Jamarbër Malltezi ka dhënë një intervistë për televizionin e Familjes, pas lirimit nga “arresti shtëpiak”, ku shfaqet si hero.
“Jam mirë… Njeriu i përballon të gjitha në rast se ka besim, në rast se lexon dhe di. Për mua, qysh në momentet e para më janë kujtuar disa histori që unë kam me heronj që unë kam. Për shembull – një nga heronjtë dhe heroinat që unë kam, janë motrat Qirjazi dhe kanë një pasazh në të cilat motrat Qirjazi, njëra prej tyre shkon tek Koto Hoxhi. Dhe Koto Hoxhi i cili ishte i burgosur i mësonte shqip dhe kjo quhej herezi.
Pra, për një regjim që luftonte gjuhën, kjo quhej herezi. Dhe ajo vishet si burrë dhe shkon ta takojë dhe shkon 5 kate nën dhe. Kështu që, njeriu duhet të përballet sido që t’i vijë jeta.
Dosja ka mbi 100 mijë faqe dhe kanë futur marrira pafund. Kanë çuar në Itali ngaqë nuk donin të thoshin që Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, do shkonin të gjenin ç’të mundeshin. Dhe i kanë çuar letër-porosi Italisë. Dhe i thonë Italisë, që ne dyshojmë se këto pesë familje i kanë bërë të gjitha dhe ju lutem na sillni ç’të keni për Shqipërinë. Dhe u kanë çuar gjithë arkivin.
Janë 16 dosje. Tani imagjino të lexosh dhjetëra e mijëra faqe, sesi një kolonel ka marrë me qira një shtëpi në Sarandë apo Shkodër. Çfarë lidhje ka… Kjo është pjesë e dosjes. A të shkon mendja të lexosh këto dosje. Janë marrira pafund që nuk kanë asnjë lidhje.
Kemi lexuar vetëm këto që ka sjellë prokuroria, që i ka patur detyrim, për aq kohë sa i solli sepse më pas nuk e zbatoi.
Këtu u pa e qartë që në momentet e para, kur diplomatë të korruptuar si ‘Escobari’ apo Yuri Kim, i bënin presion të dilnin ata në intervistë. Sikur ishin yzmeqarë të tyre dhe i thonin të procedohet penalisht Berisha, gjeni çtë doni… pra, që në ato momente kuptohej që nuk kishe të bëje me një proces ligjor.
Unë kam treguar një shkresë, një tabelë, që fill pas urdhrit të Edi Ramës që të procedohej penalisht Sali Berisha, janë 16 kërkesa që ka bërë SPAK. Pra, Edi Rama e urdhëroi urgjent dhe SKAPI veproi me kërkesa drejt gjithë institucioneve.
Por kujdes, jo kërkesa për çështje konkrete, por çfarë keni për 30 vjet për Sali Berishën, për fëmijët e Sali Berishës, për dhëndrin dhe për mbesat e Sali Berishës, që para 30 vitesh kur asnjëra prej tyre nuk kishte lindur. Dhe kam shkresa të bukura ku shkresa i kthejnë përgjigje që i thonë se kemi hetuar por nuk kemi gjetur gjë”, tha ai.
Tag: intervistë
-

“Nuk kam frikë, jeta kërkon përballje”/ Dhëndri i Berishës: Vajtën më hetuan dhe vajzën, po nuk gjetën gjë
-

Brad Pitt: Brezat e rinj e shijojnë më shumë artin
Gjatë një interviste në podcast-in “New Heights” me vëllezërit Travis dhe Jason Kelce, Brad Pitt ndau mendimet e tij për ndryshimin e brezave në botën e aktrimit.
61-vjeçari, që luan në filmin e ri “F1”, tha se aktorët e rinj sot janë më të lirshëm dhe e shijojnë më shumë procesin.
“Ne dikur ishim më të ngurtë. Sot, të rinjtë hyjnë në shumë fusha artistike dhe e marrin si kënaqësi dhe unë e admiroj këtë,” – u shpreh ai.
Me të njëjtin humor që e karakterizon, Pitt tha se për rolin e pilotit veteran kishte bërë “ushtrime” me shumë shaka për moshën, duke e kthyer edhe plakjen në lojë aktrimi. -

Rrëfimi që po trondit Ekuadorin! Ja çfarë tha Fito në bisedën 2-orëshe me ministrin e Brendshëm
Në një intervistë për televizionin EcuadorTV, Reimberg tha se biseda zgjati 120 minuta dhe kishte karakter hetimor.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
“Ishte një bisedë për të zbuluar disa informacione shtesë që na nevojiteshin,” deklaroi ministri, duke theksuar se qëllimi ishte mbledhja e të dhënave të rëndësishme për rrjetin kriminal që Fito drejtonte. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Ministri ndau edhe detaje nga momenti i arrestimit të Macías.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Sipas tij, ‘Fito’ ishte fshehur në një bunker, por vendosi të dorëzohej sapo dëgjoi forcat speciale që po i afroheshin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
“Kur dëgjoi makinën, ai vrapoi jashtë. Hapi çatinë dhe nxori fytyrën aty po e prisnin personeli ushtarak,” rrëfeu Reimberg.
Një detaj që tërhoqi vëmendje ishte edhe reagimi emocional i Macías pas kapjes: “Fraza që e përsëriste vazhdimisht ishte: ‘Më kanë kapur’. E tha të paktën dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë gjatë bisedës sonë,” tha ministri.
Sipas Reimberg, biseda e zgjatur nuk ishte vetëm për shkak të pyetjeve, por edhe për faktin se “Fito po mendonte gjatë për çdo përgjigje”.
Ministri theksoi se tashmë autoritetet janë në fazën e analizës së të dhënave të mbledhura nga kjo intervistë për të goditur më tej strukturat kriminale në vend.
Arrestimi i ‘Fito’-s, një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Ekuador, konsiderohet një nga operacionet më të suksesshme të forcave të sigurisë në vitet e fundit.
-

Njoftoi intervistë pas vendimit të GJKKO/ Pse Meta anuloi telefonatën me Tedi Blushin?
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbeti në arrest me burg pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme më 26 qershor, pavarësisht kërkesës së tij për zbutje të masës së sigurisë. Seanca zgjati rreth 4 orë, me debate të forta mes Metës dhe prokurorit Sotri Kllapi, përfaqësues i SPAK.
Pas seancës, Meta njoftoi një intervistë “live” nga burgu, që do të transmetohej përmes telefonit të Tedi Blushit, duke ftuar gazetarët të dërgonin pyetjet për një “konferencë për mediat”.
“Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z. Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live. Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkroi Meta.
Megjithatë, intervista nuk u zhvillua, për arsye që nuk janë bërë ende publike. Kujtojmë që Meta kishte denoncuar më parë se ishte dënuar me 10 ditë ndalim telefonate, pikërisht për një intervistë të dhënë më herët përmes telefonit të Tedi Blushit. -

Pse u tërhoq Ilir Meta nga intervista “live” me telefonin e Blushit?
Gjykata vendosi të lërë në burg Ilir Metën, dy ditë më parë.
Për këtë arsye, në reagimin e tij, Ilir Meta tha se do të jepte një intervistë “live” nga burgu, nëpërmjet telefonit të Teid Blushit.
“Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.
Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkruajti Ilir Meta.
Por, intervista nuk u dha.
Nuk dihet përse Meta u tërhoq nga intervista “live”, por pak kohë më parë ai u ankua se e kishin izoluar për 10 ditë në burg, pikërisht se kishte dhënë një intervistë nga burgu nëpërmjet telefonit të Blushit.
Vështirë të besohet se është trembur për ndonjë ndëshkim tjetër…/Tema -

Rrëfimi që po trondit Ekuadorin/ Ja çfarë tha Fito në bisedën 2-orëshe me ministrin e brendshëm
Në një intervistë për televizionin EcuadorTV, Reimberg tha se biseda zgjati 120 minuta dhe kishte karakter hetimor.
“Ishte një bisedë për të zbuluar disa informacione shtesë që na nevojiteshin,” deklaroi ministri, duke theksuar se qëllimi ishte mbledhja e të dhënave të rëndësishme për rrjetin kriminal që Fito drejtonte.
Ministri ndau edhe detaje nga momenti i arrestimit të Macías.
Sipas tij, ‘Fito’ ishte fshehur në një bunker, por vendosi të dorëzohej sapo dëgjoi forcat speciale që po i afroheshin.
“Kur dëgjoi makinën, ai vrapoi jashtë. Hapi çatinë dhe nxori fytyrën aty po e prisnin personeli ushtarak,” rrëfeu Reimberg.
Një detaj që tërhoqi vëmendje ishte edhe reagimi emocional i Macías pas kapjes: “Fraza që e përsëriste vazhdimisht ishte: ‘Më kanë kapur’. E tha të paktën dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë gjatë bisedës sonë,” tha ministri.
Sipas Reimberg, biseda e zgjatur nuk ishte vetëm për shkak të pyetjeve, por edhe për faktin se “Fito po mendonte gjatë për çdo përgjigje”.
Ministri theksoi se tashmë autoritetet janë në fazën e analizës së të dhënave të mbledhura nga kjo intervistë për të goditur më tej strukturat kriminale në vend.
Arrestimi i ‘Fito’-s, një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Ekuador, konsiderohet një nga operacionet më të suksesshme të forcave të sigurisë në vitet e fundit.
-

Kur Berisha jepte intervistë në TV-Iranian: SHBA është superfuqi kolonialiste!
Një intervistë e panjohur gjerësisht nga publiku e ish-kryeministrit Sali Berisha e dhënë për TV-Iranian është publikuar së fundmi.
“Hashtag.al” ka publikuar intervistën e Berishës e dhënë në Tiranë në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar.
Kjo intervistë u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite. Në kohë rekord intervistën e revistës boshnjake e siguroi Et’hem Haliti. Ai e përktheu brenda ditës dhe më pas e dërgoi në revistën “Rimëkëmbja”, publikimi në shqip u realizua më 29 prill 1997.
Në kuadrin e partneritetit për paqe, kërkoi limanin e Durrësit për bazë ushtarake
(Marrë nga revista javore “Ljiljan”, nr.222, datë 23 Prill 1997, Sarajevë)
Në kohën e kërkesave më të ashpra nga bota që të japë dorëheqjen presidenti i Shqipërisë Sali Berisha pas një heshtjeje të gjatë i dha një intervistë RTV Iranian.
RTV-Iranian: A është e vërtetë se Administrata e Klintonit ka kërkuar dorëheqjen tuaj?
Berisha: “…Fatkeqësisht, sot si nocioni ekstremizmit islamik është bërë alibi përfituese me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata aktuale në Shqipëri. Edhe këtu është fjala për aktorë të njëjtë, domethënë ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnjë…
RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj, kush qëndron pas ngjarjeve në Shqipëri?
Berisha: …Askush akoma nuk e di se çfarë janë duke përgatitur fuqitë e mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe i cili u bë para katër viteve më Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë. Ne atëherë nuk lejuam që paralajmërimet e tij të publikoheshin, sepse kishim frikë se kjo mund të shkaktonte përçarjen në mes myslimanëve e pjesëtarëve të besimeve të tjera në Shqipëri. Shumë herë policia na ka njoftuar se Kisha Ortodokse në bashkëpunim me mafjen ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë. Naftën për në Jugosllavi e transportonin nëpër territorin tonë, ndërsa neve nuk kemi dashur të ndërhyjmë dhe i kemi mbyllur sytë ndaj asaj shkeljeje flagrante nga frika e reaksioneve negative. Situata ishte shumë delikate.
RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj kush qëndron pas firmave piramidale?
Berisha: Shumë banka Evropiane dhe të tjera i kanë mbajtur këto firma në mënyrë të veçantë SHBA-ja, ajo nga njëra anë kërkonte prej nesh të heqim dorë nga limani i Durrësit, me qëllim që të vendoste bazat ushtarake të cilat do t’i shërbenin për inspektimin e fluturimeve mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për këtë ata na premtuan anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Për fat të keq, as që bëhet fjalë për anëtarësim për Partneritet për Paqe, për ndihmë, ndërsa ata tani kërkojnë dorëheqjen time…
Përktheu nga boshnjakishtja: Et’hem Haliti(Shkodër, 23.04.1997)
Gazeta “Rimëkëmbja”, nr. 9(88) datë 29 Prill 1997, faqja.4. -

Netanyahu intervistë për median amerikane: Unë dhe Trump jemi plotësisht të koordinuar me njëri-tjetrin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump janë plotësisht të koordinuar.
Në një intervistë për Fox News, Netanyahu u pyet nëse i ka kërkuar Trumpit bomba “shkatërruese bunkerësh” të prodhuara në SHBA, armë që mund të shkatërrojnë objektiva nëntokësore. Ai u përgjigj duke thënë se “Nuk do të hyj në diskutimet e mia me presidentin. Por kuptoni që vendimet e tij janë vendime të tij”.
Ai thotë gjithashtu se Izraeli tashmë ka dëmtuar aftësinë bërthamore të Iranit, duke përfshirë një sulm ndaj një centrali bërthamor në Isfahan.
Në lidhje me konfliktin e armatosur, kujtojmë që Trump ka deklaruar se SHBA-të nuk janë të përfshira në këtë ngjarje.Top Channel
-

10 ditë ndëshkim! Meta nga burgu: Nuk më ndalojnë dot! Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar. Meta thotë se dënimi nuk do e ndalojë dhe do të vazhdojë të japë intervista nga qelia.
“Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma. Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.
Meta foli edhe rreth vështirësive që po kalon gjatë qëndrimit prej 8 muajsh në burg, ku rrëfen se uji vjen vetëm 1-2 orë në ditë.
“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme. Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë”-rrëfen Meta.
Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI -

“Kam takuar njerëz fisnikë që rrinë këtu”, Meta tregon jetën pas hekurave: Në qeli nuk ka as ujë, mbushim bidonat për..
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku ka zbuluar detaje nga jeta e tij në qeli. Meta ka konfirmuar se ai është dënuar me 10 ditë pas zhvillimit të një intervistë përmes telefonit. Ai shtoi se në këto 10 ditë ai nuk mund të zhvillojë aktivitete sportive teksa e cilësoi vendimin si historik.
Meta theksoi se nuk e dinte që telefonatat nuk lejoheshin pas orës 20:00 pasi ai do ta respektonte. Ai tha se intervistat e tij nuk do të ndalen por do ti shpeshtojë. Sa i përket jetesës në qeli ai u shpreh se ka njohur njerëz fisnikë të cilët nidhen në burg me statistika jo të vërteta.
Meta ka komentuar edhe kushtet në burg teksa shtoi se nuk kanë ujë. Sipas tij ata furnizohen me ujë për 1 ose 2 orë dke mbushur bidonat me të cilët më pas lahen.
Pjesa nga intervista e Metës:
Pyetje: Meta a është i vërtetë lajmi që jeni dënuar me 10 ditë për mos zhvillim të aktiviteteve sportive për shkak të intervistës që dhatë pak ditë më parë për gazetaren Beti Njuma në Ora Neës?
Meta: Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.
Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta.
Pyetje: Si ndiheni në burg tani prej 8 muajsh?
Meta: Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt.Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme.
Pyetje: Po me të nxehtin tani si ja bëni?
Meta: Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin.Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë.