Pak para vdekjes së saj, thuhet se Princesha Diana ndau një reflektim të sinqertë dhe të hidhur me një mik të ngushtë në lidhje me intervistën e saj të famshme në Panorama. Barra më e madhe për të nuk ishte ajo që zbuloi për jetën apo ndarjen e saj, por ndikimi që pati tek dy fëmijët e saj, William dhe Harry, atëherë vetëm 15 dhe 12 vjeç.
Sipas mikeshës së saj, Rosa Monckton, Diana ndjeu se intervista i kishte lënduar djemtë e saj. Ajo pranoi se e bëri sepse nuk dinte si tjetër ta përballonte presionin dhe brishtësia e saj e bënte të prekshme ndaj gazetarit Martin Bashir.
Intervista historike e vitit 1995, e ndjekur nga miliona shikues në të gjithë botën, ishte plot me zbulime personale rreth martesës së saj me Charles dhe vështirësive me të cilat ajo u përball, siç është bulimia. Ajo vetë kishte përmendur frazën e famshme për praninë e një pale të tretë në martesën e saj, duke iu referuar aferës së Charles me Camilla Parker Bowles. Deri atëherë, çifti ishte ndarë tashmë, ndërsa divorci erdhi në vitin 1996.
Disa vite më parë, një hetim zbuloi se gazetari kishte përdorur metoda mashtruese për të marrë intervistën. BBC kërkoi falje publikisht dhe u zotua të mos e transmetojë më , ndërsa Princat William dhe Harry kanë folur hapur për dhimbjen që u shkaktoi kjo intervistë.
Rosa e përshkroi Dianën si një grua që mbante brenda gjithçka që kishte përjetuar dhe ndjente keqardhje për ndikimin në jetën e fëmijëve të saj. Të dy princat kanë thënë se intervista ndikoi ndjeshëm në marrëdhënien e tyre me nënën e tyre dhe në jetën e tyre në përgjithësi.
Tag: intervista
-

Dhjetë ditë para vdekjes, Princesha Diana zbuloi se për çfarë ishte penduar vërtet në jetën e saj
-

‘Ministrja me 6 gishta’, Rama pas talljes me deklaratat e Trump: Shyqyr që e shpikëm, ka bërë për imazhin e Shqipërisë…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare falë emërimit të ministres së parë të Inteligjencës Artificiale, Diella. Sipas Ramës, zyrat e tij janë përmbytur nga kërkesa për intervista dhe interesimi ndërkombëtar ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Nuk mbaj mend kur kërkesat për intervista drejt zyrës sime të kenë qenë kaq të panumërta. Nuk ka pasur një tjetër lajm nga Shqipëria që të kapë kaq fort të gjitha antenat dhe faqet e planetit,” tha Kryeministri në Podcastin e tij “Flasim”.
Pra u kuptua se pse u shpik Diella. Të majtët e kanë në gjak propagandën dhe shpikja e Diellës herë më 5 e here me 6 gishta ka qene pikërisht për këtë qëllim.
Që mediat ti kërkojnë intervista pronarit të Diellës e ai të flasë për shpikjen e tij. E në këtë mënyrë sipas “Liderit global” të njihej Shqipëria. Por mediat e botës pothuajse asnjë nuk e merr seriozisht kreun e qeverisë Rama. Kllunada që ka krijuar ai vet për gjoja imazh të Shqipërië dhe shqiptarëve tashmë ka marrë dhënë.
Njëherë del me atlete të bardha në samite serioze, për pak vemendje nga këmbët, një herë tjetër u turret të huajve ti përqafoje e tu puthë duart, pastaj shpiku “Diellën”, e së fundi ka marrë përsipër të tallet edhe me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Turpi nuk ka më asnjë kufi për kreun e rilindjes. Tani po i sillet rrotull gishtit të gjatë të Diellës që ta mbajë edhe pak ditë lojën e gallatës në rrjetet sociale me shqiptarët e për shqiptarët.
“Unë nuk kam asnjë dyshim që Diella do të jetë një histori e bukur suksesi. Edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër, vetëm kjo vëmendje që ka sjellë për Shqipërinë do të mjaftonte për ta bekuar,” u shpreh ai.
Pra sipas Kreut të qevrisë i ka mjaftur që ai të përdorë budallallëkun Diella për të marë vëmendje ai vete, si negative apo pozitive, nuk ka asnjë lloj rëndësie për atë, thjesht i duhet vëmendje. Sidomos pas masakrës së 11 majit. Duhet të harrohet. Propaganda me të dy senset për atë është njëlloj. Ka të bëjë me modelin dhe me mënyrën që si vepron edhe në vend. Vidh paratë e shqiptarëve e me ato para blej vota dhe influencë e pastaj merr pushtetin që të vjedhë sërish edhe vota edhe influencë.
Diella e sigurte që do të ndihmojë në këtë drejtim. Sepse kur gjyqtarët do ta pyesin atë se kush i vodhi paratë e tenderave ajo do nxjerrë gishtin e gjashtë që i paska djegur kaq shumë Edi Ramës.
-

