Tag: intervista

  • Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

    Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

    Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ku foli për etapat e rëndësishme që kanë lënë shenjë në jetën e tij profesionale.
    Në një rrëfim të sinqertë, Fevziu ndau për herë të parë detaje nga intervista me Mbretëreshën Geraldinë në maj të vitit 1999 dhe ‘porosia’ që ajo i la atij për t’u rikthyer në Shqipëri.
    “Kjo ishte intervista e parë e Mbretëreshës Geraldinë për një media shqiptare. Ajo dha një intervistë, ku unë u mundova t’i merrja sa më shumë dhe ajo mundohej të jepte sa më shumë, por mushkëritë e saj se linin. Ne e ndërprisnim intervistën, ajo vendoste aparatin e frymëmarrjes, merrte 15 minuta oksigjen sa stabilizonte frymëmarrjen dhe bënin 5-6 minuta intervistë. Pastaj vendoste prapë aparatin. Dhe unë u mundova t’i marr sa më shumë, rreth 40 minuta intervistë.
    Në përfundim të intervistës, ajo më kapi dorën e më tha: ‘Ti ke ndikim në Shqipëri. Të lutem bëj ç’është e mundur se unë dua të vdes në Shqipëri. E ndjej që më ka ardhur vdekja dhe dua të vdes në Shqipëri”, tha Fevziu.
    Po ashtu, Fevziu tregon se kur intervista u transmetua, një grup deputetësh me influencë në atë periudhë morën një nisëm për ta lejuar familjen mbretërore të rikthehej në Shqipëri.
    “Të nesërmen, dita pas transmetimit të intervistës së Mbretëreshës Geraldinë, një grup deputetësh morën një nisëm për ta lejuar familjen mbretërore të rikthehej në Shqipëri. U deshën tre vjet që kjo të ndodhte. Në qershor të 2002, Geraldina u kthye në Shqipëri”, u shpreh ai.
    Blendi Fevziu ndau dhe detaje nga pritja që iu bë Mbretëreshës Geraldinë në aeroportin e Rinasit.
    “Mbretëresha Geraldinë mbërriti në aeroport, u vendos në një limunzinë të bardhë dhe mbi 5 mijë veta brohorisnin në të dyja anët e rrugës “Geraldina! Geraldina!”. Ajo ishte e sëmurë, por arriti të ngrihej në këmbë dhe të rri mbi dritaren e limuzinës, u fut në shtëpinë e saj dhe nuk doli më kurrë. Ama ëndrra për të vdekur në Shqipëri iu realizua”, përfundoj Fevziu.
    Intervista e plotë:

  • Pse u tërhoq Ilir Meta nga intervista “live” me telefonin e Blushit?

    Pse u tërhoq Ilir Meta nga intervista “live” me telefonin e Blushit?

    Gjykata vendosi të lërë në burg Ilir Metën, dy ditë më parë.
    Për këtë arsye, në reagimin e tij, Ilir Meta tha se do të jepte një intervistë “live” nga burgu, nëpërmjet telefonit të Teid Blushit.
    “Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë  pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.
    Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, shkruajti Ilir Meta.
    Por, intervista nuk u dha.
    Nuk dihet përse Meta u tërhoq nga intervista “live”, por pak kohë më parë ai u ankua se e kishin izoluar për 10 ditë në burg, pikërisht se kishte dhënë një intervistë nga burgu nëpërmjet telefonit të Blushit.
    Vështirë të besohet se është trembur për ndonjë ndëshkim tjetër…/Tema

  • Kurti dhe Rama, analiza e gazetarit: Ja sa i lejojnë intervistat dhe aksesin e medias

    Kurti dhe Rama, analiza e gazetarit: Ja sa i lejojnë intervistat dhe aksesin e medias

