Policia e Shtetit- Vijon bashkëpunimi intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit me Policinë greke, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit shqiptar F. Sh., 35 vjeç, lindur në Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh., në Shqipëri.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Tag: interpol
-

Në kërkim për vrasje/ 35-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi, me qëllim ekstradimin
-

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Greqi 35-vjeçari nga Berati
Arrestohet në Greqi një 35-vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Fatjon Shabanaj, me origjinë nga Berati, u lokalizua dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur në maj 2021 në fshatin Poshnje, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një shtetasi, duke e lënë të plagosur.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Vijon bashkëpunimi intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit me Policinë greke, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit shqiptar F. Sh., 35 vjeç, lindur në Berat. (Fatjon Shabanaj)
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh., në Shqipëri.
-

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me armë zjarri/ Arrestohet në Greqi, 35-vjeçari shqiptar (EMRI)
Policia greke ka finalizuar një operacion, duke arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia.
Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS e policisë greke, ndërsa autoritetet vijojnë bashkëpunimin me homologët shqiptarë për çështjen. -

Mbushën Riminin me drogë, arrestohen në Fier brenda pak orëve 3 të kërkuarit! Do ekstradohen në Itali, rrezikojnë deri në 10 vite burg
Aktiviteti në gjashtë muajt e dytë të vitit 2024. Të tre personat janë nga qyteti i Fierit, teksa do priten edhe procedurat e ekstradimit nëpërmjet Interpol Tiranës. Aksionet janë koduar “Operacionalja 61, 62 dhe 63”, të kryera në intervale të ndryshme, teksa të ndaluarit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Tre persona të kërkuar nga Italia për trafik droge janë arrestuar brenda pak orëve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Të arrestuarit janë Kledis Shermadhi, 24 vjeç, Ardit Mehdiu, 29 vjeç dhe Emiseldo Fasko, 22 vjeç.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Të tre personat janë nga qyteti i Fierit, teksa do priten edhe procedurat e ekstradimit nëpërmjet Interpol Tiranës. Aksionet janë koduar “Operacionalja 61, 62 dhe 63”, të kryera në intervale të ndryshme, teksa të ndaluarit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane: Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier. Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier. -Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier”, tha policia.
Sipas informacioneve zyrtare, ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit iu ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve”, për të cilat maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.
“Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit”, sqaroi policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tyre në Itali.
-

Fier/ Arrestohet një 19-vjeçar, i kërkuar në Itali për trafik droge
Një 19-vjeçar I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit “Operacionalja 59”.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim lëndësh narkotike.
Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane.
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Operacioni policor i koduar “Operacionalja 59”, vë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane.
Kapet në Fier, një 19-vjeçar i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon procedurat, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi. -

Në kërkim nga Spanja për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kultivim droge, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.
Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin GGjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja, 40 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi. -

Arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete
foto nga momenti i arrestimit
TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar 40-vjeçarin nga Laçi I cili mbante 4 identitete të ndryshme. Në bashkëpunim me INTERPOL dhe autoritet spanjolle, policia shqiptarë ka arrestuar 40-vjeçarin nga Laçi, i cili akuzohet për një sërë veprash penale në Spanjë.
40–vjeçari mbante katër identitete të ndryshme gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, ku ka kryer vepra penale si “Krime kundër shëndetit publik”, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Vjedhje të energjisë elekrtike”.
Ai ishte dënuar me burg nga Gjykata e Instruksionit Spanjë gjatë këtij viti, pasi nga kontrillet policore i janë gjetur dy ambinete të përshtatshme për kultivimin e bimëve narkotike dhe prova të tjera për përfshirjen në grupet kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi në Spanjë, aty ku do kryejë dhe dënimin për veprat penale.
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.
Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi./ZËRI
-

Spanja e kërkonte për drogë dhe vjedhje, arrestohet 40-vjeçari me katër identitete në Laç! Detajet se si funksiononte organizata
Spanja e kërkonte për “shtëpi bari”, vjedhje energjie, organizatë kriminale dhe krime kundër shëndetit, Policia e Shtetit arreston 40-vjeçarin me 4 identitete.
Prangosja e tij u krye sot gjatë një aksioni të kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i koduar “Operacionalja 58”.
I arrestuari është Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergi Ruqja, banues në Lezhë.“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë”, bëri me dije policia.
Sipas dosjes hetimore, rezulton se Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana, në Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për 4 vepra penale: “krime kundër shëndetit publik, kultivim i bimëve narkotike”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “vjedhje e energjisë elektrike”.
“Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes”, sqaroi policia.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi. -

Rinas/ U shpall në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi belg. Pritet ekstradimi
Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, verifikimeve të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.
‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës’, thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës. -

Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari i kërkuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë
Një tjetër rast ekstradimi është finalizuar me sukses falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”.
Nga Italia në Shqipëri është ekstraduar shtetasi E. C., alias E. Gj., 32 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.