Rita Ora zbulon sekretin e fillimeve të saj: motra si “dublante” në intervista
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar një detaj gazmor nga fillimet e karrierës së saj gjatë një interviste për BBC Radio 2. Artistja foli për këngën e saj më të fundit, “All Natural”, e cila është pritur ngrohtë nga publiku dhe kritika, por edhe për një episod interesant nga vitet e para të famës.
Gazetari e pyeti nëse është e vërtetë që në periudha me shumë angazhime, Rita kishte përdorur motrën e saj, Elena, si “doppelganger” për të dhënë disa intervista në telefon. Zërat e tyre janë pothuajse identikë, gjë që e bëri këtë strategji të mundshme.
Me të qeshur, Rita pranoi historinë: “Po, është e vërtetë. Elena është motra ime, e njeh mirë çdo detaj për mua, kështu që i thoja: ‘Hajde, bëje një telefonatë për Zelandën e Re, unë po bëj një tjetër për Australinë!’ Dhe ajo thoshte: ‘Përshëndetje, jam Rita Ora!’”
Këngëtarja shtoi me humor se disa radio ndoshta as nuk kuptuan se po flisnin me motrën e saj: “Ndoshta Elena ka dhënë tërë intervista për stacione të tëra radioje në Australi e Zelandën e Re duke u prezantuar si unë,” – tregoi ajo duke qeshur.
Rita shpjegoi se kjo praktikë ishte e domosdoshme për të përballuar ritmin e ngarkuar të karrierës së saj në fillimet e saj. Ky episod jo vetëm që tregon dinamizmin e saj, por edhe lidhjen e veçantë me motrën Elena, e cila në fakt bëri pjesë të sukseseve të para të Rita Orës. -

Diella në fokus të të gjithë botës, Rama: Më kërkohen çdo ditë intervista
Edi Rama dhe Ministrja AI Diella
TIRANË- “Diella”, ministrja e AI për Prokurimet Publike u përmend sot sërish nga Rama gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala.
Gjatë fjalës së tij kryeminsitri theksoi se gjithë bota po komenton “Diellën”, duke theksuar se tashmë Shqipëria ka përparuar në teknologji. Madje ai zbuloi një detaj: që çdo ditë ai merr 3-4 ftesa për intervista në mediat e huaja për ministren robot “Diella”. Sipas Ramës e gjithë kjo vëmendje duhet të sjellë benefite për Shqipërinë, duke tërhequr drejt vetes edhe mjekë të huaj.
“Tërheqja ndaj Shqipërisë sot është edhe më e madhe. Madje është rritur edhe më shumë së fundmi sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota rri e merret me ministren tonë jo njeri. Kjo në thelb e bën shumë tërheqës vendin si vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe dhe hapja ndaj teknologjisë është e plotë.
Çdo ditë kam nga 3-4 ftesa për intervista nga mediat e Evropës për të shpjeguar këtë fenomen. Ashtu edhe tek profesionistët është fomuar ky interes. Nuk duhet të shohim asnjë limit në ambicie. Duhet ta shohim të arsyeshme që këtu të tërheqim edhe mjekë të huaj”- u shpreh Rama.Rama foli për ndryshimet e mëdha që synon qeveria të bëjë në sistetimin shëndetësor, ku e vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Ai u shpreh se Shqipëria do të bashkëpunojë me një ndër kompanitë më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë./ZËRI
-