    Gazetarët në Kosovë thonë se Kurti po përpiqet t’i vendosë nën kontroll.
    Për këtë, sjellin në vëmendje se në krye të televizionit publik është vendosur një njeri i besuar i tij.
    ‘Për herë të parë në pozitën më të rëndësishme në RTK është caktuar një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i cili në bazë të raporteve del që ka qenë financues i partisë në pushtet’ u shpreh Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi
    ‘Kjo përbën një mungesë të lartë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve të Kosovës sepse llogaridhënia dhe transparenca matet me atë se sa jeni të gatshëm tu përgjigjeni pyetjeve të gazetarëve në raport me situatat politike por edhe të tjera’ u shpreh Alban Zeneli, Profesor në Universitetin e Prishtinës.
    Një tjetër pikë që ka irrituar median është ligji për komisionin e pavarur të medias. Ky është një komision që ka të njëjtin rol si AMA në Shqipëri. Ligji është votuar, por më pas është dërguar në gjykatën Kushtetuese e cila e ka hedhur poshtë.
    ‘Kuvendi i Kosovës partia në pushtet kishte hartuar një ligj për KPM-n i cili ishte skajshmërisht me vlerat me parimet që promovojnë lirinë e medies në Kosovë fatmirësisht ky ligj ishte shfuqizuar nga gjykata kushtetuese’ u shpreh Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi.
    ‘Pastaj është ligji për KPM, pastaj është mbyllja e Klan Kosovës, ai bëra hapa për ta mbyllur paçka se gjykata vendosi ndryshe’ u shpreh Berat Buzhala, gazetar.
    Kritikat për sjelljen e Kurtit me gazetarët janë të shumta e megjithatë, ai ka zgjedhur të qëndrojë larg, që konsiderohet strategji për ti ikur ballafaqimit dhe pyetjeve të gazetarëve.
    ‘Kryeministri Kurti nuk jep intervista në TV kosovare për 4 vjet, mund të ketë dhënë 10 intervista, maksimumi flet për media’ u shpreh Xhemajl Rexha, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ndërkombëtare.
    Qeveria e Kosovës beson se flet me publikun nëpërmjet Facebook ai është një komunikim i njëanshëm. Daljet publike të Kurtit, intervistat e tij dhënë për medie në Kosovë gjatë mandatit të tij janë shumë të pakta. Pothuajse në të gjitha rastet ai ka zgjedhur të japë intervista për mediat e huaja.
    ‘Rama shkoi në të gjitha debatet televizive, shkoi në Top, shkoi në Klan, shkoi në MCN edhe u përball me gazetarë opinionistë që janë kundër Ramës. Më pëlqeu debati i Neritanit me Ramën e bëri Ramën për 5 pare mirëpo doli. Albin Kurti nuk ka dhënë intervista ai nuk jep intervista, 4 vite mandat e kreu pa asnjë intervistë’ u shpreh gazetari, Berat Buzhala.
    ‘Në institutin e Kosovës për drejtësi kemi bërë një analizë lidhur me atë që kryeministri Kurti sa intervista ka zhvilluar në Kosovë e sa për mediume të huaj dhe del që numri më i madh i intervistave të Kurtit është për mediat e huaja dhe kryesisht për çështje që lidhen me politikën e jashtme pra me dialogun’ u shpreh Alban Zeneli, Profesor në Universitetin e Prishtinës.
    Në të njëjtën linjë me kreun e qeverisë kanë shkuar të gjitha institucionet të cilat kanë zgjedhur të mos iu përgjigjen gazetarëve në Kosovë. Ankesat e gazetarëve janë drejtuar në Agjensinë për informim dhe privatësi, që ka të njëjtin rol si Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri.
    ‘Fatmirësisht Kosova ka një agjenci për informim dhe privatësi e cila është në nivel të detyrës dhe kjo dëshmohet me faktin që jo vetëm instituti por edhe medie, qytetarë apo grupe që kanë interes ta mbajnë qeverinë llogaridhënëse parashtrojnë kërkesa për qasje në dokumentet publike’ u shpreh Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi.

  • Pezullimi i vizave për studentët, urdhri i DASH per ambasadat: Mos planifikoni intervista

    Pezullimi i vizave për studentët, urdhri i DASH per ambasadat: Mos planifikoni intervista

    Departamenti Amerikan  i Shtetit ka pezulluar përkohësisht planifikimin e intervistave për vizat e studentëve ndërkombëtarë që duan të studiojnë në SHBA.
    Ky vendim vjen si pjesë e masave të reja për të rritur kontrollin mbi aktivitetin e studentëve në rrjetet sociale.
    Megjithatë, aplikantët që kanë intervista të caktuara nuk preken nga kjo ndalesë.

    Kjo situatë pritet të sjellë vonesa në regjistrimet e studentëve për semestrat e ardhshëm, duke shkaktuar shqetësime në komunitetin akademik dhe ndërkombëtar.
    Javën e kaluar, administrata Trump i hoqi të drejtën Harvardit për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke e përjashtuar kete universitet nga programi që lejon kolegjet të sponsorizojnë viza për studentë të huaj./vizionplus.tv

