta po hedh nga burgu për ish-bashkëpunëtorët e tij. Pse po ndodh një gjë e tillë sipas jush?
    Atëherë, desha që të sqaroj që në fillim që me pjesën proceduriale dhe me hollësi për dosjen ÇEZ-DIA, nuk do të doja që të merresha për faktin se jam dhe pjesë e kësaj dosjeje, pra dëshmia ime ndodhet në këtë dosje dhe nuk dua ta bëj publike përpara gjykatës, sepse janë disa detaje të gjykatës. Ndërkohë, për akuzat që hedh Ilir Meta, unë mendoj që më e mira e tij do të ishte që të përshpejtonte gjyqin.
    Pra, nëse pretendon vërtet se është i pafajshëm, atëherë të përballet në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Sepse çdo njeri prezumohet i pafajshëm sipas legjislacionit shqiptar dhe, shyqyr Zotit, sot nuk jemi në diktaturë, por jemi, le të themi, në një sistem demokratik. Pra, ai ka të gjitha mundësitë dhe të gjitha të drejtat e tij legjitime, njerëzore, të drejtat e Zotit, që të vejë, të përballet në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Ndërkohë, ideja e tij për të vazhduar dhe për të hedhur tymnajë në dosje, pra të akuzojë njerëz të tjerë, të bëjë presione, të bëjë shantazhe ndaj njerëzve të tij, është pa lidhje.
    Deri në momentin kur ai nuk flet me emra konkretë, për shembull nga përvoja në sistemin e drejtësisë – pra unë kam qenë një gazetar që jam marrë gjithë kohës me sistemin e drejtësisë me vite e vite me radhë – atëherë e kam parasysh që, në momentin kur dikush ndodhet në një pozitë të keqe, siç ndodhet zoti Meta, atëherë ai çfarë do bëjë? Fillon dhe bën shantazhe ndaj njerëzve të tjerë, sepse është ajo fjala e urtë: “trazo, trazo, gënje, gënje, se diçka do mbetet”. Duke u përpjekur të devijojë hetimet, të devijojë çështjen, të devijojë gjithçka tjetër, vetëm që të heqë përgjegjësinë dhe të shpërqendrojë përgjegjësinë nga vetja e tij. Tani, edhe njëherë, për mos u rikthyer: ai do të bëjë mirë të përshpejtojë gjyqin, pra të përballet në gjykatë, të sjellë provat e tij dhe të mbarojë punë.
    Ndërkohë avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, deklaroi publikisht që tre akuzat e ngritura ndaj Metës për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie nuk qëndrojnë. Dëshmia jote është në dosjen CEZ-DIA, por me aq sa mundësi që ti mund të kesh për të folur, a ka pasur bashkëpunëtorë SPAK apo dëshmitarë të tjerë në aferën ÇEZ-DIA?
    Shiko, me thënë të drejtën, atëherë pjesa ime që jam në këtë dosje është për një intervistë që kam zhvilluar me Vojsava Ismailaj, gruan e Kastriot Ismailajt, në momentin që kjo ndodhej në arrati. Pra, kam zhvilluar një intervistë me të, nuk kam mbajtur asgjë. Këtë intervistë e kam publikuar, gjendet publike në internet kudo dhe në SPAK jam pyetur rreth kësaj interviste dhe për asgjë tjetër nga dosja.
    Për ta sjellë edhe njëherë në vëmendje të publikut, çfarë thuhet në këtë intervistë?
    Shiko, intervista është publike dhe në intervistë ajo zonja Ismailaj akuzon direkt zotin Ilir Meta. Pra, e akuzon për shantazhe, presione dhe ajo e quan gjobëvënie dhe pastaj edhe burgosjen e burrit të saj e quan vepër të tij.
    Ka qenë e frikësuar zonja Ismailaj nga Meta?
    Fatos Mahmutaj: Shiko, nuk mund të flas më tepër për këtë çështje, pasi janë pjesë e dosjes hetimore dhe, me thënë të drejtën, as nuk do kisha dëshirë të flisja për këtë. Se ç’pata për të thënë, i thashë atje ku duheshin dhe çfarë pata për të thënë, çfarë kisha rreth kësaj, i kam thënë të gjitha dhe nuk doja që ta vazhdoja më tej këtë. Po mua më duket, domethënë, se zoti Meta – këtë e them si një gazetar i sistemit të gjyqësorit – më duket që zoti Meta e bën këtë për të përhapur tymnajë dhe për të çakorduar çështjen.