Rama: Gjithë bota po merret me ministren tonë Diella, kam çdo ditë kërkesa për intervista nga jashtë…
Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët e QSUT ku prezantoi ministen e re të Shëndetësisë, Evis Sala, komentoi edhe “Diellën”.
Kreu i qeverisë u shpreh se e gjithë bota po merret me ministren jo-njeri, duke shtuar se e ka bërë vendin më tërheqës.
Madje shtoi Rama, “kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes”.
“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri, por kjo në thelb e bën tërheqës vendin si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri dhe ku ambicia është e madhe, ku hapja ndaj teknologjisë është e plotë.
Ashtu sikundër kam çdo ditë pa asnjë ekzagjërim 3-4-5 kërkesa për intervista nga Evropa dhe jashtë për të shpjeguar këtë fenomen, është krijuar interes. Ka impaktin e vet në imazhin e vendit”, tha Rama. -

Vizat amerikane, çfarë ndryshon nga 2 shtatori/ Shtrëngohen kriteret, kategoritë që përjashtohen nga intervista
Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese – përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim – do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit. Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada.
“Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/ 3J8LncS “, – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane
Konkretisht nga 2 shtatori 2025, të gjithë aplikantët për vizë jo-emigruese (përfshirë nën 14 vjeç dhe mbi 79 vjeç) në parim duhet të zhvillojnë intervistë, përjashtuar vetëm tre kategori specifike.
Vendimi i DASH i 25 korrikut 2025, i shpërndarë sot nga ambasada amerikane zëvendëson atë të 18 shkurt 2025, i cili ishte shumë më fleksibël pasi përjashtimi nga intervista aplikohej për më shumë kategori, përfshirë ata që rinovonin vizat e vlefshme në të njëjtën kategori brenda 12 muajve nga skadimi, pa kufizim moshe. Por cilat janë kategoritë që përjashtohen nga intervista.
Aplikanti klasifikohet sipas simboleve të vizave A-1, A-2, C-3 (përveç shoqëruesve, shërbëtorëve ose punonjësve personalë të zyrtarëve të akredituar), G1, G-2, G-3, G-4, NATO1 deri NATO-6, ose TECRO E-1;
Aplikanti kërkon vizë të tipit diplomatik ose zyrtar;
Aplikanti rinovon një vizë B1, B-2, B1/B2 me vlefshmëri të plotë, ose një Kartë/Etiketë për Kalim Kufitar (për shtetasit meksikanë), brenda 12 muajve nga skadimi i vizës së mëparshme, dhe ka qenë të paktën 18 vjeç në momentin e lëshimit të saj.
Për të qenë i kualifikuar për përjashtim nga intervista në bazë të pikës së tretë më sipër, aplikanti duhet, gjithashtu, të plotësojë këto kushte:
Të aplikojë në vendin e shtetësisë ose të banimit;
Të mos jetë refuzuar ndonjëherë për vizë (përveç rasteve kur refuzimi është kapërcyer ose falur);
Të mos ketë asnjë arsye të dukshme ose të mundshme për mospërputhshmëri.
Oficerët konsullorë mund të kërkojnë zhvillimin e intervistës ballë për ballë në çdo rast, për çfarëdo arsye. Aplikantët duhet të kontrollojnë faqet zyrtare të ambasadave dhe konsullatave për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për të mësuar mbi statusin dhe shërbimet e tyre. -

