Tag: interpretimi

  • “Eposi shqiptar”, interpretimi i ri në skenë i “Lahutës së Malcisë” së At Gjergj Fishtës

    “Eposi shqiptar”, interpretimi i ri në skenë i “Lahutës së Malcisë” së At Gjergj Fishtës

    Në Pallatin e Kulturës në Lezhë u ngjit në skenë shfaqja “Eposi Shqiptar”, një interpretim i ri i “Lahutës së Malcis” së At Gjergj Fishtës.

    Përmes një gërshetimi mjeshtëror të aktrimit, muzikës tradicionale dhe skenografisë simbolike, publiku përjetoi një mënyrë të re e të ndjerë për të njohur kryeveprën e poetit kombëtar.
    Dramatizimi dhe regjia nga Kol Kunora, ndërsa të rinjtë nga Lezha sollën aktrimin e tyre përmes kësaj vepre të madhe. Tingujt e lahutës u përcollën me mjeshtëri nga Pretash Nilaj, i shpallur “Mjeshtër i Madh”, duke sjellë në sallë frymën autentike të epikës shqiptare.
    Sipas regjisorit Kunora, kjo shfaqje është vetëm hapi i parë i një cikli artistik që do të sjellë “Lahutën e Malcis” në forma të reja interpretimi, duke e afruar edhe më shumë me publikun e sotëm.
    Edhe për aktorët, përballja me gjuhën, emocionin dhe dimensionin filozofik të veprës ishte një sfidë e bukur që kërkonte përkushtim dhe ndjeshmëri.
    Ky projekt kulturor, pjesë e Tetorit Fishtjan, synon të ruajë e përcjellë trashëgiminë e At Fishtës në një formë bashkëkohore, që e bën artin e tij të gjallë në skenën e sotme.
     
     

    Top Channel

  • “Berisha s’e faktoi dot farsën zgjedhore”, kreu i PD reagon ndaj Xhaferrit: Përgjigjen do ta japë…

    “Berisha s’e faktoi dot farsën zgjedhore”, kreu i PD reagon ndaj Xhaferrit: Përgjigjen do ta japë…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Besart Xhaferri, i cili një ditë më parë tha se kryedemokrati duhet të largohet nga drejtimi i PD-së në vitin 2026 nëse nuk arrin të faktojë atë që e quan “farsë elektorale të 11 majit”.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se çdo anëtar ka të drejtën të shprehë mendimin e tij të lirë, por nënvizoi se interpretimi i statutit duhet të bëhet në mënyrë korrekte.
    “Ju garantoj se çdo deputet, anëtar mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që do. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit duhet të jetë i saktë.
    Statuti bën fjalë për zgjedhje dhe jo farsa dhe që ta mbyllim këtë punë do të jetë anëtarësia e PD jo që do të bëjë interpretimin përfundimtar.”, tha Berisha.