  • Flet dëshmitari që u thirr në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”: Ja gruaja që i ka bërë ‘gropën’ Ilir Metës, si ish-…

    Flet dëshmitari që u thirr në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”: Ja gruaja që i ka bërë ‘gropën’ Ilir Metës, si ish-…

    Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përmbyllur hetimet për Ilir Metën në dosjen “CEZ-DIA” dhe në çështjen e lobimit në SHBA, duke marrë zyrtarisht të pandehur si Metën, ashtu edhe Monika Kryemadhin, një nga dëshmitarët që është thirrur për të dëshmuar në këtë proces ka treguar detaje nga rrëfimi që ka lëkundur pozitat e Metës në SPAK.
    Bëhet fjalë për gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili ka dhënë një intervistë për “Abc News”, ku sqaroi se është pyetur nga prokurorët e posaçëm vetëm në lidhje me një intervistë të zhvilluar prej tij me Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, në kohën kur ajo ndodhej në arrati. Në atë intervistë, zonja Ismailaj akuzon drejtpërdrejt Ilir Metën për shantazhe, presione dhe, sipas saj, gjobëvënie, ndërsa burgosjen e bashkëshortit e quan pasojë të drejtpërdrejtë të veprimeve të Metës.
    Sipas Mahmutajt, Meta sot po përpiqet të largojë vëmendjen nga vetja duke akuzuar dhe shantazhuar ish-bashkëpunëtorët e tij, në një përpjekje për të krijuar konfuzion dhe për të çorientuar hetimin. Ai thotë se Meta duhet të përballet në gjykatë dhe të provojë pafajësinë e tij në vend që të prodhojë deklarata politike nga burgu. Për Mahmutajn, lëvizjet e Metës janë një strategji e njohur që synon të trazojë ujërat dhe të përhapë dyshime pa sjellë prova konkrete. Megjithatë, siç thekson ai, akuzat që dalin nga kjo dosje janë serioze dhe tani i takon gjykatës të vendosë mbi përgjegjësinë penale të ish-presidentit.
     
    -SPAK ka mbyllur hetimet për Ilir Metën për aferën CEZ-DIA dhe gjithashtu për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë zyrtarisht të pandehur si Metën, ashtu edhe Monika Kryemadhin. Por ajo çfarë ka bërë përshtypje kohët e fundit është akuza apo akuzat që Meta po hedh nga burgu për ish-bashkëpunëtorët e tij. Pse po ndodh një gjë e tillë sipas jush?
    Atëherë, desha që të sqaroj që në fillim që me pjesën proceduriale dhe me hollësi për dosjen ÇEZ-DIA, nuk do të doja që të merresha për faktin se jam dhe pjesë e kësaj dosjeje, pra dëshmia ime ndodhet në këtë dosje dhe nuk dua ta bëj publike përpara gjykatës, sepse janë disa detaje të gjykatës. Ndërkohë, për akuzat që hedh Ilir Meta, unë mendoj që më e mira e tij do të ishte që të përshpejtonte gjyqin.
    Pra, nëse pretendon vërtet se është i pafajshëm, atëherë të përballet në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Sepse çdo njeri prezumohet i pafajshëm sipas legjislacionit shqiptar dhe, shyqyr Zotit, sot nuk jemi në diktaturë, por jemi, le të themi, në një sistem demokratik. Pra, ai ka të gjitha mundësitë dhe të gjitha të drejtat e tij legjitime, njerëzore, të drejtat e Zotit, që të vejë, të përballet në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Ndërkohë, ideja e tij për të vazhduar dhe për të hedhur tymnajë në dosje, pra të akuzojë njerëz të tjerë, të bëjë presione, të bëjë shantazhe ndaj njerëzve të tij, është pa lidhje.
    Deri në momentin kur ai nuk flet me emra konkretë, për shembull nga përvoja në sistemin e drejtësisë – pra unë kam qenë një gazetar që jam marrë gjithë kohës me sistemin e drejtësisë me vite e vite me radhë – atëherë e kam parasysh që, në momentin kur dikush ndodhet në një pozitë të keqe, siç ndodhet zoti Meta, atëherë ai çfarë do bëjë? Fillon dhe bën shantazhe ndaj njerëzve të tjerë, sepse është ajo fjala e urtë: “trazo, trazo, gënje, gënje, se diçka do mbetet”. Duke u përpjekur të devijojë hetimet, të devijojë çështjen, të devijojë gjithçka tjetër, vetëm që të heqë përgjegjësinë dhe të shpërqendrojë përgjegjësinë nga vetja e tij. Tani, edhe njëherë, për mos u rikthyer: ai do të bëjë mirë të përshpejtojë gjyqin, pra të përballet në gjykatë, të sjellë provat e tij dhe të mbarojë punë.
    -Ndërkohë avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, deklaroi publikisht që tre akuzat e ngritura ndaj Metës për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie nuk qëndrojnë. Dëshmia jote është në dosjen CEZ-DIA, por me aq sa mundësi që ti mund të kesh për të folur, a ka pasur bashkëpunëtorë SPAK apo dëshmitarë të tjerë në aferën ÇEZ-DIA?
    Shiko, me thënë të drejtën, atëherë pjesa ime që jam në këtë dosje është për një intervistë që kam zhvilluar me Vojsava Ismailaj, gruan e Kastriot Ismailajt, në momentin që kjo ndodhej në arrati. Pra, kam zhvilluar një intervistë me të, nuk kam mbajtur asgjë. Këtë intervistë e kam publikuar, gjendet publike në internet kudo dhe në SPAK jam pyetur rreth kësaj interviste dhe për asgjë tjetër nga dosja.
    -Për ta sjellë edhe njëherë në vëmendje të publikut, çfarë thuhet në këtë intervistë?
    Shiko, intervista është publike dhe në intervistë ajo zonja Ismailaj akuzon direkt zotin Ilir Meta. Pra, e akuzon për shantazhe, presione dhe ajo e quan gjobëvënie dhe pastaj edhe burgosjen e burrit të saj e quan vepër të tij.
    -Ka qenë e frikësuar zonja Ismailaj nga Meta?
    Fatos Mahmutaj: Shiko, nuk mund të flas më tepër për këtë çështje, pasi janë pjesë e dosjes hetimore dhe, me thënë të drejtën, as nuk do kisha dëshirë të flisja për këtë. Se ç’pata për të thënë, i thashë atje ku duheshin dhe çfarë pata për të thënë, çfarë kisha rreth kësaj, i kam thënë të gjitha dhe nuk doja që ta vazhdoja më tej këtë. Po mua më duket, domethënë, se zoti Meta – këtë e them si një gazetar i sistemit të gjyqësorit – më duket që zoti Meta e bën këtë për të përhapur tymnajë dhe për të çakorduar çështjen.
    Ja dëshmia e Vojsava Ismailajt që ndodhet në dosjen e SPAK
    Në dosjen hetimore zbardhen dhe intervistat e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vosjava Ismailajt, e cila rrëfen se Meta i kërkonte para Kastriot Ismailajt për fushatën elektorale. Ajo tregon se Meta i kërkonte shuma të mëdha në euro. 300 mijë euro i ka kërkuar Meta Kastriot Ismailaj për fushatën elektorale ndërsa thekson se shantazhet dhe presionet vijonin, edhe pse Ismailaj ishte në burg.
    “Kështu, sipas procesverbalit të datës 04.04.2018 “Për këqyrjen dhe dokumentimin, në regjistrimet audio dhe video, të intervistës të dhënë nga Vojsava Ismailaj gazetarit Fatos Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe Mahmutaj”, shtetësja Vosjava Ismailaj ke deklaruar se: deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Metën kanë qenë tepër të ngushta. Ovsh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë. Ilir Meta bashke me bashkëshorten e tij, Moniken, shpesh herë kane ardhur në shtëpinë tonë.
    Kane kaluar se bashku dreka dhe darka. I kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH- it. Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t’ju rikthver historisë së CEZ-it. po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kerkonie Kastriotit që t’u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë Jo vetëm nga ai. Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i ka derguar Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka gënë gjithashtu shpesh nen presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale.
    Di shumë, jo vetëm një. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qënë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkonte një shumë të madhe Eurosh……”. Sipas organit të akuzës, nga kjo intervistë e shtetases Vojsava Ismailaj, përftohet e dhëna konkrete se shtetasi Ilir Meta, në cilësinë e funksionarit të lartë publik ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Kastriot Imsilaj në këmbim të sigurimit nga ana e këtij të fundit të kontratës CEZ-DIA. Po kështu, edhe vetë shtetasi Fatos Mahmutaj, i pyetur datën 22.01.2024 lidhur me rrethanat e zhvillimit të intervistës me shtetasen Vojsava Ismailaj dhe çfarë ka komunikuar me të, ndër të tjera, ky shtetas ka deklaruar se: “… Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi patur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar Ilir Metën.
    Për shembull një detaj që nuk është në intervistën bruto të publikuar, ajo më ka thënë: “…Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300,000 (treqind mijë) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para. Kastrioti nuk i dha. I tha që nuk kam më para. Dhe kuotën time te partia e kam paguar. Ai këmbëngulte duke bërë presion. Tani që Kastrioti është në burg, ai vazhdon të kërkojë para me forma presioni. … Unë nuk kam para për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim””, thuhet në dosjen hetimore.