Shtrëngohen kriteret për viza jo-emigruese në ShBA! Ja njoftimi i ambasadës amerikane
Departamenti amerikan i Shtetit shtrëngon kriteret dhe kufizon kategoritë që përjashtohen nga intervista për vizë jo-emigruese
Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor, informon ambasada amerikane.
Pra nga 2 shtatori 2025, të gjithë aplikantët për vizë jo-emigruese (përfshirë nën 14 vjeç dhe mbi 79 vjeç) në parim duhet të zhvillojnë intervistë, përjashtuar vetëm tre kategori specifike.
Vendimi i DASH i 25 korrikut 2025, i shpërndarë sot nga ambasada amerikane zëvendëson atë të 18 shkurt 2025 i cili ishte shumë më fleksibël pasi përjashtimi nga intervista aplikohej për më shumë kategori, përfshirë ata që rinovonin vizat e vlefshme në të njëjtën kategori brenda 12 muajve nga skadimi, pa kufizim moshe.
Kategoritë që përjashtohen nga intervista
Aplikanti klasifikohet sipas simboleve të vizave A-1, A-2, C-3 (përveç shoqëruesve, shërbëtorëve ose punonjësve personalë të zyrtarëve të akredituar), G-1, G-2, G-3, G-4, NATO-1 deri NATO-6, ose TECRO E-1;
Aplikanti kërkon vizë të tipit diplomatik ose zyrtar;
Aplikanti rinovon një vizë B-1, B-2, B1/B2 me vlefshmëri të plotë, ose një Kartë/Etiketë për Kalim Kufitar (për shtetasit meksikanë), brenda 12 muajve nga skadimi i vizës së mëparshme, dhe ka qenë të paktën 18 vjeç në momentin e lëshimit të saj.
Për të qenë i kualifikuar për përjashtim nga intervista në bazë të pikës së tretë më sipër, aplikanti duhet gjithashtu të plotësojë këto kushte:
Të aplikojë në vendin e shtetësisë ose të banimit;
Të mos jetë refuzuar ndonjëherë për vizë (përveç rasteve kur refuzimi është kapërcyer ose falur);
Të mos ketë asnjë arsye të dukshme ose të mundshme për mospërputhshmëri.
Oficerët konsullorë mund të kërkojnë zhvillimin e intervistës ballë për ballë në çdo rast, për çfarëdo arsye.
Aplikantët duhet të kontrollojnë faqet zyrtare të ambasadave dhe konsullatave për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për të mësuar mbi statusin dhe shërbimet e tyre. -

Intervista rrallë e Isa Boletinit: Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga Shkupi, Janina, Gjakova…
Intervista rrallë e Isa Boletinit: Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga Shkupi, Janina, Gjakova…ë
Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të mërkurën e 9 prillit 1913, në faqen n°3, intervistën e patriotit dhe trimit shqiptar, Isa Boletini, në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.
Atdhetari shqiptar, ashtu siç i ka hije një lideri, ka mbrojtur asokohe çështjen e kombit tonë, madje duke dhënë edhe disa këshilla për fqinjët tanë.
Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albani:
Kufijtë e Shqipërisë
Romë, 8 prill. – Në një intervistë, Isa Boletini, shqiptari i famshëm, i cili aktualisht shërben si Ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, ka shprehur :
“Në qoftë se është ende e pamundur të shprehemi për vijën e saktë të kufijve, mund të themi se shqiptarët nuk do të heqin dorë kurrë nga qytetet e Gjakovës, Pejës, Manastirit, Shkupit, Shkodrës dhe Janinës, nga që i konsiderojnë logjikisht pjesë të territorit të tyre. Këto qytete janë kryesisht shqiptare; ata na përkisnin për shekuj me radhë; në zemër, ato kurrë nuk kanë reshtur të jenë tonat. Bashkëqytetarët tanë i banojnë pothuajse tërësisht. Na u tha që edhe sikurse Evropa të na japë një status, ne nuk do të jemi të sigurtë ndaj ndonjë rreziku tjetër.
Në fakt, na shpjegojnë se Fuqitë e Mëdha i patën garantuar solemnisht Turqisë integritetin e territorit të saj, dhe megjithatë Turqia u nënshtrua nën shtytjen e tërbuar të shteteve aleate.
Mos vallë edhe Shqipëria do të shypet ? Unë jam i lumtur t’u përgjigjem këtyre shqetësimeve duke i siguruar miqtë tanë.
Krejt ndryshe është situata jonë : populli shqiptar është një popull homogjen, i nxitur nga patriotizmi i zjarrtë, lufton për një ide. Ai nuk shpall luftë, por mbizotëron dhe triumfon nëpërmjet kryengritjes.
Shikoni të kaluarën tonë: lëvizjet tona kryengritëse kanë qenë gjithmonë lëvizje fitimtare. Shtetet e Ballkanit kanë çdo interes të jetojnë në mirëbesim me shtetin autonom të Shqipërisë. Në rast të shkeljes së drejtave, në kundërshtim formal dhe të qëllimshëm të Evropës, njëqind mijë luftëtarë që kemi në dispozicionin tonë, nuk do të vonojnë të sulmojnë së shpejti shtypësit, nëse Serbia, Greqia dhe Mali i Zi përpiqen të mbajnë nën sundim qytetet shqiptare që kanë pushtuar, atëherë atyre do t’u duhet të mbajnë ushtritë përjetësisht në gjendje lufte. Një perspektivë e tillë do t’i lodhte para nesh.”
-