  • Dua Lipa befason si gazetare kulture

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njihet për zërin, stilin dhe suksesin e saj në skenën muzikore, por së fundmi ajo po tërheq vëmendje edhe si intervistuese letrare, në mënyrë krejt të papritur.Në një video-ese që ka kapur mbi një milion shikime në YouTube në vetëm disa javë, gazetari Blake Lefray vlerëson Lipa-n si “intervistuesja më e mirë aktuale e shkrimtarëve”. Ai u mahnit nga mënyra sesi ajo zhvilloi bisedën me Hernan Diaz, autor i romanit të vlerësuar me çmimin Pulitzer, “Trust”. Sipas Lefray, kjo ishte “intervista më e mirë” që kishte parë ndonjëherë me Diaz, përtej të gjitha intervistave të tjera nga gazetarë apo prezantues televizivë.Dua Lipa, përmes platformës së saj Service95, drejton një klub libri ku fton autorë të njohur për biseda të thella dhe larg klisheve promovuese. Ndryshe nga intervistat standarde, ajo shfaq një njohje të thelluar të veprave, ngre pyetje të ndjeshme dhe të mprehta, dhe arrin të krijojë një lidhje të vërtetë me të ftuarit.Në një intervistë me fituesen e Nobelit, Olga Tokarczuk, ajo diskuton për rolin e William Blake në Poloninë komuniste, ndërsa me George Saunders hyn në debat mbi procesin krijues dhe guximin për të mos gjykuar gjatë shkrimit të parë. Në çdo rast, Lipa dëshmon se është jo vetëm një lexuese e apasionuar, por edhe një mendje e ndjeshme ndaj botës letrare.Lipa ka treguar publikisht se leximi e ka ndihmuar të kuptojë më shumë për historinë, përfshirë qëndresën shqiptare në veprat e Ismail Kadaresë. Biblioteka e saj personale, shpesh e dukshme në intervista, përmban një përzierje intriguese titujsh, që nga historia e artit pa meshkuj deri te analiza e kulturës hip-hop.Në një kohë kur shumë intervista letrare reduktohen në marketing dhe fjalë të zbrazëta, Dua Lipa sjell freski dhe vërtetësi. Ajo lexon siç shpresojnë autorët të lexohet vepra e tyre – me kureshtje, ndjenjë dhe dëshirë për të kuptuar më shumë.Dhe kur kjo vjen nga një yll pop-i që shkruan këngë si “Houdini”, nuk mbetet gjë tjetër veçse të thuash: Dua Lipa, je shumë më tepër se një yll – je edhe zëri që mungonte në bisedat për librat.

  • Asgjë nuk e ndal!Intervista: Berisha flet për fushatën, LaCivita- n….

    Asgjë nuk e ndal!Intervista: Berisha flet për fushatën, LaCivita- n….

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Agron Shehaj: Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista s’e s’më ndjek njeri!

    Agron Shehaj: Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista s’e s’më ndjek njeri!

    Valbona Mëhilli, për Fan Club ka dalë në ‘terren’ dhe ka marrë disa vox pop-e nga qytetarët duke i pyetur se cili prej katër finalistët mendojnë se do të fitojë Big Brother Vip Albania 4.
    Një prej të intervistuarve të saj ishte dhe politikani i njohur Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia” që garon në 11 maj.
    “Mua Big Brother më del vazhdimisht sidomos në rrjetet sociale, por di që ndiqet shumë. Kur është Big Brother unë nuk dal në intervista se e di që nuk më ndjek njeri.
    Ti (Valbona) duhet ta fitosh gjithmonë Big Brother, pavarësisht se nuk je në Big Brother”, tha ai me humor.

  • Intervista ekskluzive/ “Kush është ky?” Ironia e Ramës për Chris LaCivita, kryeministri: Për mua, një turist më shumë në Tiranë

    Intervista ekskluzive/ “Kush është ky?” Ironia e Ramës për Chris LaCivita, kryeministri: Për mua, një turist më shumë në Tiranë

    “Një turist më shumë në Tiranë”, e ka quajtur Edi Rama këshilltarin e fushatës së Sali Berishës Chris LaCivita, teksa ka dhënë ditën sotme një intervistë për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu.

    Kryeministri Rama tha me ironi se ‘ai mund të jetë strateg për PD’, por jo për të dhe PS.
    Pjesë nga intervista:
    Muhamed Veliu: Arma sekrete e PS përballë LaCivita?
    Edi Rama: Kush është ky? A të lutem tashi të mos biem edhe ne në këtë kurthin qesharak të njerëzve që kanë punën e tyre, për kënetë ai është një strateg, për mua është një turist më shumë në Tiranë.
     

    Top Channel

  • Intervista ekskluzive/ “Kush është ky?”, Ironia e Ramës për Chris LaCivita, kryeministri: Për mua, një turist më shumë në Tiranë

    Intervista ekskluzive/ “Kush është ky?”, Ironia e Ramës për Chris LaCivita, kryeministri: Për mua, një turist më shumë në Tiranë

    Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

    Ai u pyet edhe për këshilltarin e fushatës së Berishës, Chris LaCivita, për të cilin u përgjigj me ironi… “Kush është ky?”.
    Pjesë nga intervista:
    Muhamed Veliu: Arma sekrete e PS përballë LaCivita?
    Rama: Kush është ky? A të lutem tashi të mos biem edhe ne në këtë kurthin qesharak të njerëzve që kanë punën e tyre, për kënetë ai është një straeg, për mua është një turist më shumë në Tiranë.
     

    Top Channel