  • SYRI TV/ Ilir Meta intervistë ekskluzive për Syri.net, Meta: Marrja i pandehur, thjesht zhvillim procedurial

    SYRI TV/ Ilir Meta intervistë ekskluzive për Syri.net, Meta: Marrja i pandehur, thjesht zhvillim procedurial

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke iu referuar mbylljes së hetimeve ndaj tij, deklaroi se akuzat janë të formuluara nga Edi Rama dhe theksoi se fletërrufenë e Kryeministrit do ta shpartallojë në gjykatë.

    Në një intervistë ekskluzive për Syri.net, Meta nuk shprehu pendesë që nuk hyri në listën e mbyllur, por evidentoi bindjen se megjithëse nuk do të jetë vetë në Parlament, Partia e Lirisë do të ketë aty një përfaqësim dinjitoz.

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për Syri.net komenton përfundimin e hetimeve ndaj tij, por edhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Marrjen të pandehur Meta e cilëson si një zhvillim procedurial dhe shprehet i bindur se procesin ndaj tij të iniciuar nga Edi Rama do ta çmontojë në gjykatë.

    “Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër. Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i ‘Rilindjes’ që në kohën kur kam qenë President i Republikës. Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh, sepse edhe ai është mercenar i të tjerëve. Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura, ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg.”

    I pyetur nëse është penduar apo ka vepruar gabim që nuk hyri në listën e mbyllur në zgjedhjet e 11 majit, presidenti i Partisë së Lirisë thotë se ka qenë gjithmonë kundër listave të mbyllura, por gjithashtu ka bindjen se ai dhe Partia e Lirisë do të përfaqësohen denjësisht në Parlamentin e ri.

    “Së pari, parimore sepse përherë kam qenë kundër listave të mbyllura dhe është absurd që qytetarët mund të zgjedhin praktikisht vetëm 1/3 e deputetëve, se 2/3 janë të paravendosur. Së dyti, nuk doja të krijoja asnjë avantazh individual vetes në dëm të Opozitës së Bashkuar, pasi nëse do isha në listë të mbyllur, një nga tezat më kryesore kundër opozitës do të ishte që ja, koalicioni u bë për të nxjerrë Metën nga burgu. Por jam i sigurt se zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri dhe besoj plotësisht se z. Tedi Blushi do bëjë një diferencë të dukshme në Kuvendin e ri, ashtu siç e bëri edhe në Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Duke i falënderuar të 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën, shpreh mirëkuptimin edhe ndaj dhjetëra mijëra të tjerëve që për fajet tona u ‘dekonspiruan’ te patronazhistët dhe ose u penguan të votojnë, ose u detyruan të votojnë në mënyrë të kontrolluar.”