Intervista skandaloze e Harris që nuk u transmetuar kurrë, pasi prezantuesi i njohur kishte frikë se do ia faturonin atij humbjen e saj
Intervista e Kamala Harris në “Subway Takes” të TikTok ishte aq e çuditshme, sa ajo dhe prezantuesi ranë dakord ta fshinin, thotë ai.
Kamala Harris dha një intervistë para zgjedhjeve presidenciale që ishte aq “konfuze dhe e çuditshme”, saqë ajo dhe prezantuesi ranë dakord reciprokisht që të mos e transmetonin, zbuloi së fundmi një personalitet i mediave sociale.
Paraqitja e ish-kandidates presidenciale demokrate në “Subway Takes”, një serial i njohur online i drejtuar nga Kareem Rahma, ku të ftuarit pranojnë se cila është skena e tyre e preferuar, u xhirua në verën e vitit 2024, por nuk e pa kurrë dritën e diellit, tha prezantuesi.
“Pikëpamja e saj ishte vërtet konfuze dhe e çuditshme, jo e mirë, dhe kështu [ne] ramë dakord reciprokisht që nuk duhet ta publikonim atë,” i tha Rahma gazetarit të Forbes, Steven Bertoni, në një intervistë të postuar në TikTok të hënën.
Intervista ishte aq e dhimbshme, sa Rahma kishte frikë se, nëse do të transmetohej, do të fajësohej ai për humbjen e Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i tha ai Bertonit.
«Kaq i keq ishte mendimi i saj?» pyeti Bertoni.
«Ishte shumë, shumë keq», u përgjigj Rahma. «Nuk kishte asnjë kuptim».
Rahma ofroi këndvështrimin e ish-zëvendëspresidentes, me një shprehje pothuajse të shqetësuar në fytyrë: “Proshuta si erëz.”
Ekipi i Harris u kishte thënë producentëve se qëndrimi i fortë i senatores së Kalifornisë do të ishte të mbante një qëndrim kundër heqjes së këpucëve në aeroplan, tha Rahma.
Por kur filloi intervista, Harris e surprizoi Rahmën me një këndvështrim tjetër tërheqës.
“Proshuta është një erëz”, tha Harris, sipas The New York Times, pasi siguroi videon e pabotuar.
Rahma, i cili është mysliman dhe nuk ha mish derri, u përgjigj: “Nuk e di”, pasi u duk sikur u habit, por Harris e dyfishoi qëndrimin.
«Mendoje pak, është shije e pastër», i tha Harris, duke shpjeguar se si copa proshute të gatuar mund të përdoren për ta përmirësuar një vakt si erëz.
Rahma pyeti nëse mund të përdorte mish viçi ose gjeldeti në vend të tij, përpara se ta ndalte intervistën dhe t’i thoshte se nuk ha proshutë.
Pastaj ai pyeti nëse mund të bënin segmentin e paraplanifikuar për heqjen e këpucëve në aeroplan, në vend të kësaj.
Por Harris vendosi të deklaronte dashurinë e saj për sardele në pica, pasi foli me një këshilltar.
Pastaj Rahma e përfundoi shpejt intervistën në mënyrë të ngathët.
«Epo, jam 100 përqind i pasigurt për të dyja», tha ai me një të qeshur të sforcuar.
Zyra e Harris nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment./New York Post – Syri.net