    Presidenti i Partisë së Lirisë thotë se tashmë partia që ai drejton do të zhvillojë një analizë të këtyre zgjedhjeve dhe do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

     

  • Grida Duma-Metës: E qartësoi dosjen e lobimit në SHBA më mirë se avokati, gati për intervistë te “313”

    Grida Duma-Metës: E qartësoi dosjen e lobimit në SHBA më mirë se avokati, gati për intervistë te “313”

    Ilir Meta dhe Grida Duma

    TIRANË-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një shkrim të gjatë, ku iu drejtua edhe moderatores Grida Duma, reagoi për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Reagimit të Metës pas emisionit ku u diskutua për dosjen e tij dhe akuzat nga drejtësia, i është përgjigjur moderatorja e emisionit, Grida Duma, e cila thekson ndër të tjera se balanca e palëve është e rëndësishme dhe se në këtë emision është bërë përpjekje që palët të jenë të përfaqësuara, dhe më mirë se avokati i zotit Meta nuk do kishte pasur dot mundësi dikush tjetër për të qartësuar dosjen. Kërkesës së Metës për një intervistë, Duma i përgjigjet pozitivisht, duke thënë se nëse kjo do të mundësohet në kushtet e tij, do të realizohet.
    Deklarata e Grida Dumës:
    Zoti Meta e ka parë me vend dhe gjëja e parë që kam parë në reagimin e drejtuar personalisht të shënojë gjithçka që ka dëgjuar duke e dëgjuar emisionin e mbrëmshëm nga 313. Ka shënuar gjithçka në dekriptimin e asaj dosjeje mbrëmë në Top Story. Ilir Meta qartëson që kërkon një intervistë apo një panel të bërë qoftë edhe në gjendjen e burgosjes ku ai është. Është hera e parë që Ilir Meta qartëson sa i përket lobimit dhe emrave që mendon se janë përgjegjës. Kjo është një transparencë për publikun. Ndër të tjera ka qenë një mesazh i gjatë në Facebook.
    Ilir Meta me normalitetin e tij, ose siç e ka parë ai thotë që në këtë studio ishte vetëm avokati i tij i vendosur përballë tre gazetarëve dhe e konsideron që ka qenë një lloj mospariteti palësh mbrojtëse dhe sulmuese. Është e rëndësishme për ne në Top Story, kemi ftuar mbrëmjen e djeshme dhe zotin Genc Gjokutaj, por na thanë se mbrojtjen e kishte marrë avokati Kujtim Cakrani.
    Për ne e rëndësishme nuk është të vendosim palët në ndonjë kënd, sesa për të vendosur palët për të qartësuar ndokënd për transparencën. Vendosëm gazetarët që njohin dosjen dhe jo analist duke ruajtur etikën. Nuk harruam qëndrime që i kemi mbajtur që në krye të herës sa i përket mënyrës sesi është arrestuar. Kjo intervistë nëse do na mundësohet, patjetër që do e bëjmë. Balanca e palëve është e rëndësishme, jemi përpjekur që palët të jenë të përfaqësuara dhe e mbrëmshma më mirë se avokati i tij nuk do të kishte pasur dot mundësi tjetër për të qartësuar dosjen.

    Meta në reagimin e tij tha se përsa i përket 369 mijë dollarëve të paguara nga një entitet i panjohur, gjë që del dhe në dosje, Prokuroria e Posaçme duhet të pyesë ish-bashkëpunëtorët e tij, më konkretisht, Endrit Brahimllarin që ka firmosur kontratën e lobingut dhe që ishte personi përgjegjës për ta ndjekur atë, si dhe kushëriri i tij i parë, Eriol Brahillari, i cili sipas tij, ka mbajtur për 10 vitë gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail, por që pas largimit nga detyra si drejtor kabineti, nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë. Meta shton se i ka kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi ai vetë pretendon se nuk ka autorizuar askënd dhe me emër përmend Adrian Shatkun, i cili ka qenë prezantuesi i këtyre kompanive me LSI dhe ka mbajtur lidhjet me to./ZËRI

  • Çifti Meta, të pandehur/ CEZ-DIA, gazetari: Ish-presidenti po bën presione dhe shantazhe

    Çifti Meta, të pandehur/ CEZ-DIA, gazetari: Ish-presidenti po bën presione dhe shantazhe

    Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se ish presidenti Ilir Meta po bën presione dhe shantazhe lidhur me dosjen CEZ-DIA.
    Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Meta do bënte mirë të përshpejtonte gjyqin.
    “Dëshmia ime ndodhet në këtë dosje dhe nuk dua ta bëj publike. Më e mira, do ishte që Meta të përshpejtonte gjyqin, meqë pretendon se është i pafajshëm. Të përballet në gjykatë. Pjesa ime në këtë dosje, është një intervistë që kam zhvilluar një dosje me Vojsava Ismailaj. Në SPAK jam pyetur për këtë intervistë. Zonja Ismailaj e akuzon Ilir Metën për shantazhe dhe presione. Zoti Meta e bën këtë për të hapur tymnajë”, theksoi ai.

  • “Nuk ikën dot se ka intervistë te Fevziu”, ironia e Mero Bazes me lajmin për udhëtimin e Berishës në SHBA

    “Nuk ikën dot se ka intervistë te Fevziu”, ironia e Mero Bazes me lajmin për udhëtimin e Berishës në SHBA

    Më në fund, pagesa prej 6 milionë dollarësh e Sali Berishës prodhoi… një postim në Tuiter. Një gazetar, pjesë e lobimit të LaCivitës, ka pyetur dikë në Departamentin e Shtetit (nuk thotë kë), dhe ka marrë një përgjigje nga ato që t’i jep ChatGPT, nëse e pyet për të njëjtën çështje.
    Ai ka pyetur nëse Berisha mund të udhëtojë në SHBA, dhe Departamenti i Shtetit qenka përgjigjur se ekziston mundësia për arsye të sigurisë kombëtare apo interesave të larta kombëtare të SHBA.
    Në fakt, s’ka pasur nevojë për një pyetje të tillë, pasi i ka të afishuara në listën e OKB-së, ku kanë qenë dhe Fidel Kastro, Maduro, Mugabe etj., që kanë qenë “non grata” në SHBA, por për interes të vendit të tyre janë ftuar, fjala vjen, në OKB.
    Këtë përgjigje mund ta merrnin me zero lekë.
    Tani sot nuk ikën dot se ka intervistë te Fevziu. T’i lutemi Departamentit të Shtetit të presë deri të hënën. Ky më poshtë është urdhëri i ndalimit në kufijtë amerikanë për Sali Berisha dhe familjen e tij. Kur të hiqet na njoftoni. /Nga Mero BAZE, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Raphinha bën zbulimin befasues: Mund të luaja me Italinë në “Euro 2020”, për fat të mirë pasaporta vonoi…

    Raphinha bën zbulimin befasues: Mund të luaja me Italinë në “Euro 2020”, për fat të mirë pasaporta vonoi…

    5 Maj 2025

    10:47

    Alfred Lleshi

    Raphinha mund të kishte qenë një lojtar i kombëtares italiane. Zërat dhe spekulimet për mundësinë që sulmuesi anësor brazilian, sot te Barcelona, të vishte fanellën “azzurre” kanë qenë të njohura (për shembull, i kishte përmendur edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, në një intervistë të disa kohëve më parë), tashmë marrin tjetër “peshë”, pasi janë konfirmuar nga vetë lojtari.
    Në një intervistë për kanalin në YouTube të gazetares braziliane Isabela Pagliari, Raphinha deklaroi: “Do të duhej të isha pjesë e skuadrës që fitoi Europianin e vitit 2020. Praktikisht, gjithçka ishte gati, por për fat të mirë pasaporta nuk mbërriti në kohë. Nga Kombëtarja italiane më telefononin gjithmonë, sidomos Jorginho. Stafi kishte një projekt fantastik për mua, më kishin lënë shumë mbresa”.
    Ai shtoi më tej, duke shpjeguar procesin që e çoi në refuzimin e thirrjes nga Italia: “Në të njëjtën kohë, thellë-thellë, kisha ende një përqindje shpresë se mund ta vishja fanellën e Brazilit. Pastaj e bëra. Për fat të mirë, pasaporta italiane nuk mbërriti kurrë në kohë”.

  • PIRANJAT/ PS-PD, flasin dy zonja Tirone

    PIRANJAT/ PS-PD, flasin dy zonja Tirone

    Në një intervistë dyshe dhe ndryshe për Piranjat, kandidatet për deputete në zgjedhjet e 11 majit, Adriana Kalaja nga koalicioni për Shqipërinë Madhështore, PD-ASHM dhe Blerina Gjylameti nga PS, i janë përgjigjur një sërë pyetjesh të njëjta. 

    Për më shumë, ndiqni intervistën: